Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) sudaneze sulmoi një kopsht fëmijësh në qytetin e Kalugës në Sudanin qendror, duke vrarë 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, tha një grup mjekësor.
Në njoftim thuhet se ndihmësit mjekësorë që erdhën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit ishin objekt i “një tjetër sulmi të papritur”, raporton AP.
Numri i viktimave pritet të jetë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimit në zonë e kanë bërë të vështirë raportimin e viktimave.
“Vrasja e fëmijëve është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet të paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, tha në një deklaratë përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Jett.
Ai tha se UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve “që t’i ndalojnë menjëherë këto sulme dhe të lejojnë qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë urgjente për të”.
Një punonjës i Kopshtit Biblikal zoologjik në Jerusalem, i cili u sulmua sot nga një leopard, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.Viktima, një burrë 36-vjeçar, u dërgua në Spitalin Hadassah Ein Kerem në gjendje kritike pasi ekipet e shpëtimit e gjetën atë pa ndjenja me lëndime serioze në qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit të pësuara nga sulmi.Sipas kopshtit zoologjik, leopardi arriti të largohej nga vendi i mbyllur dhe të arrinte në oborr.Sipas agjencisë izraelite të lajmeve Ynet, policia aktualisht po heton nëse një mosfunksionim teknik në derën e vendit të mbyllur mund ta ketë lejuar leopardin të arratisej.









