Tag: koordinata

  • Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, pranga 51-vjeçarit në Mirditë

    Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, pranga 51-vjeçarit në Mirditë

    Policia e Mirditës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit të vazhdueshëm “Koordinata”.

    Një 51-vjeçar është kapur në flagrancë teksa kujdesej për një parcelë me kanabis në fshatin Bisakë, ku u gjetën 22 bimë të dyshuara narkotike.
    Njoftimi i policisë:
    Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
    Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
    Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Operacioni policor “Koordinata” godet në Mirditë kultivuesit e bimëve narkotike

    Operacioni policor “Koordinata” godet në Mirditë kultivuesit e bimëve narkotike

    Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociali, bën me dije se në Mirditë, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • “Koordinata” në Shkodër, procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”

    “Koordinata” në Shkodër, procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”

    Policia e Shtetit njofton se në Qarkun Shkodër, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

    -në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.-në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

  • EMRI/ Kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës, kapet 23-vjeçari në Kurbin

    EMRI/ Kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës, kapet 23-vjeçari në Kurbin

    Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrolleve të zhvilluara me dronë, në fshatin Shpërdhet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrance Nezir Ahmetin, 23 vjeç, i cili kishte kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
    Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.  
    Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy shtetas në Memaliaj

    Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy shtetas në Memaliaj

    Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.
    Si pasojë  janë  arrestuar dy shtetas, pasi  kishin kultivuar bimë narkotike në pyllin e fshatit Selckë e Madhe
    Bimët narkotike janë   asgjësuar nëpërmjet djegies.
    Njoftim i Policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Konkretisht, gjatë kësaj faze të planit operacional, u vunë në pranga shtetasit S. A., 33 vjeç dhe H. A., 36 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Selckë të Madhe.
    Nga hetimet dyshohet se ata kishin kultivuar 32 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Daullëz”, në fshatin ku banonin.
    Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan 427 bimë narkotike në fshatin Urë, arrestohet një shtetas

    Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan 427 bimë narkotike në fshatin Urë, arrestohet një shtetas

    Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Si pasojë është arrestuar një shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Urë.
    Njoftim i Policisë:
    Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.
    Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan autorët e dyshuar, dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 58 vjeç si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë në 2 parcela në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin, në kërkim një tjetër

    Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin, në kërkim një tjetër

    Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
    Si pasojë janë goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej ku janë asgjësuar 221 bimë narkotike.
    Blutë kanë sekuestruar 30 fara të kësaj bime.
    Më tej kanë përfunduar në pranga edhe 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
    Njoftim i Policisë:
    Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste:
    – u arrestua shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;
    -u shpall në kërkim shtetasi P. P., 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin.

  • Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Në kuadër të operacionit policor, “Koordinata”, arrestohen shtetasit Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj. Ato u kapën në parcelën ku kishin kultivuar kanabis.
    Njoftimi i Policisë:
    Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
    Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Koordinata’ zbulon parcelën me kanabis në mes të pyllit, autorët nuk gjenden

    ‘Koordinata’ zbulon parcelën me kanabis në mes të pyllit, autorët nuk gjenden

    Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani.
    Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
    “Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”, bëri me dije policia vendore.
    Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë.
    gijotina.com/

  • Mallakastër – Arrestohet 58-vjeçari, u kap në parcelën me 77 bimë kanabis

    Mallakastër – Arrestohet 58-vjeçari, u kap në parcelën me 77 bimë kanabis

    Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar gjatë operacionit antikanabis “Koordinata”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrolleve në fshatin Visokë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    I arrestuari u kap në flagrancë në parcelë dhe akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Plani operacional “Koordinata” vijon me kontrolle intensive në të gjithë qarkun Fier, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.