Tag: kontrollit

  • (EMRAT) “Iu gjetën kanabis, kokainë, thikë e 60 plumba”.. Arrestohen 3 të rinj, vihet nën hetim i mituri!

    (EMRAT) “Iu gjetën kanabis, kokainë, thikë e 60 plumba”.. Arrestohen 3 të rinj, vihet nën hetim i mituri!

    Tre të rinj janë arrestuar sot dhe një i mitur është vënë nën hetim, pasi udhëtonin me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, dhe tentuan t’i shmangeshin kontrollit të policisë. 
    Në komunikatën zyrtare të bluve sqarohet se Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega, po lëviznin me një automjet tip “Benz” në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, kur i ndaluan policisë pas disa minutave ndjekje. 
    Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një thikë. 
    Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së Pietro Gegës, një 26-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë. 
    “U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin. U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia”,- njofton policia. 
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

  • Kërkohej nga autoritetet belge, shqiptari kapet në Kakavijë

    Kërkohej nga autoritetet belge, shqiptari kapet në Kakavijë

    Një shtetas shqiptar, i cili po ndiqet penalisht, u arrestua dje në mëngjes nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

    Korrespondenti i Top Channel Artur raporton se siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale si udhëheqës, me një dënim me burgim prej 5 vjetësh.
    I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse.

    Top Channel

  • Arrestohet në kufi, shqiptari i kërkuar nga drejtësia belge, ndjekje penale për…

    Arrestohet në kufi, shqiptari i kërkuar nga drejtësia belge, ndjekje penale për…

    Një shtetas shqiptar, i cili po ndiqet penalisht, u arrestua dje në mëngjes nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.
    Në veçanti, siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale si udhëheqës, me një dënim me burgim prej 5 vjetësh.
    I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse.

  • Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

    Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

    Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime
    Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. Këto janë disa nga gjetjet më flagrante të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi disavjeçar.
    Kur Eva, 40 vjeç nga Korça, mori vesh se kishte kancer në gji, nuk e mendoi dy herë.
    “Shkova në Greqi. Nuk kisha besim të trajtohesha këtu,” thotë ajo. Edhe mjeku i kishte thënë: “Nëse ke mundësi, shko jashtë”, kujton ajo.
    Ana është një tjetër paciente. Ndryshe nga Eva, ajo është trajtuar një herë në Tiranë me kancer gjiri në vitin 2021.
    Ajo rrëfen për Faktoje se pas kimioterapisë dhe ndërhyrjes në Tiranë, mjekja onkologe e Spitalit Onkologjik, i ka rekomanduar që kur të fillonin hormonoterapinë, të interesohej që mjekimet t’i gjente në Itali, ose në një vend tjetër perëndimor.
    Sot Ana po ndiqet në Itali.
    Eva dhe Ana bëjnë pjesë tek ata qindra pacientë që çdo vit largohen nga vendi për t’u trajtuar jashtë, sepse sistemi publik onkologjik është shndërruar në një mekanizëm të bllokuar, ku mungon gjithçka nga ilaçet, tek shpresa.
    Gjetjet tronditëse të KLSH-sëNjë raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që auditoi periudhën 2021–2025, zbulon atë që pacientët denoncojnë prej kohësh. Barnat antitumorale kanë munguar për periudha të gjata, duke vënë në rrezik jetën e qindra të sëmurëve me tumore.
    Në sistemin e brendshëm të Farmacisë Qendrore, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjetën ilaçe të skaduara dy barna kimio që sipas rregullores duhej të ishin asgjësuar prej kohësh. Ndërkohë, për shumë të tjera, gjendja në depo ka qenë zero.
    Nga 253 barna antitumorale të regjistruara për import e rimbursim, 116 nuk janë sjellë asnjëherë gjatë katërvjeçarit të fundit. Sipas raportit, nuk ekziston kontratë aktive për disa prej barnave më jetike, si Actinomycin D apo Phesgo, i fundit i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri.
    Në farmacinë qendrore, herë pas here, raftet kanë qenë bosh edhe për barna që në dokumente figurojnë si “të furnizuara”.
    KLSH ka zbuluar se gjatë këtyre viteve janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, por vetëm në 2 raste Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur penalitete. 47 rastet e tjera thjesht janë mbyllur në heshtje.
    Sipas raportit, vlera e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë, një shumë që mund të kishte blerë ilaçet që mungojnë sot në spitale. Por kompanitë importuese si Rejsi Farma, Megapharma, Intermed, Deltapharma-al, Incomed e Trimed, janë trajtuar si “operatorë pa probleme”.Edhe pse kanë vonuar, kanë dështuar, kanë përsëritur shkelje, askush nuk është ndëshkuar. Në vend të penaliteteve, kanë marrë kontrata të reja.
    KLSH e cilëson këtë si dështim serioz të mekanizmave të kontrollit, një skemë të qëllimshme mosveprimi që ka dëmtuar jo vetëm buxhetin publik, por mbi të gjitha pacientët që kanë mbetur pa trajtim.
    Politika dhe justifikimetPas publikimit të raportit, opozita kërkoi mocion me debat në Kuvend, duke e quajtur spitalin onkologjik “pasqyra e dështimit të qeverisë”.“46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, deklaroi nga selia blu, deputeti Bardh Spahia.
    Dy ditë më pas, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e ftuar në podcastin e kryeministrit Rama, u përpoq ta zbuste situatën. “Duhet akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar” tha Sala.
    PërfundimiNga raftet bosh te barnat e skaduara, nga kontratat pa ndëshkime te pacientët që detyrohen të shkojnë jashtë, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një fotografi e qartë e një sistemi që nuk funksionon. Një sistem që i detyron njerëzit të luftojnë jo vetëm me kancerin, por edhe me shtetin. Në këtë tetor rozë, fjongo që e shoqëron mbetet vetëm një simbol. Sepse në onkologjik, ngjyra që mbizotëron në rastin më të mirë është grija.
    Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia, se “116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, e kategorizojmë të vërtetë.
    *Emrat e dy personazheve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të ndajnë historitë e tyre
    / Esmeralda Topi – Faktoje

  • “Kanë dalë jashtë kontrollit”/ Grenell sulmon gjykatën speciale, protesta jehonë në mediat ndërkombëtare

    “Kanë dalë jashtë kontrollit”/ Grenell sulmon gjykatën speciale, protesta jehonë në mediat ndërkombëtare

    Tubimi i mijëra shqiptarëve në mbështetje të ish-liderëve të UCK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

    Agjencia prestigjioze Associated Press raportoi: “Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin shqiptar kundër gjykatës së mbështetur nga BE që po ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës.” Tituj të ngjashëm janë publikuar edhe nga The Washington Post dhe “The Telegraph”.
    Pamjet nga protesta janë shpërndarë edhe nga Richard Grenell, Emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili në rrjetet sociale kritikoi ashpër Gjykatën Speciale dhe Prokurorin Jack Smith. Grenell deklaroi se veprimet e gjykatës “kanë dalë jashtë kontrollit” dhe se “kanë shkaktuar indinjatën e një populli që kërkon drejtësi”.
    Ndërkohë, edhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës duke e cilësuar luftën çlirimtare të UÇK-së si një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare. Ai sqaroi se mungesa e tij në tubim ishte vendim politik, por mbështetja për luftën dhe vlerat e saj mbetet e palëkundur.
     

    The Hague is out of control.
    This is what Jack Smith did. https://t.co/H4x8bfTY2y
    — Richard Grenell (@RichardGrenell) October 17, 2025

    Top Channel

  • Grenell jehonë protestës për UÇK-në: Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith

    Grenell jehonë protestës për UÇK-në: Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith

    Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së sot në Tiranë.
    “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

    Ai gjithashtu shpërndau një postim të gazetares Xhorxhina Bami, e cila raportonte për tubimin e sotëm në kryeqytetin shqiptar, Grenell shkroi shkurt: “And in Tirana”.

    Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

  • “Ku është drejtori se do e vras”! Kërcënohet me jetë zyrtari i Kontrollit të Territorit në IMT

    “Ku është drejtori se do e vras”! Kërcënohet me jetë zyrtari i Kontrollit të Territorit në IMT

    Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, më 15 tetor, pranë zyrave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), ku drejtori i Kontrollit të Territorit, Klajdi Meçi, është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar publikisht.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se gjatë ditës së sotme një person ka shkuar pranë zyrave të IMT-së dhe ka pretenduar se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin.
    Por në atë kohë sipas kallëzimit të bërë nga drejtori i Kontrollit të Territorit, ai nuk ishte në institucion pasi ndodhej në terren. Pasi është njoftuar për situatën nga stafi, Klajdi Meçi ka shkuar pranë komisariatit numër 3 në Tiranë dhe ka bërë një kallëzim.
    Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë, Meçi ka sqaruar se personi në fjalë ankohej për një objekt që, sipas tij, duhej shembur. Por drejtori ka theksuar se objekti në fjalë ka një sigurim padie të miratuar nga Gjykata, çka e ndalon ndërhyrjen nga ana e IMT-së. Në bazë të legjislacionit aktual, institucioni nuk mund të veprojë në kundërshtim me vendimet gjyqësore, pavarësisht pretendimeve të individëve të përfshirë.

  • Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda, drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

    Indrit Doda

    TIRANË-Indrit Doda është emëruar drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Doda është emëruar në detyrë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamllari. Ai është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit.
    Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Doda do të zëvendësojë Andi Dedën./ZËRI

  • EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

    EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

    Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të dyshuar kanabis me qëllim shitjeje.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, të dy 21 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj, si dhe gjatë kontrollit të automjetit të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, së bashku me mjetin që përdorej për këtë veprimtari kriminale.
    Pas përfundimit të veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

  • Thellohet skandali, Shqipëria “mbytet” me ilaçe nga Ballkani, zero analiza dhe kontrolle mbi përmbajtjen, KLSH…

    Thellohet skandali, Shqipëria “mbytet” me ilaçe nga Ballkani, zero analiza dhe kontrolle mbi përmbajtjen, KLSH…

    Dalin të tjera detaje tronditëse nga auditimi i KLSH në QSUT.  KLSH ka zbuluar një situatë alarmante në sistemin e kontrollit të medikamenteve, veçanërisht për barnat që përdoren në trajtimin e sëmundjeve tumorale. Gjatë viteve 2021–2024, Laboratori i Kontrollit pranë kësaj agjencie ka dështuar të kryejë analiza të rregullta mbi cilësinë dhe përbërjen e këtyre barnave, duke lejuar që ato të qarkullojnë në treg pa asnjë verifikim të thelluar shkencor. Sipas raportit, gjatë gjithë vitit 2023 janë analizuar vetëm 8 mostra barnash të tilla, nga të cilat vetëm 4 ishin për përdorim spitalor. Në tre muajt e parë të vitit 2025 është kryer vetëm një analizë laboratorike për këtë kategori barnash. Ky numër i ulët është në kundërshtim të plotë me detyrimet ligjore dhe rregulloret e brendshme të vetë Agjencisë, të cilat përcaktojnë qartë se asnjë autorizim për tregtim nuk duhet të jepet pa u kryer analizat përkatëse.
    KLSH evidenton gjithashtu se mungon një sistem i standardizuar për përzgjedhjen e mostrave dhe dokumentimin e procesit të analizave. Nuk ka afate zyrtare për përfundimin e analizave, nuk evidentohen përgjegjësitë e stafit dhe nuk ka metodologji të qartë për marrjen dhe administrimin e mostrave. Kjo mungesë totale transparence dhe protokollesh teknike lejon një zinxhir të tërë barnash të futen në treg pa garanci mbi efektshmërinë apo sigurinë e tyre.
    Situata bëhet edhe më shqetësuese kur merret parasysh se shumë nga këto barna importohen nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë, duke hyrë në tregun shqiptar me vetëm një autorizim ministror dhe pa analizë laboratorike të detyrueshme. Ky skandal i heshtur në sektorin farmaceutik vë në pikëpyetje serioze jo vetëm sigurinë e barnave që përdorin pacientët, por edhe besueshmërinë e institucioneve që duhet të garantojnë mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Mungesa e një kontrolli real dhe të dokumentuar jo vetëm që cenon të drejtat themelore të pacientëve, por mund të çojë në pasoja fatale në trajtimin e sëmundjeve të rënda si kanceri.
    Pjesë nga raporti:
    “Laboratori i Kontrollit siguron dhe përgjigjet për kontrollin cilësor të barnave brenda fushës së veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për të garantuar vendosjen në treg e barnave të sigurta, cilësore dhe efikase për popullatën. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të Laboratorit të Kontrollit pranë AKBPM-së përfshijnë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të formave të dozuara të barnave të importuara ose të prodhuara në vend, si dhe të lëndëve të para farmaceutike. Laboratori shqyrton dokumentacionin dhe analizon mostrat e barnave të paraqitura në kuadër të aplikimeve për autorizim ose rinovim të autorizimit për tregtim, në përputhje me kërkesat e farmakopeve ose me metodat analitike të përshkruara nga prodhuesi. Gjithashtu, realizon analiza mbi barnat e marra në formë sondazhi gjatë proceseve të verifikimit fizik, inspektimeve apo rasteve të importit të parë. Pas përfundimit të analizave, lëshon certifikata të analizës përkatëse, ruan dhe administron mostrat dhe standardet referuese, si dhe krijon dhe mirëmban dokumentacionin mbi procesin e marrjes së mostrave, analizave të kryera dhe rezultateve të përfituara, duke respektuar kërkesat përkatëse për laboratorët e kontrollit të cilësisë. Gjithashtu, laboratorit i takon klasifikimi i barnave sipas formës së tyre farmaceutike.
    Mbi analizën e mostrave të barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale
    Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion, rezulton se gjatë viteve 2021, 2023 dhe 2024, Laboratori i Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) nuk ka kryer asnjë analizë laboratorike mbi mostrat e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, të dorëzuara në kuadër të autorizimeve për tregtim. Vetëm gjatë vitit 2023 janë realizuar 8 analiza të tilla, nga të cilat 4 për barna të destinuara për përdorim spitalor, ndërsa në periudhën janar-mars 2025 është evidentuar kryerja e vetëm një analize. Këto të dhëna tregojnë për një nivel minimal dhe jo të qëndrueshëm të kontrollit laboratorik mbi barnat antitumorale, duke ngritur shqetësime serioze për cilësinë dhe sigurinë e këtyre produkteve farmaceutike që qarkullojnë në treg.
    Nga auditimi u konstatua se, Sektori i Laboratorit për vitet 2021-2024, nuk ka të përcaktuara afate zyrtare për realizimin e analizave, dhe procesi i punës nuk është i dokumentuar në mënyrë të strukturuar, që nga marrja në dorëzim e mostrës deri në nxjerrjen dhe raportimin e rezultatit. Po ashtu, mungon një metodologji për përzgjedhjen e mostrave nga lista e barnave të importuara dhe nuk evidentohet ndarja e qartë e përgjegjësive ndërmjet stafit teknik apo procedurat standarde të punës që do të duhej të ndiqeshin.
    Situata paraqitet edhe më kritike në kontekstin e qarkullimit të gjerë në tregun shqiptar të barnave të importuara nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe botës, të cilat pajisen me autorizim importi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pa u shoqëruar me një kontroll të detyrueshëm laboratorik mbi përbërjen dhe cilësinë e tyre. Mungesa e analizave laboratorike dhe e standardizimit të procesit të kontrollit cenon drejtpërdrejt misionin funksional të Laboratorit të Kontrollit në AKBPM, duke krijuar boshllëqe serioze në garantimin e një tregu farmaceutik të sigurt, cilësor dhe që i përgjigjet nevojave të shëndetit publik”, thuhet në raport.