Tag: kontrollit

  • Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor vjetor, Presidenti: Jam në formë shumë të mirë!

    Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor vjetor, Presidenti: Jam në formë shumë të mirë!

    Donald Trump, i cili në moshën 78-vjeçare është presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë u kritikua për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, siguroi të premten se është në “gjendje të shkëlqyer” pas kontrollit të tij vjetor mjekësor.
    “Isha në formë shumë të mirë. Një zemër e fortë, një shpirt i fortë,” u tha Trump gazetarëve që e shoqëronin në Air Force One gjatë fluturimit nga Uashingtoni në Florida.
    Si pjesë e një kontrolli të planifikuar në Spitalin Ushtarak Walter Reed, Trump tha se përveç kontrollit kardiak, ai iu nënshtrua edhe një testi njohës sepse ai është “ndryshe nga Biden”.

    Trump: I’m in very good shape. Good heart. Good soul. Very good soul pic.twitter.com/W0p7EjJcC3

    — Acyn (@Acyn) April 12, 2025

    Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump vazhdimisht sfidoi Joe Biden që t’i nënshtrohej një vlerësimi kognitiv, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.
    “Nuk di çfarë t’ju ​​them, përveçse i kam marrë të gjitha përgjigjet në rregull”, u tha Trump gazetarëve.
    Donald Trump nuk pi alkool apo duhan, por nuk e ka fshehur varësinë e tij ndaj pijeve joalkoolike dhe ushqimeve të shpejta.
    Ai është kritikuar nga kundërshtarët e tij për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, veçanërisht kur, gjatë muajve të fundit të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai u shtrua në spital për disa ditë me Covid-19./vizionplus.tv

  • Godet policin dhe tenton të largohet/ Bie në prangat e policisë 30-vjeçari, iu gjet…

    Godet policin dhe tenton të largohet/ Bie në prangat e policisë 30-vjeçari, iu gjet…

    Efektivët e Forcave Shqiponja kanë ndaluar një shtetas 30 vjecar pasi gjatë kontrollit të tij, iu gjet një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit, i riu ka tentuar të largohej duke goditur punonjësin e policisë.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. G, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi. Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, 30-vjeçari ka tentuar të largohet dhe ka goditur punonjësin e Policisë.”

  • Mishi i pulës me salmonelë, reagon për herë të para ministrja Denaj: Në vijim përmirësojmë sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit

    Mishi i pulës me salmonelë, reagon për herë të para ministrja Denaj: Në vijim përmirësojmë sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj është e ftuar për herë të parë në një intervistë në programin “Rudina” në Tv Klan. Tema e parë ku ajo u ndal lidhet me aktualitetin, mishin e pulës me salmonelë që është një nga temat më shqetësuese.
    Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë, duke krijuar shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Autoritetet, përmes AKU-së, kanë bllokuar 5.2 ton nga importuesi, ndërsa 2.6 ton tashmë janë shpërndarë në treg në 10 qarqe të Shqipërisë.
    Denaj u shpreh se masa e parë e realizuar ishte gjurmueshmëria e produktit për ta tërhequr më pas nga tregu. Ajo tha se në asnjë moment nuk do të reshtë informimi për të siguruar qetësinë dhe informimin publik.
    Ministja shtoi se raste të tilla i vendosin institucionet para përgjegjësisë për të ndryshuar organizimin e brendshëm dhe përmirësuar sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit.
    Anila Denaj: Sigurisht ushqimi është i rëndësishëm të jetë i sigurt dhe të gjithë institucionet e garantojnë këtë siguri. Ministria që unë përfaqësoj dhe institucionet kanë në tagrin e tij juridik dhe përgjatë gjithë viteve janë përpjekur për ta siguruar këtë të plotë. Salmonela dhe shumë sëmundje të tjera të cilat vijnë nga bimët dhe nga kafshët, në vitet e fundit, në Evropë dhe në gjithë botën janë rritur. Unë dua të them vetëm një shifër që vetëm vitin e shkuar në Evropë, rastet e salmonelës ishin 77 mijë, krahasuar me një vit më parë, 65 mijë, pra është një situatë që ndeshet kudo dhe të gjithë marrin masa. Masa që është realizuar në mbrojtje të të gjithë sistemit është raportimi i gjithë institucioneve të Evropës në një sistem ku ne menjëherë marrim informacion.
    Në rastin konkret, baza e riskut që vlerësohet në drejtorinë e AKU-së, bëri që me marrjen e një mostre dhe një analize, të evidentojë te një ngarkesë dhe në mënyrë të menjëhershme u realizua gjurmueshmëria, por u gjendëm përpara disa vështirësive dhe për këtë arsye e referuam rastin në prokurori. Në asnjë mënyrë nuk reshtim të japim informacion sepse informacioni duhet të jetë për publikun një instrument qetësie dhe sigurie, por në raport me sasitë të cilat spekulohen në media, unë do të doja të flisnin organet të cilat e kanë këtë proces në gjurmueshmëri dhe këtu janë më shumë sesa një, më shumë sesa Ministria e Bujqësisë, por njëkohësisht të garantojë që pjesa e gjurmueshmërisë është edhe për të tërhequr gjithë produktin nga tregu dhe për të mos lejuar konsumin e tij.
    Masat parandaluese përtej të tjerave, janë edhe në përdorimin e ushqimit të sigurt në konsum ku lexohet etiketa, ku vleftësohet blerja e produktit të sigurt në markete, por raste të tilla të ngjashme na vënë përpara përgjegjësisë për të ndryshuar disa organizime të brendshme dhe unë dua të theksoj që një nga organizimet e brendshme është një rritje e ndërgjegjësimit të inspektoriatit në rastin konkret të AKU-së, por jo vetëm, në reagim të menjëhershëm që në momentin e parë dhe riorganizimi i inspektoriateve që është në frymë të një ligji të ri të aprovuar në shtator të vitit të kaluar në parlamentin e Shqipërisë, besoj që të gjitha sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit do t’i përmirësojmë në vijim. Ka debate pafund për këtë çështje, besoj që kërkon më shumë kohë për ta shpjeguar, AKU dhe shumë institucione të inspektoriatit, tani që do të bashkohen, krijojnë punën e tyre në bazë të sistemeve, kontrollit dhe gjurmueshmërisë, rrisin në mënyrë të padiskutueshme dhe përafrojnë më shumë këto metodika me ato të Bashkimit Europian.

  • Kapet me 107 doza kokaine, arrestohet i riu

    Kapet me 107 doza kokaine, arrestohet i riu

    Policia e Vorës në bashkëpunim me Komisiariatin Nr.6 në Tiranë ka vendosur në pranga një 25-vjeçar, të cilit i janë gjetur 107 doza me kokainë. 25-vjeçari i identifikuar si Beqir Hoxha është kapur në kuardër të operacionit ‘Settings’.
    Përveç dozave të kokainës, që dyshohet si i mbante për t’i shitur, Hoxhës i janë gjetur dhe 5 targa automjetesh, ku midis tyre rezulton të jetë një automjet i vjedhur.
    Nga ana tjetër policia ka gjetur dhe një sasi të vogël municioni luftarak, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit.
    “Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, njoftoi policia.
    “Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

  • Finalizohet operacioni policor “Settings”/ Bie në prangat e policisë 25-vjeçari në Vlorë

    Finalizohet operacioni policor “Settings”/ Bie në prangat e policisë 25-vjeçari në Vlorë

    Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacionit të siguruar nga inteligjenca informative. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, gjatë të cilit është arrestuar një 25-vjeçar i dyshuar për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
    Shtetasi B. H., banues në Tiranë, u ndalua në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi e dyshuar narkotike kokainë. Pas arrestimit, policia kryeoi kontroll në banesën e tij dhe në servisin që ai kishte në përdorim, ku gjeti dhe sekuestroi 107 doza kokaine, të cilat dyshohet se ai i kishte me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit u zbuluan gjithashtu 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përkiste një automjeti të vjedhur në Fier, si dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
    Njoftimi i policse
    Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Targa automjetesh dhe 107 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Vorë

    Targa automjetesh dhe 107 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Vorë

    Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ Me mbi 8 kg drogë në makinë, arrestohet në Laprakë 56-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe armë

    EMRI/ Me mbi 8 kg drogë në makinë, arrestohet në Laprakë 56-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe armë

    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin, Taulant Çyço.

    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

    Top Channel

  • Mbi 8 kg drogë në makinë/ Arrestohet në Laprakë 56-vjeçari, në banesë iu gjet edhe armë

    Mbi 8 kg drogë në makinë/ Arrestohet në Laprakë 56-vjeçari, në banesë iu gjet edhe armë

    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin, Taulant Çyço.
    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Gjovana Nikolli reagon pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj: Të ushtrohet presion dhe…

    Gjovana Nikolli reagon pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj: Të ushtrohet presion dhe…

    Gjovana Nikolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj.

    Oficerë të BKH-së, kryen ditën e djeshme një kontroll “blic” në një apartament në Elbasan, i cili kohë më parë ishte marrë me qera nga motrat, Alda dhe Xhovana Nikolli.

    Apartamenti mësohet të jetë kontrolluar në prani të pronarit, ndërsa nuk dihet me saktësie se çfarë është gjendur në banesë.

    Pikërisht në këtë apartament në 13 korrik 2024 shpërtheu një sasi tritoli, duke plagosur rëndë dhe më pas gjeti vdekjen i riu, Enea Thomarai, i cili ishte banor në apartamentin përballë ku u vendos tritoli.

    Kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.