Tag: kontrollit

  • Shisnin doza kokaine në lagjet e Korçës, vihen në pranga dy vëllezër

    Shisnin doza kokaine në lagjet e Korçës, vihen në pranga dy vëllezër

    Janë arrestuar dy vëllezër në Korçë, pasi janë kapur duke shitur doza kanabisi.

    Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve dy vëllezërve shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.
    Njoftimi:
    Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Brothers”.
    Shitnin doza Kokaine në lagje dhe në lokale të ndryshme, në qytetin e Korçës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
    Të arrestuarit, të dy dënuar më parë, njëri prej tyre për të njëjtën veprimtari kriminale.
    Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, goditën një rast të shitjes së drogave të forta, në doza.
    Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave.
    Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

    U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

    Një 66-vjeçar është proceduar penalisht pasi në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
    66-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.
    Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet një “vatër” prostitucioni tek ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet, nën hetim 4 spanjolle

    Zbulohet një “vatër” prostitucioni tek ‘Rruga e Kavajës’ në kryeqytet, nën hetim 4 spanjolle

    Policia e Tiranë kla zbuluar një “vatër” prostitucioni në kryeqytet, i cili ushtrohej nga shtetase spanjolle në një apartament me qira tek “Rruga e Kavajës”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar shuma parash të dyshuara si të fituara nga aktiviteti kriminal, si dhe një sasi të vogël cannabis.
    Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
    Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme
    Njoftimi
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.” – njofton Policia.

  • Ndalohen eskortat spanjolle në Tiranë, dyshohet se ushtronin prostitucion

    Ndalohen eskortat spanjolle në Tiranë, dyshohet se ushtronin prostitucion

    Katër turiste spanjolle janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës.
    Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetaset me iniciale A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe.
    Ndërkohë, gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion.
    Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.

  • Procedohen 4 turiste spanjolle/ Dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës, u gjendet…

    Procedohen 4 turiste spanjolle/ Dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës, u gjendet…

    Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, katër turiste spanjolle janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës. Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për shtetaset me iniciale A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe.
    Ndërkohë, gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi”, njofton policia e Tiranës.

  • Publikohet oferta e SHBA për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, Kievi humb Krimenë dhe shumicen e territorëve të pushtuara. Hiqen sanskionet ndaj Rusisë

    Publikohet oferta e SHBA për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, Kievi humb Krimenë dhe shumicen e territorëve të pushtuara. Hiqen sanskionet ndaj Rusisë

    Oferta e SHBA-ve (sipas Reuters):
    Armëpushim i përhershëm

    Të dyja palët angazhohen menjëherë në negociata për zbatimin teknik
    Garanci Sigurie
    Ukraina merr garanci të forta sigurie
    Shtetet garantuese do të jenë një grupim ad hoc i shteteve evropiane plus shteteve jo-evropiane që dëshirojnë
    Ukraina nuk do të kërkojë të bashkohet me NATO-n
    Ukraina mund të kërkojë anëtarësim në BE
    Territoret
    SHBA-të japin njohje de jure të kontrollit rus të Krimesë
    SHBA-të japin njohje de facto të kontrollit rus të Luhansk-ut
    SHBA-të japin njohje de facto të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhia-s, Donetsk-ut dhe Kherson-it
    Ukraina rifiton territorin në Oblastin e Kharkiv-it
    Ukraina rifiton kontrollin e Centralit Bërthamor të Zaporizhzhia-s përmes kontrollit dhe administrimit amerikan të centralit, me energji elektrike të shpërndarë në të dyja palët, dhe gjithashtu Digën Kakhovka
    Ukraina gëzon kalim të papenguar në lumin Dniepër dhe kontroll të Kinburn Spit
    Ekonomi
    Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zbatojnë bashkëpunimin ekonomik/minerale
    Marrëveshja që Ukraina të rindërtohet plotësisht dhe të kompensohet financiarisht
    Sanksionet ndaj Rusisë që rezultojnë nga ky konflikt që nga viti 2014 do të hiqen
    Bashkëpunimi ekonomik SHBA-Rusi në energji dhe sektorë të tjerë industrialë

  • Kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali. Detaji që e “tradhtoi” gjatë kontrollit

    Kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali. Detaji që e “tradhtoi” gjatë kontrollit

    Punonjësit e policisë italiane arrestuan një 53-vjeçar shqiptar në Perugia përgjatë unazës Perugia-Bettolle, të cilit iu gjetën mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro cash.
    Teksa po kryenin shërbimet rutinë të kontrollit, efektivët e policisë së Skuadrës Fluturuese vunë re një automjet të dyshimtë. Në momentin e kontrollit, shoferi dukej nervoz.
    Një kontroll i plotë i makinës i kryer nga oficerët çoi në zbulimin e një fundi të rremë poshtë sediljes së pasagjerit. Brenda ndarjes së krijuar posaçërisht u gjet dhe sekuestrua një bllok droge prej një kilogrami.
    Në dritën e sasisë së madhe të drogës së sekuestruar, oficerët e policisë, të ndihmuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë së Parmës, zgjeruan kontrollin në një garazh në pronësi të 53-vjeçarit në Salsomaggiore, një biznes, sqarohet në një shënim të komisariatit, i cili pati një rezultat pozitiv. Në fakt, brenda oficerëve u gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokainë, me peshë mbi 40 kilogramë dhe afërsisht 189.000 euro cash.
    Lënda narkotike, sipas përllogaritjeve të policisë, do të sillte në treg rreth 4 milionë euro. I dërguar në komisariat për kryerjen e aktiviteteve rituale, 53-vjeçari u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.

  • ‘S’ka më prita’/ Rama në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat e IA do të mbledhin informacione për çdo metër

    ‘S’ka më prita’/ Rama në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat e IA do të mbledhin informacione për çdo metër

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një inspektim në Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz. Rama u shpreh në fjalën e tij gjatë inspektimit se tashmë kemi hyrë në një kapitull të ri në historinë e administrimit të territorit.
    Kryeministri thekson se tashmë, kamerat inteligjente dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale do bëjë të mundur monitorimin në kohë reale të çdo metri në vend dhe grumbullimin e gjithë informacionit në moment për çdo problematikë të mundshme. Rama nënvizon se kjo i përket projektit “Smart City”.
    Rama: Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e të gjithëve drejtimet të jenë të unifikuara.
    Gjithë kjo qendër moderne monitorimit do mbështet nga sistemi i qyteteve të zgjuar Smart City me rrjetin e kamerave inteligjencë dhe IA që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër për të gjithë problematikat. Të largohet dhe policia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.

  • Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

    Rama inspektim në Qendrën e Kontrollit të Trafikut: Kamerat Inteligjente dhe IA do mbledhin informacioni për çdo metër, largojmë policinë nga rruga

    Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme Qendrën e re të Kontrollit të Trafikut në Kamëz.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë.
    Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin fund problematikat, e do mundësojë angazhimin në kohë real të forcave të posaçme sipas nevojës.Pjesë nga fjala e Ramës:
    Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjithë nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, emergjencës mjekësore, emergjencës civile. Dhe është një detyrim i madh që ta shoqërojmë me një reformë ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet e të gjithëve drejtimet të jenë të unifikuara.
    Gjithë kjo qendër moderne monitorimit do mbështet nga sistemi i qyteteve të zgjuar Smart City me rrjetin e kamerave inteligjencë dhe IA që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër për të gjithë problematikat. Të largohet dhe policia nga pritat në rrugë, por të jetë e gatshme me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.
    Të pranishëm të këtë inspektim ishin gjithashtu zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, Kryepolici Ilir Proda, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministri i Mbrotjes Pirro Vengu dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

  • Rama: Qendra e Kontrollit të Trafikut mbështetet nga “Smart City”, s’do ketë nevojë për policë në rrugë

    Rama: Qendra e Kontrollit të Trafikut mbështetet nga “Smart City”, s’do ketë nevojë për policë në rrugë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në Qendrën e Kontrollit të Trafikut, i cili shpjegohet se është inovacioni më i madh i infrastrukturës rrugore, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash.
    Balluku shpjegoi se Kontrolli i Trafikut do bashkëpunojë me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore, Emergjenca Civile dhe Emergjenca Mjekësore.
    Të pranishëm ishin gjithashtu dhe Kryepolici Ilir Proda, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministri i Mbrotjes Pirro Vengu dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. Nën prezencën e tyre u firmosën marrëveshjet e bashkëpunimit me Qendrën e Kontrollit të Trafikut.
    Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo qendër do mbështetet nga “Smart City”, projekt ky i cili monitoron me kamera inteligjente çdo parregullsi në çdo vend të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, kryesocialisti tha se do të marrin fund problematikat, e do mundësojë angazhimin në kohë real të forcave të posaçme sipas nevojës.
    “Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe historinë e asistencës për qytetarët në të gjithëa nivelet, rrugore, urgjencës mjekësore, civile dhe është një detyrim i madh që të bëjmë një reformë, ku të gjitha urgjenca, thirrjet, të jenë të unifikuara.
    Gjithë kjo qendër moderne monitorimi do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose “Smart City” me rrjetin e kamerave inteligjence dhe me inteligjencë artificiale, që me kohë reale do mblidhet i gjithë informacioni për të gjitha natyrat e problematikave e më në fund të largohet e Policia nga pritat në rrugë, por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.”, tha Rama.
    Kjo qendër monitorimi ka për detyrë të identifikojë çdo problem të ndodhur në terren, e përmes kamerave mund të identifikojë shkelësit e rregullores rrugore, targat e automjete, etj. Në këtë mënyrë, njësitë e Policisë Rrugore do njoftohen nga kjo sallë në rast se ka automjete që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.