Tag: kontrollit

  • U kapën me gjysëm milioni euro kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

    U kapën me gjysëm milioni euro kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

    Dy shqiptarë kanë përfudnaur në prangat e Guardia di Finanza në Perugia të Italisë, pasi ju kapën kokainë me vlerë gjysmë milionë euro.
    Gjatë kontrollit, efektivët vunë re një gjendje dyshimi për shkak të nervozizmit të dy personave dhe kundërshtimeve në deklarimet e tyre lidhur me identitetin dhe arsyejen e qëndrimit në atë vend.
    Nga verifikimet në databazën e forcave të rendit u zbulua se njëri prej tyre kishte precedentë të shumtë për çështje të drogës dhe ishte në kërkim nga autoritetet italiane, për shkak të urdhërarresteve të nxjerra në vitin 2021 nga gjykata e Perugias.

    Gjatë kontrollit në automjet u gjet një çantë plastike brenda kabinës, që përmbante 5 pako kokainë me peshë totale 4.6 kilogramë.
    Vlera e drogës së sekuestruar në tregun me shumicë kap rreth 150 mijë euro, ndërsa pasi të përpunohej dhe shitej në rrugë, do të kishte fitim prej mbi 500 mijë eurosh.

  • Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Industria prej qindramilionë euro e farmaceutikës në Shqipëri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyrë gjithmonë e më shumë pacientët shqiptarë drejt kërkimit të medikamenteve nga jashtë shtetit.

    Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën.

    “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana. “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që më vijnë nga Amerika, tensioni më stabilizohet për një javë,” shtoi ajo.

    E moshuara nuk është e vetmja që ndan mendimin popullor se medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri nuk janë eficente. Një grup pacientësh, mjekësh dhe ekspertë të fushës i thanë BIRN në intervista të veçanta se nuk kanë besim te tregu farmaceutik shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.

    Çështja e cilësisë dhe efikasitetit të medikamenteve mbetet një temë e diskutuar prej të paktën një dekade, që kur Ministria e Shëndetësisë ndryshoi ligjin dhe vendosi që ta hapte tregun ndaj medikamenteve të lira gjenerike, që jo domosdoshmërisht mbartin garancinë e konsumit nga qytetarë të Bashkimit Evropian.

    Në mungesë të studimeve të besueshme apo transparencës, gjithmonë e më shumë shqiptarë po zgjedhin që t’i blejnë medikamentet e tyre jashtë shtetit si garanci për efikasitetin e tyre.

    “Jo gjithmonë gjëja e lirë është e mirë. Dhe këtu po flasim për shëndetin e njerëzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk është vetëm lekë,” thotë Florian Toti, shefi i shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Ekspertët e sistemit shëndetësor ia faturojnë mungesën e besimit një institucioni – Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk arrin të analizojë një pjesë të madhe të medikamenteve që qarkullojnë në vend.

    “Pjesa dërrmuese e barnave që qarkullojnë në vendin tonë nuk testohen, ato bazohen vetëm në dosjen që dorëzon kompania. Ato (barnat) mund të jenë edhe cilësore, por përderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dimë”, ngre pikëpyetje Ilir Pecnikaj, profesor i Kimisë Organike pranë departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

    Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, i zhvlerëson shqetësimet për mungesën e kontrollit të ilaçeve dhe thekson se “barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë përmbushin kriteret e cilësisë dhe sigurisë”.

    “Theksojmë se nuk ka parashikim ligjor të posaçëm që të detyrojë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të çdo bari (*molekule) që vendoset në treg në Republikës së Shqipërisë,” tha AKBPM në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke e cilësuar punën e saj në linjë me praktikat e BE-së.

    “Regres i madh”

    Medikamente mjekesore ne nje farmaciNë vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në emër të një reforme për reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve të origjinës së medikamenteve përtej Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të Perëndimit.

    Për t’u tregtuar në Shqipëri, një medikament tashmë nuk ka nevojë që të jetë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA- por mjafton që të qarkullojë në njërin nga vendet e Ballkanit apo shtete të tjera.

    Ndryshimi i ligjit solli një ndryshim thelbësor në strukturën e tregut farmaceutik shqiptar me një qarkullim total prej 25.4 miliardë lekësh [259 milionë euro].

    Sipas të dhënave të siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojnë që të jenë ndër importuesit kryesorë të medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnjë e më shumë nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo për ekspertët e mjekësisë nuk është një shenjë e mirë.

    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se pas ndryshimeve ligjore, cilësia dhe siguria e medikamenteve ka pësuar “një regres të madh”.

    “Me idenë që duke ulur çmimin ulim edhe koston për pacient, në fakt është ulur cilësia,” tha Toti, i cili e lidh këtë me largimin e mjaft medikamenteve patentë dhe zëvendësimin e tyre me gjenerikë.

    Edhe mjeku Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin në Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron më garanci për cilësinë.

    “Kjo ka bërë që pacientët të kenë më pak besim,” tha Dasho për BIRN.

    Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit të Farmacistit, e sheh me shqetësim këtë përmbysje të origjinës së medikamenteve që qarkullojnë në vend.

    “Ne jemi pushtuar nga Turqia, por edhe nëse e pranojmë këtë, a mund të bëjmë një analizë: përse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis qëllimisht tregu nga molekula të tjera dhe kjo ishte forma më komode,” pyet në mënyrë retorike ajo.

    Pacientët janë gjithashtu të pakënaqur dhe po i kërkojnë zgjidhjet për sëmundjet e tyre jashtë shtetit.

    Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe pësoi së fundmi një goditje ishemike të damarëve të këmbës. Efikasiteti i një kure që bleu në Itali i ka rritur dyshimet për medikamentet që ka përdorur prej vitesh.

    “U habita sa shpejt më dhanë efekt,” thotë e moshuara 75-vjeçare. “Ne me pension jetojmë, por më mirë i marr me lekë jashtë, se sa i marr falas,” shtoi ajo me bindjen se ilaçet e blera në Shqipëri “nuk të bëjnë asgjë”.

    Pavarësisht shqetësimeve, mjeku Florian Toti bën thirrje që gjërat të mos ekzagjerohen dhe jo të gjithë duhen futur në një thes. Sipas tij, ndonjëherë ka barna shumë cilësore nga Turqia apo India, por ka edhe shumë barna të tjera që nuk u dihet origjina.

    Kontrolli i munguar

    Foto ilustruese nga Pixabay.Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, u krijua në vitin 1965 dhe është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në zemër të misionit të Agjencisë qëndron laboratori i kontrollit të barnave, si e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së tyre në vend.

    Pasi marrin autorizimin për tregtim nga AKBPM, kompanitë prodhuese janë të detyruara të dorëzojë mostra të barnave në laboratorin e kontrollit. Por shumica e këtyre mostrave nuk testohen.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se laboratori i AKBPM ka kapacitete të limituara dhe kryen nga 230 deri në 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në vit – një shifër kjo e papërfillshme në raport me medikamentet që qarkullojnë në treg.

    Sipas një auditi të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, liberalizimi i tregut të origjinës së medikamenteve dhe kapacitetet e limituara të kontrollit i kanë ekspozuar qytetarët shqiptarë ndaj barnave që “nuk kanë cilësinë dhe sigurinë e standardeve të BE-së”.

    “Laboratori i kontrollit të analizave pranë AKBPM nuk funksionon me kapacitet të plotë dhe është pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri për cilësinë e të gjitha barnave që importohen”, thuhet në raportin e KLSH.

    Kapacitetet e limituara laboratorike dëshmohen edhe nga numri i paktë i analizave. Gjatë viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vetëm një numër shumë të vogël analizash për vetëm 644 prej tyre.

    “Kjo shifër është alarmante,” thotë Taulant Muka, një shkencëtar i fushës së mjekësisë, i angazhuar me tregun farmaceutik jashtë vendit.

    “Analizat duhet të jenë të rregullta, sistematike dhe të bazuara në përzgjedhje të rastësishme për të garantuar kontrollin real të cilësisë,” shtoi ai, duke e vënë theksin te barnat që nuk janë të certifikuara nga agjenci të njohura ndërkombëtarë si EMA/FDA.

    Kapacitetet e reduktuara e këtij laboratori janë një sekret që e dinë të gjithë mjekët, të cilët në rast se u duhet të bëjnë verifikime të medikamenteve, janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit.

    “Unë personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjekë që kanë kërkuar të bëhen analizat e disa tabletave që nuk kanë pasur as emër as asgjë tjetër dhe kemi kërkuar të dimë p.sh a është leverotoksinë kjo apo jo dhe janë çuar jashtë,” tha Toti nga shërbimi i Endokrinologjisë.

    “Teorikisht çdo medikament që futet duhet të jetë aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit të barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnjë lloj laboratori për të verifikuar barnat,” shtoi ai.

    Vetë AKBPM thotë se ka ndërmarrë masa për kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laboratorët testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, “duke bërë të mundur akreditimin për 105 indekse si laborator testues”.

    “Akreditimi me ISO 17025:2017 tregon se një laborator funksionon në mënyrë kompetente dhe gjeneron rezultate të sakta, duke përmirësuar besimin në shërbimet që ai ofron,” tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos “një standard të munguar”.

    Mirëpo ekspertët e shohin me dyshim faktin se akreditimi do të ketë ndonjë ndikim real në situatën e medikamenteve që qarkullojnë në treg.

    “Ne nuk vuajmë nga fakti është i akredituar apo jo, ne vuajmë se sa reale janë përgjigjet e analizave që dalin,” tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej të ishte aprori i akredituar.

    Toma është kritike ndaj përdorimit të marrëveshjes CEFTA në tregun farmaceutik, ndërsa thekson se problemi kryesor i shëndetësisë sot është fakti që tregtia po prevalon mbi cilësinë.

    “Tregun farmaceutik ti e sheh vetëm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,” tha ajo.

    Në momentin që një medikament regjistrohet për përdorim në Shqipëri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet të sjellë certifikatën e origjinës, por për ekspertët AKBPM ka detyrimin ligjor të bëjë verifikimin e çdo medikamenti dhe jo ti besojë vetëm dosjes.

    Profesori Ilir Pecnikaj thotë se në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 244 molekula, ndërkohë akreditimi për 105 indekse tregon për një vlerë minimale të ekzaminimeve që mund të kryhen.

    “Kontrolli filestar duhet bërë për çdo regjsitrim bari, por ne sot bëjmë vetëm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,” tha Pecnikaj për BIRN.

    “Përveç principit aktiv duhet të analizohen edhe mbushësit, por të paktën sasinë e lëndëve aktive është e detyruar të bëhet për çdo medikament, por nuk bëhet,” shtoi ai.

    Zinxhiri i këputurNjë nga mekanzimat që Agjencia e Barnave ka në dispozicion për të monitoruar cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve është farmakovigjilenca, një mekanizëm që synon të mbledhë të gjithë raportimet për efekte të padëshiruara të medikamenteve apo problematika të tjera.

    Megjithatë, edhe ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet.

    Një farmaciste në zonën e Astirit thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të njoftohet nga Agjencia për probleme me ndonjë medikament, gjë që sipas saj e bëjnë vetë kompanitë prodhuese.

    “Njëherë kam tentuar me farmakovigjilencën, një blister që e bleu pacienti në farmacinë time i doli i mykur dhe menjëherë njoftova agjencinë nëpërmjet farmakovigjilencës, por nuk m’u përgjigjën asnjëherë,” thotë farmacistja.

    “Unë i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua më del produkti jo në rregull dhe askush se vuri ujin në zjarr edhe pas njoftimit,” shtoi ajo.

    Ndonëse AKBPM e konsideron farmakovigjilencën si një ndër shtyllat kryesore, në fakt njoftimet për problemet me medikamentetet, që merren direkt nga EMA, janë jo vetëm shumë të pakta, por me disa javë e deri në disa muaj vonesë.

    BIRN verifikoi disa prej njoftimeve në faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojnë 1 deri në 3 muaj vonesë në raport me EMA. Një vonesë e tillë për probleme që mund të sjellë pasoja serioze te konsumatorët konsiderohet e papranueshme nga ekspertët.

    “Agjencia e barnave duhet të jetë në alert në mënyrë imediate me të gjitha instituconet e tjera, nuk është se nuk i vjen njoftimi, por nuk bën implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit në kohë. Agjencia e barnave është inekzistente në të gjitha këto raste, pasi nuk funksionon i gjithë zinxhiri,” thotë pedagogu Pecnikaj.

    Për Diana Tomën, fakti që nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon mungesën e problemeve, por mungesën e besimit.

    “…sa kohë që në faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa kohë që akreditimi i instituconit është i vonët krahasuar me historikun e tij, për sa kohë ne kemi pushtim të tregut nga barna që origjinën e kanë më pak të pëlqyer se sa barnat që tregtohen në komunitetit evropian, sigurisht që besimi i pacientëve do të lëkundet,” theksoi Toma.

    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se origjina nuk është i vetmi problem me barnat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen siç duhet.

    Toti merr si shembull insulinat, të cilat duhet të ruhen në 2-8 gradë ose në të kundërt siguria e tyre është e dyshimtë. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.

    “Në doganë kamioni pret 1-5 ditë dhe askush nuk të garanton më a është respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen në cepat më të largët, të mos harrojmë që edhe në mes të Tiranës energjia mungon për orë të tëra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 orë në çantë, pra zinxhiri është i pamonitoruar,” thekson ai.

    Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se mungesa e transparencës dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe krijon një sistem shëndetësor me dy nivele: një për ata që kanë mundësi të gjejnë mëyra dhe të trajtohe me medikamnete që i marrin jashtë vendit dhe një për të tjerët që mbesin pas. Në këtë situatë, nuk mungojnë edhe sugjerimet për një reformë të re.

    “Rishikimi i mënyrës së licencimit të farmacive, vendosja e standardeve për shitjen e barnave, dhe mbi të gjitha, forcimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Barnave,” thotë eksperti Muka për ndërhyrjet që duhen bërë.

    “Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,” përfundoi ai.

    / Esmeralda Keta / BIRN

  • Shiste doza kokaine e kanabisi në Maliq e fshatra, policia vë në pranga 39 vjeçarin

    Shiste doza kokaine e kanabisi në Maliq e fshatra, policia vë në pranga 39 vjeçarin

    Shiste doza Kokainë dhe Cannabisi, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Policia e Korçës sekuestroi lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe municion luftarak.
    “Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Libonik, Maliq. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. B. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet një tjetër sasi Kokaine, një sasi Cannabisi, një peshore elektronike dhe një sasi municioni luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i Policisë
    DVP Korçë
    Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Liboniku”. Shiste doza Kokaine dhe Cannabisi, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe municion luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, gjatë një muaji, në kuadër të operacionit të koduar “Liboniku”, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Gjatë operacionit, në fshatin Libonik, Maliq, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i dyshuar për shitjen e dozave. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. B. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet një tjetër sasi Kokaine, një sasi Cannabisi, një peshore elektronike dhe një sasi municioni luftarak.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Policia arreston 39-vjeçarin me lëndë narkotike dhe armë në Libonik

    Policia arreston 39-vjeçarin me lëndë narkotike dhe armë në Libonik

    Në kuadër të operacionit “Liboniku”, Policia e Korçës ka arrestuar 39-vjeçarin Jurgen Beçoku, banues në Libonik, Maliq, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar lëndë narkotike, një automjet, një peshore elektronike dhe municion luftarak. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i plotë:

    DVP Korçë

    Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Liboniku”.    

    Shiste doza Kokaine dhe Cannabisi, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.   

    Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe municion luftarak. 

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, gjatë një muaji, në kuadër të operacionit të koduar “Liboniku”, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.      

    Gjatë operacionit, në fshatin Libonik, Maliq, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i dyshuar për shitjen e dozave.    

    Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. B. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet një tjetër sasi Kokaine, një sasi Cannabisi, një peshore elektronike dhe një sasi municioni luftarak. 

    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Libonik, Maliq. 

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

    Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën.
    “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana.
    “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që më vijnë nga Amerika, tensioni më stabilizohet për një javë,”- shtoi ajo.
    E moshuara nuk është e vetmja që ndan mendimin popullor se medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri nuk janë eficente. Një grup pacientësh, mjekësh dhe ekspertë të fushës i thanë BIRN në intervista të veçanta se nuk kanë besim te tregu farmaceutik shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.
    Çështja e cilësisë dhe efikasitetit të medikamenteve mbetet një temë e diskutuar prej të paktën një dekade, që kur Ministria e Shëndetësisë ndryshoi ligjin dhe vendosi që ta hapte tregun ndaj medikamenteve të lira gjenerike, që jo domosdoshmërisht mbartin garancinë e konsumit nga qytetarë të Bashkimit Evropian.
    Në mungesë të studimeve të besueshme apo transparencës, gjithmonë e më shumë shqiptarë po zgjedhin që t’i blejnë medikamentet e tyre jashtë shtetit si garanci për efikasitetin e tyre.
    “Jo gjithmonë gjëja e lirë është e mirë. Dhe këtu po flasim për shëndetin e njerëzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk është vetëm lekë,”- thotë Florian Toti, shefi i shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Ekspertët e sistemit shëndetësor ia faturojnë mungesën e besimit një institucioni – Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk arrin të analizojë një pjesë të madhe të medikamenteve që qarkullojnë në vend.
    “Pjesa dërrmuese e barnave që qarkullojnë në vendin tonë nuk testohen, ato bazohen vetëm në dosjen që dorëzon kompania. Ato (barnat) mund të jenë edhe cilësore, por përderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dimë,”- ngre pikëpyetje Ilir Pecnikaj, profesor i Kimisë Organike pranë departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, i zhvlerëson shqetësimet për mungesën e kontrollit të ilaçeve dhe thekson se “barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë përmbushin kriteret e cilësisë dhe sigurisë”.
    “Theksojmë se nuk ka parashikim ligjor të posaçëm që të detyrojë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të çdo bari (*molekule) që vendoset në treg në Republikës së Shqipërisë,”- tha AKBPM në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke e cilësuar punën e saj në linjë me praktikat e BE-së.
    “Regres i madh”
    Në vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në emër të një reforme për reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve të origjinës së medikamenteve përtej Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të Perëndimit. Për t’u tregtuar në Shqipëri, një medikament tashmë nuk ka nevojë që të jetë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA- por mjafton që të qarkullojë në njërin nga vendet e Ballkanit apo shtete të tjera. Ndryshimi i ligjit solli një ndryshim thelbësor në strukturën e tregut farmaceutik shqiptar me një qarkullim total prej 25.4 miliardë lekësh [259 milionë euro].
    Sipas të dhënave të siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojnë që të jenë ndër importuesit kryesorë të medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnjë e më shumë nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo për ekspertët e mjekësisë nuk është një shenjë e mirë.
    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se pas ndryshimeve ligjore, cilësia dhe siguria e medikamenteve ka pësuar “një regres të madh”.
    “Me idenë që duke ulur çmimin ulim edhe koston për pacient, në fakt është ulur cilësia,”- tha Toti, i cili e lidh këtë me largimin e mjaft medikamenteve patentë dhe zëvendësimin e tyre me gjenerikë. Edhe mjeku Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin në Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron më garanci për cilësinë.
    “Kjo ka bërë që pacientët të kenë më pak besim,”–tha Dasho për BIRN.
    Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit të Farmacistit, e sheh me shqetësim këtë përmbysje të origjinës së medikamenteve që qarkullojnë në vend.
    “Ne jemi pushtuar nga Turqia, por edhe nëse e pranojmë këtë, a mund të bëjmë një analizë: përse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis qëllimisht tregu nga molekula të tjera dhe kjo ishte forma më komode,”-pyet në mënyrë retorike ajo.
    Pacientët janë gjithashtu të pakënaqur dhe po i kërkojnë zgjidhjet për sëmundjet e tyre jashtë shtetit. Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe pësoi së fundmi një goditje ishemike të damarëve të këmbës. Efikasiteti i një kure që bleu në Itali i ka rritur dyshimet për medikamentet që ka përdorur prej vitesh.
    “U habita sa shpejt më dhanë efekt,”-thotë e moshuara 75-vjeçare.
    “Ne me pension jetojmë, por më mirë i marr me lekë jashtë, se sa i marr falas,” shtoi ajo me bindjen se ilaçet e blera në Shqipëri “nuk të bëjnë asgjë”.
    Pavarësisht shqetësimeve, mjeku Florian Toti bën thirrje që gjërat të mos ekzagjerohen dhe jo të gjithë duhen futur në një thes. Sipas tij, ndonjëherë ka barna shumë cilësore nga Turqia apo India, por ka edhe shumë barna të tjera që nuk u dihet origjina.
    Kontrolli i munguar
    Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, u krijua në vitin 1965 dhe është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në zemër të misionit të Agjencisë qëndron laboratori i kontrollit të barnave, si e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së tyre në vend. Pasi marrin autorizimin për tregtim nga AKBPM, kompanitë prodhuese janë të detyruara të dorëzojë mostra të barnave në laboratorin e kontrollit. Por shumica e këtyre mostrave nuk testohen. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se laboratori i AKBPM ka kapacitete të limituara dhe kryen nga 230 deri në 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në vit – një shifër kjo e papërfillshme në raport me medikamentet që qarkullojnë në treg.
    Sipas një auditi të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, liberalizimi i tregut të origjinës së medikamenteve dhe kapacitetet e limituara të kontrollit i kanë ekspozuar qytetarët shqiptarë ndaj barnave që “nuk kanë cilësinë dhe sigurinë e standardeve të BE-së”.
    “Laboratori i kontrollit të analizave pranë AKBPM nuk funksionon me kapacitet të plotë dhe është pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri për cilësinë e të gjitha barnave që importohen”, thuhet në raportin e KLSH.
    Kapacitetet e limituara laboratorike dëshmohen edhe nga numri i paktë i analizave. Gjatë viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vetëm një numër shumë të vogël analizash për vetëm 644 prej tyre.
    “Kjo shifër është alarmante,”-thotë Taulant Muka, një shkencëtar i fushës së mjekësisë, i angazhuar me tregun farmaceutik jashtë vendit.
    “Analizat duhet të jenë të rregullta, sistematike dhe të bazuara në përzgjedhje të rastësishme për të garantuar kontrollin real të cilësisë,” shtoi ai, duke e vënë theksin te barnat që nuk janë të certifikuara nga agjenci të njohura ndërkombëtarë si EMA/FDA.
    Kapacitetet e reduktuara e këtij laboratori janë një sekret që e dinë të gjithë mjekët, të cilët në rast se u duhet të bëjnë verifikime të medikamenteve, janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit.
    “Unë personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjekë që kanë kërkuar të bëhen analizat e disa tabletave që nuk kanë pasur as emër as asgjë tjetër dhe kemi kërkuar të dimë p.sh a është leverotoksinë kjo apo jo dhe janë çuar jashtë,”-tha Toti nga shërbimi i Endokrinologjisë.
    “Teorikisht çdo medikament që futet duhet të jetë aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit të barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnjë lloj laboratori për të verifikuar barnat,”-shtoi ai.
    Vetë AKBPM thotë se ka ndërmarrë masa për kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laboratorët testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, “duke bërë të mundur akreditimin për 105 indekse si laborator testues”.
    “Akreditimi me ISO 17025:2017 tregon se një laborator funksionon në mënyrë kompetente dhe gjeneron rezultate të sakta, duke përmirësuar besimin në shërbimet që ai ofron,”- tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos “një standard të munguar”. Mirëpo ekspertët e shohin me dyshim faktin se akreditimi do të ketë ndonjë ndikim real në situatën e medikamenteve që qarkullojnë në treg.
    “Ne nuk vuajmë nga fakti është i akredituar apo jo, ne vuajmë se sa reale janë përgjigjet e analizave që dalin,”-tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej të ishte aprori i akredituar. Toma është kritike ndaj përdorimit të marrëveshjes CEFTA në tregun farmaceutik, ndërsa thekson se problemi kryesor i shëndetësisë sot është fakti që tregtia po prevalon mbi cilësinë.
    “Tregun farmaceutik ti e sheh vetëm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,”- tha ajo. Në momentin që një medikament regjistrohet për përdorim në Shqipëri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet të sjellë certifikatën e origjinës, por për ekspertët AKBPM ka detyrimin ligjor të bëjë verifikimin e çdo medikamenti dhe jo ti besojë vetëm dosjes. Profesori Ilir Pecnikaj thotë se në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 244 molekula, ndërkohë akreditimi për 105 indekse tregon për një vlerë minimale të ekzaminimeve që mund të kryhen.
    “Kontrolli filestar duhet bërë për çdo regjsitrim bari, por ne sot bëjmë vetëm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,”- tha Pecnikaj për BIRN.
    “Përveç principit aktiv duhet të analizohen edhe mbushësit, por të paktën sasinë e lëndëve aktive është e detyruar të bëhet për çdo medikament, por nuk bëhet,”-shtoi ai.
    Zinxhiri i këputur
    Një nga mekanzimat që Agjencia e Barnave ka në dispozicion për të monitoruar cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve është farmakovigjilenca, një mekanizëm që synon të mbledhë të gjithë raportimet për efekte të padëshiruara të medikamenteve apo problematika të tjera. Megjithatë, edhe ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet. Një farmaciste në zonën e Astirit thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të njoftohet nga Agjencia për probleme me ndonjë medikament, gjë që sipas saj e bëjnë vetë kompanitë prodhuese.
    “Njëherë kam tentuar me farmakovigjilencën, një blister që e bleu pacienti në farmacinë time i doli i mykur dhe menjëherë njoftova agjencinë nëpërmjet farmakovigjilencës, por nuk m’u përgjigjën asnjëherë,”- thotë farmacistja.
    “Unë i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua më del produkti jo në rregull dhe askush se vuri ujin në zjarr edhe pas njoftimit,”- shtoi ajo.
    Ndonëse AKBPM e konsideron farmakovigjilencën si një ndër shtyllat kryesore, në fakt njoftimet për problemet me medikamentetet, që merren direkt nga EMA, janë jo vetëm shumë të pakta, por me disa javë e deri në disa muaj vonesë. BIRN verifikoi disa prej njoftimeve në faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojnë 1 deri në 3 muaj vonesë në raport me EMA. Një vonesë e tillë për probleme që mund të sjellë pasoja serioze te konsumatorët konsiderohet e papranueshme nga ekspertët.
    “Agjencia e barnave duhet të jetë në alert në mënyrë imediate me të gjitha instituconet e tjera, nuk është se nuk i vjen njoftimi, por nuk bën implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit në kohë. Agjencia e barnave është inekzistente në të gjitha këto raste, pasi nuk funksionon i gjithë zinxhiri,”- thotë pedagogu Pecnikaj.
    Për Diana Tomën, fakti që nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon mungesën e problemeve, por mungesën e besimit.
    “…sa kohë që në faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa kohë që akreditimi i instituconit është i vonët krahasuar me historikun e tij, për sa kohë ne kemi pushtim të tregut nga barna që origjinën e kanë më pak të pëlqyer se sa barnat që tregtohen në komunitetit evropian, sigurisht që besimi i pacientëve do të lëkundet,”- theksoi Toma.
    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se origjina nuk është i vetmi problem me barnat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen siç duhet. Toti merr si shembull insulinat, të cilat duhet të ruhen në 2-8 gradë ose në të kundërt siguria e tyre është e dyshimtë. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.
    “Në doganë kamioni pret 1-5 ditë dhe askush nuk të garanton më a është respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen në cepat më të largët, të mos harrojmë që edhe në mes të Tiranës energjia mungon për orë të tëra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 orë në çantë, pra zinxhiri është i pamonitoruar,”- thekson ai.
    Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se mungesa e transparencës dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe krijon një sistem shëndetësor me dy nivele: një për ata që kanë mundësi të gjejnë mëyra dhe të trajtohe me medikamnete që i marrin jashtë vendit dhe një për të tjerët që mbesin pas. Në këtë situatë, nuk mungojnë edhe sugjerimet për një reformë të re.
    “Rishikimi i mënyrës së licencimit të farmacive, vendosja e standardeve për shitjen e barnave, dhe mbi të gjitha, forcimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Barnave,”- thotë eksperti Muka për ndërhyrjet që duhen bërë.
    “Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,”-përfundoi ai./BIRN

  • Netanyahu pranon ‘humbje të kontrollit’, trupa izraelite hapën zjarr, qendra e ndihmës në Gaza në kolaps

    Netanyahu pranon ‘humbje të kontrollit’, trupa izraelite hapën zjarr, qendra e ndihmës në Gaza në kolaps

    Një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gaza, e ngritur nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) dhe e mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, doli jashtë kontrollit të martën pasdite, pasi mijëra palestinezë të uritur thyen gardhet dhe pushtuan objektin në përpjekje për të siguruar furnizime ushqimore.

    Trupat izraelite hapën zjarr në zonën përreth për të ndalur përparimin e turmës, ndërsa raportohet se qindra mijëra persona kishin udhëtuar milje të tëra për të arritur në qendër.

    Objekti i hapur vetëm një ditë më parë nuk kishte kapacitetin për të përballuar fluksin e madh, dhe sipas dëshmitarëve, trazirat shpërthyen kur njerëzit nisën të shembnin gardhet dhe të përplaseshin me forcat e rendit. Fondacioni konfirmoi se stafi i tij u tërhoq për arsye sigurie, duke lënë objektin në mëshirë të turmës. Gjatë përplasjeve u dëgjuan të shtëna me armë dhe fishekzjarrë nga helikopterët izraelitë, ndërsa të paktën tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve rëndë.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e pranoi se kishte një “humbje të kontrollit për një moment”, por theksoi se situata ishte rivendosur. Ndërkohë, shumë nga palestinezët që kishin shpresuar të siguronin ushqime jetike u larguan duarbosh, megjithëse disa arritën të marrin kuti me artikuj bazë si miell, makarona dhe tahini.

    Ngjarjet kanë rritur dyshimet mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e GHF-së, që ndodhet në qendër të kritikave ndërkombëtare. Drejtori themelues i saj, Jake Wood, dha dorëheqjen të dielën, duke deklaruar se organizata nuk mund të respektonte parimet humanitare në kushtet aktuale. OKB-ja dhe organizatat e ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me qendrën, duke paralajmëruar se ajo është e papërgatitur për të përballuar nevojat e mbi 2 milionë palestinezëve në Gaza.

    Pavarësisht mbështetjes nga Izraeli dhe SHBA-të, të cilat e shohin GHF-në si mënyrë për të ndaluar përvetësimin e ndihmës nga Hamasi, përfaqësues të OKB-së kanë deklaruar se skenat e së martës tregojnë dështimin e planifikimit dhe përgatitjes. “Pamjet ishin zemërthyese,” tha zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric, duke shtuar se ndihmat e lejuara nga autoritetet izraelite janë “jashtëzakonisht të pamjaftueshme”.

    Në anën tjetër, agjencia ushtarake izraelite COGAT ka akuzuar OKB-në se nuk ka mbledhur 400 kamionë me ndihma të gatshme për shpërndarje në Gaza. OKB-ja e ka kundërshtuar këtë pohim, duke deklaruar se rrugët e caktuara janë të pasigurta dhe përbëjnë rrezik për agjencitë humanitare.

    Kjo përplasje mes palëve dhe mungesa e një plani të përbashkët po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza, e cila ndodhet nën një bllokadë 11-javore që ka lënë miliona civilë pa furnizime bazë.

  • Si i bleu Rama Xhindolët e Lushnjes

    Si i bleu Rama Xhindolët e Lushnjes

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpalli një Ftesë për Ofertë, për të shkëmbyer pronën e kontrollit fizik të automjeve në Lushnje me një pronë të re.

    Godina ekzistuese e kolaudimit të automjeteve, pjesë e një prone me sipërfaqe 3260 metër, ndodhet në afërsi të Qendrës së qytetit, saktësisht në kryqëzimin e rrugës Vath Korreshi me rrugën Sulejman Delvina. Pas zhvillimit të procedurës, fitues u shpall kompania Përpunim Mermer Granit shpk, që zotërohet nga biznesmenët Agim, Darien dhe Tomorri Xhindoli.

    Kjo kompani do të përfitojë pronë me gjithë ndërtesat dhe në këmbim do të ofrojë një qendër të re të kontrollit teknik të automjeve, por jashtë qytetit. Bëhet fjalë për një pronë me sipërdaqe rreth 3500 metër që gjendet në kryqëzimin mes rrugës Sabri Kosturi dhe Bypassit të Lushnjes.

    Vendi ku do te ndertohet kolaudimi i ri i Lushnjes

    DPSHTRR kishte investuar qindra milionë lekë në qendrën ekzistuese të kontrollit teknik të automjeteve në Lushnje. Por befas vendosi ta dhurojë atë për të marrë një degë të re në një vend tjetër.

    “Vjet ndërpremë investimin rikualifikues të QKT Lushnje sepse në kushtet ekzistuese nuk plotësonte parametrat e sigurisë dhe dimensionet e domosdoshme funksionale, duke i hapur rrugë negocimit për një marrëveshje shkëmbimi nga e cila do të përfitojmë pa asnjë impenjim financiar, një qendër tërësisht të re, me standarde optimale shërbimi,” pati deklaruar DPSHTRR kur shpalli procedurën e shkëmbimit.

    Kompania e Xhindolëve do të ndërtojë me paratë e veta një kapanon të ri për kontrollin e mjeteve jashtë qytetit duke përfituar kështu komplet godinën ekzistuese dhe pronën rreth saj.

    Kjo është vetëm një nga bizneset fitimprurëse të Xhindolëve me qeverinë e Edi Ramës. Përveç kësaj, ata kanë përfituar prona dhe leje ndërtimi për central diellor si dhe një sërë kontratash publike.

    Darien Xhindoli, njëri nga aksionerët e kompanisë “Përpunim Mermer Granit”, në vitin 2015 ishte kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjes, një privilegj ky që nuk u takon shumë njerëzve. Por familja e tyre me sa duket ndërroi krah, kur xhaxhai i tij, Agim Xhindoli, u shfaq në podcastin e kryeministrit Edi Rama. 

    Edhe kjo intervistë nuk i shpëtoi taktikës tashmë bajate të kryeministrit, ku biznesmenët të cilët i ka futur në xhep, i prezanton si të djathtë. Edhe zoti Xhindoli u prezantuar nga kryeministri si një demokrat i flaktë, por që ishte duke reflektuar.

    Menjëherë pas intervistës me Ramën, dyert e shtetit për Xhindolët u hapën si me magji. Një javë pas daljes në Podcast, qeveria vendosi të miratojë lejen e ndërtimit për një central me fuqi 10 mega për kompaninë tjetër të familjes, 5GX Energy. Toka prej 5 hektarësh mbi të cilën shtrihet ky central u mor me qira nga shteti me një çmim prej 28 mijë lekë për hektarë.

    Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kompania mori leje ndërtimi për një komples vilash në Livadh të Himarës, bashkë me biznesmenin Mentor Mezini.

    Bizneset e ish kandidatit demokrat të Lushnjes po lulëzojnë me bekimin e Edi Ramës. Nga lejet qeveritare, tek pronat shtetërore. Por një gjë është e sigurtë. Edhe në podcastin e radhës, Edi Rama sërish ka për ta prezantuar si demokrat, Agim Xhindolin.

  • 100-vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdojë mbështetjen, pavarësia e institucioneve është jetike

    100-vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdojë mbështetjen, pavarësia e institucioneve është jetike

    Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, në 100-vjetorin e krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është shprehur se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë KLSH si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për  mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë.

    Fjala e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali
    Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit mbush një shekull jetë. As jam historiane, as kam për qëllim të bëj histori. Por dëshiroj të them dy fjalë për rrugëtimin njëqindvjeçar të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
    Menjëherë pas themelimit, shteti i pavarur shqiptar bëri përpjekje të krijonte institucionin që do të merrej me kontrollin e financave të tij. Kuptohet, me atë vizion, perceptim e funksion që mundësonte koha. Por qeveritë e para nuk ia dolën ta ndërtonin këtë institucion me formatin dhe përmbajtjen e vet si një instucion kushtetues. Kjo ishte e kuptueshme, nëse mbajmë parasysh kontekstin historik dhe furtunat e kohës që rrezikonin mbijetesën e Shqipërisë dhe shtetit të saj të ri.
    Vetëm në Republikën e vitit 1925, pra 13 vjet pas themelimit të shtetit shqiptar, Këshilli Kontrollues i Financave u krijua dhe funksionoi si institucion kushtetues. Nuk është një vonesë e madhe në kohë, nëse konsiderojmë historinë e shtetformimit në vende të tjera dhe kushtet historike e gjeopolitike gjatë dekadës së parë të jetës së Shqipërisë së pavarur.
    Pra, ndërsa shteti bëri si bëri pa institucionin e kontrollit për më shumë se një dekadë, Republika si formë qeverisjeje e kërkoi dhe e realizoi atë si një institucion kushtetues menjëherë pas krijimit të saj.
    Edhe Kushtetuta e Mbretërisë shqiptare e sanksionoi Këshillin Kontrollues si organ të pavarur. Gjatë regjimit komunist, organet e kontrollit të shtetit funksionuan si instrumente të forta audituese, kontrolluese e politike të pushtetit popullor dhe në shërbim të tij.
    Në sistemin demokratik, me ulje-ngritje jo të vogla e të pakta, Kontrolli i Lartë i Shtetit u bë organi më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe pavarësia e depolitizimi i këtij institucioni është sanksionuar në Kushtetutë dhe ligjin organik.
    Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë Kontrollin e Lartë të Shtetit si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet tona për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për  mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin kemi tashmë një plan të dakortësuar me institucionet europiane, është jo vetëm kurorëzimi i një procesi të nisur 35 vjet më parë, por edhe starti i një rrugëtimi të ri, kur të gjitha institucionet e Republikës do të jenë institucione të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
    Gjej rastin të nënvizoj se Kuvendi do të vijojë të mbështesë të gjitha institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj dhe pavarësinë e tyre, për të përmbushur misionin si roje te interesit publik e qytetar.
    Pavarësia e institucioneve është një përmasë jetike e mirefunksionimit të pushteteve në sistemin demokratik, po aq sa edhe përgjegjësia, trasparenca dhe llogaridhënia e tyre. Prandaj deviza e bashkëpunimit tonë përmblidhet në tre fjalë: pavarësi, mbështetje, partneritet.
    Ne vlerësojmë përpjekjet tuaja për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit institucional, si një institucion kushtetues, që udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës, vlerësime këto edhe të raporteve më të fundit të monitorimit të Shqipërisë nga OECD dhe BE.
    Megjithatë, Kuvendi, por mendoj edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndajmë të njëjtin vlerësim se është i nevojshëm forcimi i mbikëqyrjes parlamentare, për ta bërë veprimtarinë tuaj më efektive, për të rritur transparencën dhe ndikimin e auditimeve në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
    Bashkëpunimi ynë më i ngushtë e më i hapur si edhe komunikimi më intensiv do të fuqizojnë dimensionin parandalues të veprimtarisë së Kontrollit dhe harmonizimin më të mirë me masat ndëshkimore.
    Sinergjia midis parandalimit dhe ndëshkimit nuk është vetëm një kërkesë e Kuvendit, as vetëm e kohës sonë. Ka qenë e tillë edhe në hapat e parë të funksionimit të këtj institucioni, kur burimet e shtetit shqiptar për ta mbajtur atë ishin të kufizuara, përvoja mungonte dhe kapacitet institucionale e burimet njerëzore po ashtu ishin modeste. Është e tillë edhe në institucionet homologe të vendeve të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera demokratike.
    Kuvendi është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë ka kërkuar dhe do të vijojë të kërkojë kontributin tuaj.
    Por lufta korrupsionit nuk synon goditjen e punonjësve publikë si një qëllim në vetvete, por edhe mbështetjen e tyre për të menaxhuar më mirë burimet e shtetit, si dhe mbylljen e shtigjeve ligjore dhe institucionale për abuzim.
    Lufta jonë e përbashkët e pakompromis, e vendosur dhe me temp në rritje kundër korrupsionit, shpërdorimit të posteve dhe abuzimeve me financat publike, nuk duhet të na stepë të dallojmë shpërdoruesit, abuzuesit dhe krimet në menaxhimin e financave, programeve e projekteve publike, nga shërbyesit korrektë, të ndershëm dhe dinjitozë të shtetit, të cilët kanë kontribuar e kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Shqipëria është sot para dyerve të Bashkimit  Eyropian edhe në saj të kontributit të tyre.
    Në vijim edhe të zbatimit të rekomandimeve të Raporteve të Progresit të Komisionit Europian, ne po punojmë për forcimin e mekanizmit të zbatimit të rekomandimeve, përmes dialogut dhe bashkëpunimit më të strukturuar të Kuvendit me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
    Ky bashkëpunim ka marrë një dimension të ri pas ngritjes së Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, një strukturë që synon të sigurojë një ndërlidhje më të ngushtë dhe më efektive ndërmjet funksionit kontrollues të Kuvendit dhe veprimtarisë audituese të KLSH-së.
    Ky Nënkomision përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare të menaxhimit të financave publike dhe që në themelimin e tij ka dëshmuar potencialin për të sjellë një frymë të re përgjegjshmërie, transparence dhe dialogu institucional.
    Konstatoj se edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka treguar angazhim për thellimin e këtij bashkëpunimi, duke marrë hapa konkretë, përfshirë krijimin e një drejtorie të posaçme të dedikuar për komunikimin me Kuvendin dhe me Nënkomisionin, në mënyrë që shkëmbimi i informacionit, trajtimi i raporteve dhe ndjekja e rekomandimeve të bëhen në mënyrë më efikase dhe të strukturuar.
    Ky është një zhvillim që duhet përshëndetur dhe inkurajuar, pasi po rrit cilësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcon kontrollin demokratik mbi administratën publike dhe përmirëson kulturën e llogaridhënies në të gjitha nivelet e qeverisjes.
    Kuvendi mbetet i përkushtuar për ta çuar përpara këtë partneritet të rëndësishëm, në funksion të interesit publik dhe të ndërtimit të institucioneve më të forta, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Kuvendi i Shqipërisë është plotësisht i angazhuar për të fuqizuar më tej mjetet dhe mekanizmat inovative që i shërbejnë rritjes së transparencës dhe ndjekjes efektive të rekomandimeve të auditimit. Një nga iniciativat më të rëndësishme në këtë drejtim është rikonfigurimi i Platformës Ndërinstitucionale Online, një instrument modern dhe gjithëpërfshirës, që synon të mundësojë një ndërlidhje më efikase ndërmjet institucioneve që prodhojnë, trajtojnë dhe zbatojnë rekomandime audituese dhe Kuvendit si organ mbikëqyrës.
    Duke i dhënë kësaj platforme një dimension të ri funksional dhe strategjik, synojmë jo vetëm të përmirësojmë monitorimin e rekomandimeve të KLSH-së dhe audituesve të tjerë publikë, por edhe të nxisim aktivisht institucionet e administratës shtetërore të kontribuojnë në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme në popullimin e saj. Kuvendi do të vijojë të luajë një rol kyç në këtë proces, jo thjesht si mbikëqyrës, por si nxitës i një kulture të re bashkëpunimi e llogaridhënieje në të gjithë spektrin institucional. Modernizimi i praktikave, zgjerimi i fushëveprimit, rritja e ndikimit të auditimeve në administratën publike, përmirësimi i transparencës dhe komunikimit me publikun, rritja e kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore, vlerësoj se janë disa nga prioritetet tuaja, të cilat mund të rrisin cilësinë e kontrollit dhe auditimit si edhe efektivitetin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, për të cilat ndihma e Kuvendit as ka munguar dhe as do të mungojë.

    Top Channel

  • 100-vjetori i krijimit të KLSH, Elisa Spiropali: Pavarësi, mbështetje, partneritet

    100-vjetori i krijimit të KLSH, Elisa Spiropali: Pavarësi, mbështetje, partneritet

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në 100-vjetorin e krimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka deklaruar se “pavarësi, mbështetje, partneritet” janë tre fjalët kyçe dhe parimet në marrëdhënien mes Parlamentit dhe institucioneve të tjera, përfshirë KLSH-në.
    Spiropali u shpreh gjithashtu se Kuvendi i angazhuar në luftën kundër korrupsionit, ndaj kërkon bashkëpunimin e KLSH dhe institucioneve të tjera.

    Fjala e plotë e Spiropalit: 
    Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit mbush një shekull jetë.
    As jam historiane, as kam për qëllim të bëj histori. Por dëshiroj të them dy fjalë për rrugëtimin njëqindvjeçar të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
    Menjëherë pas themelimit, shteti i pavarur shqiptar bëri përpjekje të krijonte institucionin që do të merrej me kontrollin e financave të tij. Kuptohet, me atë vizion, perceptim e funksion që mundësonte koha.
    Por qeveritë e para nuk ia dolën ta ndërtonin këtë institucion me formatin dhe përmbajtjen e vet si një instucion kushtetues. Kjo ishte e kuptueshme, nëse mbajmë parasysh kontekstin historik dhe furtunat e kohës që rrezikonin mbijetesën e Shqipërisë dhe shtetit të saj të ri.
    Vetëm në Republikën e vitit 1925, pra 13 vjet pas themelimit të shtetit shqiptar, Këshilli Kontrollues i Financave u krijua dhe funksionoi si institucion kushtetues.
    Nuk është një vonesë e madhe në kohë, nëse konsiderojmë historinë e shtetformimit në vende të tjera dhe kushtet historike e gjeopolitike gjatë dekadës së parë të jetës së Shqipërisë së pavarur.
    Pra, ndërsa shteti bëri si bëri pa institucionin e kontrollit për më shumë se një dekadë, Republika si formë qeverisjeje e kërkoi dhe e realizoi atë si një institucion kushtetues menjëherë pas krijimit të saj.
    Edhe Kushtetuta e Mbretërisë shqiptare e sanksionoi Këshillin Kontrollues si organ të pavarur.
    Gjatë regjimit komunist, organet e kontrollit të shtetit funksionuan si instrumente të forta audituese, kontrolluese e politike të pushtetit popullor dhe në shërbim të tij.
    Në sistemin demokratik, me ulje-ngritje jo të vogla e të pakta, Kontrolli i Lartë i Shtetit u bë organi më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe pavarësia e depolitizimi i këtij institucioni është sanksionuar në Kushtetutë dhe ligjin organik.
    II.Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë Kontrollin e Lartë të Shtetit si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet tona për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë.
    Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin kemi tashmë një plan të dakortësuar me institucionet europiane, është jo vetëm kurorëzimi i një procesi të nisur 35 vjet më parë, por edhe starti i një rrugëtimi të ri, kur të gjitha institucionet e Republikës do të jenë institucione të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
    Gjej rastin të nënvizoj se Kuvendi do të vijojë të mbështesë të gjitha institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj dhe pavarësinë e tyre, për të përmbushur misionin si roje te interesit publik e qytetar.
    Pavarësia e institucioneve është një përmasë jetike e mirefunksionimit të pushteteve në sistemin demokratik, po aq sa edhe përgjegjësia, trasparenca dhe llogaridhënia e tyre. Prandaj deviza e bashkëpunimit tonë përmblidhet në tre fjalë: pavarësi, mbështetje, partneritet.
    Ne vlerësojmë përpjekjet tuaja për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit institucional, si një institucion kushtetues, që udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës, vlerësime këto edhe të raporteve më të fundit të monitorimit të Shqipërisë nga OECD dhe BE.
    Megjithatë, Kuvendi, por mendoj edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndajmë të njëjtin vlerësim se është i nevojshëm forcimi i mbikëqyrjes parlamentare, për ta bërë veprimtarinë tuaj më efektive, për të rritur transparencën dhe ndikimin e auditimeve në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
    Bashkëpunimi ynë më i ngushtë e më i hapur si edhe komunikimi më intensiv do të fuqizojnë dimensionin parandalues të veprimtarisë së Kontrollit dhe harmonizimin më të mirë me masat ndëshkimore.
    Sinergjia midis parandalimit dhe ndëshkimit nuk është vetëm një kërkesë e Kuvendit, as vetëm e kohës sonë. Ka qenë e tillë edhe në hapat e parë të funksionimit të këtj institucioni, kur burimet e shtetit shqiptar për ta mbajtur atë ishin të kufizuara, përvoja mungonte dhe kapacitet institucionale e burimet njerëzore po ashtu ishin modeste. Është e tillë edhe në institucionet homologe të vendeve të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera demokratike.
    Kuvendi është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë ka kërkuar dhe do të vijojë të kërkojë kontributin tuaj.
    Por lufta korrupsionit nuk synon goditjen e punonjësve publikë si një qëllim në vetvete, por edhe mbështetjen e tyre për të menaxhuar më mirë burimet e shtetit, si dhe mbylljen e shtigjeve ligjore dhe institucionale për abuzim.
    Lufta jonë e përbashkët e pakompromis, e vendosur dhe me temp në rritje kundër korrupsionit, shpërdorimit të posteve dhe abuzimeve me financat publike, nuk duhet të na stepë të dallojmë shpërdoruesit, abuzuesit dhe krimet në menaxhimin e financave, programeve e projekteve publike, nga shërbyesit korrektë, të ndershëm dhe dinjitozë të shtetit, të cilët kanë kontribuar e kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Shqipëria është sot para dyerve të Bashkimit Eyropian edhe në saj të kontributit të tyre.
    Në vijim edhe të zbatimit të rekomandimeve të Raporteve të Progresit të Komisionit Europian, ne po punojmë për forcimin e mekanizmit të zbatimit të rekomandimeve, përmes dialogut dhe bashkëpunimit më të strukturuar të Kuvendit me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
    Ky bashkëpunim ka marrë një dimension të ri pas ngritjes së Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, një strukturë që synon të sigurojë një ndërlidhje më të ngushtë dhe më efektive ndërmjet funksionit kontrollues të Kuvendit dhe veprimtarisë audituese të KLSH-së.
    Ky Nënkomision përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare të menaxhimit të financave publike dhe që në themelimin e tij ka dëshmuar potencialin për të sjellë një frymë të re përgjegjshmërie, transparence dhe dialogu institucional.
    Konstatoj se edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka treguar angazhim për thellimin e këtij bashkëpunimi, duke marrë hapa konkretë, përfshirë krijimin e një drejtorie të posaçme të dedikuar për komunikimin me Kuvendin dhe me Nënkomisionin, në mënyrë që shkëmbimi i informacionit, trajtimi i raporteve dhe ndjekja e rekomandimeve të bëhen në mënyrë më efikase dhe të strukturuar.
    Ky është një zhvillim që duhet përshëndetur dhe inkurajuar, pasi po rrit cilësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcon kontrollin demokratik mbi administratën publike dhe përmirëson kulturën e llogaridhënies në të gjitha nivelet e qeverisjes.
    Kuvendi mbetet i përkushtuar për ta çuar përpara këtë partneritet të rëndësishëm, në funksion të interesit publik dhe të ndërtimit të institucioneve më të forta, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
    Në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Kuvendi i Shqipërisë është plotësisht i angazhuar për të fuqizuar më tej mjetet dhe mekanizmat inovative që i shërbejnë rritjes së transparencës dhe ndjekjes efektive të rekomandimeve të auditimit.
    Një nga iniciativat më të rëndësishme në këtë drejtim është rikonfigurimi i Platformës Ndërinstitucionale Online, një instrument modern dhe gjithëpërfshirës, që synon të mundësojë një ndërlidhje më efikase ndërmjet institucioneve që prodhojnë, trajtojnë dhe zbatojnë rekomandime audituese dhe Kuvendit si organ mbikëqyrës.
    Duke i dhënë kësaj platforme një dimension të ri funksional dhe strategjik, synojmë jo vetëm të përmirësojmë monitorimin e rekomandimeve të KLSH-së dhe audituesve të tjerë publikë, por edhe të nxisim aktivisht institucionet e administratës shtetërore të kontribuojnë në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme në popullimin e saj.
    Kuvendi do të vijojë të luajë një rol kyç në këtë proces, jo thjesht si mbikëqyrës, por si nxitës i një kulture të re bashkëpunimi e llogaridhënieje në të gjithë spektrin institucional.
    Modernizimi i praktikave, zgjerimi i fushëveprimit, rritja e ndikimit të auditimeve në administratën publike, përmirësimi i transparencës dhe komunikimit me publikun, rritja e kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore, vlerësoj se janë disa nga prioritetet tuaja, të cilat mund të rrisin cilësinë e kontrollit dhe auditimit si edhe efektivitetin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, për të cilat ndihma e Kuvendit as ka munguar dhe as do të mungojë.

  • Rekomandimet e qeverisë, Dumani: Disa prej tyre subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar

    Rekomandimet e qeverisë, Dumani: Disa prej tyre subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, renditi ditën e sotme rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit në vitin 2025. Por drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se pavarësisht se në tërësinë e tyre janë të mirëpritura, disa prej rekomandimeve paraqesin vështirësi për t’u zbatuar nga pikëpamja praktike si pasojë e mënyrës “si janë formuluar apo konceptuar”.
    “Që tani konstatoj vështirësi se si do raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve”, tha Dumani, i cili u shpreh se në raportimet vjetore institucioni që ai drejton jep një përshkrim edhe se si janë reflektuar përmbushjet e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.
    Dumani sqaroi se rekomandimet e qeverisë nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikojnë nevojën për ndërhyje.
    “Kjo mungesë e bazës empirike dhe metodologjisë së qartë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për një institucion si SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike”, tha ai.
    Më tej shtoi se rekomandimet përdorin terma të përgjithshme, si hetime proaktive, përdorim efektiv i të dhënave, forcimi i qasjes strategjike, por “nuk ofrojnë asnjë përkufizim institucional apo kuptim të qartë për to”.
    “Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Për një strukturë si SPAK, terminologjia e paqartë është një pengesë për implementim”, tha Dumani.
    Një tjetër rekomandim që ceku Altin Dumani ishte edhe ai për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit.
    “Një rekomandim tjetër që shikohet, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritetet në luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja, nevojë për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit. Rekomandohet forcimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit. SPAK është subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD dhe vetë strukturat e tij. Krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistuese rrezikon të sjellë mbingarkesë burokratike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme”, tha Dumani.