Tag: kontrollit

  • Kontroll i befasishëm në Elbasan/ Bie në pranga vëllai i deputetit të PS, u kap me ‘arsenal’ ar’mësh në banesë

    Kontroll i befasishëm në Elbasan/ Bie në pranga vëllai i deputetit të PS, u kap me ‘arsenal’ ar’mësh në banesë

    Denis Hasalla, vëllai i deputetit të PS Saimir Hasalla ka rënë në prangat e policisë pas kontrolleve në Elbasan.

    35-vjeçarit gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.
    “Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
    Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve: B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë; Denis Hasalla, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

  • Alarm në Shkopet/ Zjarri jashtë kontrollit, shkrumbohen dy shtëpi

    Alarm në Shkopet/ Zjarri jashtë kontrollit, shkrumbohen dy shtëpi

    Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa.
    Fatmirësisht, brenda shtëpive nuk ka pasur persona brenda. Zjarri ka shpërthyer pak më shumë se një orë më parë dhe po merr përmasa të mëdha.
    Flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Për momentin vetëm banorët e zonës po luftojnë me flakët. Për të mbrojtur banesat e tyre kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve dhe autoriteteve të tjera.
     
     

  • Ende kritike situata në Drenovë, situata del jashtë kontrollit! As ndërhyrja nga ajri nuk përbën ndryshim

    Ende kritike situata në Drenovë, situata del jashtë kontrollit! As ndërhyrja nga ajri nuk përbën ndryshim

    Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë.

    Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, situata vijon të mbetet kritike.
    Intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dal tërësisht jashtë kontrollit.
    Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.

    Top Channel

  • Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

    Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale.
    “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al

  • “Pse e ndërpreve”/ Zbulimi i frikshëm për aksidentin tragjik të Air India, një nga pilotët çaktivizoi çelësat e kontrollit të karburantit?

    “Pse e ndërpreve”/ Zbulimi i frikshëm për aksidentin tragjik të Air India, një nga pilotët çaktivizoi çelësat e kontrollit të karburantit?

    Hetimet e deritanishme kanë bërë një zbulim të frikshëm për rrëzimin e avionit të Air India, ku humbën jetën 260 persona në qershor.

    Vetëm pak sekonda pas ngritjes, dy çelësat e kontrollit të karburantit të Boeing 787 Dreamliner, që ishte në funksion prej 12 vjetësh, u çaktivizuan papritur, duke i lënë motorët pa karburant dhe duke shkaktuar ndërprerje totale të energjisë.
    Kjo procedurë zakonisht bëhet vetëm pas uljes së një avioni. Regjistrimi i zërit në kabinë tregon një pilot duke pyetur tjetrin se pse “e bëri ndërprerjen”, të cilit ai i përgjigjet se nuk e bëri një gjë të tillë. Regjistrimi nuk sqaron se kush tha çfarë. Në kohën e ngritjes, piloti i dytë ishte në kontroll të avionit, ndërsa kapiteni po monitoronte.
    Çelësat u kthyen në pozicionin e tyre normal gjatë fluturimit, duke shkaktuar lehtësimin automatik të motorit. Në kohën e rrëzimit, njëri motor po rifitonte fuqinë, ndërsa tjetri ishte rikuperuar, por ende nuk e kishte marrë energji. Fluturimi 171 i Air India qëndroi në ajër për më pak se një minutë përpara se të përplasej në një lagje të mbushur me njerëz në qytetin perëndimor indian të Ahmedabadit, duke shënuar një nga aksidentet më të çuditshme të aviacionit në Indi.
    Avioni i Air India u ngjit 625 metra në ajër, në mot të kthjellët përpara se të humbiste të dhënat e vendndodhjes rreth 50 sekonda më vonë, sipas faqes së internetit FlightRadar24. Raporti paraprak nga hetimi – i udhëhequr nga autoritetet indiane me ekspertë nga Boeing, General Electric, Air India, rregullatorët indianë dhe përfaqësues nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar – ngrenë disa pyetje. Hetuesit thonë se çelësat e karburantit me levë janë projektuar për të parandaluar aktivizimin aksidental, ato duhet të tërhiqen lart për t’u zhbllokuar, një veçori sigurie që daton që nga vitet ’50.

    Top Channel

  • Banorët i vënë flakën hamulloreve, por zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen shtyllat elektrike

    Banorët i vënë flakën hamulloreve, por zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen shtyllat elektrike

    Pamje nga vendngjarja

    FIER- Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në Fier, në vendin e quajtur “Ura e Daullasit”. Informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga banorët e zonës. Këta të fundit kishin djegur hamulloret (arrat e korrura), ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit të favorizuara edhe nga era e fortë.
    Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa u raportua se rreziku nga zjarri mund të merrte përmasa më të mëdha, pasi flakët ndodhen shumë pranë shtyllave të energjisë elektrike. Për të shmangur rrezikun është kryer edhe stakimi i energjisë elektrike në zonë./ZËRI/
     

  • Alarm tek ‘Ura e Daullasit’/ Zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, flakët dalin jashtë kontrollit

    Alarm tek ‘Ura e Daullasit’/ Zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, flakët dalin jashtë kontrollit

    Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier.
    Zjarri u vendos nga banorët e zonës për të djegur hamulloret, por u doli jashtë kontrollit duke shkaktuar panik.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve (të favorizuar nga era) – të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.
    Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

  • KE ngre alarmin dhe godet ILDKPI, ja si u bë palë me të korruptuarit, fshehu deklaratat e pasurisë dhe mbylli sytë…

    KE ngre alarmin dhe godet ILDKPI, ja si u bë palë me të korruptuarit, fshehu deklaratat e pasurisë dhe mbylli sytë…

    Rigels Seliman
    Komisioni Europian (KE) ka hedhur një akuzë të rëndë dhe goditje të paprecedentë ndaj Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, institucion që drejtohet nga Evgjeni Bashari dhe që prej vitesh është denoncuar për mbyllje, paaftësi dhe mbrojtje selektive të zyrtarëve të korruptuar. Në raportin për sundimin e ligjit në Shqipëri për vitin 2025, Brukseli çmonton totalisht imazhin e ILDKP-së, duke e përshkruar si një institucion jo vetëm joefektiv, por edhe hermetik dhe të izoluar nga qytetarët. Në vend që të jetë një mekanizëm kyç për kontrollin e integritetit të zyrtarëve publikë, ILDKP ka dështuar në misionin e saj themelor: transparencën. Raporti i KE e thotë troç: publikimi i deklaratave të pasurisë nuk është i garantuar për qytetarët, pasi varet nga miratimi i vetë ILDKP-së. Në vend të transparencës, kemi një mur të heshtur, që pengon median dhe publikun të aksesojnë të dhënat për pasuritë e zyrtarëve. Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpërdoruar për fasadë.
    Goditja më e fortë?
    Sipas raportit, ILDKP verifikon vetëm një përqindje të vogël të deklaratave dhe nuk përdor analiza risku për të orientuar kontrollet, duke lënë kështu të paprekur pjesën më të madhe të klasës politike dhe administrative. Skandali thellohet më tej kur KE evidenton se në vitin 2024 ILDKP nuk ka identifikuar asnjë rast të konfliktit të interesit dhe nuk ka kryer asnjë hetim proaktiv. Ky është një alarm serioz për ekzistencën dhe qëllimin real të këtij institucioni që pretendon të garantojë integritetin në administratë.
    Por si të mos mjaftonte kjo, raporti kritikon mungesën e rregullave të qarta për deklarimin e dhuratave që marrin zyrtarët e lartë dhe vonesat e pajustifikueshme në përgatitjen e një plani real për etikën dhe integritetin në administratën publike. Në vend të transparencës, kemi fshehje. Në vend të kontrollit, kemi shpërfillje. Në vend të luftës kundër pasurimit të padrejtë, kemi heshtje të organizuar. “Mbeten mangësi sa i përket efektivitetit të verifikimeve të deklaratave të pasurisë dhe interesave nga ILDKP, përfshirë profilizimin e rasteve me rrezik të lartë. Deklaratat e pasurisë dhe interesave vijojnë të verifikohen nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKP), por ato mbeten të papublikuara, me akses të mundshëm vetëm me kërkesë, çka përbën një mangësi. Në vitin 2024, ILDKP kreu verifikime të plota për 211 kandidatë për organet e drejtësisë dhe 35 zyrtarë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. ILDKP ka miratuar dhe realizuar kontrolle të plota/periodike për 817 subjekte gjatë vitit 2024, ka vendosur 101 gjoba dhe ka referuar 23 raste penale ose të tjera tek agjencitë ligjzbatuese, përfshirë një rast te SPAK.
    Nuk është shënuar përparim në lidhje me efektivitetin e verifikimeve dhe duken të nevojshme masa të mëtejshme për të verifikuar pasuritë që mund të jenë fshehur përmes entiteteve private ose personave të ndërmjetëm”, thekson ndër të tjera raporti i Komisionit Europian (KE). Megjithatë ky është portreti tronditës i një institucioni të paralizuar, që jo vetëm ka braktisur misionin e vet, por është kthyer në mburojë të pandëshkueshmërisë. Në vend të kontrollit dhe transparencës, ILDKP është shndërruar në një bunker që mbron status quo-në dhe i mbyll sytë përballë pasurimit të pashpjegueshëm të zyrtarëve të lartë.
    Pra në një vend ku korrupsioni gëlon dhe krerët politikë i shpëtojnë drejtësisë si të paprekshëm, Komisioni Europian e thotë hapur: pa një ILDKP të pavarur, aktive dhe të besueshme, nuk ka llogaridhënie, nuk ka drejtësi dhe integrimi europian mbetet një mashtrim i zbrazët.

  • Zjarri jashtë kontrollit në malin mbi Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin e FA-ve

    Zjarri jashtë kontrollit në malin mbi Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin e FA-ve

    Zjarri në malin Vastak në fshatin Dukat vijon të jetë aktiv dhe jashtë kontrollit, pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga strukturat vendore për shuarjen e flakëve.
    Ndërhyrja nga toka rezultoi e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.
    Pas kërkesës urgjente nga emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë, pasditen e sotme ka mbërritur në zonë një helikopter i Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri.
    Helikopteri ka nisur fluturimet mbi zonën e përfshirë nga zjarri dhe hedhjen e ujit, me synim vënien nën kontroll të flakëve që po shkatërrojnë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.

  • Autokracia në Shqipëri, akademiku Fuga: Qeverisja jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

    Autokracia në Shqipëri, akademiku Fuga: Qeverisja jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

    Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.
    Në një intervistë për ÇdoKënd me Merita Haklajn, Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.
    “Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.
    Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit.
    Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë”, tha mes të tjerash Fuga.