AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.
Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge. Nga burime brenda policisë, flitet për 6 kg heroinë.
Dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë,
Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit.
Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.
Tag: kontrollet
-

AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë
-

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë
AMP në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.
Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge.
Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit.
Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.Top Channel
-

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg
Pak ditë më parë, në media u raportua se oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK kishin kryer kontrolle në Elbasan, në bazë të një procedimi për krime zgjedhore, teksa subjekt i kontrollit ishte edhe banesa e deputetit të PS-së, Luan Duzha. Po ashtu u raportua dhe se në një prej banesave ishin gjetur 200 mijë euro cash, si dhe lista zgjedhësish.
Por, në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit në nisje të seancës së sotme plenare, Luan Duzha i mohoi kontrollet e SPAK, apo sekuestrimin e telefonit të tij.
“Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë. Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg”, deklaroi deputeti socialist. -

Me“dorë të hekurt”/ Rrugorja vendos mbi 13 mijë masa, 41 veta të ndaluar e proceduar
Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Sipas policisë, deri më tani janë arrestuar ose proceduar 41 shtetas për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor.
18 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje.
Sipas policisë “nga kontrollet 46 automjete janë bllokuar, janë vënë 13 911 masa administrative; u pezulluan 23 leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga terreni, Komandanti i njërit prej grupeve të monitorimit të trafikut rrugor, Nënkomisar Gerhard Baka apeloi për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, ai u bëri apel drejtuesve të monopatinave elektrike, që të qarkullojnë në korsitë e detikuara për to, si dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
-

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar dhe rreth 6.000 gjoba brenda 72 orëve
Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit.
Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.
Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.
Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:
drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;
drejtuesit e mjeteve, për:
dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;
mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
vënien e rripit te sigurimit;
mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;
respektimin e limiteve të shpejtësisë;
moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;
parandalimin e parakalimeve të gabuara;
konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.
Gjatë 72 orëve të fundit:
janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
janë bllokuar 13 automjete;
janë vënë rreth 6000 masa administrative. -

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.
Siç bëhet e ditur nga policia “gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar e proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bllokuar 13 automjete, si dhe janë vënë rreth 6000 masa administrative.
Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin. Policia vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e kryeqytetit. -

Letërporosia – Policia belge kontrolle në Berat/ Arrestohet një person – Emri
Oficerë të policisë belge, SPAK, BKH dhe DVP Berat kanë zhvilluar kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës. Në pranga ka rënë 33-vjeçari Hyda Vila. Ndërkohë që kontrollet janë zhvilluar me letërporosi nga autoritetet belge.
Oficerë të Policisë të shtetit Belg, SPAK,BKH dhe specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Berat, kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës. Kontrollet janë ushtruar në lagjen “11 Janari” dhe “1 Maji” në këtë qytet. Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge,me grupet shqiptare të kontrolleve ishin edhe efektivë të policisë belge.
Fillimisht kontrollet u ushtruan në 3 familje me mbiemër Zeneli (2 vëllezër dhe një kushëri) në lagjen “1 Maji” ku nuk u gjet asgjë e kundraligjëshme dhe më pas është ushtruar kontroll në familjen e shtetasit Hyda Vila,në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan 1 kartë identiteti greke dhe 1 leje drejtimi për automjet greke, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. 33-vjeçari Hyda Vila u arrestua dhe materialet procedurale ndaj tij i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.
Burime konfidenciale pranë DVP Berat konfirmojnë se, letërporositë e mbërritura nga autoritetet belge për këta shtetas kishin për synim verifikimin e pasurive të tyre (të luajtshme dhe të paluajtshme) si dhe kontrollet në banesa për gjetjen e sendeve të kundraligjëshme apo shuma parash të përfituara nga aktivitete kriminale, pasi në shtetin belg ata dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.
-

SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese
Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka mbëritur në qytetin e Elbasanit, për të kryer kontrollin e disa banesave.
Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e një vendimi penale të marë nga Gjykata e Posacame, ku siç mëson “Ora News”, kontrollet janë kryer në ambjentet e një biznesi privat, në një lokal dhe në tre banesa.
Deri në këtë fazë kontrollet janë duke u kryer dhe ende nuk dihet se kush janë personat që po targetohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur disa ditë para zhvillimit të procesit të zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa kontrollet po kryhen 7 ditë pasi procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur në këtë qark, ku fituese me 10 mandate deputeti doli Partia Socialiste.
Mësohet se hetimi i SPAK është përqëndruar në akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë sekuestruar aparate telefonike, paisje DVR dhe material të ndryshme.
Ky është operacioni i parë që SPAK, ndërhyn në qytetin e Elbasanit, megjithëse gjatë fushatësh elektorale dhe ditës së zgjedhjeve të 11 Majit, Task-Forca e SPAK nuk shënoi në këtë qark asnjë rast të korrupsionit dhe manipulimit të vullnetit të zgjedhësve. -

Ministri Hoxha dhe kryeministri britanik në Durrës: Pamë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer shkeli tokën shqiptare mëngjesin e sotëm, duke mbërritur në Tiranë në të parën vizitë zyrtare të tij, që i paraprin edhe takimit të Komitetit Politik Europian.
Sakaq, bashkë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ata ishin edhe në Durrës. Ministri tregon se panë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore.”Në Portin e Durrësit, me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Kier Starmer, pamë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore. Falë bashkëpunimit të frytshëm kemi modernizuar sistemin e monitorimit të kufijve”,-shkruan Hoxha.
