Tag: kontroll

  • Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

    Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një sistem të ri të furnizimit të naftës në vendin tonë.

    Nga mbledhja e zhvilluar sot në Tiranë me drejtuesit vendorë, Rama tha se kjo sjellë kontroll me çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës.
    “Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave.
    Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

    Top Channel

  • Pas gjashtë ditësh përpjekjesh, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

    Pas gjashtë ditësh përpjekjesh, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

    Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetur nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.
    Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.

    “Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediat.
    Më tej, ai shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.”
    Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera.
    “Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamëz, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve.”
    Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.
    Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët.“Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.”
    Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar.
    “Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.”
    Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë.
    “Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim,” u shpreh Cara.
    Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj.
    “Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve.

  • Elbasani më në fund ‘merr frymë’/ Zjarri në landfill pas 6 ditësh në prag të shuarjes totale

    Elbasani më në fund ‘merr frymë’/ Zjarri në landfill pas 6 ditësh në prag të shuarjes totale

    Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.
    Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.
    “Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediat.
    Më tej, ai shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.”
    Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera.
    “Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamëz, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve.”
    Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.
    Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët.
    “Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.”
    Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar.
    “Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.”
    Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë.
    “Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim,” u shpreh Cara.
    Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj.
    “Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve.

  • Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

    Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

    Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.
    Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.
    “Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediat.
    i shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.”
    Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera. “Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamëz, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve.”
    Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.
    Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët. “Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.”
    Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar. “Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.”
    Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë. “Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim,” u shpreh Cara.
    Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj. “Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve.

  • Berati përfshihet nga flakët/ Dy vatra zjarri shkrumbojnë pyje me pisha, njëra nën kontroll

    Berati përfshihet nga flakët/ Dy vatra zjarri shkrumbojnë pyje me pisha, njëra nën kontroll

    Zjarret kanë përfshirë prej disa ditësh disa zona të vendit, ndërsa së fundmi dy vatra të reja janë shënuar në qarkun e Beratit.
    Bëhet me dije se një nga zjarret është regjistruar në fshatin Mbrakull në Poliçan, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. Përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.
    Vatra tjetër e zjarrit është regjistruar në fshatin Virjon, ku flakët dyshohen se kanë nisur për shkak të një defekti në linjën elektrike. Përhapja e zjarrit ka rrezikuar tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës me dy mjete dhe gjashtë efektivë u arrit vënia e situatës nën kontroll.

  • Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll

    Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll

    Zjarrfikësit po përballen me një zjarr të madh në ishullin grek Evia, i cili është duke djegur zona pyjore dhe ka detyruar evakuimin e banorëve nga dy fshatra, sipas autoriteteve dhe shërbimit zjarrfikës.

    Më shumë se 160 zjarrfikës, 46 automjete dhe pesë avionë janë angazhuar në jug të Evias, në lindje të Athinës, për të shuar zjarrin që shpërtheu të premten në mbrëmje. Një zyrtar i zjarrfikësve tha se operacioni është në vazhdim.

    Evia ishte një nga disa rajone të Greqisë që ishin në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, të nxitura nga erërat e fuqishme që priteshin të shtunën. Autoritetet urdhëruan evakuimin e fshatit Tsakeoi dhe vendbanimit sezonal bregdetar Limnionas në orët e para të mëngjesit.

    Jugu i Evias është një zonë me pak banorë, e karakterizuar nga male, toka bujqësore dhe destinacione të njohura bregdetare.

    Ky zjarr është i fundit në një seri zjarresh që janë përhapur gjatë kësaj jave në Greqi, të nxitura  nga erërat e forta dhe thatësia, teksa një valë nxehti e parakohshme ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës.  Deri më tani është raportuar për tetë viktima nga i nxehti në kontinent.

    Ndërkohë, një tjetër zjarr në ishullin jugor të Kretës, i cili ka shkatërruar pyje dhe ullishte që nga e mërkura dhe ka detyruar mijëra banorë e turistë të largohen përkohësisht, është vënë në kontroll në masë të madhe, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve.

    Turizmi është një burim kryesor të ardhurash për Greqinë dhe zjarret po ndodhin në fillim të sezonit kulmor të pushimeve verore.

    Greqia dhe vendet e tjera mesdhetare ndodhen në një zonë që shkencëtarët e kanë quajtur “pikë e nxehtë për zjarre”, ku zjarret janë të zakonshme gjatë verës së thatë dhe të nxehtë. Megjithatë, këto zjarre po bëhen gjithnjë e më shkatërruese për shkak të ndryshimeve të shpejta klimatike, duke shtuar thirrjet për një qasje të re në menaxhimin e emergjencave natyrore.

  • Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi toksik mbuloi qytetin dhe fshatrat përreth

    Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi toksik mbuloi qytetin dhe fshatrat përreth

    Është vënë nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit pas më shumë se 24 orësh, ndërkohë që ende vazhdon të këtë çlirime avujsh dhe tymi.

    Zjarri nisi rreth orës 17:00 të së martës ndërsa për fikjen e tij u angazhuan strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të të gjithë qarkut Elbasan si dhe Tirana, Kamza, Berati dhe Ministria e Mbrojtjes.
    Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë e bënë të vështirë fikjen e tij ndërsa dhjetëra mjete të rënda e izoluan masën e mbetjeve me dhera’ për të bërë të mundur izolimin total.
    Ndërkohë policia e Elbasanit ka nisur veprimet e para hetimore në bashkëpunim me specialistë të zjarrfikëses për zbulimin e shkakut të zjarrit që për orë të tëra helmoi Elbasanin dhe fshatrat përreth.
    Ladfilli i Elbasanit është përfshirë disa herë nga flakët ndërsa një tjetër hetim nga Prokuroria e Elbasanit për shkaqet është në vijimësi.

    Top Channel

  • Kontroll i befasishëm, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

    Kontroll i befasishëm, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në disa prej burgjeve në vend. Raportohet se gjatë këtij operacioni të befasishëm është ushtruar kontroll edhe në qelinë e Laert Haxhiut, i konsideruar si një prej emrave kyç të krimit të organizuar në vend. Haxhiu mbahet prej muajsh në burgun e Drenovës.
    Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një aparat celular, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për të komunikuar në mënyrë të paligjshme me elementë të tjerë jashtë burgut.

  • Niset me helikopter drejt Tiranës/ Shkoi në terren për kontroll të bimëve narkotike, policit i ndodh e papritura

    Niset me helikopter drejt Tiranës/ Shkoi në terren për kontroll të bimëve narkotike, policit i ndodh e papritura

    Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policisë së Shtetit pranë Komisariatit Mat, kanë qenë në territorin e Njësisë Adminiatrive Ulëz për kontroll të bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
    Burimet tona bëjnë me dije se përgjatë ushtrimit të kësaj detyre një nga punonjësit e policisë Mat, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Trodhë, në kufi me rrethin e Krujës, është ndier i përkeqësuar nga shëndeti.
    Menjëherë është njoftuar shërbimi i ambulancës, por automjeti i nisur nga Spitali i Burrelit nuk ka mundur të shkojë deri në vend, për shkak të terrenit të thyer dhe pa rrugë automobilistike. Në këto kushte është njoftuar të vijë helikopteri për të bërë transportin e punonjësit të policisë, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.