Tag: kontroll

  • Vihet nën kontroll zjarri në Mirditë, digjen dhjetëra hektarë pisha

    Vihet nën kontroll zjarri në Mirditë, digjen dhjetëra hektarë pisha

    Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Malaj të Mirditës, vijon të jetë aktiv, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tij u intensifikuan. Në ndihmë të strukturave vendore janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake, me fokus kryesor mbrojtjen e banesave në zonat e rrezikuara.Ndërkohë, për shkak të terrenit të thyer malor që ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, Mbrojtja Civile në Prefekturën e Lezhës ka kërkuar mbështetje me ndërhyrje nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të këtij zjarri.
    Pas ndërhyrjes së avionit Canadair nga Kroacia, me 11 rrugë në orët e mesditës të së shtunës, u arrit vendosja nën kontroll e vatrës së zjarrit.
    Por forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile po vijojnë kontrollin e gjithë perimetrit për të shmangur çdo rindezje të flakëve.
    Sipas të dhënave, deri tani janë djegur dhjetëra hektarë pyll më pisha, por fatmirësisht është arritur të shpëtohet prona e qytetarëve.
    Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili u shfaq mesditën e së enjtes, ndërsa kjo është vatra e vetme aktive në territorin e Qarkut e Lezhës.

  • SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Orman Kokoshi

    SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Orman Kokoshi

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
    Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

    SPAK ushtron kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

    Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.

    Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.

  • Zjarret në Finiq nën kontroll, vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura

    Zjarret në Finiq nën kontroll, vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura

    Situata në territorin e bashkisë Finiq po shkon drejt normalizimit, pas përpjekjeve intensive nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit që rrezikuan disa fshatra.

    Ndërhyrja nga ajri u krye me helikopter të Forcave Ajrore, ndërsa në terren u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion morën pjesë gjithashtu 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse të tjera shtesë, 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 forca vullnetare nga komuniteti.
    Sipas autoriteteve vendore, zjarret janë vënë nën kontroll, por puna në terren vijon për të shuar plotësisht çdo vatër që mund të riaktivizohet për shkak të erës apo temperaturave të larta.

    Ndërkohë, në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku zjarret kishin arritur më herët, banorët po rikthehen gradualisht në banesat e tyre.
    Strukturat e emergjencës mbeten në gadishmëri të plotë, ndërsa kërkohet vigjilencë maksimale gjatë orëve në vijim.

  • Spanjë/ Autoritetet njoftojnë se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, kthehen pushuesit që u evakuan

    Spanjë/ Autoritetet njoftojnë se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, kthehen pushuesit që u evakuan

    Zjarri që shpërtheu ditën e martë në Spanjën jugore dhe i detyroi autoritetet të evakuojnë mijëra pushues nga hotelet dhe kampingjet, është vënë nën kontroll të pjesshëm, sipas burimeve lokale.

    Lajmi u njoftua nga autoritetet spanjolle sot në mbrëmje, duke sqaruar se turistët tani mund të kthehen.

    Situata tani është ‘stabilizuar’, tha Antonio Sant, kreu i sigurisë për qeverinë rajonale andaluziane, duke shtuar se personat që u evakuan janë kthyer në vendet e tyre të mëparshme.

    Zjarri nisi të martën pasdite në një kamping në malin La Pena, disa kilometra larg vendpushimit të Tarifës, por u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, por për fat të mirë pa raportuar viktima. Autoritetet lokale evakuan, rreth 1550 persona nga kampingjet, hotelet dhe akomodimet e tjera turistike, si dhe nga plazhet në zonë.

  • Flakët në Finiq vihet nën kontroll pas disa orësh aksioni! Vatër zjarri edhe në varrezat e fshatit Dhërmi

    Flakët në Finiq vihet nën kontroll pas disa orësh aksioni! Vatër zjarri edhe në varrezat e fshatit Dhërmi

    Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.

    Flakët dogjën sipërfaqe të tëra me shkurre dhe bimësi pyjore. Vatra u raportua prej orës 11:00 të ditës së sotme dhe grupet operacionale u hodhën në terren. U bënë edhe evakuime nga fshati Cerkovinë, ku kishte rrezik më të shtuar nga flakët. Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës.

    Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit.

    Prej disa orësh efektivët janë në terren, duke luftuar zjarrin dhe duke shoqëruar banoret brenda perimetrit të caktuar të sigurisë. Në Cerkovinë njoftohet se rreziku ka kaluar.

    Aktualisht nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në fshatrat përreth.

    Vatër zjarri pati edhe në Dhërmi të Himarës në orët e mbrëmjes. Zjarri u raportua pranë varrezave të fsatit. Autoritetet dhe zjarrfikësja u njoftuan për të vepruar menjëherë, që vatra të mos përhapej.

  • Tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

    Tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive.
    Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona të tjera.
    Sipas AKMC-së, vatrat e zjarrit janë ende aktive në:
    Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri po izolohet dhe është nën kontroll.
    Mali i Allushit, bashkia Klos.
    Skërficë, bashkia Delvinë, ku efektivët zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura po punojnë thellë në zonën e djegur për të izoluar vatrat e mundshme.
    Bolenë, bashkia Himarë.
    Gumenicë, bashkia Selenicë.
    Dhorës, bashkia Skrapar.
    Lusën, bashkia Kukës.
    Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë në koordinim të plotë me autoritetet vendore për të vënë situatën nën kontroll.
    Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

  • Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

    Situata me zjarret/ Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, ja vatra ende aktive

    Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.
    Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.
    Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.
    Autoritetet vendore mbeten në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin e flakëve, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë për zjarr.
     

  • Zjarret nën kontroll, Çako: Falënderim për mbështetjen ndërkombëtare dhe sakrificën e forcave vendase

    Zjarret nën kontroll, Çako: Falënderim për mbështetjen ndërkombëtare dhe sakrificën e forcave vendase

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi se situata e zjarreve në vend është aktualisht nën kontroll. Nga baza ajrore e Kuçovës, ai falënderoi ekuipazhin hungarez, i cili për katër ditë mbështeti forcat shqiptare në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit.
    “Pas disa ditësh operacion, ndodhemi në bazën e Kuçovës, ku kemi pasur mundësi të falenderojmë dhe të përcjellim ekuipazhin hungarez, i cili mori pjesë prej katër ditësh në mbështetje të ekuipazheve tona për menaxhimin e zjarreve në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, situata e zjarreve është në kontroll. Kanë qenë dy ditë shumë të ngarkuara, dy ditë dhe netë, sidomos mbrëmja dhe nata ka pasur një intensitet të jashtëzakonshëm zjarresh, çka ka bërë të domosdoshme aktivizimin dhe organizimin e të gjithë forcave të strukturave operacionale të nivelit vendor, qendror, të forcave të armatosura të policisë së shtetit dhe gjithçka ka qenë e nevojshme, ashtu sikurse aktualisht vazhdojnë të jenë në operim në terren”, tha Çako.
    Sipas tij, ndër vatrat më problematike kanë qenë ato në Malin e Shpiragut, zonën e Shashicës në Vlorë mbi Kaninë, si dhe në Bulqizë, Brosh dhe Piqeras. Në disa raste është dashur edhe evakuimi i banorëve, për të garantuar sigurinë e tyre, derisa situata është stabilizuar dhe ata janë rikthyer në banesat e tyre.
    Çako theksoi se dita e sotme ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm në situatën e zjarreve, edhe falë kushteve më të favorshme atmosferike.
    “Disa nga vatrat më problematike, të cilat kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe normalitetin e banorëve ka qenë në Malin e Shpiragut, në disa fshatra, në qytetin e Vlorës, në Malin e Shashicës, mbi Kaninën. Po ashtu, problem ka pasur në Bulqizë. Por edhe në Brosh, edhe në Piqeras, ku ka pasur prezencë të shtuar të forcave dhe të strukturave, të cilët kanë mundur në mënyrë të jashtëzakonshme, së pari të sigurojnë jetën e qytetarëve dhe vendbanimet e tyre. Kur jo në pak raste është dashur dhe ka dalë e nevojshme evakuimi i banorëve, derisa situata është normalizuar dhe është bërë rikthimi i tyre në vendbanimet e tyre. Vlen të theksohet fakti që dita e sotme është me një përmirësim të konsiderueshëm të vatrave të zjarrit, ndonëse kemi ende një numër të madh të tyre, po monitorohen me forca të shumta. Dhe falë ndryshimit edhe të kohës, jemi në një situatë krejt të favorizueshme që shpresojmë ta menaxhojmë në nivel kombëtar pa dëme dhe rreziqe për qytetarët tanë”, tha Çako.
    Duke vlerësuar punën e bërë nga të gjitha strukturat, Çako shprehu mirënjohje të veçantë për komandën e bazës së Farkës dhe pilotët shqiptarë.
    “Një falënderim i jashtëzakonshëm për komandantin Vini dhe të gjithë stafin e pilotëve heroikë, të cilët kanë punuar dhe kanë sakrifikuar gjithçka këto ditë, duke ardhur në ndihmë qytetarëve, duke mbështetur strukturat operacionale në momentet më kritike, ndaj dhe falenderoj komandant Vinin”, tha Çako.

  • Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

    Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

    Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll.Jo vetëm që nuk janë vendosur nën kontroll, por mesa duket vatra e zjarrit është përhapur edhe më tej.
    Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.
    Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t’i vendosin nën kontroll.
    Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.