Tag: kontroll

  • Vihen nën kontroll flakët tek Syri i Kaltër, disa vatra aktivizohen herë pas here

    Vihen nën kontroll flakët tek Syri i Kaltër, disa vatra aktivizohen herë pas here

    Aktualisht, zona e Syrit të Kaltër konsiderohet e paprekur nga zjarret.

    Ka vatra që aktivizohen herë pas here, por autoritetet raportojnë se situata mbetet nën kontroll.
    Forcat e zjarrfikësve dhe patrullat e terrenit vazhdojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar që situata të qëndrojë stabile.
    Vizitorët dhe banorët këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin zonat e rrezikshme.

    Top Channel

  • Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata vendoset nën kontroll

    Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata vendoset nën kontroll

    Flakët e zjarrit që pushtuan malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat të Gjirokastrës, aktualisht janë vënë nën kontroll.
    Falë ndërhyrjes nga ekipet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit është bërë e mundur që zjarri që u përhap nga Delvina të fiket plotësisht. Në mbështetje të tre reparteve zjarrfikëse kanë qenë edhe efektivë të Forcave të Armatosura si edhe banorë të zonës.
    Megjithatë pavarësisht vendosjes nën kontroll të situatës dhe neutralizimit të vatrës së zjarrit, një nga grupet e zjarrfikëses Gjirokastër do të qëndrojë në zonë për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.

  • I ndodhi edhe kjo! Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll

    I ndodhi edhe kjo! Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll

    Leonardo DiCaprio u përball me policine!
    Teksa ndodhej në Ibiza, policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.
    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti. Urdhri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.

  • Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët

    Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët

    Vatra e zjarrit në Majën e Zezë, brenda Parkut Natyror Munellë, është izoluar nga forcat zjarrfikëse, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjësve të njësisë administrative dhe banorëve vendas.

    Falë bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.
    Aktualisht, puna është përqendruar në shuarjen e trungjeve të pemëve dhe barishteve të mbetura, me qëllim që të parandalohet çdo përhapje e mundshme e zjarrit në zona të tjera të parkut.

    Top Channel

  • 500 turistë u evakuuan/ Beteja me flakët, vihet nën kontroll zjarri te Syri i Kaltër

    500 turistë u evakuuan/ Beteja me flakët, vihet nën kontroll zjarri te Syri i Kaltër

    Zjarri që përfshiu dje zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku u evakuuan rreth 500 turistë, është arritur të vihet plotësisht nën kontroll.

    Forcat zjarrfikëse dhe mjetet ajrore kanë ndërhyrë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës, duke shmangur përhapjen në zonat përreth.
    Aktualisht, vëmendja e emergjencave është përqendruar në dy vatra të tjera aktive, një mbi fshatin Pecë dhe tjetra pranë fshatit Kardhikaq, ku vijon puna për shuarjen e flakëve.

    Top Channel

  • Situatë emergjente në pyjet e Gramshit, terreni i thepisur vështirëson vënien nën kontroll të flakëve

    Situatë emergjente në pyjet e Gramshit, terreni i thepisur vështirëson vënien nën kontroll të flakëve

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik.

    Vatra është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa.
    Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.
    Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.
    Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët.

    Top Channel

  • Zjarre masive në mbarë Europën! Spanja, Italia dhe Franca në vështirësi

    Zjarre masive në mbarë Europën! Spanja, Italia dhe Franca në vështirësi

    Flakë të tilla masive janë përhapur këto ditë thuajse në të gjithë Spanjën, ashtu si në vende të tjerë të Europës jugore.
    Pamjet janë filmuar në Karusedo, në rajonin veriperëndimor të Kastijas dhe Leonit, aty ku zjarret e mëdhenj, kërcënojnë zonat e banuara, që në rastin e kësaj qyteze mbrohen si trashëgimi botërore.

    Zjarret e shumtë kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 1 mijë e 400 banorë në gjithë rajonin, ndërsa erërat e fuqishme, temperaturat e larta dhe thatësira punojnë në dëm të zjarrfikësve që ende nuk i kanë vënë flakët nën kontroll. Navarra është një tjetër rajon verior i Spanjës që po përballet me disa vatra zjarresh të mëdhenj, këto ditë.
    Në Itali, mes dhjetëra vatrave në gjithë vendin, më e madhja e momentit është ajo e parkut kombëtar në malin Vezuvit në jug, ku flakët kanë shkrumbuar mbi 500 hektarë dhe ekipet e emergjencës nuk po e venë dot nën kontroll prej 3 ditësh.
    Ndërsa në Francë, zjarri i madh në provincën jugore Ode, i konsideruar si më i madhe në më shumë se 7 dekada e që dogji një sipërfaqe më të madhe se Parisi, është vënë nën kontroll, por për shkakt të të nxehtit ekstrem, autoritetet paralajmërojnë riaktivizimin.

  • Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

    Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

    Zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll këtë mëngjes.

    Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që zjarrfikësit po neutralizojnë vatrat e mbetura.
    Që pasditen e djeshme dhe gjatë natës së kaluar, era favorizoi përhapjen e flakëve, të cilat iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit.
    Në zonën e zjarrit, shkuan edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.

    Top Channel

  • Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, por evakuimet vijojnë

    Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, por evakuimet vijojnë

     

    Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat e forta pritet të vijonë përgjatë gjithë fundjavës.

    Të paktën 1 person humbi jetën, banesa e toka bujqësore u shkatërruan të premten, teksa zjarret pyjore të ushqyera nga erërat e forta shpërthyen rreth Greqisë, nga zonat pranë kryeqytetit deri në rajonet rreth zonës historike të Olimpit antik.

    Situata më e rrezikshme ishte në qytezën e vogël të Keratea, në jugperëndim të Athinës, ku zjarrfikësit zbuluan trupin e një burri të moshuar në një strukturë të djegur.

    Një brigadë zjarrfikësish atje tha të shtunën se flakët ishin nën kontroll, por ende vijonin. Policia shkoi derë më derë gjatë natës, për t’u siguruar se të gjithë banorët atje ishin evakuuar.

    Zjarre pati edhe në ishullin turistik të Kefalonias, të cilat po ashtu duket të jenë vënë nën kontroll.

    Me situtatë të ngjashme po përballet edhe Spanja, ku më shumë se 100 pjesëtarë të njësisë ushtarake të emergjencave ju bashkuan zjarrfikësve në San Bartolome de Pinares për të shuar flakët. Dhjetëra banorë u evakuuan teksa zjarri dogji 650 hektarë tokë.

    Linjat e trenave mes Madridit dhe Avilas u pezulluan e disa rrugë u mbyllën. Zjarri përfshiu edhe La Mezquiten e famshme të Kordobës në Spanjë. Xhamia e kthyer në Katedrale që konsiderohet një prej xhevahireve të arkitekturës islamike të shekullit të shekullit të 8. 

    Por, pas disa orëve, zjarrfikësit kanë mundur t’i shuajnë flakët.

     

  • Europa në luftë me zjarret, vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, por evakuimet vijojnë

    Europa në luftë me zjarret, vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, por evakuimet vijojnë

    Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat e forta pritet të vijonë përgjatë gjithë fundjavës.
    Të paktën 1 person humbi jetën, banesa e toka bujqësore u shkatërruan të premten, teksa zjarret pyjore të ushqyera nga erërat e forta shpërthyen rreth Greqisë, nga zonat pranë kryeqytetit deri në rajonet rreth zonës historike të Olimpit antik.
    Situata më e rrezikshme ishte në qytezën e vogël të Keratea, në jugperëndim të Athinës, ku zjarrfikësit zbuluan trupin e një burri të moshuar në një strukturë të djegur, shkruan A2.
    Një bridgadë zjarrfikësish atje tha të shtunën se flakët ishin nën kontroll, por ende vijonin. Policia shkoi derë më derë gjatë natës, për t’u siguruar se të gjithë banorët atje ishin evakuuar.
    Zjarre pati edhe në ishullin turistik të Kefalonias, të cilat po ashtu duket të jenë vënë nën kotnroll.
    Me situtatë të ngjashme po përballet edhe Spanja, ku më shumë se 100 pjesëtarë të njësisë ushtarake të emergjencave ju bashkuan zjarrfikësve në San Bartolome de Pinares për të shuar flakët. Dhjetëra banorë u evakuuan teksa zjarri dogji 650 hektarë tokë. Linjat e trenave mes Madridit dhe Avilas u pezulluan e disa rrugë u mbyllën. Zjarri përfshiu edhe La Mezquiten e famshme të Kordobës në Spanjë. Xhamia e kthyer në Katedrale që konsiderohet një prej xhevahireve të arkitekturës islamike të shekullit të shekullit të 8.
    Por, pas disa orëve, zjarrfikësit kanë mundur t’i shuajnë flakët.