Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të befasishëm në godinën e Arkivit te Shtetit.
Sipas pamjeve, forcat e rendit janë parë duke kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. Qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe te jashtme.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli. Kujtojmë që Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).
Tag: kontroll
-

Çfarë po ndodh tek Arkivi i Shtetit?/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, publikohen pamjet
-

Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen mbi 32 mijë euro, dy të proceduar
Dy persona janë proceduar pasi nuk deklaruan paratë në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia sekuestroi 32 mijë euro dhe 30 mijë lekë.
Në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar;
Ndërsa në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.
Njoftimi:
PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.
Sekuestrohen rreth 32 000 euro dhe 30 000 lekë, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, konkretisht:
-në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar;-në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Nuk deklaruan mbi 32 mijë Euro në kufi, procedohen dy persona në Kakavijë
Dy persona janë proceduar pasi nuk deklaruan paratë në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia sekuestroi 32 mijë euro dhe 30 mijë lekë.Në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar;
Ndërsa në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.
Njoftimi:
PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.
Sekuestrohen rreth 32 000 euro dhe 30 000 lekë, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, konkretisht:
-në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar;-në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-

Atentati në Shkodër, kontroll i befasishëm në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, gjenden 4 armë zjarri
Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.
Sipas informacioneve, mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur katër armë. Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici.
Në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Barush Bregu.
Në deklaratën e tij të parë, dhënë në polici, autori i krimit Ragip Gila është shprehur se objektivi i tij ka qenë vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.
gijotina.com/ -

“Rama i ka të gjitha në kontroll”/ Ngjarja e fundit në Shkodër, deputeti plas akuzat: A shkoni dot sot në Shkodër…?
Klevis Balliu fajëson drejtpërdrejt shtetin për situatën e rendit në vend, nisur nga ngjarja e fundit në Shkodër, ku dy persona u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati me armë në ambientet e një lokali.
I ftuar në një studio televizive, demokrati Balliu u shpreh se bandat kanë marrëveshje me qeverinë dhe kjo është e vetmja arsye përse janë fuqizuar.
“Situata i ka shpëtuar shqiptarëve, Rama i ka të gjitha në kontroll. Nëse do të kishim një shtet, sot këto raste nuk do t’i shihnim. Ne shohim 6000 forca në një televizion. Nuk është vetëm Shkodra. Kjo ka ndodhur në Memaliaj, në Don Bosko. Po hanë kokat e shqiptarëve. Si mund të mos ketë reagim. Janë fëmijët e pasigurt.
A shkoni dot në Shkodër për të pirë një kafë. Ai është vëllai i Denisit që merrte porosi nga Pëllumb Gjoka që Rama e shpalli investitor strategjik. Qeveria është në orar të punës me kriminelët e vet. Nëse qeveria do, në një vend kaq të vogël, këta zhduken si minj. Bandat nuk kanë trimëri, largohen si minj. Kur një kartel ka mbështetjen e qeverisë bëhet i fuqishëm. Këtë e liruan nuk iu duk i rrezikshëm. Metën dhe Berishën i mbajtën në arrest. Burgjet i kontrollon mafia”, tha Balliu. -

Situata me zjarret, vihet nën kontroll vatra në Bogovë, vijon monitorimi
Pamje nga aksioni i fikjes së zjarrit
SKRAPAR– Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatra e zjarrit që u aktivizua gjatë natës në fshatin Bogovë të Skraparit është vënë nën kontroll. Në këtë aksion morën pjesë efektivë të shumtë të forcave të armatosura, ndërsa situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:
Informacion mbi situatën e zjarrit në Bogovë Skrapar.
Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.
Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.
Morën pjesë në aksion:
30 efektivë të FA
22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan.
20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.
Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut. -

Situata me zjarret, vihet nën kontroll vatra në Bogovë

Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit, vijon monitorimi
Ministria e Mbrojtjes njofton se vatra e zjarrit në zonën e Bogovës, në Skrapar, është vënë plotësisht nën kontroll.
Pas disa orësh pune intensive në terren, forcat operacionale kanë siguruar të gjithë perimetrin e jashtëm të zjarrit dhe kanë ndalur përhapjen e flakëve.
Mësohet se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 05:30, dhe përfshiu një numër të madh forcash nga disa institucione.
Në terren kanë qenë të angazhuar:
• 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA 22)
• 7 mjete zjarrfikëse nga Skrapari, Berati dhe Poliçani
• 20 punonjës të bashkisë
• 5 punonjës të shërbimit pyjor
• 15 punonjës të shërbimeve të tjera mbështetëseFalë koordinimit mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë, u arrit të izolohej zjarri dhe të shmangej përhapja drejt zonave të banuara apo me rrezik të lartë.
-

Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Një zjarr i fuqishëm ra pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan shpejt dhe mbërritën në vendngjarje me katër automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Po vijon puna për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.Top Channel
-

“Askush nuk është mbi ligjin”/ FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton
FBI-ja kreu një kontroll të autorizuar nga gjykata në shtëpinë e ish- këshilltarit të Donald Trump, John Bolton si pjesë e një hetimi të sigurisë kombëtare.
CNN shkruan se FBI-ja u pa duke folur me një person në verandën e shtëpisë dhe të paktën katër deri në gjashtë agjentë u panë duke hyrë brenda.
Në një postim në mediat sociale, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shkroi se agjentët ishin “në mision”, por nuk ishte e qartë nëse ai po i referohej kërkimit.
“ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentë të FBI-së në mision”, shkroi Patel.
FBI-ja nuk pranoi të komentojë mbi kërkimin.Top Channel