Tag: kontroll

  • Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 iPhone në dyert e dusheve, i përkisnin 3 të dënuarve (EMRAT)

    Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit/ Gjenden 5 iPhone në dyert e dusheve, i përkisnin 3 të dënuarve (EMRAT)

    Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. 
    Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. 
    Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1, përcjell A2 CNN. 
    Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi. 
    Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion. 
     
     

  • LAJM I FUNDIT/ Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë

    LAJM I FUNDIT/ Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë

    Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
    Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.
    Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

    Top Channel

  • “SPAK hedh sytë nga Dulaku”, Lala zbulon prapaskenat e dosjes që po trondit kupolën e shtetit:Fijet çojnë në Presidencë

    “SPAK hedh sytë nga Dulaku”, Lala zbulon prapaskenat e dosjes që po trondit kupolën e shtetit:Fijet çojnë në Presidencë

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku. Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë. E ftuar në një emision televiziv, Lala theksoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë.
    “Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës. Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.
    Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes. Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre. Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve. Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.

  • SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit, dyshime për zyrtarët e lartë

    SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit, dyshime për zyrtarët e lartë

    SPAK “mësyn” te Dulaku, Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit, dyshime për zyrtarët e lartë
    Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë.
    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ndërsa shtoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë.
    Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit.
    Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguraur të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paraditë deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati, është shtetas i Kosovës.
    Është pyetur zonja Olta Xhaçka. Dyshohet se ka patur rol edhe Presidenti aktual në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.
    Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes.
    Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre.
    Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve.
    Është zoti Begaj, që ka edhe kallëzim tjetër. Është histori që përfshin numër të lartë të zyrtarëve. Pavarësisht pretendimit të zotit Rama, prokuroria ka dyshime se ka aferë”, deklaroi Lala.

  • Kontroll i ‘hekurt’/ Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

    Kontroll i ‘hekurt’/ Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

    Një i huaj u arrestua dje në mbrëmje nga oficerët e policisë së Nëndrejtorisë të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, ndaj të cilit u ngrit një çështje penale për shkelje të ligjit për armëmbajtje pa leje.
    Konkretisht, gjatë një kontrolli nga oficerët grekë të Doganës së Mavromatit (Qafë-Botë) gjatë daljes së të huajit nga vendi, ata gjetën në posedim të tij një hark me 21 shigjeta, si dhe një thikë me gjatësi totale prej 28 centimetrash, të cilat iu konfiskuan.
    I arrestuari u shoqërua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

  • Putin: Kemi marrë në kontroll rreth 5000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë

    Putin: Kemi marrë në kontroll rreth 5000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë

    Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor në Ukrainë, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë.
    Lideri i Kremlinit theksoi se Moska vazhdon të mbajë iniciativën strategjike në fushëbetejë.
    Duke komentuar goditjet ukrainase në territorin rus, Putin tha se Kievi po përpiqet të sulmojë objektiva jo-ushtarake në thellësi të Rusisë, por sipas tij, këto përpjekje nuk do të ndryshojnë ekuilibrat e përgjithshëm të luftës.

    Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përdor cisternat e naftës për mbledhje informacioni dhe për kryerjen e operacioneve sabotuese.
    Në një postim në aplikacionin Telegram, pas një informimi që mori nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës, Zelensky tha se Ukraina po bashkëpunon ngushtë me aleatët në këtë çështje.
    “Sot, rusët nuk i përdorin cisternat vetëm për të financuar luftën, por edhe për mbledhje informacioni dhe madje për operacione sabotimi. Kjo mund të ndalet plotësisht,” shkroi ai.

  • Masat për mbrojtjen e territorit, Gjyli: Duhet të kemi kontroll mbi territorin dhe kryesisht mbi shkollat

    Masat për mbrojtjen e territorit, Gjyli: Duhet të kemi kontroll mbi territorin dhe kryesisht mbi shkollat

    Analistja Arsejda Gjyli flet për masat e ndërmarra nga qeveria gjatë verës dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit mes kontrollit të territorit dhe respektimit të privatësisë së qytetarëve. Ajo thotë se kontrolli i territorit duhet të bëhet në një mënyrë shumë të kujdesshme, që të mbajë një lloj balance ndërmjet domosdoshmërisë për të kontrolluar veprimtari që janë ilegale apo informale.
    ”Nga ana tjetër moscënimi i njerëzve apo i jetës së përditshme që qytetarët duhet të kenë për të mbrojtur apo për të ruajtur atë që quhet privatësia dhe është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese. Ne duhet të kemi kontroll mbi territorin, kontroll në shkolla, kontroll në përditshmëri për të evidentuar dhe për të kapur fenomene të cilat duhen gjurmuar dhe nga ana tjetër duhen sulmuar që në fillim, në mënyrë që ato të mos arrijnë të çojnë në përmasa shumë të mëdhaja.
    Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që kjo nuk duhet të shkojë në kundërshti me të drejtën e çdo individi për të pasur privatësi, që do të thotë në momentin që ti je në një ambient ku nuk do të doje të filmoheshe dhe këtu duhet të bësh një kontratë paraprake me individin për ta filmuar e regjistruar, patjetër çdo njeri ka atë të drejtën e tij legale për të shkuar në gjykatë për të kërkuar të drejtën e vetë kur është filmuar në një moment ku ai nuk do të donte të filmohej”, u shpreh Gjyli.

  • SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontroll në banesën e ‘Rrumit’

    SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontroll në banesën e ‘Rrumit’

    SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit

    Burime policore ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
    Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.
    ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

    Top Channel

  • Ngjitur me SPAK/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, çfarë po ndodh te Arkivi i Shtetit?

    Ngjitur me SPAK/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, çfarë po ndodh te Arkivi i Shtetit?

    Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të befasishëm në godinën e Arkivit te Shtetit.
    Sipas pamjeve, forcat e rendit janë parë duke kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. Qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe te jashtme.
    Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli.
    Kujtojmë që Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).
     

  • Kontrolle nga njësia anti-eksploziv. Çfarë po ndodh tek Arkiva e Shtetit?

    Kontrolle nga njësia anti-eksploziv. Çfarë po ndodh tek Arkiva e Shtetit?

    Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të në godinën e Arkivit te Shtetit. 
    Nga pamjet e publikuara forcat e rendit janë duke bërë kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. 
    Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli.  Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).