Tag: kontroll

  • SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, Xhovana: Shtet ordiner! Sekuestruan telefonat e prindërve

    SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, Xhovana: Shtet ordiner! Sekuestruan telefonat e prindërve

    Alda dhe Xhovana Nikolli

    TIRANË-Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton ajo me motrën e saj në Elbasan. Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj.
    “Nuk e di po të vijnë kontroll në shtëpi, të shkatrrohet banesa…të ushtrohet presion dhe të sekustrohen sende private pa urdhër të Gjykatës veç këtë shtet ordiner kam parë. Përveç kësaj të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje ti sekustrohet telefoni nënës dhe babës pa pikë lidhje…mundësisht tu shku në SPAK pothuajse çdo ditë, duke u pyetur e duke ushtruar presion psikologjik mbi mua,”-shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

    POSTIMI

    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ushtruoi një ditë më parë (28 mars) kontroll në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kontrolli është bërë disa muaj pasi dy motrave iu vendos tritol në shkallën e pallatit, nga shpërthimi i lëndës plasëse humbi jetën fqinji i tyre, Enea Themollari. Pas shpërthimit të ndodhur, Alda Nikolli dha një intervistë në media dhe u shpreh se dyshimet i kishte tek i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, me të cilin kishte kontaktuar, edhe pse ai aktualisht është në burg./ZËRI

    whatsapp image 2025 03 29 at 135428

    0 500 1743240102xxh 175

  • Mikrokreditë, forcohen rregullat/ Ekspertja e ekonomisë: Kontroll më i fortë ndaj shkeljeve

    Mikrokreditë, forcohen rregullat/ Ekspertja e ekonomisë: Kontroll më i fortë ndaj shkeljeve

    Banka e Shqipërisë do të forcojë rregullat e funksionimit të institucioneve financiare jo-banka. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se ndryshimet ligjore, që synojnë të mbrojnë konsumatorët pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2025 dhe parashikohet të ndërhyjnë sidomos në filtrim të klientëve, por edhe në uljen e normave të interesit.
    Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, u shpreh se kjo nismë është një hap i rëndësishëm pasi në qendër të vëmendjes është mbrojtja e interesit të qytetarëve.
    “Janë hapa të rëndësishëm, që kanë filluar të bëhen që në muajin korrik edhe pse janë hapa disi të vonuar. Duhet të kishte një kontroll shumë herë më të fortë të historikut të tyre. Historiku na tregon se në duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet kontroll më i fortë ndaj shkeljeve”, tha ai.

    Ajo shtoi se këto filtra duhet të aplikoheshin më herët pa pritur, që të kishim probleme, të cilat kanë cenuar interesin e qytetarëve.
    “Tashmë është mirë që po bëhen, duhet të ishin marrë masa më herët pa shkuar te problemet”, u shpreh Nunaj.
    Sa i takon ndryshimit të ligjit, i cili jep “leje unike” për punëtorët që vijnë nga jashtë, Nunaj tha se ky është një hap i rëndësishëm pasi e ndihmon ekonominë dhe biznesin privat.
    “Absolutisht që po. Kërkesa e sektorit privat për numër më të lartë të të punësuarish, ka sjellë nevojën për të marrë nga jashtë. Një sektor tjetër gjykoj, përves turizmit dhe manifakturave, është bujqësia, e cila ka mungesë të thellë të punonjësve”, tha ajo.