Tag: kontroll

  • Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

    Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

    Që nga muaji dhjetor i vitit 2024 nuk është duke u realizuar asnjë monitorim apo kontroll zyrtar i cilësisë së karburanteve në tregun e brendshëm në Kosovë.
    Kështu alarmon Jakup Gashit, i cili është edhe pronar i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”. Sipas tij, kjo mungesë e mbikëqyrjes përbën një vakum të thellë institucional dhe paraqet rrezik serioz në disa drejtime kyçe.
    Gashi liston edhe pasojat derisa përmend mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin dhe mjedisin dhe konkurrencën e ndershme në treg.
    “Mbrojtjen e konsumatorit – Mungesa e kontrolleve nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë që produktet e naftës të mos përmbushin standardet ligjore dhe teknike, gjë që cenon të drejtën e qytetarëve për produkte të sigurta dhe cilësore.
    Shëndetin dhe mjedisin – Derivatet e cilësisë së dobët ndikojnë negativisht në ambient dhe mund të shkaktojnë ndotje të shtuar të ajrit si dhe dëmtime në motorët e automjeteve.
    Konkurrencën e ndershme në treg – Operimi pa kontroll të cilësisë krijon një avantazh të padrejtë për subjektet që importojnë ose tregtojnë karburante me cilësi të ulët dhe çmim më të lirë, duke dëmtuar operatorët që respektojnë standardet dhe rregulloret”, shkruan Gashi.
    Ai tutje pohon se pavarësisht detyrimeve ligjore që i takojnë institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së karburanteve, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për të garantuar standardet e duhura në këtë sektor jetik për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
    “Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin urgjentisht masa për rivendosjen e kontrolleve të rregullta të cilësisë së derivateve të naftës dhe të garantojnë transparencë të plotë për opinionin publik në lidhje me këtë çështje”, thotë tutje.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Bushati: Rama kontrollon 95% të mediave, ndryshe do t’i kishte dalë boja në këtë fushatë

    Bushati: Rama kontrollon 95% të mediave, ndryshe do t’i kishte dalë boja në këtë fushatë

    Në një analizë mbi klimën politike dhe mënyrën se si po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit në vendin tonë, analisti Andi Bushati deklaroi se Edi Rama nuk do të mund të mbante këtë lloj fushate po të mos kishte nën kontroll pjesën dërrmuese të mediave në vend. Në emisionin ‘Çim Peka Live’, Bushati u shpreh se Rama sot është ndryshe nga ai i vitit 2013, kur ende nuk kishte gjithë makinerinë propagandistike në dorë dhe mbështetej në mesazhe sociale, për barazi e drejtësi.
    “Kur nuk i kishte të gjitha mediat, fliste për lypsa, për solidaritetin, për sindikatat. Sot flet vetëm për biznesin”, u shpreh Bushati.
    Ai gjithashtu, kujtoi se Rama dikur e quante Enver Hoxhën “të madh” për mënyrën se si kishte trajtuar ballistët, dhe kjo, sipas tij, tregon një rrënjë të thellë të propagandës si mjet pushteti.
    Sipas tij, ndryshe nga Rama, opozita zhvillon një fushatë tradicionale, me premtime konkrete si rritja e minimumit jetik, që, sipas tij, duhet të jetë edhe objekt diskutimi real në vend, përtej propagandës.
    Bushati: “Rama e tregonte edhe në ato fillimet e karrierës së tij. Thoshte: Uaa sa i madh ky Enveri, çfarë i bëri ballistave. Nuk i tha as tradhtarë, as kriminelë, por i tha si kështu parazitë që hanin pula, zhgërryeshin. Në fakt u krijuan breza të tërë me mendjen bosh.
    Dhe Rama do t’i dilte boja me këtë lloj fushate po mos të kishte 95% të audiencës televizive që e komandon vet. Kështu ndodh në çdo regjim. Kap fushatën e Edi Ramës, kur nuk i kishte të gjitha mediat nën kontroll. Në 2013 që i duhej të mundte Sali Berishën. Po e dëgjove sot Edi Ramën që e ka të gjithë makinerinë e propagandistikës nën kontroll thotë: Çfarë sindikatash, ku ka e majtë sot, vetëm të ecë biznesi.
    Atëherë qante tek studio e Çanit dhe thoshte: Unë si i majtë, kur e shoh një lyps në rrugë nuk them sa mirë e gjeti se këtë meriton, por them si t’i japim dorën ta ngremë këtë lyps dhe ta bëjmë pjesë të shoqërisë.
    Filloi propogandë, fliste për taksimin, fliste për pabarazinë shoqërore. Pra, se ti duhet të jesh i vërtetë kur nuk kontrollon gjithë përrallën që ta ngrenë mediat në funksionin tënd.
    Edhe PD sot mund të gënjejë, por gënjen dhe bën propozime. Ka fushatë tradicionale. Dhe ne sot duhet të mblidheshim dhe të thoshim: ore, e bën dot Saliu po erdhi në pushtet minimumin jetik 200 euro? Kjo është të bësh një fushatë tradicionale”

  • Kapen me 12 kg drogë, arrestohet shqiptari dhe italiania

    Kapen me 12 kg drogë, arrestohet shqiptari dhe italiania

    Një kontroll i zakonshëm policor në autostradën A1 Autostrada del Sole ka çuar në një kapje të konsiderueshme droge, duke zbuluar 12 kilogramë marijuanë në një automjet të drejtuar nga një shtetas shqiptar.
    Ngjarja ndodhi në zonën e shërbimit Badia al Pino Ovest, ku një patrullë e policisë rrugore e Arezzo-Battifolle, gjatë një inspektimi rutinë, ndaloi një Citroen C3 të dëmtuar që po udhëtonte në drejtim të jugut. Brenda makinës ndodheshin një 35-vjeçar shqiptar, rezident legal në Itali, dhe e dashura e tij italiane 23-vjeçare.
    Sipas raportimeve, çifti pretendoi se ishin nisur për pushime, por sjellja e tyre e nervozuar ngriti dyshime tek policia, e cila vendosi të kryejë një kontroll të hollësishëm. Gjatë inspektimit të bagazhit, oficerët zbuluan një karrocë të madhe udhëtimi, nga e cila vinte një erë e fortë karakteristike marihuane.
    Brenda valixhes u gjetën 12 qese plastike të mbyllura me vakum, të mbushura me 12 kilogramë marijuanë, një sasi që në tregun e rrugës vlerësohet rreth 120,000 euro. Të dy të rinjtë kanë pasur më parë precedentë penalë dhe menjëherë u arrestuan, duke u dërguar në burg në Arezzo dhe Firence.
    Autoritetet gjyqësore kanë nisur hetimet për rastin, ndërkohë që, siç kërkohet nga ligji, theksohet se të dy të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar dhe të formës së prerë nga gjykata.

  • Kapen me 12 kg marijuanë, arrestohen çifti shqiptaro-italian në Itali

    Kapen me 12 kg marijuanë, arrestohen çifti shqiptaro-italian në Itali

    Një kontroll i zakonshëm policor në autostradën A1 Autostrada del Sole ka çuar në një kapje të konsiderueshme droge, duke zbuluar 12 kilogramë marijuanë në një automjet të drejtuar nga një shtetas shqiptar.

    Ngjarja ndodhi në zonën e shërbimit Badia al Pino Ovest, ku një patrullë e policisë rrugore e Arezzo-Battifolle, gjatë një inspektimi rutinë, ndaloi një Citroen C3 të dëmtuar që po udhëtonte në drejtim të jugut. Brenda makinës ndodheshin një 35-vjeçar shqiptar, rezident legal në Itali, dhe e dashura e tij italiane 23-vjeçare.

    Sipas raportimeve, çifti pretendoi se ishin nisur për pushime, por sjellja e tyre e nervozuar ngriti dyshime tek policia, e cila vendosi të kryejë një kontroll të hollësishëm. Gjatë inspektimit të bagazhit, oficerët zbuluan një karrocë të madhe udhëtimi, nga e cila vinte një erë e fortë karakteristike marihuane.

    Brenda valixhes u gjetën 12 qese plastike të mbyllura me vakum, të mbushura me 12 kilogramë marijuanë, një sasi që në tregun e rrugës vlerësohet rreth 120,000 euro. Të dy të rinjtë kanë pasur më parë precedentë penalë dhe menjëherë u arrestuan, duke u dërguar në burg në Arezzo dhe Firence.

    Autoritetet gjyqësore kanë nisur hetimet për rastin, ndërkohë që, siç kërkohet nga ligji, theksohet se  të dy të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar dhe të formës së prerë nga gjykata.

  • “Paqe me shtetin, nuk do ketë kontroll burokratik”, Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset

    “Paqe me shtetin, nuk do ketë kontroll burokratik”, Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset

    Në Lezhë kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, ku tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Ai foli për një program dedikuar bizneseve që në një farë mënyre do ju ofrojë këtyre të fundit që të bëjnë “paqe” me shtetin.
    Bisedimet mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore do të nisin në qershor, ku bizneset do ftohen që të do paguajnë kontribut dhe nuk do të kenë më kontrolle apo inspektime nga institucionet. Ndërkohë që të gjitha ato biznese që nuk ka bërë deklarim të të ardhurave, ftohen që të deklarojnë të ardhurat e para 5 viteve, duke mos marrë asnjë penaliteti dhe duke paguar 5% për këto të ardhura.
    “Rritja e vlerës së pasurisë këtu do të jetë gjithmonë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë. Qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznes, për të shpjeguar një plan për paqen fiskale, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin.
    Nëse biznesi dhe qeveria bien dakord që për vitet e ardhme unë si biznes do paguaj këtë që kam punuar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë institucionet marrin përsipër që nuk do kesh asnjë kontroll burokratik. Deklarimi i të ardhurave prej 5 vitesh, ti deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti dhe duke paguar vetëm 5% mbi ato të ardhura. Kjo është një iniciativë e fortë për biznesin, por dhe për shtetit që të gjitha të ardhurat të dalin në dritë. Janë dhe disa elemente që do diskutohen për gjobat e prapambetura etj. Nuk është për këtë muaj dhe në Qershor do fillojmë procesin”, tha kryeministri Rama.

  • Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset: Nuk do ketë kontroll burokratik

    Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset: Nuk do ketë kontroll burokratik

    Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë në një takim me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, ku tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Ai foli për një program dedikuar bizneseve që në një farë mënyre do ju ofrojë këtyre të fundit që të bëjnë “paqe” me shtetin.
    Bisedimet mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore do të nisin në qershor, ku bizneset do ftohen që të do paguajnë kontribut dhe nuk do të kenë më kontrolle apo inspektime nga institucionet. Ndërkohë që të gjitha ato biznese që nuk ka bërë deklarim të të ardhurave, ftohen që të deklarojnë të ardhurat e para 5 viteve, duke mos marrë asnjë penaliteti dhe duke paguar 5% për këto të ardhura.
    “Rritja e vlerës së pasurisë këtu do të jetë gjithmonë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë. Qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznes, për të shpjeguar një plan për paqen fiskale, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin.
    Nëse biznesi dhe qeveria bien dakord që për vitet e ardhme unë si biznes do paguaj këtë që kam punuar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë institucionet marrin përsipër që nuk do kesh asnjë kontroll burokratik. Deklarimi i të ardhurave prej 5 vitesh, ti deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti dhe duke paguar vetëm 5% mbi ato të ardhura. Kjo është një iniciativë  e fortë për biznesin, por dhe për shtetit që të gjitha të ardhurat të dalin në dritë. Janë dhe disa elemente që do diskutohen për gjobat e prapambetura etj. Nuk është për këtë muaj dhe në Qershor do fillojmë procesin”, tha kryeministri Rama.

  • Kontroll në shtëpinë e Gaz Pajës, ia ka blerë Erion Veliaj

    Kontroll në shtëpinë e Gaz Pajës, ia ka blerë Erion Veliaj

    Një aksion i papritur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit Gaz Paja.

    Çështja merr përmasa edhe më të mëdha, pasi rezulton se prona në fjalë është blerë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku banonte Gaz Paja, aktori i kthyer në investitor strategjik. Kjo gjë ngre dyshimet se kush emër i politikës fshihet pas Pajës pasi iu dha statusi i investitorit.

    Lajmi u bë publik nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Burimet flasin për një hetim të mundshëm që lidhet me përdorimin e banesës nga aktori dhe marrëdhëniet e tij me figura të rëndësishme të politikës.

    Deri më tani, nuk ka asnjë reagim publik nga Erion Veliaj apo Gaz Paja, ndërsa arsyeja konkrete e kontrollit nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet./JOQ/

  • Kontroll i BKH-së në godinën ku banon Veliaj, agjentët qëndrojnë mbi 2 orë

    Kontroll i BKH-së në godinën ku banon Veliaj, agjentët qëndrojnë mbi 2 orë

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë larguar pas më shumë se 2 orësh e 30 minutash kontroll në godinën ku jeton familja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
    Mediat raportojnë se kontrollet janë bërë në të njëjtën godinë ku ka banesën Veliaj, por në një apartament një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut.

  • Kontroll në zyrë dhe ndërhyrje në e-mail-et e prokurorëve, Xhafaj: Sajesa, asgjë nuk është e vërtetë

    Kontroll në zyrë dhe ndërhyrje në e-mail-et e prokurorëve, Xhafaj: Sajesa, asgjë nuk është e vërtetë

    Fatmir Xhafaj

    TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë aludimet që lidhen me kontroll zyre, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat për ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Xhafaj e konsideron situatën si një fushatë të njohur dhe të përsëritur ndaj figurës së tij, duke theksuar se nuk do të ndalet nga sulmet.
    “ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike,”-shkruan Xhafaj në reagimin e tij.
    Në reagimin e tij deputeti socialist përmendi gjithashtu kontributin e tij në proceset e rëndësishme si Reforma në Drejtësi dhe angazhimin aktual në Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin.
    REAGIMI:
    Kam ndjekur kohët e fundit një seri raportimesh në media, plot me të pavërteta, insinuata dhe aludime nga gojë të shthurura e gjuhë të zgjidhura politikanësh apo pseudo-analistësh, që kanë për qëllim veç të përbaltin figurën time. Ashiqare ngjan me një fushatë të orkestruar sulmesh, njësoj siç kanë bërë edhe më parë. Duke çmuar shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e medias të bëjë punën e vet, për të informuar publikun e për të garantuar transparencën dhe duke pasur e dëshmuar përherë respekt maksimal për njerëzit e medias, sulme të tilla nga disa intrigantë nuk më detyrojnë dot të hesht e as të ndërpres punën në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik. Aq më pak më zmbrapsin dot nga sfida e 11 majit për një kontratë të re besimi me qytetarët e Tiranës, që të vijoj të jem përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të çuar përpara angazhimet e mia publike përball zgjedhësve të mi. Sulme të tilla janë veçse pasqyra e dobësisë se atyre që i gatuajnë, kuzhinierët pa din e iman të çorbës së vjetër e të prishur që i serviret publikut nëpër kanale e portale. Mediat që shpërndajnë këto trillime janë shembull i pasqyrave të thyera që nxijnë e deformojnë realitetin për interesa okulte.
    ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike.
    Përballë tyre qëndroj i vendosur e me guxim sepse luftoj për atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Zgjedhësit e mi, socialistët me zemër më njohin mirë prandaj më kanë zgjedhur dhe do të më votëbesojnë sërish në 11 maj, pikërisht edhe për arsyen kuptimplotë, se unë nuk jam nga ai soj politikanësh e zyrtarësh që e kanë ndërtuar karrierën duke shkelmuar çdo standard njerëzor dhe etik, duke keqpërdorur mediat si mish për top për të goditur nën brez kundërshtarët politik ose edhe konkurentët apo duke keqpërdorur funksionet në politikë, drejtësi e gjetkë nëpër institucionet shtetërore. KURRË në këtë karrierë të gjatë politike, në asnjë rast nuk kam fyer e cënuar kërkënd në integritetin e tij personal e familjar, qofshin këta edhe kundërshtar të mi politik.
    Nuk është hera e parë për mua që përballem me këto sulme. Edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër kushdo që përpiqet të më njollosë nuk ka për t’ja dalë sepse e vërteta është më e fuqishme se çdo forcë e padrejtë që mund të përpiqen të përdorin. Çdo shpifje, çdo gënjeshtër, çdo dezinformatë apo çdo kallëzim i rremë është një mjet i dobët që dëshmon batakun ku kanë rënë një takëm njerëzish, individë të frustuar mendërisht, politikisht e moralisht, që veç të vërtetës dhe interesit publik nuk iu shërbejnë. Unë jam shumë krenar për kontributin tim në politikë, në Partinë Socialiste, në qeveri e legjislativ dhe veçanërisht në procese të rëndësishme jetike për vendin siç ishte Reforma në Drejtësi apo kjo që kemi ndërmarrë së fundi me Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Do të vazhdoj të bëj punën time me përunjësi e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe Partisë Socialiste për të garantuar fitoren në zgjedhjet e 11 majit dhe për të bërë njëherë e mirë të pakthyeshëm rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Në lidhje me ndërhyrjen në adresat e e-maileve të disa prokurorëve, nën arrest janë vendosur Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar. Sipas tyre, dosjet kanë mbetur të pacënuar. SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI

  • “Kemi ende kontroll të plotë të fatit tonë”, zv. trajneri i Interit pas barazimit: I paralajmërova lojtarët për Parmën

    “Kemi ende kontroll të plotë të fatit tonë”, zv. trajneri i Interit pas barazimit: I paralajmërova lojtarët për Parmën

    Interi ka hedhur një hap fals në kampionat. Zikaltrit kanë barazuar me shifrat 2-2 kundër Parmës, e cila ktheu lojën në favorin e vetë në pjesën e dytë të takimit. Zëvendëstrajneri i Interit ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të ndeshjes se skuadra e ka fatin ende në dorën e vetë. Ai ka shtuar se Interi nuk do të dorëzohet në asnjë kompeticion ku është duke garuar.
    “Parma nuk duhet ta kishte marrë mundësinë për të rihapur ndeshjen. Menaxhimi i zëvendësimeve? Lautaro është rikthyer nga një dëmtim dhe nuk ka 90 minuta në këmbë. Po përpiqemi të kursejmë energjitë tona për të shmangur dëmtimet.
    Ky ekip e tregoi në derbi që nuk dëshiron të heqë dorë nga asgjë dhe as ne si staf e si klub. Pas përfundimit të pjesës së parë i paralajmëruar lojtarët. I thamë që të mos e lejonin Parmën të kthehej në lojë. Ka keqardhje, por barazimi na lë ende në kontroll të plotë të fatit tonë”, ka thënë Masimiliano Farrisi./Sport Ekspres/