Tag: kontroll

  • Nuk ushtruan kontrolle për 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

    Nuk ushtruan kontrolle për 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

    Janë zbardhur emrat e pesë të arrestuarve në Kapshticë, mes të cilëve katër janë punonjës policisë në këtë pikë kufitare, pasi nuk ushtruan kontroll në një mjek ku po transportoheshin 6 kilogramë heroinë e ndarë në pako.
    Sipas AMP, në pranga kanë rënë shtatasit:
    1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec, shoferi i mjeteti ku u kap droga
    2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
    3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
    4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
    5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice
    Nga hetimet, u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në trafikun e lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues Valmir Balliun, ku ishte e fshehur heroina.
    Gjithashtu, janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.
    Njoftimi i AMP
    AMP arreston 4 punonjës policie dhe një shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
    Të arrestuar:
    1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)
    2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
    3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
    4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
    5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice
    Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.
    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.
    Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
    Për ankesa me Whatsapp 0694151511

  • Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

    Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

    Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut të Durrësit, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.
    Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të parandalimit dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.
    Sipas burimeve zyrtare, 2 prej aparateve janë gjetur brenda qelive, ndërsa 8 të tjerë janë kapur në ambientet e jashtme të burgut, në tentativë për t’u futur në regjimin e brendshëm të sigurisë.

  • Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë

    Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë

    Një kontroll i befasishëm është kryer në paraburgimin e Durrësit paraditen e sotme.
    Sipas tvklan mësohet se janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.
    Dy prej këtyre celularëve janë gjetur brenda nëpër qeli, ndërsa pjesa tjetër në rrethimin e jashtëm.
    Nuk dihet nëse këto 8 celularët e tjerë ishin tentativë për t’ua dhënë të burgosurve apo ishin të fshehura prej tyre në rrethimin e jashtëm.
    Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftimit kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

  • Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

    Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

    Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve.
    Paraprakisht informohet se gjatë kontrolleve të kryera në ambiente e qeli, janë sekuestruar të paktën 10 aparate celulari, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit dhe ishin futur ilegalisht.
    Ky aksion ditën e sotme (29 maj), është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga vetë kreu Klevis Qose, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

  • SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan, ja çfarë u zbulua

    SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan, ja çfarë u zbulua

    Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve socialist në Elbasan në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.
    Raportohet se kontrolli i banesës është kryer pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit dhe ligjvënësi i PS i përket legjislaturës së fundi.
    Sipas burimeve janë sekuestruan shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.
    Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
    Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
    Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal në fushatat elektorale.

  • Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

    Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

    Nga Fred Abrahams

    Ndërsa vendi po rrënohej pas rënies së skemave piramidale gjigante, Rama akuzoi Evropën se po zgjidhte stabilitetin afatshkurtër përmes një udhëheqësi të fortë, në vend që të investonte afatgjatë në demokraci dhe sundimin e ligjit.

    “Sot Shqipëria është rrëzuar për shkak të dështimit të evropianëve për të parë të vërtetën,” shkruante ai (faksimile poshte).

    Këto fjalë jehojnë fort sot – vetëm se tani, Rama është ai që ndodhet në pushtet, pasi sapo ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër dhe fundjavën e kaluar priti në Tiranë liderët evropianë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Artikulli i Ramës në New York Times, 15 mars 1997.

    Për të qenë të qartë, Shqipëria e vitit 2025 është shumë larg kaosit të vitit 1997 nën ish-Presidentin Sali Berisha, despotizmi i të cilit e çoi Shqipërinë buzë greminës. Por një element thelbësor i asaj epoke vazhdon të mbijetojë: përqendrimi i pushtetit tek një njeri i vetëm – gjithmonë një burrë – i cili dominon jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

    Në sipërfaqe, Shqipëria e sotme duket e transformuar. Rama, pa respekt për formalitetin dhe kozmopolit, kombinon atletet me kostume, gjunjëzohet në tapete të kuqe dhe u zgjat dorën  liderëve. Por pas dymbëdhjetë vitesh në pushtet, mjeshtëria e tij qëndron në menaxhimin e marrëdhënieve të jashtme, ndërsa mban kontroll të hekurt brenda vendit.

    Ky kontroll u forcua më 11 maj, kur Rama dhe Partia e tij Socialiste fituan bindshëm përballë opozitës së udhëhequr nga Berisha, duke bërë fushatë me platformën e anëtarësimit në BE. Samiti i EPC më pas u shndërrua në një paradë fitoreje.

    Çdo shtrëngim duarsh nga Meloni, Merz dhe Macron në Tiranë zbehu kritikat e mprehta për zgjedhjet të ngritura nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian: keqpërdorim i burimeve publike, presion mbi nëpunësit civilë dhe kontroll i thellë mbi mediat.

    Përtej zgjedhjeve, çdo përqafim ndërkombëtar legjitimon korrupsionin e rrënjosur dhe politikën oligarkike që ekziston përtej kullave luksoze që rrethojnë sheshin Skënderbej në Tiranë, ku – siç informon faqja zyrtare e EPC – “historia dhe identiteti modern i Shqipërisë ndërthuren.”

    Dinamika në Shqipëri ruan të njëjtat tipare të 35 viteve të fundit: hijeshi jashtë vendit, kontroll brenda tij. Në skenë, shohim sundim të ligjit, demokraci dhe vlera evropiane. Prapa skene, gjyqtarë të shantazhuar, media të blera dhe tendera të manipuluar.

    Që nga rënia e komunizmit, qeveritë perëndimore kanë treguar pak interes për demokracinë në këtë vend të vogël ballkanik, edhe pse kriteret demokratike janë pjesë e kërkesave për anëtarësim në BE. Ajo që ka më shumë rëndësi është që Shqipëria të sillet me përgjegjësi në rajon – sidomos për çështjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, siç bën Rama. Dhe që t’u përgjigjet thirrjeve kur është e nevojshme, si për shembull duke ndihmuar Italinë të anashkalojë ligjin e BE-së përmes dërgimit të emigrantëve dhe azilkërkuesve në kampe në Shqipëri.

    Diplomaci jashtë, dominim brenda.

    Ashtu siç paralajmëroi Rama në vitin 1997, liderët evropianë edhe një herë tregojnë një “dështim për të parë të vërtetën.” Ose ndoshta ata e shohin qartë – dhe zgjedhin të mos shohin fare.

    *Autori i këtij shkrimi në Euractiv, Fred Abrahams është autor i librit Modern Albania: from Dictatorship to Democracy. Ai ka mbuluar Ballkanin Jugor për Human Rights Watch nga viti 1993 deri më 2000.

  • Iu gjet kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

    Iu gjet kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

    Një shqiptar u arrestua nga policia e Savonas në Itali, pasi në momentin e ndalimit iu gjet lëndë narkotike dhe armë.
    Mediat italiane raportojnë se oficerët e policisë në momentin e ndalimit kanë kërkuar t’i bëjnë kontroll makinës së shqiptarit, por ky i fundit fillimisht nuk ka pranuar të abshkëpunojë.
    Menjëherë oficerët kanë filluar të dyshojnë, dhe më pas kanë nisur një kontroll të imtësishëm në mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari.

    Pas mjetit oficerët ushtruan edhe kontroll brenda lokalit, të menaxhuar nga 27-vjeçari, u lejuan atyre të kapnin disa doza narkotikësh të tipit kokainë, të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës së lokalit.
    Nën dritën e asaj që u zbulua, u kryen kontrolle në tre apartamente në pronësi të 27-vjeçarit. Pas këtyre, u gjet një sasi e madhe kokaine, pjesërisht në “gur” dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum dhe të vulosura me nxehtësi, me një peshë totale prej mbi 4 kilogramësh e 400 gramë.
    Në mbështetje të aktivitetit të paligjshëm, u gjetën gjithashtu para cash dhe materiale paketimi, si dhe dy peshore precize. Droga e sekuestruar, e cila ishte gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, vlerësohet të ketë një vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh, prandaj mund të thuhet se sekuestrimi ka përbërë një goditje të fortë për aktivitetin e trafikimit të drogës në këtë qytet.
    Përveç shkatërrimit të një aktiviteti të lulëzuar të trafikut të drogës, policia i gjeti të riut shqiptar edhe një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur siç duhet në një nga apartamentet, me karikatorin e saj dhe disa municione.

  • Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit që Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq

    Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit që Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq

    Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqenit të Ujmanit në veri të vendit, duke nxitur reagime nga Serbia, e cila tha se ndërtesa përdorej nga Kryqi i Kuq.
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se policia ka asistuar në aksionin për marrjen nën kontroll të këtij objekti. Vendimi i së martës është më i fundit në një sërë veprimesh të autoriteteve të Kosovës për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në territorin kosovar.
    Ditë më parë, ato morën nën kontroll objektin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut, si dhe mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.
    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e dënuan vendimin e autoriteteve kosovare, duke thënë se kanë ndërprerë punën e “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”.
    Petkoviq tha se ky është një objekt që është përdorur “ekskluzivisht për trajnimin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve në kurset e Kryqit të Kuq, trajnime në fushën e ndihmës së parë dhe shpëtimit, gara të ndryshme sportive, trajnime dhe ligjërata, akomodimin e turistëve dhe sportistëve që qëndronin në këtë pjesë të Kosovës”.
    “Ndërhyrja brutale e njësive të policisë së Kosovës në objektin në liqenin e Gazivodës, i cili i përket Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Metohisë, me urdhër të Albin Kurtit… përbën një shkelje të rëndë të të gjitha konventave ndërkombëtare përkatëse”, tha Lista Serbe në një reagim.
    Ajo tha se në këtë objekt, “Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Metohisë… gjatë viteve të veprimtarisë së tij ka bashkuar të gjitha komunitetet dhe ka ofruar ndihmë pa përjashtim anëtarëve të të gjitha komuniteteve – serb, shqiptar, rom, boshnjak dhe të tjerëve”.
    Ditë më parë, Bashkimi Evropian reagoi duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. REL/

  • Përgjimet e SPAK zbulojnë blerjen e votave nga eksponentë të PSD në Shkodër, hetim për korrupsion në zgjedhje dhe në…

    Përgjimet e SPAK zbulojnë blerjen e votave nga eksponentë të PSD në Shkodër, hetim për korrupsion në zgjedhje dhe në…

    Rigels Seliman
    Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, por ky proces jetik për demokracinë është rënduar nga hije të rënda dyshimi. Hetimet e fundit të SPAK kanë zbuluar përfshirjen e drejtpërdrejtë të disa eksponentëve politikë në blerje votash dhe manipulime elektorale. Qarku i Shkodrës dhe ai i Elbasanit janë kthyer në epiqendër të këtyre skandaleve, ku përmes përgjimeve dhe kontrolleve janë zbardhur tentativa për të deformuar vullnetin qytetar.
    Lista me emra, karta identiteti të mbledhura dhe shuma parash janë gjetur në duart e individëve të lidhur me struktura politike, duke vënë në alarm opinionin publik. Por këto veprime jo vetëm që rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve, por minojnë besimin e qytetarëve në të ardhmen demokratike të vendit. Pavarësisht mohimeve dhe deklaratave politike, faktet e nxjerra nga SPAK flasin qartë për një ndërhyrje të organizuar në procesin zgjedhor. Megjithatë në këtë sfond shqetësues, zgjedhjet e së dielës nuk janë thjesht një përballje partish, por një test për shtetin ligjor dhe drejtësinë shqiptare.
    Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër
    Edhe pse Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka mohuar lajmet për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të kësaj partie në veri të vendit, e vërteta qëndron ndryshe. Mësohet se me urdhër të gjyqtarit Erjon Bani, GJKKO ka ushtuar kontrolle në biznesin dhe makinën Benz Mercedes të kreut të PSD në Malësi të Madhe, Ardian Hysa për blerje votash. SPAK nxjerr blof Tom Doshin, GJKKO kontroll biznesit dhe mjetit të kreut Gjithashtu kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.
    Në dosje evidentohet se nga referimi që është bërë në SPAK nga oficerët e policisë gjyqësore të Shkodrës, hidhen dyshime se Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës. SPAK ka marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kanë referuar materialin hetimor, Besmir Çardaku dhe Esmira Kurtaj, të cilët kanë thënë se informacionin e kanë marrë nga 3 burime të ndryshme policore për përfshirjen e kryetarit të PSD në Malësi të Madhe në blerje votash. Policia ka zbardhur një komunikim të Ardian Hysës me qytetarin Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon favore në këmbim të votave, edhe të njerëzve të tij.
    Dialogu
    Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerëzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..”..” Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..”.
    Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”
    Pas disa minutash, shtetasit e mësipërm komunikojm në përsëri dhe shprehen se do të komunikojnë nëpërmjet platformës Ëhatsapp.
    Një tjetër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan “..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar. SPAK thotë se nga përmbajta e këtyre komunikimeve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë jo vetëm në blerje votash por edhe në marrja kartash qytetarëve të ndryshëm me me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025. Për të gjitha këto dyshime SPAK kërkoi në GJKKO kontrollin e Ardian Hysës dhe Florenc Kalajt.
    Vendimi i GJKKO:
    1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz
    2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj.
    3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.Kontrollin ndaj kryetarit të saj në Malësi të Madhe e ka pranuar edhe Partia Socialdemokrate në qendër, e cila përmes një deklarate thotë se sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese. Një ditë më parë në Qarkun e Shkodrës Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës me vendim të Gjykatës së Posaçme kryen kontrolle dhe veprime hetimore edhe në zona të tjera si Barbullush, Bushat dhe Vau i Dejës. Sipas Policisë u kryen kontrolle personale dhe të automjeteve të 6 personave, pjesë e subjekteve politike në Shkodër. Agjentët sekuestruan 7 celularë, shuma parash në euro dhe lekë, lista me emra qytetarësh si dhe tollona karburanti. prova të vlefshme këto si pjesë e hetimeve të SPAK për vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore. Ky operacion koiçidoi me një vizitë në Qarkun e Shkodrës të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili më pas u ndal edhe në Lezhë.
    Hetime për krime zgjedhore në Elbasan
    Ndërkohë një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit, për blerjen e votave, ka çuar në kontrollin e banesës dhe makinës të nënkryetarit të bashkisë Belsh. Mësohet se ndaj Maringlen Balit dhe zyrtarëve të tjerë në Belsh, është hapur një hetim penal për korrupsion në zgjedhje, duke sjellë nevojën e prokurorisë së Elbasanit, për të ndërhyrë në zgjedhje. Burimet thanë se gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur lista emrash të banorëve që janë të regjistruar për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2025. Ky hetim është vetëm një nga disa nga dosjet e prokurorisë së Elbasanit, e cila pak ditë më parë hapi një dosje tjetër për zyrtarët e bashkisë Peqin dhe Elbasan, pasi ndanin shpërblime financiare për punonjësit e tyre. ndërkaq kontrolle janë zhvilluar edhe nga SPAK në zonën e Shkodrës. Në total në prokuroritë në rrethe janë regjistruar 54 procedime që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Prej tyre policia ka dorëzuar 27 raste, SPAK 9, subjekte politike 7 raste, 2 janë denoncuar nga qytetarët dhe 9 të tjera janë nisur nga vetë prokurorët. Tirana mban vendin e parë për nga numri i procedimeve me 14 të tilla e pasuar nga Dibra me 9, e më tej Elbasani, Lezha dhe Fieri me 5 raste. Sqarim: Secili prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

  • Dosja e SPAK/ Kontrollet te drejtuesi i PSD në Malësinë e Madhe, dalin sms-të: Kam mbledhur karta në Koplik!

    Dosja e SPAK/ Kontrollet te drejtuesi i PSD në Malësinë e Madhe, dalin sms-të: Kam mbledhur karta në Koplik!

    Ardian Hysa dhe Tom Doshi

    TIRANE- Një ditë pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme në Shkodër dhe në Lezhë ku u shoqëruan dhe u morën në pyetje disa nga drejtuesit e shtabeve të PSD në Malësinë e Madhe, sot janë zbuluar edhe detaje nga ky hetim i nisur nga SPAK dhe i verifikuar me urdhër kontrolle nga Gjykata e Posaçme. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erion Bani, i cili ka urdhëruar kontrollin e banesës, sekuestron e telefonit dhe automjeteve të kreut të PSD në Malësinë e Madhe, Ardian Hysa. 
    Report Tv raporton se kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari, Florenc Kalaj i cili ka kërkuar sipas SPAK favore ndaj Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjes. 
    SPAK dyshon se Ardian Hysa është përfshirë në shitblerje vote në këmbim të shumave monetare, të cilat merreshin nga përfaqësuesë të tjerë të PSD që punojnë në Shkodër. 
    Rasti ëshrë referuar në Prokurori nga dy OPGJ, të cilët gjithashtu janë marrë në pyetje nga SPAK dhe kanë thënë se informacioni i tyre është marrë nga tre burime të ndryshme policore, se kryetari i PSD në Malësinë e Madhe ka qenë duke blerë vota. 
    Në mesazhet mes tyre thuhet konkretisht se Floren Kalaj ndihet fajtor që nuk ka siguruar shumë vota, ndërkohë që në një tjetër mesazh një person njofton Ardian Hysën se ka marrë disa karta identiteti. 
    Mesazhet: 
    Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..”..” Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..”,Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”
    Një tjetër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan “..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar.
    Vendimi i GJKKO:1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të  Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz
    2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj.  
    3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.
    Ndërkohë që PSD në një reagim dje për mediat sqaroi se janë akuza të pabazuara pretendimet se anëtarë të PSD janë përfshirë në shitblerje votash ndërsa shigjetoi SPAK se po bëhet “gjueti shtrigash”./ZËRI