Tag: kontroll

  • Kontroll në zyrën e shefit të stafit të Zelenskyt nga autoritetet ukrainase kundër korrupsionit

    Kontroll në zyrën e shefit të stafit të Zelenskyt nga autoritetet ukrainase kundër korrupsionit

    Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit – Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kanë kryer një kontroll në zyrën e shefit të stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, konfirmuan sot zyrtarët.
    Në një njoftim në Telegram, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se veprimet janë autorizuar dhe po zhvillohen në kuadër të një hetimi, duke shtuar se detaje të tjera do të publikohen më vonë.
    Edhe vetë Yermak konfirmoi se kontrolli është kryer në banesën e tij. Ai deklaroi përmes Telegram se hetuesit nuk janë përballur me asnjë pengesë dhe se avokatët e tij po bashkëpunojnë me autoritetet. “Nga ana ime ofroj bashkëpunim të plotë”, shkroi ai.

    /vizionplus.tv

  • Zjarri në Hong-Kong tani raportohet se është nën kontroll

    Zjarri në Hong-Kong tani raportohet se është nën kontroll

    Të enjten, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, John Lee, deklaroi se zjarri në shtatë ndërtesa në Hong-Kong tani është nën kontroll. Autoritetet e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut do të ofrojnë mbi 1 800 shtretër për banorët e prekur.
    Në pasditen e së mërkurës, shpërtheu zjarr në disa ndërtesa banimi në “Hung Fuk Court”, një kompleks ndërtesash banimi në Tai Po, në Territoret e Reja të Hong-Kongut, duke shkaktuar 55 të vdekur e 76 të plagosur.
    Qeveria e SAR-it të Hong Kongut ka aktivizuar mekanizmin e saj të reagimit ndaj emergjencave. Zyra Ndërlidhëse ka ngritur një grup pune të dedikuar, duke mbajtur komunikim të ngushtë me qeverinë e SAR-it dhe duke mbështetur plotësisht përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimit. Puna përkatëse është duke u zhvilluar aktualisht.
    Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje Zyrës së Çështjeve të Hong Kongut dhe Makaos të Këshillit të Shtetit dhe Zyrës Ndërlidhëse, të mbështesin qeverinë e SAR në përpjekjet e gjithanshme për të shuar zjarrin, për të kërkuar dhe shpëtuar të bllokuarit, për të trajtuar të plagosurit, si dhe për të ofruar ndihmë dhe ngushëllim për banorët e prekur.

  • Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore me Grupet e Interesit për Paketën Fiskale. Në seancë ka folur një përfaqësues nga Shoqata Blegtorët Prodhues të Qumështit, shoqatë e krijuar në janar të 2023.
    Ai shprehur disa nga shqetësimet e shoqatës së tij, ku ndër to përmendi shitjen e qumështit, ku tha se bëhet pa fatura. Ai shtoi më tej se duhet bërë një kontroll ashtu siç u bë më bulmetin.
    “Kemi disa shqetësime që është shitja e qumështit në Shqipëri që ndodh 70% pa fatura , kur themi pa faturë sepse ne nuk e konsiderojmë autofaturë. Përpunuesi e pret kur i duhet me çmimin që i duhet për të rregulluar bilacin e tij. Pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim të mallit direkt nga qumështi. Se kuptojmë pse fermerët nuk e faturojnë vetë prodhimin e saj. Të ketë një kontroll siç filloi dhe kontrolli i bulmetit. Subjektet sot që flasim punëojnë nderi në kufitin 10 milionë lekë. Këto janë arsyet pse fermerit i merret qumshëtit me 45 lekë. Qarkullon nën dorë pa faturë.”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës.
    Ai përmendi si një tjetër shqetësim edhe mospagimin e subvencionve këtë vit për fermerët.
    “Problem tjetër shqetësues, është se fermerët për këtë vit kanë një mangësi në pagesat e subvencioneve të vitit që është duke u mbyllur. Në shoqatën tonë lajmërojnë shumë fermerë që nuk kanë marrë asnjë lek për litër, krerë apo naftën. Nuk e kuptojmë se pse në 11 muaj nuk merren këto lek. Dhe të gjithë fermerët, blegtorët janë me sy se çfarë do ndodhë. A do të merren lekët këto 20 apo 30 ditë, para që ju janë premtuar”, shtoi ai.

  • De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll

    De Laurentiis komplimente trajnerit Conte: E mori sërish skuadrën nën kontroll

    24 Nëntor 2025

    11:44

    Telesport

    Pas polemikave të dy javëve të fundit, të krijuara nga humbja në Bolonja, skuadra e Napoli iu rikthye fitores, duke mundur në stadiumin “Maradona” një ekip të vështirë si Atalanta me rezultatin 3-1.
    Duket se skuadra reagoi mirë pas akuzave të trajnerit Antonio Conte, duke e dominuar ndeshjen: “Urime Antonio Conte që e mori ekipin përsëri nën kontroll. Urime lojtarëve që ndoqën udhëzimet e tij.”
    Kështu e komplimentoi presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, trajnerin dhe ekipin pas fitores rikthyese të Azzurrëve kundër Atalantës. Suksesi erdhi pas zhgënjimit të humbjes në Bolonjë dhe shpërthimit të trajnerit të Azzurrëve.

  • Fundi i luftës! Zbulohet plani i SHBA: Ukraina heq dorë nga disa territore, Rusia fiton kontroll

    Fundi i luftës! Zbulohet plani i SHBA: Ukraina heq dorë nga disa territore, Rusia fiton kontroll

    foto ilustruese

    RUSI-Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë hartuar në heshtje një plan të ri për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili do t’i kërkonte Kievit të dorëzonte territorin dhe të kufizonte ndjeshëm madhësinë e ushtrisë së saj. The Guradian shkruan se draft-plani, i cili thuhet se është hartuar nga i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të imponojë masa të forta mbi Ukrainën që do t’i jepnin Rusisë kontroll të paprecedentë mbi sovranitetin ushtarak dhe politik të vendit.
    Financial Times dhe Reuters raportuan se propozimi do të kërkonte që Ukraina të lëshonte territorin që kontrollon në lindje të vendit dhe të përgjysmonte madhësinë e ushtrisë së saj, kushte që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në të kaluarën i ka quajtur të papranueshme. Kushte të tjera përfshijnë kufizimin e ndihmës ushtarake amerikane dhe kategoritë e armatimeve të përdorura nga ushtria ukrainase.
    Raportet e publikuara erdhën ndërsa Rusia nisi një sulm masiv në Ukrainën perëndimore duke synuar disa ndërtesa shumëkatëshe në qytetin e Ternopilit, si dhe objektet energjetike në Ivano-Frankivsk dhe Lviv. Rusia është e angazhuar në një fushatë sistematike për të shkatërruar infrastrukturën civile të energjisë së Ukrainës përpara dimrit.
    Sinjalet për një nismë të re të udhëhequr nga SHBA-të për përfundimin e luftës sollën rritjen më të madhe në muajt e fundit të çmimeve të bono-ve qeveritare ukrainase. Që nga takimi në Stamboll në korrik, nuk janë zhvilluar bisedime ballë për ballë midis Kievit dhe Moskës, dhe forcat ruse kanë vazhduar luftën pothuajse katërvjeçare, duke vrarë 25 persona në sulme gjatë natës.
    Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar prej kohësh që Kievi të heqë dorë nga planet për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-NATO dhe të tërheqë trupat nga katër provinca që Moska i pretendon si pjesë të Rusisë./ZËRI

  • Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit për t’i qepur gojën Erion Veliajt, Lamallari mori urdhër nga Balluku për…

    Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit për t’i qepur gojën Erion Veliajt, Lamallari mori urdhër nga Balluku për…

    Një kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit ka ndezur dyshime për një operacion me prapavijë politike, që synon të ushtrojë presion ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime konfidenciale bëjnë me dije se aksioni, i cili në pamje të parë u paraqit si një inspektim rutinë, është urdhëruar në mënyrë direkte nga lart, me qëllim që Veliaj të heshtë dhe të mos flasë për lidhjet e pushtetit me hetimet në zhvillim. Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, fundjavën që lamë pas, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ndërmorën një kontroll të menjëhershëm në ambientet e Burgut të Durrësit. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e pesë telefonave të tipit iPhone, të gjetur të fshehur në dyert e dusheve të Godinës “A”, kati i tretë, Sektori 1, një hapësirë e përbashkët për disa të dënuar, mes të cilëve ndodhet edhe vetë Veliaj. Pajisjet u sekuestruan si prova materiale. Megjithatë, mënyra si u zhvillua operacioni dhe fakti që u krye pikërisht në sektorin ku mbahet Veliaj, ka ngritur pikëpyetje serioze për qëllimin e vërtetë të këtij “kontrolli të befasishëm”.
    Dyshimet për urdhër politik nga lart
    Burime pohojnë se urdhri për kontrollin nuk ka qenë pjesë e ndonjë plani të rregullt inspektimi. Përkundrazi, ai është dhënë me nxitim nga ministri Besfort Lamallari, pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas burimeve, Balluku ka kërkuar që Veliaj të ndjejë presion, në një kohë kur brenda kampit socialist janë shtuar dyshimet se kryebashkiaku ka ndarë informacione të ndjeshme me Gazment Bardhin dhe rrethin e tij politik. Në thelb, kontrolli në burg shihet si një sinjal politik, një mënyrë për t’i kujtuar Veliajt se çdo lëvizje, çdo kontakt apo komunikim jashtë mureve të burgut është nën vëzhgim. Mesazhi është i qartë: të mos flasë dhe të mos trazojë më shumë ujërat brenda Partisë Socialiste. Nuk është hera e parë që drejtësia penale përdoret si mjet presioni në përplasjet e brendshme politike. Por kjo ngjarje i jep një dimension të ri luftës për pushtet në kupolën e PS-së, në një moment ku tensionet mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut janë në pikën më të lartë.
    Veliaj-Balluku
    Sot Erion Veliaj është në burg prej më shumë se 8 muajsh, pasi SPAK zbardhi skemën se si ai dhe familjarët e tij kishin përfituar nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Por, përpara se të burgosej, ai pa vartësit e tij më të besuar të shkoni njëri pas tjetrit në qeli. Inceneratori i Tiranës dhe “5D” janë dy dosje nga të cilat kanë përfunduar prapa hekurave disa prej ish-drejtorëve të Veliajt. Ndërkohë, rruga drejt përballjes me drejtësinë duket se është e njëjtë edhe për Belinda Ballukun. Ashtu si Veliaj, edhe Balluku po shikon vartësit e sa të bien një nga një në “gojën” e drejtësisë, duke u përballur me akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Evis Berberi, ish-drejtor i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është arrestuar me urdhër të Prokuroria e Posaçme SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që janë marrë të pandehur Gentian Gjyli  – Drejtor në ARRSH, i marrë i pandehur për abuzime me tendera rrugësh dhe Erald Elezi, ish-administrator i Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) që është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa nën hetim janë Ceno Klosi, një nga njerëzit më të besuar të Ballukut, i cili tashmë është deputet, dhe Ergys Verdho. Belinda brenda kësaj jave do të paraqitet para SPAK me avokat, ku me shumë mundësi do t’i komunikohet akuza për shkelje të barazisë në tendera.

  • Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

    Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

    Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera të ndaluara.Sipas informacioneve, dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve po zhvillojne kontrolle në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur mes të tjerëve, politikanë, individë me rrezikshmëri të lartë e deri tek krerët e bandave.
    Policia bën me dije se nga kontrollet janë gjetur 5 telefona iPhone.
    Telefonat dyshohet se i përkasin të dënuarit Flamur Kapri. Më tej bëhet me dije se telefonat janë gjetur të fshehur në dyer e dusheve në katin e tretë të Godinës “A”. Kontrollet në ambientet e burgut po vijojnë për gjetjen e sendeve të tjera të ndaluara.
    “Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
    Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
    Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftim.

  • Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë të fshehur në dushe

    Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë të fshehur në dushe

    Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
    Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.
    Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.

    Top Channel

  • Kontroll ‘blic’ në Burgun e Durrësit, gjenden 5 ‘iphone’ të fshehur në dushe, ja kujt i përkasin

    Kontroll ‘blic’ në Burgun e Durrësit, gjenden 5 ‘iphone’ të fshehur në dushe, ja kujt i përkasin

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambjentet e burgut të Durrësit. Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan aksionin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.
    Raportohet se gjatë operacionit janë gjetur pesë aparate celularë ‘iphone’ të fshehur në dushe. Konkretisht telefonat janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Dyshohet se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.
    “Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.  Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”-njofton policia.
    Autoritetet po vijojnë hetimin për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion./ZËRI

  • Në qeli politikanë dhe persona të rrezikshëm, kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit. Ja çfarë u gjet

    Në qeli politikanë dhe persona të rrezikshëm, kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit. Ja çfarë u gjet

    Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.
    Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.
    Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.