Tag: kontributi

  •   Studimet në albanologji dhe kontributi i prof. dr. Isak Shemës, studiuesit në konferencë shkencore në Akademi

      Studimet në albanologji dhe kontributi i prof. dr. Isak Shemës, studiuesit në konferencë shkencore në Akademi

    Studimet albanologjike mblodhën studiuesit, ku në qendër të konferencës në Akademinë e Shkencave ishte kontributi i prof. dr. Isak Shemës. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), organizoi konferencën shkencore mbarëkombëtare “Kontributi i Prof.dr. Isak Shemës në lëmin e studimeve albanologjike, arbëreshe dhe arbëneshe”, që u çel nga prof. as. Diana Kastrati, drejtore ekzekutive e QSPA-së, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ). Prof. Kastrati theksoi në fjalën e saj, se sot do shterohet kontributi i pamatë i prof. dr Isak Shemës, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij në fushën e studimeve albanologjike, prurje me rëndësi për arbëreshët dhe arbëreshët. Skënder Durmishi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, ndau me të pranishmit njohjet dhe konsideratat për Prof. dr. Isak Shemën, ndërsa fjalë përshëndetëse pati dhe akademik Stefan Çapaliku.
    Nën moderimin e Agim Vincës, Rami Memushaj  dhe Vebi Bexhetit u çel sesioni i parë i kësaj konference. Prof. Agim Vinca me kumtesën “Portreti i Isak Shemës”. Prof. Emil Lafe mbajti kumtesën “Shqetësimet gjuhësore të Prof. Isak Shemës”. Prof. Klara Kodra kishte përgatitur kumtesën me titull “De Rada në këndvështrimin e prof. Isak Shemës”. Prof. Rami Memushaj mbajti kumtesën “Ndihmesa të prof. Isak Shemës në studimin e të folmeve dhe të letërsisë arbëreshe dhe arbëneshe”.  Prof. Kastriot Gjika mbajti kumtesën “Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. XX në optikën e studiuesit Isak Shema”. Studiuesja Ornela Radovicka nga Frasnita e Kalabrisë mbajti kumtesën “Studimet e prof. Isak Shemës për letërsinë arbëreshe.
    Fatos Kryeziu mbajti kumtesën “Veprimtaria shkencore albanologjike e Prof. Isak Shemës në Institutin Albanologjik të Graz-it”. Murat Ajvazi nga Baden i Zvicrës mbajti kumtesën “Studimet e prof. Isak Shemës për jetën dhe veprën e Faik Konicës sipas dokumenteve të gjetura prej tij në Arkivin Mbretëror të Brukselit (1897-1902)”. Nën moderimin e Kastriot Gjikës dhe Vilma Prokos u mbajt sesioni i dytë i konferencës shkencore mbarëkombëtare për kontributin e prof. Isak Shemës. Mbajtën kumtesa Vilma Proko, Xhafer Cakolli, Sarë Gjergji. Besa Shema-Luzha  e bija e Prof. Shemës mbajti kumtesën “Kontributi i prof. Isak Shemës në aspektin e edukimit për letërsinë, artin dhe kulturën për ne, fëmijët e tij”. Në këtë konferencë kumtesa mbajtën edhe Gani Pllana, But Jaku e Xhemaledin Salihu nga Presheva që përmbylli sesionin e dytë të saj. Në këtë larmi kumtesash të sjella me origjinalitetin vetjak të secilit folës, u shpërfaq figura dhe kontributi i pashlyeshëm i prof. dr. Isak Shemës në lëmin e albanologjisë, me një fokus të veçantë në këtë konferencë te kontributi i tij për diasporat historike arbëreshe dhe arbëneshe.

  • Ministri Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

    Ministri Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të filmave të animuar dhe përrallave të radios. Kontributi i tij mbetet një pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore. Pusho në paqe mjeshtër”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

  • Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet

    Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet

    Struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi duke u zhvendosur nga prodhimi tek shërbimet. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se përgjatë 2024  kontributi i sektorëve prodhues në PBB, të tilla si bujqësia, industria ra më tej teksa u rrit pesha e ndërtimit  dhe shërbimeve.Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kontribuoi me në 15.45% të PBB-së në vitin 2024 nga 16.27% në vitin 2023, rënie 0.82 pikë %.Kontributi i këtij sektori në ekonominë e ra dukshëm nga dekadën e fundit, duke zbritur nga 19.24% në vitin 2014 në 15.45% në vitin 2024.Megjithatë bujqësia vijon të jetë sektor me peshë të lartë në ekonominë tonë në krahasim me mesataren e BE-se që ka një peshë modestë me vetëm 1.6 % të PBB-së më 2024.Sektori i bujqësisë është ne një trajektore rënëse të shpejtë. Më tre-mujorin e parë 2025 bujqësia ra me -2.7 për qind, teksa hyri në vitin e 5 të rënies. Sektori po vuan kostot e larta të prodhimit, rënien e popullsisë në zonat rurale që po sjell faliment fermave familjare.Kontributi i sektorit të industrisë erdhi me ulje gjithashtu më 2024 duke shënuar 8.47% të PBB-së nga 9 % që ishte me 2023. Rënia ishte si për industrinë e rëndë dhe atë përpunuese.Rritja e kostove të prodhimit nga rritja e pagës minimale dhe inputeve në njërën anë dhe në tjetrën rënia e euros dhe kërkesës nga jashtë ka sjellë falimente, rënie të punësimit dhe shitjeve në 2024, duke ndikuar në uljen e peshës së industrisë në ekonominë e vendit. Sektori i industrisë hyri në vitin e tretë të ciklit negativ më 2025.Sektori i ndërtimit vijon të jetë një ndër kontribuuesit më të mëdhenj, duke zgjeruar më tej peshën në ekonomi nga 11.6% më 2023 në 11.95% në 2024. Ndërtimi u nxit nga projektet reja në sektorin rezidencial në Tiranë dhe në bregdet me vila dhe hotele. Ndërtimi po rrit peshën dominuese, pavarësisht se produktiviteti i tij në punësim dhe në ekonomi është afatshkurtër.Në anën tjetër sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka pësuar rritje të kontributit në PBB nga 3.63% më 2023 në 4.11%. si rrjedhojë e rritjes të aktivitetit turistik. Në vitin 2014 kontributi i hoteleve dhe restoranteve ishte vetëm 1.54%.Rritje ka pësuar edhe sektori i arsimit, i cili ka kaluar nga 2.93% në 2023 në 2.97% më 2024, dhe shëndetësia me aktivitetet e punës sociale, nga 3.20% në 2023 arriti në 3.31% në 2024, duke reflektuar rritjen e pagave në këto sektorë.Rënie të dukshme ka shënuar aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit, i cili  nga 3.71% të PBB-së më 2023 arriti në 2.66% në 2024, i cili po tregon se ekonomia po avancon drejt teknologjisë.Sektori i real estate-it (dhënie-marrje me qira) u rrit lehtë nga 4.94% të PBB në 2023 në 4.95% në 2024.Aktivitete administrative dhe shërbime mbështetëse ka gjeruar më tej aktivitetin në ekonomi duke kontribuar në 4.20% të PBB-së në 2024 nga 3.89% më 2024.Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një ekonomia jonë po zhvendoset nga sektorët e prodhimit tek shërbimet dhe konsumi, teksa sektorët e lidhur me teknologjinë dhe prodhimin që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm janë më rënie./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Betohen 26 prokurorë të rinj, Prokurori Çela: Mbingarkesa nga dosjet, një ndër sfidat kryesore

    Betohen 26 prokurorë të rinj, Prokurori Çela: Mbingarkesa nga dosjet, një ndër sfidat kryesore

    Në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u betuan 26 prokurorë të rinj. Kryeprokurori Olsian Çela theksoi se sistemi i drejtësisë po përballet aktualisht me një numër shumë të madh dosjesh që presin për t’u hetuar dhe gjykuar. Ai u bëri thirrje prokurorëve të rinj për përkushtim, duke nënvizuar se kontributi i tyre do të jetë thelbësor për kapërcimin me sukses të kësaj situate.
    “Do të përballeni me shumë vështërsi, sepse sistemi i drejtësisë po kalon një fazë shumë të vështirë dhe komplekse me mbingarkesën. Kontributi juaj do të jetë thelbësor për të kapërcyer këtë situatë me sukses ku do te keni mbeshtetjen nga insitucioni dhe koleget”, tha Çela.

  • Elbasani i jep nderimet e fundit ish zv/kryeministrit/ Homazhet, mes të pranishmëve edhe ish-presidenti i vendit

    Elbasani i jep nderimet e fundit ish zv/kryeministrit/ Homazhet, mes të pranishmëve edhe ish-presidenti i vendit

    Ceremonia mortore mblodhi familjarë, bashkëpunëtorë të afërt, qytetarë, figura publike dhe politikanë, mes të cilëve ish-Presidenti Bamir Topi, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe deputetë të shumtë. Në fjalët përshëndetëse u theksua roli i Xhajës në drejtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, si dhe kontributi i tij në hartimin e politikave industriale e energjetike gjatë periudhës 1991–1997.
    Abdyl Xhaja shërbeu si ministër dhe më pas zëvendëskryeministër në disa prej qeverive të para të tranzicionit, ku u dallua si një zë i arsyes dhe mendje strategjike në kohë të turbullta për vendin.
    Ndër momentet më të përmendura gjatë homazheve ishte edhe nderimi që i është bërë nga shteti i Oklahomës në SHBA me titullin “Qytetar Nderi”, në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tij për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
    Edhe pas largimit nga skena politike në vitin 1997, Xhaja mbeti i angazhuar si këshilltar në fusha strategjike të ekonomisë, duke ruajtur gjithnjë lidhjen me zhvillimet e vendit dhe nevojat e tij.
    Elbasani ka humbur një prej bijve të vet më të denjë, por vepra, parimet dhe kontributi i Abdyl Xhajës mbeten si një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë — dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet, përkushtim dhe vizion.