Tag: kontribut

  • Arkiva ”Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut për kulturën e saj

    Arkiva ”Marubi” në UNESCO, Rama: Shkodra i ka dhënë botës një kontribut për kulturën e saj

    Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit u shpall para disa ditësh pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.
    Gjatë prezantimit të projektit të rilindjes së shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një lajm shumë të bukur. Ai theksoi se tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj.

    ”Dua të ndaj një lajm të para disa ditëve, që besoj që ju e keni marrë, por është një lajm shumë i bukur për të mos u përsëritur. Është lajmi që arkivi i Dinastisë Marubi u vendos përfundimisht në fondin e trashëgimisë kulturore botërore dhe paskëtaj mund të thuhet jo vetëm me zakon, por edhe me ligj që Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj”, tha Rama.

  • Piro Dhima takim në Janinë: Vota e emigrantëve, kontribut për Shqipërinë europiane (VIDEO)

    Piro Dhima takim në Janinë: Vota e emigrantëve, kontribut për Shqipërinë europiane (VIDEO)

    Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Piro Dhima, vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Së fundi ai është ndalur në Janinë.
    “Në Janinë së bashku me Dhimitraq Toli, bashkëbiseduam me një grup bashkatdhetarësh,të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi. Vota e sigurtë e emigrantëve për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është një kontribut i rëndësishëm për Shqipërinë Europiane. e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Dhima teksa publikon video nga takimi.