Tag: kontribut

  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta pedagogia shkodrane, lë pas kontribut të shquar në studimet e letërsisë…

    E TRISHTË – Ndahet nga jeta pedagogia shkodrane, lë pas kontribut të shquar në studimet e letërsisë…

    Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Fatbardha Hoxha (Fishta), pedagoge e përkushtuar e Departamentit të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
    Gjatë dekadave të punës së saj në universitet, Prof. Hoxha u shqua për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimet e letërsisë shqiptare të shekujve XIX–XX. Ajo ka lënë gjurmë të çmuara me punimet e saj mbi figurën e Pashko Vasës, si dhe me rolet e rëndësishme të mbajtura ndër vite, ndër to: kryeredaktore e Buletinit Shkencor, Seria e Shkencave Shoqërore, dhe drejtuese e Departamentit të Letërsisë Shqipe.
    Trashëgimia e saj akademike dhe humane do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga kolegët dhe brezat e studentëve. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit akademik. U prehtë në paqe!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ish-kryeministrin Fatos Nano, Peleshi: Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit

    Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ish-kryeministrin Fatos Nano, Peleshi: Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit

    Seanca e sotme plenare ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-kryeministri Fatos Nano.

    Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla.
    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu ngushëllimet duke thënë “Ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Ai do të kujtohet si një njeri që la gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë“.

    Top Channel

  • Berisha zbulon prapaskenën nga Asambleja e PS: Rama i propozoi Pacollit postin e zv.Kryeministrit

    Berisha zbulon prapaskenën nga Asambleja e PS: Rama i propozoi Pacollit postin e zv.Kryeministrit

    Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për Qeverinë e re, e cila u prezantua nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, tha se në kabinet  u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë.
    Berisha evidentoi se në Qeverinë e tij të mandatit të katërt, Edi Rama nuk ka propozuar asnjë ministër nga Veriu, ndërsa zbuloi edhe një prapaskenë.
    “Mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! i propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë z.Pacolli, i ka propozuar z.Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën.
    Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar,ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë.
    Dhe kjo, nuk është rastësi. Jo. Do ju them një gjë ju.
    Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë.
    Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro.
    Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë”, tha Berisha.

  • “Asnjë ministër verior në qeverinë e Ramës”/ Berisha kritikon qeverinë e re socialiste: Asnjë pushtues apo diktator nuk ka mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut të vendit

    “Asnjë ministër verior në qeverinë e Ramës”/ Berisha kritikon qeverinë e re socialiste: Asnjë pushtues apo diktator nuk ka mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut të vendit

    Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, të cilën e zbuloi gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama.

    Sipas Berishës, Rama nuk emëroi asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë, zonë që është lënë ‘pas dore’, tha ai.
    “Natyrisht, mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! I propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë Pacolli, i ka propozuar Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar, ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë. Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka”.
    Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë, vijoi Rama.
    “Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro. Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë. Kjo është. Tani, a më vjen mua keq, që këtu nuk është nga ajo që i thoshte: Zeusi. Ajo ishte turpi i veriut dhe i Shqipërisë, që i thoshte Edi Rama është Zeusi. Prandaj, duhet të them që nuk ka përjashtuar, urrejtja e tij nuk ka kufij”.

    Top Channel

  • Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer për të sëmurët

    Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer për të sëmurët

    Kryeministri Edi Rama dhuron gjak.
    Rama, si dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë.

    “A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizimin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet. Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh Kryeministri Rama.
    Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.

  • Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer dhe shumë pozitive për organizmin

    Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer dhe shumë pozitive për organizmin

    Kryeministri Edi Rama së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar zinxhirit të solidaritetit të dhurimit vullnetar të gjakut.

    Kreu i qeverisë e quajti një kontribut shumë të çmuar këtë nismë, e cila përveçse shpëton jetë ka edhe ndikim pozitiv në organizmin e personit që dhuron gjak.

    Edi Rama: A është rritur nurmi i gjakdhënësve?
    Mjekja: Kemi një rritje, çunat dhurojnë më shumë.
    Edi Rama: Jeni të informuar që kjo është shumë pozitive për organizmin? Të rinon, ndërrohet gjaku, pastrohet.
    Mjekja: Po të mbron nga një sërë sëmundjesh.
    Edi Rama: Është kontribut shumë i vyer. Duhet ta vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët në këto nevoja. Përtej kësaj është shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd./vizionplus.tv

  • “26 vite kontribut dhe trofe të fituar”, Duka falenderon Hasanbelliun: Je shembull frymëzimi

    “26 vite kontribut dhe trofe të fituar”, Duka falenderon Hasanbelliun: Je shembull frymëzimi

    Teuta ka përcjellë mbrëmjen e sotme një lajm krejtësisht të papritur. Presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pas 26 vitesh. Armand Duka ka reaguar për këtë largim të Hasanbelliut, të cilin e falenderon për kontriburin e dhënë në futbollin shqiptar. Duka ka shkruajtur në llogarinë e tij në “Facebook” se Hasanbelliu është një shembull frymëzimi për këdo që dëshiron të investojë në futbollin shqiptar.
    “Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.
    Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Berisha mban 1 minutë heshtje për Bujar Bukoshin: Dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës

    Berisha mban 1 minutë heshtje për Bujar Bukoshin: Dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës

    Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.
    Berisha tha se Bukoshi dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe atë të shqiptarisë. “I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat”, tha Berisha.

    “Bujar Bukoshi bëri çdo gjë që gjatë luftës, UÇK dhe forcat e mbrojtjes së qeverisë së Kosovës të bashkërendojnë luftimet. Ai dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare. I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për këtë figurë të nderuar të popullit shqiptar”, tha Berisha.

  • Shqipëria përfshihet në programin “Doganat” të BE me kontribut prej 167 mijë euro

    Shqipëria përfshihet në programin “Doganat” të BE me kontribut prej 167 mijë euro

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi dje në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat”. Ministri Malaj bëri të ditur se marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore të vendeve pjesëmarrëse, të lehtësojë tregtinë ndërkombëtare dhe të sigurojë zbatim të harmonizuar të legjislacionit doganor. Shqipëria është pjesë e këtij programi që nga viti 2013 dhe ka përfituar ndjeshëm nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe modernizimit të administratës doganore.
    Marrëveshja e re, theksoi Malaj, parashikon një kontribut financiar prej rreth 164 mijë euro deri në vitin 2027, i cili është tashmë i parashikuar në buxhetin e Administratës Doganore. “Ky projektligj, përveç përfitimeve në rritjen e kapaciteteve si në zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, adresimin efikas të sfidave të përbashkëta, si antikontrabanda, mashtrimet doganore apo shkelje të tjera të lidhura me tregtinë, sjell edhe një angazhim financiar të matur dhe të justifikuar.
    Deri në fund të vitit 2027, vlera e kontributit financiar të Shqipërisë është 164,385 euro, e ndarë në:160,584 euro si kontribut operacional, që mbulon kostot e pjesëmarrjes në aktivitetet e programit, dhe 3,801 euro si tarifë e pjesëmarrjes, e cila përfaqëson një përqindje të caktuar të buxhetit operacional”, tha Malaj. Sipas tij, kjo marrëveshje mbështet përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve të BE-së dhe modernizimin e administratës publike, duke përforcuar integrimin evropian të vendit.
     

  • “Shkojnë në parlament pa kontribut”/ Ish-deputeti Gjoni ironizon ashpër kandidatët me disa lëpirëse: Duhet t’u jepen…

    “Shkojnë në parlament pa kontribut”/ Ish-deputeti Gjoni ironizon ashpër kandidatët me disa lëpirëse: Duhet t’u jepen…

    Në një intervistë televizive ish-deputeti Ralf Gjoni, ironizoi kandidatët që janë në lista të mbyllura të partive me disa lëpirëse, duke thënë se duhet t’u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.
    Ai kujtoi këtë gjest që e ka bërë edhe në vitin 2020 në Kuvend, ku teksa po fliste në foltore, nxorri disa lëpirëse duke ironizuar deputetët. Gjatë intervistës, Gjoni tha gjithashtu se me propozimin e tij ligjor që dorëzoi në Kuvend, listat ishin të hapura 100%, por shtoi se kjo u bllokua.
    “Deputetë me lista të mbyllura, e mbani mend me daljet e mia rebele në parlament, kjo është një qese me lëpirëse, ata deputetë nga listat e mbyllura sidomos të rinjtë, që e ndjejnë kaq të sigurt mes dhjamit të garantuar prej bajraktarit të partisë që i çon deputetë në parlament pa kontribut mund t’u jepni nga një lëpirëse. Kam respektin më të madh për të gjithë ata kandidatë për deputetë sot që janë duke bërë fushë sot dhe janë në listë të hapur. Nga ana tjetër tregon edhe pavarësinë e emrave në listave të hapur. Sot deputeti që del nga një listë e mbyllur është me një lëpirëse në dorë, ka një telefon dhe WhatssAp dhe i vjen urdhri nga partia sa herë do të votojë. Nuk lexojnë asnjë ligj, as nuk marrin mundimin të dinë se ça të lexojnë. Marrin një porosi nga kryetari i grupit parlamentar në mëngjes…më fal po ky nuk është deputeti që i duhet një vendi si Shqipëria.”, u shpreh ish-deputeti.