Tag: kontribuojnë

  • Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Bizneset do kontribuojnë me një sasi gjelbërimi

    Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Bizneset do kontribuojnë me një sasi gjelbërimi

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Por kësaj here ka një njoftim të ri. Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton sipas kritereve të programit të ri të “Rilindja Urbane 2.0” të gjitha bizneset do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi. Gjithmonë, në koordinim me qeverinë.
    Edi Rama: Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

  • Opozita s’njeh zgjedhjet,a ndikon te rrugëtimi në BE?Gonzato:Partitë të kontribuojnë

    Opozita s’njeh zgjedhjet,a ndikon te rrugëtimi në BE?Gonzato:Partitë të kontribuojnë

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Korçë, komentoi situatën politike në vend dhe qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve.
    Pyetjes nëse ky zhvillim mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe theksoi nevojën që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë institucionale. Ai gjithashtu shprehu shpresën se të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
    Pyetja: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE, Ambasadori Gonzato u përgjigj si më poshtë:
    “Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh përkushtimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së, dhe do të punojnë realisht në këtë drejtim”, u shpreh Gonzato.

  • “Ti korruptohesh me 10 mijë euro?”, Duma debaton me Qorrin: Ai që dhuron shuma marramendëse, po blen vullnetin

    “Ti korruptohesh me 10 mijë euro?”, Duma debaton me Qorrin: Ai që dhuron shuma marramendëse, po blen vullnetin

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri është përfshirë në debat me drejtuesen e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma.

    Ndërsa komentoi mbështetjen financiare të partisë, Qorri u shpreh se është më mirë të ketë shumë persona që kontribuojnë me nga pak para se sa një grup i vogël që dhuron shuma të mëdha.
    Qorri: Unë s’mund të jap një shifër të saktë, anëtarët tanë mbi të gjitha nga diaspora kontribuojnë çdo muaj, 500 dollarë është një aktivist i ynë nga SHBA, janë shumë, padiskutim qindra çdo muaj, po të shohësh rrugëtimin e partisë në dy vite, bëmë një thirrje për fonde më parë dhe mora vesh që ishin mbledhur 5-6 milionë të vjetra brenda 24 orëshit të parë, se si kërkojmë ne mbështetjen e njerëzve, duhen sa më shumë vetë që të kontribuojnë, jam skeptik se një person që dhuron 20-30 mijë euro nesër do aksione nga kjo kompania jonë e vogël, partia.
    Duma: Pse ti korruptohesh me 10-20 mijë euro?
    Qorri: Jo nuk korruptohem, por ata që kanë aq para quhen oligarkë, ai që dhuron shuma marramendëse është duke blerë vullnetin. Ne nuk kemi ligj për financimin e partive, mund të marrësh para dhe në fund KQZ të vë 2 milionë lekë të vjetra gjobë.

  • Këto 5 zakonet duhet t’i keni në jetën e përditshme nëse dëshironi që truri juaj të funksionojë më mirë

    Këto 5 zakonet duhet t’i keni në jetën e përditshme nëse dëshironi që truri juaj të funksionojë më mirë

    Parandalimi i shëndetit mendor është një nga aspektet më të rëndësishme për mirëqenien tonë. Ashtu siç kujdesemi për trupin dhe shëndetin tonë fizik, është po aq e rëndësishme që të kujdesemi edhe për mendjen tonë.

    Neurologët amerikanë kanë zbuluar pesë praktika kryesore që mund të kontribuojnë në një shëndet më të mirë mendor.

    Në pamje të parë, ecja mund të duket si një aktivitet që ka pak të bëjë me shëndetin e trurit, por është mjaft efektive. Neurologia, Wendy Suzuki rekomandon që të ecim të paktën 10 minuta çdo ditë.

    Ky aktivitet ka një efekt të menjëhershëm në uljen e niveleve të ankthit dhe depresionit, sepse ecja stimulon prodhimin e dopaminës dhe serotoninës, dy neurotransmetues të rëndësishëm për ekuilibrin mendor.

    Neurologu, Richard Restak, këshillon të shmangni mërzinë duke mësuar fjalë të reja dhe duke i bërë ushtrimet për kujtesën argëtuese. Kjo ndihmon në forcimin e aftësive ‘kognitive’ dhe përmirëson shëndetin mendor në përgjithësi.

    Psikologja, Lisa Feldman Barrett, thekson se një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin mendor është të dilni nga zona juaj e sigurt.

    Ajo sugjeron të mësoni një gjuhë të re, të eksploroni mjedise të reja, ose të takoni njerëz të ndryshëm. Këto aktivitete janë të dobishme për trurin, por sfidat që krijoni duhet të jenë mjaft të vështira për t’ju bërë të ndiheni paksa të pakëndshëm, për të stimuluar zhvillimin mendor.

    Marrëdhëniet me njerëzit janë thelbësore për shëndetin e trurit. Dr. Wendy Suzuki thekson se ndërveprimi social stimulojnë trurin dhe ndihmojnë në reduktimin e stresit.

    “E qeshura dhe shkëmbimet e këndshme ulin nivelet e stresit,” thotë ajo.

    Aktivitetet e përbashkëta, si një vakt i përbashkët me të dashurit ose një shëtitje, kontribuojnë në shëndetin mendor dhe forcimin e lidhjeve emocionale. Syri.net-iefimerida