Tag: kontratën

  • SPAK heton kontratën 6 milionë dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

    SPAK heton kontratën 6 milionë dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

    SPAK ka nisur hetimet për çështjen e kontratës së lobimit për llogari të PD nga një fondacion amerikan.

    Nga Prokuroria e Posaçme nuk sqarohet se çfarë elementësh e kanë bindur që nga faza e verifikimeve të kalojë në hetim, por TCH ka mësuar se procedimi penal mban numrin 143 ndaj prokuroria ka kërkuar ta pasurojë këtë çështje me kontratën e lobimit.
    Për të siguruar këtë dokument Altin Dumani i ka kërkuar zyrtarisht PD-së t’i vendosë kontratën në dispozicion, fakt i konfirmuar të premten nga Flamur Noka që nuk ishte thirrur për këtë hetim, por për krimet zgjedhore të 11 majit të kallëzuara nga demokratët
    “PD kemi bërë transparencë, kemi vënë cdo gjë në dispozicion s’kemi gjë për të fshehur”, u shpreh Flamur Noka.
    Kontrata me një kompani amerikane në Washington DC me vlerë 6 milionë dollarë për një afat 2-vjeçar u nënshkrua në 4 prill 2025. Si firmosës në Shqipëri ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe si garant në SHBA një shtetas i  identifikuar si Nuredin Seci.
    Por demokratët e bënë të qartë se kishte qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” kishte  kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve të PD.
    Dhe menjëherë pasi u bë publike të dhënat, pa kaluar shumë orë në 24 prill, SPAK njoftoi nisjen e verifikimeve. Kjo çështje mbeti me këtë status deri në 28 maj kur SPAK kreu lëvizjen e parë dhe i dërgoi kërkesën Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm i PD.
    Në mes të muajit qershor SPAK  ka administruar të dhënat dokumentare të PD, që siç konfirmohet nga burime zyrtare po kryhen tashmë në kuadër të procedimit penal.
     

    Top Channel

  • Sulmuesi nuk pranon të largohet nga Milan, kërkon 2 milionë euro për të prishur kontratën

    Sulmuesi nuk pranon të largohet nga Milan, kërkon 2 milionë euro për të prishur kontratën

    29 Qershor 2025

    17:07

    Telesport

    Milan po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku pritet të ketë shumë largime. Sipas raportimeve të mediave italiane, kuqezinjtë do të largojnë plot 12 futbollistë nga sezoni i fundit.
    Një nga emrat që gjendet në listën e largimit është edhe ai i sulmuesit Divock Origi. Kontrata e belgut me Milanin skadon qershorin e vitit 2026 dhe sipas raportimeve ai ka kërkuar 2 milionë euro për të prishur kontratën, për t’u larguar këtë verë.
    Situata mes palëve është aq e nderlikuar, saqë sulmuesi belg është larguar nga skuadra e parë dhe aktualisht është vendosur tek ekipi i dytë. Drejtuesit e Milanit janë të vendosur në planin e tyre për të larguar sulmuesin, ndërsa ky i fundit po ashtu është i vendosur të respektojë kontratën deri në fund, ose të marrë si dëmshpërblim 2 milionë euro, që të pranojë të prishë kontratën.
    Vlen për t’u përmendur fakti që Origi paguhet 4 milionë euro në sezon te Milan, edhe pse minutat e tij në fushë janë me pikatore. Javën që vjen pritet të ketë sërish bisedime mes palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët, por për momentin situata mes tyre ështe e nderë.

  • Ylli i Barcelonës pranon ulje page për të rinovuar kontratën

    Ylli i Barcelonës pranon ulje page për të rinovuar kontratën

    Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS.

    Klubi katalanas vjet ishte në konflikt me holandezin për të njëjtën kontratë dhe madje u përpoq ta shiste mesfushorin.
    De Jong vijoi me vullnet, u rikthye në formë dhe ndryshoi kushtet me performancat e tij në fushë. De Jong tani duket dakord të ulë pagën dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

  • Ronaldo vendos, deri në 2027 te Al Nasr

    Ronaldo në ‘X’: “Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le ta shkruajmë historinë së bashku”.

    Zgjatja e bashkëpunimit midis Kristiano Ronaldos dhe Al Nasr u bë zyrtare sot: asi portugez do të vazhdojë në Ligën Profesionale Saudite deri më 30 qershor 2027, duke zgjatur kontratën dhe për dy vjet të tjera.

    Me mbërritjen në vitin 2023, nëse ai e respekton plotësisht kontratën, ai do të përfundojë duke luajtur 3 vjet e gjysmë në kampionatin saudit. Luzitani në fund të edicionit pati nisur të mendonte largimin por gjërat ndryshuan si me magji dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë tashmë 40 vjeç mbetet dhe për shumë kohë në Ligën Profesioniste arabe.

    Vazhdo leximin

  • Pozicioni i Zhegrovës i paqartë, Igli Tare i “fiksuar” pas Ardon Jasharit

    Pozicioni i Zhegrovës i paqartë, Igli Tare i “fiksuar” pas Ardon Jasharit

    Adriatik BALLA
    Merkato ka hyrë në fazë të nxehtë të saj, ku klubet nxitojnë për të bërë blerjet e dëshiruara dhe për të afruar lojtarë cilësorë që bëjnë diferencë. Milani është vënë tanimë nën kontrollin e Igli Tares, i cili ka nisur kërkimet në treg për lojtarë cilësorë, e mes tyre ka pikasur edhe dy shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Nga ana tjetër, me kontratën që i skadon pas një viti, e ardhmja e Edon Zhegrovës është e pasigurt. Kosovari nuk do ta vazhdoj kontratën e tij dhe klubi i Lilës mund ta shesë këtë verë në mënyrë që të përmirësojë situatën financiare pas transferimit të Marius Broholmit.
    Zhegrova i përshtatshëm për tregun
    A është transferimi i Marius Broholmit një sinjal për largimin e tij? Duke mos u paraqitur me fanellën e Lilës që nga 14 dhjetori, Edon Zhegrova nuk e ka të garantuar vendin e titulluarit për edicionin e ri 2025/2026. Dhe kështu mund të largohet nga Lila qysh këtë verë, gjashtë muaj pas paraqitjes së tij të fundit. Me një vit të mbetur në kontratën e tij, sulmuesi i krahut të djathtë, 26-vjeçari përfaqëson një nga vlerat më të mëdha të skuadrës në treg. “Duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, sigurisht që do të ketë një mundësi largimi”, pranoi Bruno Genesio në shkurt. Ashtu si trajneri i tij, Lille është në dijeni të situatës dhe mund të jetë i interesuar për largimin me një tarifë të ulët, një vit pasi ua kishte mbyllur derën klubeve tjera pavarësisht rritjes së interesimit për të.
    Hezitimi i klubeve të interesuara
    Edhe pse interesimi është zbehur për shkak të problemeve fizike, situata e tij dhe profili i lojtarit mbeten aset serioz në treg. Javë më parë interesim shfaqën dy ekipet e Serie A, Atalanta dhe Napoli. Një mundësi tjetër është Bundesliga e Gjermanisë. Ai ëndërron të luajë një ditë në vendin e tij të lindjes dhe Leipzigu është përmendur në të kaluarën e largët. Pa harruar klubet e Premier Leagues që kishin bërë përpjekje serioze një vit më parë. Por klubet e Premier Leagues hasën në kokëfortësinë e presidentit të Lillet, Olivier Letang. Ai dha lejen për ta blerë Marius Broholmin vetëm pak ditë pas hapjes së afatit kalimtar. Blerja u bë për të zëvendësuar Mitçel Bakerin apo Edon Zhegrovën? Ardhja e tij gjithsesi përforcon idenë e largimi të Edon Zhegrovën, i cili e kishte informuar klubin se nuk do ta vazhdonte kontratën. Ai shpesh ka dhënë sinjale se dëshira e tij është të paraqitet për ndonjë klub të madh evropian.
    Tare i “fiksuar” pas Jasharit
    Igli tare vijon nga puna për të përforcuar Milanin këtë sezon, teksa sytë e drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve vijojnë të jenë te shqiptarët. Pas Granit Xhakës, “Djalli” ka shfaqur interes dhe për Ardon Jasharin, 22-vjeçarin shqiptar që luan për Zvicrën. Ai ka shkëlqyer sezonin e fundit me Klub Bruzh në Belgjikë dhe kjo ka ngjallur interesin e shumë klubeve, me Milanin që duket se ka kaluar në “pole-position”. Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë kanë dërguar ofertën e parë drejt klubit belg, plot 30 milionë euro për shërbimet e Jasharit. Gjithsesi, sipas asaj që raportohet në Zvicër, kjo ofertë pritet të refuzohet nga Bruzhe, e cila kërkon deri në 35 milionë euro, një tjetër ofertë që mund të shkojë drejt klubit belg në ditët në vijim. Jashari është kthyer në një prioritet për Taren.

  • Barcelona rinovon kontratën me Ansu Fati, para se sulmuesi të transferohet te Monaco

    Barcelona rinovon kontratën me Ansu Fati, para se sulmuesi të transferohet te Monaco

    24 Qershor 2025

    22:39

    Telesport

    Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Ansu Fati sezonin e ri do të luajë me francezët e Monaco-s. Spanjolli i aktivizuar shumë pak këtë sezon te Barcelona, ka pranuar të largohet nga katalanasit dhe klubi i Principatës do jetë destinacioni i tij i ri.
    Por, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona po punon për të rinovuar kontratën me sulmuesin para se ai të transferohet te Monaco. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2029, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të rinovuar edhe për një vit tjetër.
    Sipas raportimit në fjalë, te Barcelona shpresojnë se Ansu Fati do “rilindë” te Monaco dhe rinovimi i kontratës me të do i ndihmojë katalanasit ta rrisin vlerën e tij në treg dhe të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme.
    Ansu Fati do të huazohet te Barcelona. Gjatë javës që vjen, ai do të kryejë testet mjekësore dhe më pas pritet të vijë njoftimi zyrtar nga të dy klubet.

  • Kevin De Bryjn kryen vizitat, radha e firmës me Napolin

    Sot, 12 qershor 2025, Kevin De Bryjn u nis nga Brukseli me një fluturim privat në orën 7:00 të mëngjesit. Me të mbërritur në aeroportin e Romës Fiumicino, lojtari i ri i Napolit u drejtua për në klinikën Villa Stuart për kontrollet e zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin e De Laurentis.

    Goditje e madhe te napoli e ka emrin Kevin De Bryjn. Belgu 33 vjeçar ka përfunduar procesin e gjatë mjekësor në Villa Stuart në Romë dhe tani është gati të nënshkruajë kontratën e tij të re me Napolin.

    Testet mjekësore filluan këtë mëngjes rreth orës 10:30 dhe pas 3 orësh e gjysmë brenda klinikës, belgu doli nga klinika. Siç u përmend, ai do të ketë një takim në pasdite për të nënshkruar kontratën me Azzurrët, e cila do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një sezon të tretë.

    Jashtë klinikës, Hervig De Bryjn, babai i Kevinit, bëri disa deklarata para mikrofonave të gazetarëve të pranishëm jashtë Villa Stuart këtë mëngjes:

    “Kevin është më i interesuar në anën sportive, në aftësinë për të luajtur në një nivel të lartë. Një nga arsyet pse ai zgjodhi Italinë është të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë, e përsëris se kjo ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të. Për të, çështja sportive ka rëndësi.”

    Vazhdo leximin

  • Sot është në stol ndaj Letonisë, ekipi i Serisë A pret mesfushorin e Shqipërisë për të hedhur firmën mbi kontratën e re

    Sot është në stol ndaj Letonisë, ekipi i Serisë A pret mesfushorin e Shqipërisë për të hedhur firmën mbi kontratën e re

    10 Qershor 2025

    19:54

    Telesport

    Ashtu si në ndeshjen ndaj Serbisë, edhe sot ndaj Letonisë, Ylber Ramadani, gjendet në stol. Pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te Kombëtarja në këto ndeshjet e fundit, Ylber Ramadanin, menëjehrë pas angazhimit me kuqezinjtë, e pret Lecce, për të hedhur firmën mbi kontratën e re.
    Kontrata aktuale e mesfushorit kuqezi skadon qershorin e vitit 2026, por drejtuesit e Lecce-s e konsiderojnë si një lojtar kyç dhe nuk duan të humbin shërbimet e 29-vjeçarit kuqezi.
    Ramadanit do t’i ofrohet një rinovim për 3 vite, me të njëjtën pagë që merr aktualisht. Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të Lecce-s janë mbyllur dhe tani pritet vetëm firma e shqiptarit sapo të kthehet në klub pas ndeshjes së sotme ndaj Letonisë.

  • Real Madrid dhe Courtois arrijnë marrëveshjen, e shtyjnë edhe me një vit kontratën

    Real Madrid dhe Courtois arrijnë marrëveshjen, e shtyjnë edhe me një vit kontratën

    10 Qershor 2025

    9:57

    Telesport

    Ai konsiderohet nga të gjithë, ose pothuajse të gjithë, një nga portierët më të mirë në botë dhe i këtij mendimi duket se është edhe klubi i tij, Real Madrid.
    Për pasojë, Thibaut Courtois është afër rinovimit me “los blancos”, duke e shtyrë edhe me një vit kontratën aktuale. Sipas Fabrizio Romano, më 1 korrik, saktësisht një vit para skadimit, Reali do t’i ofrojë një propozim rinovimi portierit belg.
    Palët duhet të arrijnë së shpejti një marrëveshje të re pa probleme të veçanta, duke qenë se Courtois nuk ka ndërmend të ndryshojë ekip. Por, edhe Real është shumë i kënaqur me paraqitjet e tij.

  • Yamal sqaron mesazhin e koduar: Babai nuk do publikonte kurrë asgjë për kontratën time

    Yamal sqaron mesazhin e koduar: Babai nuk do publikonte kurrë asgjë për kontratën time

    Lamine Yamal, xhevahiri i Barcelonës, që së fundi rinovoi kontratën deri në vitin 2031, ka dhënë një intervistë për “El Larguero” të “Cadena SER”, ku ka ndarë disa momente interesante.
    Së pari foli për marrëdhënien me veteranin Robert Lewandowski, i cili vjen nga një brez shumë i ndryshëm nga ai i Lamine, vetëm 17 vjeç: “Raporti me Lewy është përmirësuar shumë. Kur u bashkova për herë të parë me ekipin e parë, isha një i ri nga ‘La Masia’ dhe nuk kishim ndonjë marrëdhënie të veçantë. Tani, marrëdhënia është shumë e mirë, madje takohemi shpesh edhe jashtë fushës”.
    Yamal komentoi edhe mbi shifrën e publikuar në Instagram nga babai në kohën e rinovimit të kontratës, duke mohuar spekulimet se bëhej fjalë për pagën e tij vjetore: “Para firmës, babai im po bënte shaka me presidentin (Laporta). Po t’jua tregoja, do qeshnit me siguri. Nuk kishte fare lidhje me futbollin…, babai im nuk do të publikonte kurrë asgjë që ka të bëjë me kontratën”.
    Lidhur me zërat që flasin për një zhvendosje të mundshme nga krahu në qendër të sulmit, Yamal u shpreh qartë: “Mendoj se do të mbetem gjithmonë një lojtar krahu, sepse më pëlqen përballja një kundër një. Sigurisht, nga brenda do të merrja më shumë topa, por gjithmonë do të ketë më shumë kundërshtarë aty. Me kalimin e viteve, besoj se do të nisem nga krahu, por do të bëj gjithnjë e më shumë gjëra drejt qendrës”.

    Mesazhi i koduar i babait, pas rinovimitRinovimi i kontratës së Lamine Yamal me Barcelonën deri në vitin 2031 u shoqërua me një postim enigmatik të babait të talentit të ri. Munir Nasraoui, babai i 17-vjeçarit të mrekullueshëm të Barcelonës, publikoi në Instagram një foto ku përqafon të birin, shoqëruar me shifrën “19,3”.
    Kuptimi i këtij numri shkaktoi menjëherë spekulime. Sipas disa mediave spanjolle, bëhet fjalë për pagën bruto të Yamal, në miliona dollarë, që do të përkthehej në rreth 8 milionë euro neto në sezon.
    Të tjerë pretendojnë se 19,3 i referohet shumës neto, përfshirë bonuset dhe stimujt e tjerë financiarë, mes të cilave edhe një premio e lidhur me fitimin e mundshëm të “Topit të Artë”. Në çdo rast, pavarësisht se shifrat mbeten jozyrtare, është e qartë se kontrata e re e tij përfaqëson rritje të ndjeshme krahasuar me 1.6 milionë eurot që ka fituar sezonin e fundit.
    Ka edhe nga ata që i ulin tonet e interpretimit ekonomik të postimit, duke sugjeruar se “19,3” mund të jetë thjesht një kombinim mes numrit të fanellës së Yamal (19) dhe trofeve të fituar (3). Megjithatë, prania e presjes shton dyshimet për një lexim thjesht simbolik.