Tag: kontratën

  • Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    1 Shtator 2025

    16:40

    Telesport

    Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin.
    Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League.
    Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.

  • Lojtari që mund t’i bashkohet Shqipërisë refuzon të rinovojë kontratën, klubi i Bundesligës e dërgon në ekipin e dytë

    Lojtari që mund t’i bashkohet Shqipërisë refuzon të rinovojë kontratën, klubi i Bundesligës e dërgon në ekipin e dytë

    Nelson Weiper-i po përjeton një moment të vështirë në karrierën e tij. Sulmuesi 20-vjeçar ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Mainz-in, çka nuk është pritur mirë nga klubi gjerman. Skuadra e Bundesligës ka vendosur të hakmerret, duke e dërguar lojtarin të luajë me ekipin e dytë.
    Sezonin e shkuar Weiper-i shënoi 3 gola në elitën e futbollit gjerman, si dhe është nga lojtarët e spikatur në ekipin kombëtar Gjermani U21. Ndërkohë, shtatlarti i sulmit është kontaktuar edhe nga FSHF-ja për t’ju bashkuar Shqipërisë, duke qenë se nëna e tij është shqiptare. Vetë Weiper-i nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u veshur kuqezi, teksa së fundmi ka pranuar edhe për mediat gjermane se filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e tij përfundimtare./Sport Ekspres/

  • “Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher, tani rinovimi me katalanasit është çështje kohe

    “Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher, tani rinovimi me katalanasit është çështje kohe

    20 Gusht 2025

    19:02

    Telesport

    Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.
    Mesfushori holandez prej kohësh ka pasur përplasje dhe moskuptim me agjentin Ali Dursun, gjë që duket se ka penguar edhe në rinovimin e kontratës me katalanasit, pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës kanë kohë që presin firmën e De Jong për të rinovuar.
    De Jong ka thënë se ndihet i mashtruar nga tashmë ish-agjenti i tij, Ali Dursun, dhe tani që zgjidhi kontratën me të, duket se është gati të firmosë rinovimin me Barcelonën.
    Kontrata e holandezit me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe shumë shpejt pritet firma për kontratën e re. Për De Jong do ketë të njëjtën pagë që merr aktualisht, por do të shmanget komisioni rinovimit që do të merrte ish-agjenti i tij Ali Dursun, nëse palët nuk do t’i kishin dhënë “duart” njëri-tjetrit.

  • Rrahmani do të jetë ndër më të paguarit e Napolit, mbrojtësi shqiptar zgjat kontratën me të kaltrit

    Rrahmani do të jetë ndër më të paguarit e Napolit, mbrojtësi shqiptar zgjat kontratën me të kaltrit

    Amir Rrahmani pritet të jetë pjesë e Napolit edhe për 4 sezonet e ardhshme. “CalcioNapoli24” ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar ka pranuar të zgjasë kontratën me të kaltërit deri në verën e vitit 2029. Marrëveshja e re do ta bëjë kapitenin e Kosovës një nga lojtarët më të paguar në radhët e kampionëve të Italisë.
    Kështu, Amir Rrahmani do të përfitojë një shifër prej 3.5 milionë eurosh neto në sezon. Më shumë se ai paguhen vetëm De Brujni dhe Lukaku, të cilët arkëtojnë 6 milionë euro neto në sezon./Sport Ekspres/

  • Etrit Berisha bëri heroin në Europë me  Haken, klubi suedez i rinovon kontratën

    Etrit Berisha bëri heroin në Europë me Haken, klubi suedez i rinovon kontratën

    Lojtarët e përfaqësueses po marrin lajme të mira ditë pas dite, e ka prej tyre që edhe lënë gjurmë në skuadrat dhe ligat ku aktivizohen, por edhe në kompeticionet europiane. Kështu, Etrit Berisha nuk është lojtar i zakonshëm. Ai është një portier i jashtëzakonshëm, pasi edhe pse veteran në fushat e futbollit, di të bëj ëmë të mirën e tij, e falë eksperiencës e ka çuar skuadrën e tij në turin e tretë të Ligës së Europës, një sukses jo i vogël dhe që ka ndodhur krejtësisht për meritë të portierit shqiptar. Janë vetë mediat e huaja që shprehen se portieri i përfaqësueses së Shqipërisë (i paftuar nga trajneri Silvinjo në Kombëtare gjatë dy viteve të fundit), Etrit Berisha, vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike, klubi suedez, vendosi menjëherë t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2027 gardianit 36-vjeçar nga Prishtina.
    Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Haken, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa vetë Berisha nuk e ka fshehur lumturinë për arritjen e kësaj marrëveshje. “Ndihem vërtet mirë të zgjas kontratën me klubin. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë muajve që kam qenë këtu. Kemi një ekip që ka potencial të mirë dhe mund të bëjë edhe më mirë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ndihem mirë të zgjas kontratën. Kur erdha këtu, u habita nga sa mirë është gjithçka këtu; qendra stërvitore, lojtarët dhe udhëheqësit. Muajt e parë kanë qenë shumë argëtues. Finalja e kupës është kulmi deri më tani. Fitorja në Kupën e Suedisë është diçka që nuk do ta harrojmë. Kur luajmë si ekip, mund të jemi vërtet të mirë. Kemi bërë shumë arritje të mira. Ne ende luajmë në Evropë dhe kemi mundësi të mira për t’u zhvilluar dhe për t’u argëtuar me lojën tonë”, deklaroi Berisha pas rinovimit. Marvin Çuni ikën nga Rubin Kazani e firmos me Sampdorian në Itali Ndërkohë që Berisha merr propozimin për rinovimin e kontratës, një tjetër lojtar shqiptar bën zgjedhje për se zonin e ri. Bëhet fjalë për Marvin Çunin që sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në një skuadër me Mirlind Dakun në Rusi.
    Referuar mediave sportive, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni do të vijojë karrierën te skuadra e Sampdorias që mil iton në Serinë B italiane. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi xhenoves, nëpërmjet faqen zyrtare. Bëhet fjalë për një huazim nga Rubin Kazani, me mundësi blerje, në rast se 24-vjeçari do të arrijë të bindë drejtuesit e Samp dorias. Çuni është aktivizuar 1 ndeshje me fanellën kuqezi më 17 tetor të vitit 2023, teksa vitin e kaluar u shit nga Frozinone drejt Rubin Kazan për 2 milionë euro. Sulmuesi e njeh mjaftueshëm futbollin italian, teksa numëron 22 paraqitje në Serinë A dhe 3 në Serinë B, ku në total ka shënuar 2 gola. Çuni mund të rritet si fut bollist me këtë lëvizje dhe mund të hapë një dritare të re për kar rierën, pasi futbolli italian gjithnjë është tërheqës dhe promovues dhe aty ai mund të gjejë vetveten. Për më tepër Sampdoria është klub i njohur pavarësisht se në këtë moment nuk është në ditët e veta më të mira.

  • De Jong e konfirmon: Unë dhe Barcelona jemi të lumtur, do ta rinovoj kontratën

    De Jong e konfirmon: Unë dhe Barcelona jemi të lumtur, do ta rinovoj kontratën

    1 Gusht 2025

    13:57

    Alfred Lleshi

    Barcelona fitoi dje ndaj Seulit me rezultatin e thellë 7-3 në një ndeshje miqësore, gjatë turit aziatik të blaugranave. Pas përfundimit të lojës, gazetarët e pranishëm e shfrytëzuan rastin për të pyetur Frenkie de Jong mbi të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale me katalanasit i skadon në vitin 2026.
    Mesfushori holandez, që është kthyer menjëherë në shtyllë të rëndësishme për skemat e Hansi Flick, pas disa sezoneve të vështira, u shpreh qartë: “Nuk kam rinovuar ende, por jam shumë i lumtur te Barça. Mesa di, edhe Barcelona është e kënaqur me mua. Do ta rinovoj kontratën”. Në këtë mënyrë, holandezi iu dha fund zërave për një largim të mundshëm.
    Në moshën 28-vjeçare, deklarata e tij është një lajm i mirë për tifozët dhe drejtuesit e klubit katalanas, që e shohin atë si pjesë kyçe të projektit afatgjatë. Konfirmimi i rinovimit të kontratës për Frenkie de Jong do të përforconte më tej stabilitetin e skuadrës blaugrana, ndërsa mesfushori i njohur për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës pritet të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore edhe për vitet në vijim.

  • A ka moral PD të flasë për blerje votash kur pagoi 6 mln dollarë? Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: Ç’ndodhi me Lacivitan

    A ka moral PD të flasë për blerje votash kur pagoi 6 mln dollarë? Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: Ç’ndodhi me Lacivitan

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar kontratën që PD ka paguar për këshilltarin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet e 11 majit, Chris La Civita.

    I ftuar mbrëmjen e sotme në  një studio televizive, Spahiu tha se KQZ dhe PD ende nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë kontratë.
    ‘Gjatë zgjedhjeve u tha se do të bëhej nami për të luftuar krimet zgjedhore. Një pyetje është si ka mundësi që partia që ka 11 mijë komisioner nuk ka besim tek rezultati por besimin e ka tek partitë e tjera. në parim të gjitha këto që pretendon opozita qëndrojnë ne s’mund të themi se jetojmë në një realitet tjetër sepse favoret e pushtetit ndikojnë dhe përdorimi i burimeve financiare ndikojnë, paraja ndikon, por e gjitha kjo s’fumohet kur PD bënë kontratë mln euro dhe sjell një amerikan këtu nën emrin e SHBA, ku qëndron morali i thasve me miell ose i shpërblimeve, kur paguan miliona dollarë për të sjell një person që nuk njihet. Ka influencë pushteti dhe ka shkelje, por është thënë që prokuroria ka filluar hetimin për kontratën dhe la Civita dhe deri më sot nuk e di se çfarë është bërë’, tha ai.
     

  • Itali/ Portieri shqiptar Rafaele Huli firmos kontratën 3-vjeçare me Juventusin

    Itali/ Portieri shqiptar Rafaele Huli firmos kontratën 3-vjeçare me Juventusin

    Portieri me origjinë shqiptare, Rafaele Huli, ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me Juventusin, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.I lindur më 30 korrik 2008 në Asti të Italisë, Huli ka qenë pjesë e akademisë së Juventusit që nga viti 2017 dhe ka spikatur si një nga lojtarët kyç të ekipit U-17 këtë sezon, që u mbyll me arritjen në gjysmëfinalen e kampionatit.Huli ka përfaqësuar Italinë në nivelet e moshave deri në vitin 2023, por zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, duke veshur fanellën kuqezi në Kampionatin Evropian U-17 të kësaj vere. Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, ai ka luajtur në 10 ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm në portë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Portieri me origjinë shqiptare, Rafaele Huli, ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me Juventusin, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.I lindur më 30 korrik 2008 në Asti të Italisë, Huli ka qenë pjesë e akademisë së Juventusit që nga viti 2017 dhe ka spikatur si një nga lojtarët kyç të ekipit U-17 këtë sezon, që u mbyll me arritjen në gjysmëfinalen e kampionatit.Huli ka përfaqësuar Italinë në nivelet e moshave deri në vitin 2023, por zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, duke veshur fanellën kuqezi në Kampionatin Evropian U-17 të kësaj vere. Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, ai ka luajtur në 10 ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm në portë.

  • Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid

    Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid

    21 Korrik 2025

    8:39

    Telesport

    Thibaut Courtois dhe Real Madrid po zgjasin kontratën e tyre. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” raporton se portieri belg, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me “los blancos” edhe për një sezon tjetër.
    Marrëveshja me lojtarin 33-vjeçar është finalizuar dhe më 4 gusht ai do të fillojë sezonin me një kontratë të re me Real Madrid. Nuk ka klauzola për një vit plus të dytë të mundshëm, duke pasur parasysh politikën e klubit për zgjatjen e kontratave çdo vit për lojtarët e moshës 32 vjeç e lart.
    Prandaj, Courtois do të mbetet lojtar i “merengues” edhe për një total prej dy vitesh, deri në vitin 2027, një pasqyrim i besimit të treguar nga drejtuesit e klubit spanjoll. Ky rinovim do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës.
    Po Lunin? Interesi i Villarreal është përfolur ditët e fundit, por portieri ukrainas duket i vendosur të qëndrojë te Real Madrid. Ai ka një marrëveshje deri në vitin 2030. Trajneri Xabi Alonso tregoi gjatë Kupës së Botës për klube se Courtois është ende portieri i parë.

  • Berisha “gjen provat” për “farsën” e 11 majit: Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’, DHL ndryshoi kontratën me…

    Berisha “gjen provat” për “farsën” e 11 majit: Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’, DHL ndryshoi kontratën me…

    Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska “gjetur provat” për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e cilëson. Nga selia blu, kësaj radhe u shfaq me disa foto me zarfet dhe firmat e diasporës në Greqi. Por, Berisha me ‘ekspertizën’ e tij ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me firmat e zgjedhësve, por me disa ‘fjongo’.
    Sipas tij, të gjitha firmat janë manipuluar dhe me këto ‘prova’ të reja Berisha i rikthehet kërkesës për qeveri teknike. “Një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë. Tjetër, fjongo. Fjongo. Firmat si fjongo. Shikoni, fjongo, fjongo, viza. Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin. Shenja të tjera. Firma gjoja këto. Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar. Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve”, tha Berisha.
    Më tej akuzoi kompaninë DHL se me urdhër të Edi Ramës ka ndryshuar kontratën dhe ka marrë nënkontraktor. “Për të tretën herë i rikthehemi farsës së manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Rama. DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Ramës. Ishte Rama, personalisht që ka urdhëruar DHL të marrë nënkontraktorë, gjë për të cilën ne nuk pranuam kurrë.  Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës. Më 3 maj Rama i bëri thirrje emigrantëve, në Greqi u bë një mish mash, shkoni dhe merrni vetë zarfet. Pas këtij mesazhi të Ramës, u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhur nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën një mesatare ditore”, tha Berisha.