Rigels Seliman
Një re e zezë, e rëndë dhe e dendur po grumbullohet mbi horizontin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur një tjetër front hetimor që pritet të tronditë themelet e Partisë Demokratike. Në qendër të kësaj furtune gjenden kontrata lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri për llogari të Berishës dhe PD-së, të cilat nuk janë thjesht dokumente të zakonshme, por fletë që mbajnë erën e korrupsionit dhe dyshimin e pastrimit të parave në shifra marramendëse. Tre kontrata të errëta janë në lojë: njëra prej 6 milionësh e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, një e dytë për një avokat që do të mbrojë Berishën në gjykatat amerikane sa i takon heqjes së “non-gratës” dhe një e tretë me strategun Chris LaCivita, i cili udhëhoqi fushatën e PD-së, por që mbetet e fshehur nga opinioni publik, ndonëse kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Prapaskenat
Por pyetja fatale është vetëm një: kush i pagoi këto miliona? Kush e mbushi kasafortën e Berishës me shuma që kapërcejnë çdo kufi ligjor? Ligji shqiptar është i qartë dhe i pamëshirshëm: asnjë fond i huaj nuk lejohet të financojë partitë politike dhe asnjë individ nuk mund të dhurojë mbi 1 milion lekë. Nëse SPAK provon se paratë vijnë nga donatorë të huaj, atëherë kontrata e firmosur nga Flamur Noka është jo thjesht e paligjshme, por një dokument që mund ta çojë drejt qelisë. Për Berishën, ky është skenari i përsëritur i një udhe pa kthim, ku çdo hap sjell një dosje të re, çdo manovër një skandal, dhe çdo kontratë një aktakuzë.
Disa ditë më parë gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se verifikimet janë nisur me shpejtësi dhe pritet që rezultatet të hedhin dritë mbi një nga aferat më të mëdha politike të dekadës. Ndërkohë, aktivistja Evi Kokalari, me tone të ashpra, ka goditur drejt në zemër të kësaj skeme, duke e quajtur Berishën të papërgjegjshëm dhe të pandershëm përballë qytetarëve. “Ku janë kontratat me LaCivitën dhe Manafortin? A bëhet fjalë për 10 milionë të tjera?”, ka shpërthyer ajo publikisht disa ditë më parë, duke kërkuar transparencë. Ndërkohë kjo çështje ka sjellë në sipërfaqe edhe një tjetër manovër politike: ankimin e Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit, që do shqyrtohet më 4 shtator. Një lëvizje që, duket se, nuk ka lidhje me rezultatin zgjedhor, por me fitimin e kohës për të fshehur burimin e shpenzimeve gjigante në SHBA. Nëse PD ka ende dy muaj afat për deklarimin e shpenzimeve, kjo shtyrje e zgjat kalvarin e misterit deri në nëntor, kur pritet të dalë fatura e plotë e pagesave ndaj Chris LaCivita-s.
Por këtu qëndron edhe ironia tragjike: Berisha po përpiqet ta shesë këtë aferë si shpenzim jashtë fushate, një truk që dikur e përdori Ilir Meta dhe sot është në burg pikërisht për të njëjtën arsye. Pra historia, rrezikon të përsëritet, këtë herë me “doktorin” në rolin kryesor. Megjithatë çfarë do të ndodhë me këto miliona dollarë të padeklaruar? A do të dalë zbuluar mekanizmi i fshehjes së parave? A do të kthehet kjo në dosjen që shemb përfundimisht mitin e Berishës? Një gjë është e qartë: kontratat janë të padeklaruara, paratë nuk kanë burim, dyshimet janë të rënda, dhe drejtësia duket se po afrohet me hap të shpejtë. Për Partinë Demokratike, kjo mund të jetë nata më e errët. Ndërsa për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, kjo mund të jetë dosja që vulos fundin politik dhe moral të tyre, ku nëse merren të pandehur për pastrim parash rrezikojnë disa vite burg. Sidoqoftë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, teksa sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Tag: kontrata
-

Miliona dollarë të padeklaruara, kontrata të errëta dhe lobimi në SHBA, Sali Berishës gati t’i shpërthejë një tjetër…
-

AKSHI i Mirlinda Karçanajt makineria e korrupsionit, nga 20 kontrata sekrete në 2008-2013, në 236 deri në 2018…
Vazhdon hetimi i gazetës Sot mbi keqpërdorimet e fondeve publike dhe mungesën e transparencës në institucionet shtetërore, dhe rasti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt del si një nga më shqetësuesit. Që prej vitit 2015, ky institucion ka shpërndarë miliarda lekë nëpërmjet tenderave të dyshimtë, ku dominojnë kontratat e klasifikuara si “sekret shtetëror”, gara me konkurrencë fiktive dhe fitues të dyshuar si të paracaktuar. AKSHI është kthyer në një mekanizëm prokurimesh me ritme dhe shifra marramendëse, ku kompania fituese shpesh dihet paraprakisht, ndërsa ofertuesit e tjerë shërbejnë vetëm për të justifikuar formalisht “konkurrencën”. Kjo situatë është lehtësuar nga përdorimi në rritje i procedurave të mbyllura dhe klasifikimit të kontratave si sekrete, duke kufizuar transparencën dhe llogaridhënien.
Të dhënat
Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama (2013 e në vijim), përdorimi i klasifikimit “sekret shtetëror” në prokurime publike u rrit në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kontratave të klasifikuara sekret u shtua eksponencialisht pas vitit 2014. Në periudhën 2008–2013 (qeverisja e mëparshme) u klasifikuan vetëm 20 kontrata gjithsej, ndërsa gjatë viteve 2013–2018 u klasifikuan 216 kontrata. Viti 2018 shënoi rekord historik me 76 kontrata sekrete, ku përfshiheshin edhe kontratat e AKSHI-t. Vetë AKSHI u shqua ndër institucionet civile për përdorimin e kësaj praktike, duke klasifikuar 18 tendera sekretë në 2017 dhe 28 të tillë në 2018 – një rekord i padëgjuar, po të kemi parasysh se edhe vetë agjencitë e inteligjencës klasifikuan shumë më pak kontrata gjatë atyre viteve. Statistika nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) tregojnë se deri në vitin 2018, autoritetet publike mbanin të klasifikuara 236 kontrata gjithsej. AKSHI, si një nga të paktat agjenci civile me të drejtë ligjore për tendera sekretë, kontribuoi ndjeshëm në këtë shifër. Për tenderat e klasifikuar nuk shpallet asnjë njoftim publik; i vetmi informacion i gjurmueshëm janë pagesat e regjistruara në thesarin e shtetit. Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se gjatë viteve 2019–2024 AKSHI ka kryer 1,122 transaksione thesari për kontrata sekrete, me vlerë totale rreth 6.64 miliardë lekë (afro 55 milionë €). Këto fonde janë kanalizuar zakonisht me negocim direkt dhe pa garë të hapur tek një grup i kufizuar kontraktorësh të certifikuar për informacione sekrete. Pra, një pjesë e madhe e parasë publike për ICT është alokuar në mënyrë jotransparente. Për pasojë, procedurat e hapura konkurruese nuk dominojnë praktikën e AKSHI-t; përkundrazi, një pjesë e konsiderueshme e fondeve jepen me procedura të kufizuara ose pa konkurrencë efektive (negocime të mbyllura, klasifikime), çka shpjegon edhe numrin tejet të ulët të ofertuesve mesatarë në tenderët e AKSHI-t.
Gara fiktive
Mungesa e konkurrencës reale është kthyer në normë në tenderimet e AKSHI-t. Të dhënat tregojnë se shpesh në garë paraqitet vetëm 1 ofertues real, ose konkurrenca është thjesht formale. Mesatarja e ofertave për tender në AKSHI është vetëm rreth 1–2 oferta, ndërkohë që mesatarja kombëtare është shumë herë më e lartë. Një fenomen shqetësues është “gara fiktive”, ku në letra figurojnë disa konkurentë, por në realitet vetëm njëri dorëzon ofertë të vlefshme. Kjo është vënë re në shumë raste vitet e fundit. Për shembull, në një tender të vitit 2020 për sistem monitorimi për inspektorët tatimorë (fond ~106 milionë lekë), u regjistruan dy kompani pjesëmarrëse, por vetëm njëra dorëzoi ofertë financiare – duke fituar kontratën me 94% të fondit limit. Kompania tjetër thjesht plotësoi numrin, pa paraqitur ofertë konkrete, çka nënkupton se fituesi ishte paracaktuar dhe gara u zhvillua vetëm sa për fasadë. -

Inter e ka lënë surprizën për në fund, kontakton dy yjet e Bayern Munich
24 Gusht 2025
17:06
Telesport
Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Inter ka kontaktuar dy qendërmbrojtësit e Bayern Munich, Dayot Upamecano dhe Min-jae Kim.
Qendërmbrojtësit francez i skadon kontrata verën e ardhshme dhe te Bayern janë të hapur për largimin e tij këtë afat të merkatos, duke qenë se palët nuk kanë rënë dakord për rinovim dhe klubi gjerman nuk dëshiron ta humbë falas në vitin 2026.
Ndërsa koreano-jugorit Min-jae Kim i skadon kontrata në vitin 2028, por 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Vincent Kompany. Inter po përgatitet për largimin e Benjamin Pavard, për të cilin ka interes konkret nga Galatasaray dhe Neom në Arabinë Saudite, ndaj klubi zikaltër ka piketuar dyshen qendërmbrojtëse të Bayern Munich.
-

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka një kontratë paramartesore të firmosur, në rast divorci. Nëse diçka e tillë ndodh, Georgina do merrte një pension të përjetshëm prej 100 mijë eurosh në muaj dhe pronësinë mbi rezidencën e CR7 në Madrid, e cila vlerësohet me 5.2 milionë euro.
Kontrata paramartesore
Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një kontratë paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.
Kontrata parashikon që, në rast ndarje, Georgina do të marrë pension mujor të përjetshëm prej 100,000 eurosh, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në La Finca, Madrid, me vlerë mbi 5.2 milionë euro.
Sipas të njëjtit medium, kjo marrëveshje ka për qëllim sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve, duke garantuar që familjes të mos i mungojë asgjë, pavarësisht rrethanave.
Pasuria e CR7
Me një pasuri të vlerësuar mbi 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë.
Vetëm të ardhurat vjetore nga kontrata me klubin Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë të tjera vijnë nga sponsorizime dhe kontrata reklamash.
Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, nëpërmjet nënës surrogate. Në nëntor 2017, vetë Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina dhe më 18 prill 2022, ajo lindi binjakë; djali, Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi. -

291 kontrata qiraje nga pasuritë e sekuestruara/ Kush po jeton sot në vilat e krimit?
Një apartament luksoz në një zonë rezidenciale të Tiranës po jepet me qira për vetëm 55 mijë lekë në muaj. Ai është pjesë e listës së pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar, të cilat menaxhohen përkohësisht nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, derisa gjykatat të vendosin konfiskimin përfundimtar dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit.
Në këtë listë përfshihen apartamente, biznese, vila në Gjirin e Lalëzit dhe pasuri të tjera bregdetare, deri tek objekte të vogla si monedha ari apo edhe mjete pune. Sipas raportimeve, shumica e këtyre pasurive dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës, ndërsa rastet që lidhen me korrupsionin janë shumë më të pakta.
Aktualisht janë të lidhura 291 kontrata qiraje, ndërsa vlera totale e të ardhurave të arkëtuara ka arritur në 100,392,918 lekë, ka bërë të ditur institucioni përmes një komunikimi elektronik. Si sfidë kryesore, zyrtarisht pranohet administrimi i pasurive të amortizuara, ndërsa jozyrtarisht shtohet edhe frika e qytetarëve apo bizneseve për t’i marrë me qira këto prona, për shkak të presionit apo kërcënimeve nga të akuzuarit.
Megjithatë, deri më sot është regjistruar vetëm një rast kanosjeje, i cili i është referuar prokurorisë për hetim. Vetëm gjatë vitit të kaluar, SPAK deklaroi se u konfiskuan pasuri me vlerë 27 milionë euro, që tashmë i kaluan shtetit. -

Pronat e krimit jepen me qira! Fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë nga 291 kontrata të lidhura deri tani
Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë.
Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien me qira të bizneseve, qendrave rezidenciale dhe vila në Gjirin e Lalëzit dhe në zona bregdetare që janë futur në listën e aseteve që burojnë nga krimi i organizuar janë të përditshme nga institucion që i administron derisa ato konfiskohen dhe i kalojnë shtetit si këto monedha ari deri tek mjete si kjo motosharrë.
Në raport pasuritë që dyshohet se janë vendosur kryesisht nga trafiqet e drogës, pasuritë që burojnë nga korrupsioni janë shumë të pakta
Aktualisht janë lidhur 291 kontrata qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Gjatë një komunikimi përmes postës elektronike ky institucion pranon se vlera totale e të ardhurave nga qiratë është 100,392,918.0 lekë. Vështirësia më e madhe që pranohet zyrtarisht është ajo e administrimit të pasurive të amortizuara.
Megjithatë jo zyrtarisht pranohet se për dhënien me qira të këtyre objekteve që qëndrojnë nën sekuestro preventive derisa gjyqi mbyllet ka edhe një vështirësi tjetër që është frika nga të akuzuarit.
Pavarësisht kësaj zyrtarisht pranohet se është regjistruar vetëm një rast kanosjeje që i është referuar prokurorisë për hetime. Vetëm për vitin e kaluar SPAK deklaroi se u konfiskuan dhe i kaluan shtetit në pronësi asete me vlerë 27 milionë euro.Top Channel
-

Interi shet Asllanin, zbulohet kontrata 5-vjeçare me klubin e njohur
Kristjan Asllani do të largohet përfundimisht nga Interi. Së fundmi janë publikuar detajet e transferimit të tij te Bolonja, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi i Seria A do të paguajë 17 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Në të njëjtën kohë Interi do të mbajë përqindje të kartonit, në rast shitje nga Bolonja. Kontrata do të jetë e vlefshme për 5 vite.
23-vjeçari pritet të marrë më tepër minuta te Bolonja, që po investon për ta aktivizuar titullar. Interi po ashtu kishte zbuluar më parë se nuk e kishte në plane për sezonin e ri.
Më përpara kanë qenë disa klube të interesuara si nga Seria A, por dhe jashtë Italisë. Fiorentina dhe Torino ishin dy klubet që do e donin në skuadër Asllanin. -

Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi vlerën reale, kontrata të klasifikuara dhe rritje abuzive kostosh në disa prej projekteve më të rëndësishme, këto janë disa nga gjetjet e raporteve zyrtare, investigimeve mediatike dhe akuzave politike.
KLSH
Tenderimet e AKSHI-t kanë qenë subjekt i raporteve kritike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) KLSH, gjatë auditit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), zbuloi se AKSHI kishte rritur në mënyrë të pajustifikuar kostot e disa projekteve IT të financuara nga FDSKSH. Konkretisht, në 3 tenderë (moduli i depove farmaceutike, regjistri elektronik i e-vizitave, dhe përmirësimi i dhomës së serverëve), AKSHI kontraktoi gjithsej 2 milionë € mbi vlerat e parashikuara në buxhetin e Fondit. Për shembull, projekti i software-it të depove farmaceutike ishte planifikuar 50 mln lekë, por AKSHI e prokuroi me 127.6 mln lekë (155% mbi buxhet).
Po ashtu, sistemi i e-vizitave u planifikua 80 mln lekë, ndërsa kontrata e AKSHI doli 215.6 mln lekë. Edhe kontrata me kompaninë ABS për përmirësimin e dhomës së serverëve kushtoi 94.2 mln lekë (gati dyfishi i buxhetit 54 mln të Fondit). KLSH konstatoi se AKSHI përfshiu shpenzime mirëmbajtjeje shumëvjeçare në kontrata pa u siguruar që Fondi i kishte buxhetuar ato, duke shkelur rregullat e menaxhimit financiar dhe krijuar detyrime të prapambetura. Ky raport ngre dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe mungesës së koordinimit financiar. AKSHI në reagimin e vet mohoi shkeljet, duke thënë se kontratat ishin nën fondin limit dhe kursyen para, pasi përfshinë edhe mirëmbajtjen që FDSKSH s’e kishte parashikuar.
Dyshime për favorizim dhe konflikt interesi
Shumë denoncime publike kanë zbuluar dhe favorizimin e kompanive të lidhura politikisht. Për shembull, është vënë në dukje se i njëjti tender mirëmbajtjeje (me vlerë ~1.9 mln €) është dhënë me përsëritje në vitet 2020, 2022 dhe 2024 tek i njëjti operator, me të njëjtën vlerë, duke ngritur dyshimin e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e tregut. Një tjetër rast është kontrata e portalit e-Albania (4.5 mln €) ku AKSHI skualifikoi ofertën më të lirë dhe favorizoi bashkimin Soft&Solution/Fastech me ofertë më të shtrenjtë, duke shkaktuar dëm potencial buxhetit.
Afera “Laboratorët AKSHI”
Në 2023–2024 doli në pah një aferë e dyshuar me laboratorët e shkollave (projekt i AKSHI-t financuar nga qeveria). Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj publikoi akuza se kompania e baxhanakut të Kryeministrit (“First…”, ish-ABS) ka marrë pa garë një projekt 15 milionë € për laboratorë TIK, me kosto të fryra dhjetëfish mbi vlerën reale. Ahmetaj deklaroi publikisht se për këtë aferë SPAK kishte lëshuar dy urdhër-arreste, por ato u “çkombinuan” para ekzekutimit. Këto pretendime janë shumë serioze, sugjerojnë ndërhyrje politike për të stopuar hetimet dhe implikojnë drejtpërdrejt AKSHI-n në korrupsion të nivelit të lartë. Ahmetaj kërkoi nga gazetarët të hetojnë si u fsheh ABS pas një emri të ri (AIBS) dhe si një kompani me xhiro vjetore 1.9 mln € fitoi një tender 1.8 mln € – duke nënkuptuar fiktivitet të kapitalit dhe kapje të institucionit. Këto akuza pritet të verifikohen nga organet ligjzbatuese; ndërkohë hedhin dyshime shumë të rënda mbi integritetin e tenderimeve të AKSHI-t.
Thirrje për hetime
Nga ana tjetër Partia Demokratike ka cilësuar AKSHI-n si “kopshti privat i Edi Ramës” ku tenderat jepen familjarëve dhe miqve. Investigimet mediatike kanë nxjerrë fakte se “torta” e fondeve të IT është ndarë në mënyrë klienteliste. AKSHI-n e quajnë “përbindëshi që po gllabëron buxhetin” dhe evidentohet se qysh kur qeveria i kaloi të gjitha tenderët e IT te AKSHI (2017), buxheti për IT është fryrë jashtë kontrollit. AKSHI tashmë dikton standardet, fondet limit, zgjedh fituesit, mbikëqyr kontratat dhe bën pagesat – fuqi monopolisike që as vetë qeveria si e tërë nuk e ka. Kjo centralizim ekstrem pa kontrolle është terren i përshtatshëm për abuzime dhe korrupsion, një shqetësim i ngritur gjerësisht.
Mungesë transparence
Shumë kontrata të AKSHI-t (sidomos ato të klasifikuara) vuajnë nga mungesa e transparencës, pasi nuk publikohen dokumentet standarde as njoftimet e detajuara. Vetëm pagesat në Thesar zbulojnë egzistencën e tyre. Kjo e bën të vështirë zbulimin e parregullsive pa auditime të dedikuara. Gjithashtu, raportet e RedFlag tregojnë se AKSHI shpesh nuk respekton rregullat e publikimit as për tenderët e zakonshëm (vonon publikimin e rezultateve, nuk jep arsyet e skualifikimit, etj.), gjë që ka penguar konkurruesit e mundshëm të bëjnë ankesa në kohë. Pra të dhënat dëshmojnë se tenderimet e AKSHI-t gjatë 2014–2025 kanë qenë problematike në disa drejtime: koncentrim i madh fondesh në pak duar, procedura jo konkurruese, mungesë gare reale, dhe indicie të forta për favorizim dhe mbivlerësim kontratash. Një gjë është e qartë: trendet financiare të AKSHI-t janë në rritje, por duhet siguruar që kjo rritje të shoqërohet me transparencë dhe llogaridhënie më të madhe, për të shmangur abuzimet dhe për të siguruar vlerë për paranë publike.
/sot/ -

Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…