Tag: kontrabandistët

  • Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë dhe Libinë të fusin naftë kontrabandë në BE

    foto ilustruese

    TIRANË – Media ukrainase “RBC Ukraine” ka publikuar së fundi një investigim, ku pretendon se Shqipëria po ndihmon që nafta ruse të hyjë në tregjet europiane, pavarësisht sanksioneve që i janë vendosur nga perëndimi. Teksa citon një investigim të Balkan Insight, RBC shkruan se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura. Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të tilla.
    ARTIKULLI I PLOTË
    Nëpërmjet porteve shqiptare, produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian. Sipas një hetimi, karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore, raporton Balkan Insight.
    Në fillim të vitit, dy anije, Besart dhe Aya Zanubya, mbërritën në Porto Romano, në bregun shqiptar, duke deklaruar se ngarkesa e tyre ishte çimento. Megjithatë, inspektimet zbuluan se ato transportonin rreth 600.000 litra naftë të padeklaruar. Hetuesit konstatuan se porti ishte përdorur në mënyrë të përsëritur për importimin e produkteve të ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura.
    Rrjeti i kontrabandës dhe ryshfeti
    Policia shqiptare nuk ka komentuar mbi hetimin, por burime në portin e Durrësit thonë se operacione të tilla mbështeten në deklarata doganore të falsifikuara dhe ryshfete. Kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, njëra prej të cilave është Batimarine Oëner Ship, që ka kryer disa dërgesa të tilla. Hetuesit dyshojnë se kontrabandistët kanë përdorur kontrata të rreme dhe rrugë të maskuara si udhëtime peshkimi ose rimorkimi për të shmangur kontrollet.
    Pista malazeze dhe rrugët e reja
    Midis viteve 2013 dhe 2016, rreth 1.7 milion litra karburant i paligjshëm u sollën në Shqipëri nga Mali i Zi, sipas hetuesve. Varkat e peshkimit përdoreshin si mbulesë, duke marrë naftë në vend të peshkut dhe duke shmangur taksat. Prokurorët zbuluan gjithashtu një rrjet kompanish offshore që transportonte qindra mijëra litra nafte. Organizatorët e dyshuar, Juxhin Koka dhe Sergio Sula, aktualisht janë në arrati.
    Lidhja libiane dhe rrjetet ndërkombëtare
    Në vitin 2022, një tjetër anije, Queen Majeda, që vinte nga Bengazi i Libisë, u sekuestrua në Porto Romano. Autoritetet zbuluan 2.6 milion litra karburant detar, importi i të cilit është i ndaluar në Shqipëri. Hetimi tregoi se në Libi, vendin e ndarë mes administratave rivale, kontrabanda e naftës financon grupet e armatosura. Ekspertët thonë se Rusia përdor lidhjet e saj me forcat e ‘Khalifa Haftar’ për të organizuar operacione të tilla nëpër Mesdhe.
    Varkat e peshkimit si mbulesë
    Prokurorët shqiptarë po hetojnë disa raste kur varkat e peshkimit transportonin karburant të kontrabanduar nga Libia, të përshtatura për të mbajtur dhjetëra mijëra litra. Ngarkesat maskoheshin si “shkëmbim peshku”. Sipas Prokurorisë së Durrësit, që nga viti 2022 janë sekuestruar mbi 750,000 litra nafte kontrabandë. Karburanti i konfiskuar është me cilësi shumë të ulët, i përshtatshëm vetëm për anije mallrash dhe makineri, jo për automjete private.
    Autoritetet shqiptare pranojnë se importet e paligjshme të karburantit vazhdojnë, pavarësisht sanksioneve, me Porto Romanon dhe Durrësin që mbeten qendra kryesore të tregtisë së paligjshme. Hetuesit i lidhin këto operacione me rrjete kriminale ndërkombëtare që përdorin anije të vjetra dhe kompani offshore për të fshehur rrugët reale të transportit.
    Ndërkohë, rafineritë e Indisë kanë filluar të paguajnë për naftën ruse në juan, me kompaninë ‘Indian Oil Corp’ që ka kryer disa transaksione në monedhën kineze sipas kërkesës së tregtarëve. Çmimet globale të naftës u rritën pas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mundshme tregtare me Kinën, të cilat investitorët i panë si një shenjë lehtësimi të tensioneve midis dy konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë në botë.

  • Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet e naftës

    Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet e naftës

    Media ukrainase ka raportuar një investigim që tregon se Shqipëria po lejon naftën ruse që të hyjë në tregjet evropiane. RBC Ukraine shkruan se produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian nëpërmjet porteve shqiptare.
    Media ukrainase citon një investigim të Balkan Insight, ku theksohet se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura.
    Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të tilla.
    Artikulli i Plotë:
    Nëpërmjet porteve shqiptare, produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian. Sipas një hetimi, karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore, raporton Balkan Insight.
    Në fillim të vitit, dy anije, Besart dhe Aya Zanubya, mbërritën në Porto Romano, në bregun shqiptar, duke deklaruar se ngarkesa e tyre ishte çimento. Megjithatë, inspektimet zbuluan se ato transportonin rreth 600.000 litra naftë të padeklaruar. Hetuesit konstatuan se porti ishte përdorur në mënyrë të përsëritur për importimin e produkteve të ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura.
    Rrjeti i kontrabandës dhe ryshfeti
    Policia shqiptare nuk ka komentuar mbi hetimin, por burime në portin e Durrësit thonë se operacione të tilla mbështeten në deklarata doganore të falsifikuara dhe ryshfete. Kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, njëra prej të cilave është Batimarine Oëner Ship, që ka kryer disa dërgesa të tilla. Hetuesit dyshojnë se kontrabandistët kanë përdorur kontrata të rreme dhe rrugë të maskuara si udhëtime peshkimi ose rimorkimi për të shmangur kontrollet.
    Pista malazeze dhe rrugët e reja
    Midis viteve 2013 dhe 2016, rreth 1.7 milion litra karburant i paligjshëm u sollën në Shqipëri nga Mali i Zi, sipas hetuesve. Varkat e peshkimit përdoreshin si mbulesë, duke marrë naftë në vend të peshkut dhe duke shmangur taksat. Prokurorët zbuluan gjithashtu një rrjet kompanish offshore që transportonte qindra mijëra litra nafte. Organizatorët e dyshuar, Juxhin Koka dhe Sergio Sula, aktualisht janë në arrati.
    Lidhja libiane dhe rrjetet ndërkombëtare
    Në vitin 2022, një tjetër anije, Queen Majeda, që vinte nga Bengazi i Libisë, u sekuestrua në Porto Romano. Autoritetet zbuluan 2.6 milion litra karburant detar, importi i të cilit është i ndaluar në Shqipëri.
    Hetimi tregoi se në Libi, vendin e ndarë mes administratave rivale, kontrabanda e naftës financon grupet e armatosura. Ekspertët thonë se Rusia përdor lidhjet e saj me forcat e ‘Khalifa Haftar’ për të organizuar operacione të tilla nëpër Mesdhe.
    Varkat e peshkimit si mbulesë
    Prokurorët shqiptarë po hetojnë disa raste kur varkat e peshkimit transportonin karburant të kontrabanduar nga Libia, të përshtatura për të mbajtur dhjetëra mijëra litra. Ngarkesat maskoheshin si “shkëmbim peshku”. Sipas Prokurorisë së Durrësit, që nga viti 2022 janë sekuestruar mbi 750,000 litra nafte kontrabandë. Karburanti i konfiskuar është me cilësi shumë të ulët, i përshtatshëm vetëm për anije mallrash dhe makineri, jo për automjete private.
    Autoritetet shqiptare pranojnë se importet e paligjshme të karburantit vazhdojnë, pavarësisht sanksioneve, me Porto Romanon dhe Durrësin që mbeten qendra kryesore të tregtisë së paligjshme. Hetuesit i lidhin këto operacione me rrjete kriminale ndërkombëtare që përdorin anije të vjetra dhe kompani offshore për të fshehur rrugët reale të transportit.
    Ndërkohë, rafineritë e Indisë kanë filluar të paguajnë për naftën ruse në juan, me kompaninë ‘Indian Oil Corp’ që ka kryer disa transaksione në monedhën kineze sipas kërkesës së tregtarëve. Çmimet globale të naftës u rritën pas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mundshme tregtare me Kinën, të cilat investitorët i panë si një shenjë lehtësimi të tensioneve midis dy konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë në botë./ RBC Ukraine 
     

  • Skene si në filma: Kontrabandistët i vënë flakën jahtit për të fshehur kokainën, arrestohen dy persona

    Skene si në filma: Kontrabandistët i vënë flakën jahtit për të fshehur kokainën, arrestohen dy persona

    Pamje të publikuara nga autoritetet spanjolle tregojnë momentin kur kontrabandistët e drogës i vënë zjarrin jahtit të tyre në përpjekje për të shkatërruar provat. Ngjarja ndodhi rreth 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie, ku anija u kap nga Guardia Civile spanjolle.

    Sipas autoriteteve, sapo u pikasën nga patrullat detare, anëtarët e ekuipazhit vendosën të djegin jahtin, duke rrezikuar jetën e tyre. Njëri prej tyre u lëndua nga flakët dhe u desh të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar.
    Megjithë përpjekjet për të shkatërruar drogën, autoritetet arritën të sekuestronin 25 kilogramë kokainë. Pamjet e publikuara të operacionit ngjajnë me një skenë filmi aksion, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

    Dy persona, shtetas francez dhe holandez, që ishin pjesë e ekuipazhit, janë arrestuar dhe ndodhen tashmë në duart e drejtësisë spanjolle, njoftoi Garda Civile.
    /vizionplus.tv

  • 40 mijë $ për t’u futur “si VIP” në SHBA! Kartelet reagojnë pas masave të Trump, rritje drastike çmimi

    40 mijë $ për t’u futur “si VIP” në SHBA! Kartelet reagojnë pas masave të Trump, rritje drastike çmimi

    El Paso, Teksas është rikthyer si pika më e nxehtë për kalimet ilegale të kufirit SHBA-Meksikë, edhe pse numri i përgjithshëm i kalimeve ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave të marsit nga Patrulla Kufitare, rreth 264 persona kalojnë ilegalisht çdo ditë në të gjithë kufirin, dhe 52 prej tyre në sektorin e El Pasos.
    Që prej marrjes së pushtetit nga Trump, hyrja në SHBA është bërë më e vështirë se kurrë, duke detyruar emigrantët të mbështeten te kontrabandistët e karteleve për të hyrë, shkruan A2 CNN. Kostoja e një “pakete VIP” për të hyrë nëpërmjet tuneleve të fshehta ka arritur deri në 40 000 dollarë për person –  trefishi i asaj që kërkohej gjatë administratës Biden.
    Tre kartele – La Linea, La Impresa dhe karteli i Sinaloas – kontrollojnë hyrjet ilegale në këtë pjesë të kufirit. Kontrabandistët përdorin metoda të sofistikuara, si prerje të padukshme në murin kufitar, tunele të ndriçuar dhe të ventiluar, apo infiltrime në turma punëtorësh amerikanë.
    Augustin, një i ri 18-vjeçar nga Ciudad Juárez, tha për DailyMail.com se më parë fitonte 300 deri në 700 dollarë për person të kaluar, por tashmë shumat janë dyfishuar apo trefishuar. Ai tregoi se shpesh emigrantët futen në kanalet e ujërave të zeza, duke rrezikuar mbytjen.
    Pavarësisht masave të rrepta, tregtia e paligjshme njerëzore mbetet një industri me vlerë rreth 13 miliardë dollarë në vit. Agjenti i Patrullës Kufitare, Carlos David Antúnez, thekson se masat e reja kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin, por kontrabandistët gjithmonë gjejnë mënyra të reja për të fituar para. “Asnjë president nuk do ta ndalojë kontrabandën”, tha Augustine.