Tag: kontrabandë

  • Shkencëtarja ruse në Harvard akuzohet për kontrabandë, rrezikon dëbimin nga SHBA

    Shkencëtarja ruse në Harvard akuzohet për kontrabandë, rrezikon dëbimin nga SHBA

    Një shkencëtare dhe studiuese ruse, Kseniia Petrova, e punësuar në Universitetin e Harvardit, është zyrtarisht e akuzuar për kontrabandë mallrash në Shtetet e Bashkuara dhe përballet me rrezikun e dëbimit nga vendi.

    Petrova, 30 vjeçe, është në qendër të një çështjeje që ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor ndërkombëtar. Ajo u vu fillimisht nën hetim për mosdeklarimin e disa embrioneve bretkosash që kishte sjellë nga Franca në SHBA gjatë muajit shkurt.

    Prokurorët amerikanë kanë ngritur ndaj saj një akuzë penale për kontrabandë, në një rast që përkon me një linjë më të ashpër të administratës së presidentit Donald Trump ndaj shkeljeve të rregullave doganore dhe lëvizjes së materialeve kërkimore sensitive.

    Rasti i Petrovas ka shkaktuar reagime të forta në qarqet akademike, ku shumë shkencëtarë e kanë cilësuar si një sulm ndaj kërkimit shkencor ndërkombëtar dhe bashkëpunimit akademik. Hetimet ndaj saj po vijojnë, ndërkohë që fati i saj ligjor dhe profesional mbetet i pasigurt.

  • Tentoi të kontrabandonte cigare, arrestohet në Portin e Durrësit 28-vjeçari

    Tentoi të kontrabandonte cigare, arrestohet në Portin e Durrësit 28-vjeçari

    Një tjetër tentativë për kontrabandë është goditur në Portin e Durrësit, ku Policia Kufitare, në bashkëpunim me doganën, arrestoi një 28-vjeçar që kishte fshehur mallra të akcizës në furgonin e tij.

    Në kuadër të kontrolleve dhe analizës së riskut, shërbimet kufitare ndaluan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin R. S., banues në Kukës.
    Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin që drejtonte, policia zbuloi 177 steka me cigare të fshehura me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
    Mallrat e kontrabanduara dhe furgoni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut rëndon akuza për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

    Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

    Një farmaciste nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë për kontrabandë ilaçesh.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
    Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares.

  • Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

    Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

    Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një farmaciste për kontrabandë ilaçesh.
    Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
    Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste). Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e celularit të 34-vjeçarit, janë konstatuar prova të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.