Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre.
“Fokusi i takimit ishte përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre. Problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato. U theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport analizat përkatëse. Fokus i veçantë iu dha rolit të Farmacive Bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, thotë AKU në njoftim.
Tregu problematik i farmacive bujqësore, ku pesticidet që futeshin kontrabandë u shiteshin fermerëve u denoncua nga Report TV disa ditë përpara se AKU të vihej në lëvizje. Nga një hulumtim i Report TV i publikuar më 12 tetor 2025 rezultonte se ishin gjobitur 25 farmaci bujqësore për tregtim të paligjshëm pesticidesh, shitje produktesh të futura kontrabandë apo të skaduara.
Vetëm gjatë këtij viti 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara me pesticide mbi normë janë identifikuar në doganat e Bashkimit Evropian. Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare përtej përdorimit të pesticideve të palejuara është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit. Respektimi i ‘karencës’ ose i kohës që të mbarojë efekti i dëmshëm i pesticideve pasi është hedhur në produkt, është një nga kontrollet kryesore që bëhet, thotë AKU pasi produkti del jo i pastër.
Tag: kontrabandë
-

Shqipëria ‘plot’ me pesticide kontrabandë, AKU: Pikat e grumbullimit të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve
-

Kontrabandë me pije energjike në Gjirokastër, ndalohet i riu në Kakavijë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije energjike të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Kontrabandë në Bllatë, mes të arrestuarve dhe një doganier
Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap në flagrancë duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Bashkë me të, në pranga ka përfunduar edhe një punonjës dogane, ndërsa një tjetër doganier është vënë nën hetim.
Operacioni policor i koduar “Skaneri” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast kontrabande në pikën kufitare të Bllatës.
I arrestuari është shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Maqellarë, i cili u ndalua në territorin e kësaj njësie administrative, teksa po transportonte me një automjet tip “Opel” disa mallra, të cilat nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje apo dokumentacion ligjor.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari ka bashkëpunuar me doganierë të pikës kufitare Bllatë për të kaluar mallrat kontrabandë pa kontrolle. Në këtë kuadër, është arrestuar edhe doganieri A. L., 51 vjeç, nga Tirana, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë, një tjetër punonjës dogane, shtetasi E. M., 50 vjeç nga Korça, është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Policia ka sekuestruar mallrat e kontrabanduara, automjetin me të cilin kryhej transporti, si dhe një shumë parash në valuta të ndryshme. -

“Skaneri”/ Arrestohet 42-vjeçari, po transportonte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, në pranga dhe doganieri
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës për kontrabandë mallrash. 42-vjeçari Albert Capa u arrestua pasi në automjet iu gjetën mallra kontrabandë. Në pranga u vu edhe doganieri i degës Bllatë Andon Lilo, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Nën hetim u vu një tjetër.
Njoftimi i plotë:
Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”.
U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari. Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. Sekuestrohen mallrat, automjeti me të cilin transportoheshin, si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një rast të kontrabandimit nëpërmjet PKK Bllatë, të mallrave të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Skaneri”.
Në kuadër të operacionit:
-u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”;-u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjentë dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. -

Kapet kontrabandë mbi 54 milionë lekë në Morinë – Arrestohen dy shtetas nga Kukësi
Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Doganës në pikën kufitare të Morinës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë dhe arrestimin e dy shtetasve.
Gjatë kontrollit rutinë të dy automjeteve në dalje të territorit shqiptar, autoritetet zbuluan mallra të ndryshme të futur në mënyrë të paligjshme, me një vlerë totale që kap shifrën e rreth 54.3 milionë lekëve.
Nga kontrolli fizik i automjeteve u sekuestruan:930 kilogramë duhan
Mbi 1000 kuti me medikamente
41,000 tableta farmaceutike
2,194 aparate celularë
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e dy automjeteve:B.L., 52 vjeç dhe F.M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës me mallra të akcizës dhe mallra të tjera.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Policia Kufitare thekson se kontrollet intensive në pikat kufitare do të vijojnë, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar aktivitetet kriminale ndërkufitare dhe për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë në territorin shqiptar. -

Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari në Selanik
Një 31-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke me një sasi të madhe droge dhe cigaresh kontrabandë.
Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku 31-vjeçari shqiptar është ndaluar teksa lëvizte me motoçikletë.
Gjatë kontrollit të dy banesave, në një prej të cilave ai jetonte dhe tjetrën e përdorte si magazinë për mallrat e paligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar një çantë sportive me 21 pako që përmbanin 22 kg 361 gram marijuanë, 800 paketa cigaresh kontrabandë dhe 1 celular.
U sekuestrua gjithashtu edhe motori që shërbente për transportin e sendeve të paligjshme.Top Channel
-

Produkte kozmetike dhe kafe kontrabandë, arrestohet administratorja e marketit në Sarandë (EMRI)
Policia e Sarandës nga arrestuar 49-vjeçaren Silvana Koronaci, pasi në marketin ku ishte administratore, shiteshin mallra kontrabandë.
Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Njoftimi:
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
• S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi në Sarandë
Administratorja e një marketi në Sarandë është vënë në pranga, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.
Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
• S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Tregtonte mallra kontrabandë, bie në pranga 49-vjeçarja në Sarandë
Një 49-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.
Në pranga është vënë shtetasja me inicialet S. K., për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Policia e Vlorës sekuestroi një sasi të konsiderueshme mallrash, konkretisht: 402 copë produkte kozmetike, 195 paketime kafe, si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja: S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht:
402 copë produkte kozmetike;
195 paketime kafe;
dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash
Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash
Policia njofton se kontrollet e ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë kanë çuar në zbulimin e një rasti të ri kontrabande në Sarandë. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një subjekt tregtar të tipit market, ku konstatoi mallra të dyshuara kontrabandë, të shkelura nga ana tatimore dhe doganore.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar. Ajo akuzohet për tre vepra penale:
“Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
“Fshehja e të ardhurave”
Gjatë kontrollit, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës të blerjes:
402 copë produkte kozmetike
195 paketime kafe
si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb