Tag: kontejnerë

  • Tonelata me banane në brigjet britanike, autoritetet: Mos i hani ato

    Tonelata me banane në brigjet britanike, autoritetet: Mos i hani ato

    Një operacion pastrimi është duke u zhvilluar në Britani për të rikuperuar sasi të mëdha bananesh që dolën në brigjet e Anglisë jugore.

    Anija e mallrave Baltic Kipper humbi 16 kontejnerë të shtunën, përfshirë tetë që transportonin banane, dy kontejnerë me banane të Indive Perëndimore dhe një me avokado, sipas Rojës Bregdetare Britanike.
    Autoritetet lokale po kryejnë operacionin e pastrimit me ndihmën e një kompanie të specializuar në emergjencat mjedisore. Qëllimi i operacionit është sigurimi i kontejnerëve dhe mbledhja e mbeturinave, kryesisht frutave dhe polistirenit, siç është shpjeguar.

    FORBIDDEN FRUIT: Bananas are washing ashore England’s south coast after dozens of shipping containers fell off a cargo ship. pic.twitter.com/uuwsEky4RG
    — Fox News (@FoxNews) December 8, 2025

    Në plazhin Selsey, vullnetarët mbushën qese plehrash me banane që ishin shpërndarë në plazh, në një distancë të shkurtër në këmbë nga kontejnerët e përmbysur.
    Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë frutat që kanë dalë në bregdet.

    Top Channel

  • Superoperacion në portin e Pireut / Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Superoperacion në portin e Pireut / Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante.

    Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri.
    Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë janë ende të padeklaruar, por që autoritetet thonë se edhe ata do të verifikohen dhe sekuestrohen gjatë orëve në vazhdim.
    Operacioni që ende vazhdon, konsiderohet si më i madhi i llojit të tij deri tani në historinë e Bashkimit Europian. Deri tani është verifikuar se dëmi i shkaktuar ekonomisë së vendeve europiane nga taksat e importit dhe TVSH-ja llogaritet në mbi afro 800 milionë euro, kurse vlera e mallrave të sekuestruara kalon 250-300 milionë euro.
    500 kontejnerë të sekuestruar janë ngarkuar me skuterë elektrikë, ndërsa dyshohet se në të tjerët ndodhen pajisje elektrike, veshje, sasi këpucësh dhe mallra të ndryshme industriale.
    Dyshohet se disa të tjerë kanë edhe sasi mallrash kontrabandë si cigare dhe mallra me marka të falsifikuara.
    Prokuroria europiane thotë se organizata përdorte pikërisht portin e Pireut dhe terminalin e COSCO-s në këtë port, kurse të gjithë kontejnerët e sekuestruar janë pronë e kësaj kompanie, e cila është pronë e shtetit kinez, çka shton dyshime për një skandal të përmasave shtetërore ku janë të përfshirë edhe eksponentë qeveritarë kinezë.
    Mësohet se në ngarkesat e sekuestruara, ngarkesat deklaroheshin të ndryshme nga çfarë ishin në të vërtetë dhe zhdoganoheshin me kod tjetër nga ai që duhet të importoheshin realisht, duke krijuar evazion miliona eurosh.
    Përfituesit e kësaj kontrabande janë kryesisht kompani kineze në vendet e Europës, kurse e sigurt konsiderohet edhe përfshirja e vendeve të rajonit në këtë kontrabandë.
    Veç mijëra ngarkesave me destinacion vendet europiane, janë dhjetëra kontejnerë me destinacion Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ndër të sekuestruarat.
    Deri tani janë arrestuar dy doganierë të doganës së Pireut, 5 agjentë doganorë, dhe pritet ngritja e akuzave edhe për subjektet tregtare të përfshira.

    Top Channel

  • Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

    Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante.
    Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri.
    Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë janë ende të padeklaruar, por që autoritetet thonë se edhe ata do të verifikohen dhe sekuestrohen gjatë orëve në vazhdim.
    Operacioni që ende vazhdon, konsiderohet si më i madhi i llojit të tij deri tani në historinë e Bashkimit Europian. Deri tani është verifikuar se dëmi i shkaktuar ekonomisë së vendeve europiane nga taksat e importit dhe TVSH-ja llogaritet në mbi afro 800 milionë euro, kurse vlera e mallrave të sekuestruara kalon 250-300 milionë euro.
    500 kontejnerë të sekuestruar janë ngarkuar me skuterë elektrikë, ndërsa dyshohet se në të tjerët ndodhen pajisje elektrike, veshje, sasi këpucësh dhe mallra të ndryshme industriale.Dyshohet se disa të tjerë kanë edhe sasi mallrash kontrabandë si cigare dhe mallra me marka të falsifikuara.
    Prokuroria europiane thotë se organizata përdorte pikërisht portin e Pireut dhe terminalin e COSCO-s në këtë port, kurse të gjithë kontejnerët e sekuestruar janë pronë e kësaj kompanie, e cila është pronë e shtetit kinez, çka shton dyshime për një skandal të përmasave shtetërore ku janë të përfshirë edhe eksponentë qeveritarë kinezë.
    Mësohet se në ngarkesat e sekuestruara, ngarkesat deklaroheshin të ndryshme nga çfarë ishin në të vërtetë dhe zhdoganoheshin me kod tjetër nga ai që duhet të importoheshin realisht, duke krijuar evazion miliona eurosh.Përfituesit e kësaj kontrabande janë kryesisht kompani kineze në vendet e Europës, kurse e sigurt konsiderohet edhe përfshirja e vendeve të rajonit në këtë kontrabandë.
    Veç mijëra ngarkesave me destinacion vendet europiane, janë dhjetëra kontejnerë me destinacion Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ndër të sekuestruarat.
    Deri tani janë arrestuar dy doganierë të doganës së Pireut, 5 agjentë doganorë, dhe pritet ngritja e akuzave edhe për subjektet tregtare të përfshira.

  • Berisha: Narko-eurot kanë hyrë me kontejnerë, rrëzuan përtokë euron

    Berisha: Narko-eurot kanë hyrë me kontejnerë, rrëzuan përtokë euron

    Kreu i PD, Sali Berisha pas disa ditëve pushim, në deklaratën e përditshme me mediat, tha se eksportet kanë pësuar rënie të vazhdueshme për shkak të narko-euros që sipas kryedemokratit janë futur me kontejnerë dhe autobusa në Shqipëri.
    ”Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve. Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave.

    INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet. Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri.
    Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale. Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind. Kjo ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.
    Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind. Kjo zbritje vazhdon. Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro. Nuk duhet të harrojmë një gjë, eksporti është baras prodhim, baras punësim më shumë se çdo sektor tjetër.
    Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind. Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij? Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.
    Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte. Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri”,-tha Berisha.

  • Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

    Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

    Njoftimi:
    Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.
    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi

    Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi

    Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontejnerë.
    Mësohet se në Bulevardin e Yzberishtit këta kontejnerë janë qendra votimi, ku qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
    Prej tre vitesh në këtë zonë votohet në këta kontejnerë.
    Po ashtu në Yzberisht ka pasur një pjesëmarrje prej gati 40% të zgjedhësve që kanë votuar.
    “Deri tani ka shkuar shumë mire procesi, është gati 40% e votuesve që kanë votuar”, është shprehur Eduart Kapaj, anëtari i komisionit.

  • Asnjë shkollë për rreth 70 mijë banorë në Astir dhe Yzberishtit, qytetarët do të votojnë sësish në kontejnerë

    Asnjë shkollë për rreth 70 mijë banorë në Astir dhe Yzberishtit, qytetarët do të votojnë sësish në kontejnerë

    Banorët e Astirit dhe Yzberishtit do të votojnë sërish në kontejnerë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kjo alternativë vjen për shkak të mungesës së shkollave, kopshteve dhe çerdheve si hapësira publike që mund të përdoreshin në këtë rast për këtë proces.
    Sipas informacioneve 23 kontejnerë janë rreshtuar përgjatë bulevardidt “Migjeni” në Astir, konretisht ato janë vendosur mbi korsitë e biçikletave dhe të makinave.
    Lagjja e Astiri numëron një popullsi prej rreth 70 mijë banorësh, ndërkohë një vendim i qeverisë shqiptare i cili daton në vitin 2015 përcakton se për çdo 6000 banorë duhet të ketë një shkollë fillore dhe 9-vjeçare dhe për çdo 9 mijë banorë duhet të ketë një shkollë të mesme.
    Bazuar në këtë vendim, njësia Administrative nr.14, ku bën pjesë Astiri dhe Yzberishti, do të kishte 11 shkolla 9-vjeçare dhe 7 të mesme, por realiteti është vetëm disa kontejnerë.

  • 23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave

    23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave

    23 kontenierë janë rreshtuar në bulevardin “Migjeni”. Ata nuk janë të zakonshëm. Më 11 maj do të shërbejnë si qendra votimi ku do të votojnë banorët e Yzberishtit dhe Kasharit.
    3 javë përpara zgjedhjeve këta kontejnerë zënë edhe korsinë e biçikletave dhe një korsi makinash.
    Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone votojnë në këtë formë, por herët e tjera kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat.
    Në mungesë të hapësirës që ishte shfrytëzuar më parë, KQZ dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur t’i vendosin qendra e votimit në rrugë.
    Brenda në kontenier, nuk do të mungojnë kushtet për realizimin e procesit të votimit. Do të furnizohen me energji elektrike për pajisjet elektronike që identifikojnë zgjedhësit me shenjë gishti si dhe tavolina pune për komisionerët.
    Pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve.
    Të paktën listat do të vendosen nga trotuari dhe jo nga rruga ku kalojnë makinat.

  • Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë mbi 15 mijë kontejnerë municionesh

    Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë mbi 15 mijë kontejnerë municionesh

    Koreja e Veriut dërgoi më shumë se 15,800 kontejnerë municionesh në Rusi në një periudhë 18-mujore, pasi u bë një furnizues kritik për luftën e Moskës kundër Ukrainës.Qendra OSC dhe Reuters përdorën imazhe satelitore për të identifikuar të paktën 64 dërgesa nga Koreja e Veriut në Rusi, midis gushtit 2023 dhe marsit 2025.
    Vlerësimet e saj mbështeten gjithashtu në imazhe të detajuara tredimensionale të anijeve dhe ngarkesës së tyre.Autorët e raportit thanë se ato dërgesa mund të bartnin midis 4.2 dhe 5.8 milionë municione. Katër anije mallrash me flamur rus u përfshinë në transportin e municioneve të Koresë së Veriut: Angara, Lady R, Maria dhe Maia-1.
    “Kontejnerët e municioneve të Koresë së Veriut paraqet një sfidë të rëndësishme strategjike. Duke i mundësuar Rusisë të ruajë vrullin e saj sulmues, minon efektivitetin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën”, thuhet në raport.