Napoli luan kundër Kaljarit ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. Një fitore do t’i jepte titullin e 4-t kampion, ndërsa barazimi dhe humbja, e kombinuar një fitore të Interit, do t’i hiqte mundësinë e skudetos në javën e fundit të kampionatit. Antonio Konte ka thënë në konferencë për shtyp se ai dhe ekipi i tij ndjejnë përgjegjësinë që t’i dhurojë tifozëve diçka të bukur. Trajneri i të kaltërve ka theksuar se në kampionat fitojnë gjithmonë skuadrat që e meritojnë, në të kundërt nga turnetë e shkurtër që kanë më pak ndeshje në dispozicion.
“Ndjejmë përgjegjësinë t’i dhurojmë tifozëve dhe Napolit diçka të bukur. Përvoja ime më ka thënë gjithmonë se fitojnë skuadrat që e kanë merituar dhe e kanë treguar më shumë. Flasim për 38 ndeshje, në ndryshim nga turnetë e shkurtër, që më pas nuk janë edhe aq të shkurtër, ku është i rëndësishëm shorti, të gjeturit e kundërshtarëve me lojtarë të skualifikuar ose të dëmtuar. Në një rrugëtim më të shkurtër mund të ndodhë diçka, por 38 ndeshje janë shumë dhe nxjerrin në pah atë që e meriton”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/
Tag: konte
-

“Kampionati nuk është si turnetë e tjerë”, Konte: Pas 38 ndeshjeve fiton ai që e meriton më shumë
-

“E kemi kockën në gojë, mos ta lëmë të na ikë”, Konte pret me padurim titullin: Jam shumë i lodhur, jemi një hap larg historisë
Vetëm një ndeshje e ndan Napolin nga fitimi i titullit kampion. Skuadra e Antonio Kontes gaboi mbrëmjen e sotme përballë Parmës, por Interi nuk mundi të përfitonte nga situata për të marrë kreun e renditjes. Trajneri i të kaltërve ka thënë pas ndeshjes se ndihet shumë i lodhur në këtë fazë të sezonit për shkak se në Napoli pritshmëritë i kalojnë mundësitë reale të skuadrës.
“Titulli do të më shpërblejë për gjithçka që kam dhënë këtë vit, i kam dhënë të gjitha. Jam shumë i lodhur. Me zor po ia dal deri në fund të sezonit. Napoli është një vend i bukur, por pritshmëritë janë përtej asaj që është e mundur. Tani e kemi kockën në gojën tonë dhe nuk mund ta lëmë të na ikë.
Jemi afër titullit, por kemi edhe hapin final për të bërë. Do ta bëjmë në shtëpi. Është një kampionat vërtetë i vështirë nga të gjitha këndvështrimet. Jemi një hap larg të bërit një gjë historike për Napolin. Të fitosh këtu është ndryshe”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/ -

“Këtu ka ankth dhe tension”, Konte: Në Napoli nuk është si në një klub të madh, titulli këtu është historik
Gara për titullin kampion në Serinë A mbetet e hapur deri në fund, teksa vetëm një pikë ndan Napolin nga Interi. Antonio Konte ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Parmës se te të kaltrit mbizotëron një atmosferë ankthi dhe tensioni. Ai ka thënë se një titull kampion në Napoli nuk përjetohet si në një klub të madh, pasi për ta do të ishte një sukses historik.
“Barazimi 2-2 me Xhenoan na mërziti vërtetë, por është pjesë e të paparashikueshmes. Futbolli nuk është matematikë. Për klubet e mëdha një Skudeto më shumë apo më pak nuk ta ndryshon aq shumë jetën, por për një vend si Napoli është historik. Këtu ka një atmosferë ankthi dhe plot me tension”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/ -

“Bën githë lojën dhe të shënojnë 2 gola me 2 gjuajtje në portë”, Konte i mërzitur: Turp, jemi të hidhëruar
Napoli ka barazuar sot me shifrat 2-2 kundër Xhenoas, duke lënë të hapur garën për titull kampion. Diferenca me Interin e vendit të dytë tashmë është ngushtuar në vetëm 1 pikë. Antonio Konte nuk e ka fshehur faktin se ky barazim i ka lënë një shije të hidhur. Ai thekson se faktin se Napoli e dominoi tërësisht lojën dhe se Xhenoa shënoi dy gola me vetëm 2 goditje të bëra gjatë lojës.
“Xhenoa kishte 2 goditje në portë dhe shënoi 2 gola. Këto gjëra ndodhin në futboll, ku të shënojnë 2 gola me 2 goditje në portë. Mund të kishim bërë më mirë. Është turp, sepse duhet të kishim fituar me 22 goditjet e bëra. Jemi të hidhëruar. Unë mërzitem kur nuk fitoj në fillim të kampionatit, lëre më në ndeshjen e 3-të nga fundi. Nuk e meritonim humbjen. Gjuan 22 herë, ke zotërimin e topit, bën gjithë lojën, por barazon. Duhet të përmirësohemi në këto situate. Tani duhet t’i fitojmë 2 ndeshjet e fundit nëse duam të synojmë Skudeton”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/ -

“Isha i frikësuar nga Leçja”, Konte kërkon vetëm rezultatin: Ai që fiton shkruan historinë, të tjerët e lexojnë
Napoli ka marrë tre pikët e kërkuara mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë mposhtur minimalisht 0-1 Leçen, duke ruajtur kryesimin e Serisë A. Antonio Konte ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se ishte i frikësuar për këtë takim dhe pas pjesës së parë mendoi vetëm të ruante rezultatin. Ai ka theksuar se historinë e shkruajnë fitimtarët dhe të tjerët thjesht e lexojnë. Pra, për Konten në këtë fazë të fundit të kampionatit ka më shumë rëndësi rezultati se sa mënyra e të luajturit.
“Sot është një fazë shumë e rëndësishme për titullin kampion. Isha vërtetë i frikësuar për këtë ndeshje. Një pjesë e parë e shkëlqyer, më pas menduam për rezultatin dhe të mbrojturit të vetes sonë. Askush nuk do ta mbajë mend nëse ne do të renditemi të dytët. Kushdo që fiton shkruan historinë, të tjerët thjesht e lexojnë…”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/ -

“Inter-Roma? Pashë Empolin”, Antonio Konte: Titulli kampion do të ishte një mrekulli
Napoli është shkëptur në +3 pikë në krye të Serisë A, por gara për titullin kampion vazhdon të mbetet e fortë dhe e hapur deri në fund. Antonio Konte ka thënë pas fitores së sotme se Skudetoja do të ishte një mrekulli për të, duke mbetur kështu i kënaqur me sigurimin e një bileteje për në Ligën e Kampionëve. Sa i përket duelit mes Interit dhe Romës, Konte ka zbuluar se preferoi të ndiqte një tjetër ndeshje, atë mes Fiorentinës dhe Empolit.
“Kanë mbetur edhe 4 hapa. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve tashmë është arritur edhe matematikisht. Skudetoja do të ishte një mrekulli. Inter-Roma? Nuk e pashë. Jam duke vuajtur mjaftueshëm për veten, imagjinoni të vuaj edhe për të tjerët. Pashë pjesën e dytë e ndeshjes Fiorentina-Empoli këtë mbrëmje”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspes/ -

Milan piketon 4 trajnerë italianë, Konte, De Zerbi, Italiano dhe Alegri…
Trajnerët e njour italianë të futbollit Maksimiliano Alegri, Robert De Zerbi, Antonio Konte dhe Vinçenco Italiano përmenden si kandidatët kryesorë për stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane raportojnë se në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit do të falënderojnë portugezin Serxhio Konseiçao, i cili pasoi në janar bashkatdhetarin Paulo Fonseka.
Drejtuesit e kuqezinjëve duan një italian në pankinë për të cilin kandidatët kryesorë janë De Zerbi, Alegri, Konte dhe Italiano. Tre janë me kontratë, ndërsa vetëm Maks Alegri është i lirë.
De Zerbi aktualisht është në krye të Marsejës, Konte në stolin e Napolit, ndërsa Italiano në krye të Bolonjës. Alegri aktualisht është pa punë që kur u shkarkua nga Juventus.
Milan aktualisht është në vendin e nëntë me 47 pikë, nëntë më pak se vendi e katërt, e fundit që të çon në Champions League.
Vazhdo leximin
-

“Milani e nisi për titull dhe tani po lu.fton për një vend në Champions”, Konte pas fitores: Skudeto? Kemi objektiv Europën
Napoli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Milanit. Të kaltrit mposhtën kuqezinjtë me shifrat 2-1, duke ruajtur ritmin e Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte nuk e ka fshehur kënaqësinë pas këtij triumfi. Ai gjithashtu ka theksuar për “DAZN”-in pas ndeshjes se objektivi fillestar i skuadrës së tij ishte thjesht sigurimi i pjesëmarrjes në Europë, e madje as arritja në Ligën e Kampionëve.
“Le të mos harrojmë që Milani është një ekip që e nisi sezonin me ambicie për titullin dhe në janar e përforcuan më tepër skuadrën për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Napoli e ka nisur këtë kampionat për të shkuar në Europë, as për për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Prandaj me këtë fitore kemi krijuar diferencë me vendin e 5-të dhe gjithashtu po vazhdojmë të jemi në ndjekje të Interit”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/