Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur këtë të shtunë se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Izrael, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe sulmeve ajrore të nisura nga Irani mbrëmjen e së premtes
Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar si pasojë e zhvillimeve të fundit.
Sipas njoftimit, aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm” të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të situatës së tensionuar, nuk kanë mundësi të largohen, pasi fluturimet janë ndërprerë.
“Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”. thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.
Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.
Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.
Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës”:
+972 54 480 6601
+972 54 904 2813
Tag: kontakt
-

Ministria e Jashtme njoftim urgjent: 5 shqiptarë në Izrael, jemi në kontakt me ta
-

Conte: Asnjë kontakt me Juven, qëndrova te Napoli pas garancive të marra
“Jo, absolutisht, unë nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin dhe e refuzova kategorikisht”. Këto janë fjalët e Antonio Contes, protagonist i episodit të ri me dy pjesë të “Federico Buffa Talks”, prodhim origjinal i “Sky Sport”.
“Unë kam firmosur kontratë 3-vjeçare me Napolin, – shton Conte. – Cili ishte objektivi? Ajo që gjithmonë kam thënë: të ndërtojmë baza të forta dhe jo baza që në rastin e parë të vështirësisë të shkatërrohen.
Hapi i parë që i vumë vetes si objektiv ishte rikthimi në Europë, as që bëhej fjalë për Champions League. Më pas, fakti që fituam kampionatin, në mendjen time, në vizionin tim, në projektin tim, nuk ndryshoi absolutisht asgjë.
Gjëja që më ka mërzitur, – vazhdon trajneri kampion i Italisë, – është se për një mundësi ndarjeje të mundshme mes meje dhe Napolit, një muaj ose një muaj e gjysmë para fundit të kampionatit, kishte nisur tashmë të flitej për këtë çështje, dhe të përmendej emri im te Juventusi”. -

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi
Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme, në disa zona ka pasur një rritje prej 750% të rasteve në tre vjet.
Kjo po ndodh në rajonin e Lacios, ku sipas një studimi të botuar në Infectious Diseases of Poverty, shpërthimi ndodhi kryesisht midis viteve 2020 dhe 2023. Një rritje eksponenciale të rasteve e regjistroi në të njëjtën periudhë edhe qyteti i Bolonjës.
Zgjebja nuk është zhdukur kurrë plotësisht në botë, por vitet e fundit ekspertët kanë regjistruar një rritje dramatike të rasteve në Evropë në përgjithësi dhe në Itali në veçanti, ku janë regjistruar disa shpërthime në rezidencat e kujdesit social, shkolla dhe spitale.
Sipas studimeve një nga arsyet për këtë rritje të dukshme të rasteve është edhe rezistenca ndaj ilaçeve që përdoren më shpesh për të luftuar sëmundjen.
Simptoma kryesore e sëmundjes, e cila shkaktohet nga merimanga e zgjebes, e cila transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar ose përmes objekteve të kontaminuara si çarçafë, peshqirë ose rroba, është kruajtja e vazhdueshme, veçanërisht natën.
Kjo shpesh shoqërohet me shfaqjen e papulave të vogla ose skuqje të lëkurës midis gishtërinjve, në kyçe, kërthizë ose organe gjenitale. Në rast dyshimi, këshillohet të kontaktoni mjekun dhe, nëse diagnoza konfirmohet, këshillohet të filloni menjëherë terapinë.
Të gjithë personat me të cilët keni kontakt të ngushtë duhet të trajtohen gjithashtu, edhe nëse nuk shfaqin simptoma, pikërisht sepse zgjebja transmetohet me kontakt. Dhe lani çarçafët, peshqirët dhe çarçafët në përgjithësi në temperatura të larta. -

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet
Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme, në disa zona ka pasur një rritje prej 750% të rasteve në tre vjet.
Kjo po ndodh në rajonin e Lacios, ku sipas një studimi të botuar në Infectious Diseases of Poverty, shpërthimi ndodhi kryesisht midis viteve 2020 dhe 2023. Një rritje eksponenciale të rasteve e regjistroi në të njëjtën periudhë edhe qyteti i Bolonjës.
Zgjebja nuk është zhdukur kurrë plotësisht në botë, por vitet e fundit ekspertët kanë regjistruar një rritje dramatike të rasteve në Evropë në përgjithësi dhe në Itali në veçanti, ku janë regjistruar disa shpërthime në rezidencat e kujdesit social, shkolla dhe spitale.
Sipas studimeve një nga arsyet për këtë rritje të dukshme të rasteve është edhe rezistenca ndaj ilaçeve që përdoren më shpesh për të luftuar sëmundjen.
Simptoma kryesore e sëmundjes, e cila shkaktohet nga merimanga e zgjebes, e cila transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar ose përmes objekteve të kontaminuara si çarçafë, peshqirë ose rroba, është kruajtja e vazhdueshme, veçanërisht natën.
Kjo shpesh shoqërohet me shfaqjen e papulave të vogla ose skuqje të lëkurës midis gishtërinjve, në kyçe, kërthizë ose organe gjenitale. Në rast dyshimi, këshillohet të kontaktoni mjekun dhe, nëse diagnoza konfirmohet, këshillohet të filloni menjëherë terapinë.
Të gjithë personat me të cilët keni kontakt të ngushtë duhet të trajtohen gjithashtu, edhe nëse nuk shfaqin simptoma, pikërisht sepse zgjebja transmetohet me kontakt. Dhe lani çarçafët, peshqirët dhe çarçafët në përgjithësi në temperatura të larta. -

E rëndë në Austri! Shqiptari humb jetën në vendin e punës
Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë në vendin e punes, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese në Austri. Raportohet se ai po pastronte një fasadë në Arbing (Distrikti Perg) kur ra në kontakt në energjinë elektrike.
Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit. Sipas kolegut të tij ai u godit nga linja e energjisë me tension të lartë aty pranë.
Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë. Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen ndihmën e parë, por fatkeqësisht ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
-

Jozi i drejtohet me disa fjalë Gjestit nga ekrani: Ndjej keqardhje, por jeta vazhdon
Jozefin Marku ka bërë paraqitjen e parë televizive që pas incidentit me Gjestin në Big Brother VIP Albania 4.
Ai ka folur për ngjarjen me të dhe ka dhënë shumë detaje të tjera në lidhje me karrierën.
Jozi thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt më me Gjestin pas asaj që kishte ndodhur në format.
I njëjti thotë se është shkëputur paksa nga kjo dhe ka dashur që të merret më shumë me veten.
Megjithatë, theksoi se ndjen keqardhje në lidhje me rastin, por që jeta tani vazhdon.“Kontakt nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët por akoma s’kemi pasur kontakt. Kam zgjedhur të shkëputem pak, të dëgjoj veten, të ndihem pak me veten time më mirë, atë qetësinë, jam përkushtuar edhe ndaj muzikës shumë, kam disa projekte”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Jam munduar të kaloj këtë situatë në mënyrën më të qetë. Stop dhunës. Shumë suksese, keqardhje për secilin që është ndjerë keq, e ka përjetuar keq, por jeta vazhdon”. -

Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist, plagosen dy të tjerë në Rrëshen
Një elektriçist ka ndërruar jetë në Rrëshen pas kontaktit me rrymën. Mësohet se 37-vjeëari ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën.
“Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Po ashtu kanë mbetur të lënduar në vendngjarje edhe dy elektricistë të tjerë.
“Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë”, bën me dije më tej policia.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit. -

Driloni thumbon Sarën dhe flet për puthjen me vajzën anonime: Kurrë s’kemi qenë bashkë, nuk kemi kontakt që dy muaj
Showbiz E Mërkurë, 7 Maj 2025 18:36
Drilon Rama ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale ditët e fundit, ku ai shihej në një video pranë një vajze, duke nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie.
Në një shkrim të gjatë të publikuar në Instagram, fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 3” ka ndarë versionin e tij, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me asnjë nga vajzat që janë përmendur në media, përfshirë edhe Sarën, me të cilën ishte përfolur më herët.”Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë edhe mrena, edhe jashtë po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas”, ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se i referohet Sarës. Më tej shton se nuk kanë pasur asnjë kontakt që prej dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.
-

Nën hetim nga SPAK, ndërtuesi i familjes Berisha sfidon drejtësinë dhe ligjin, betonizon parkun e Drilonit në…
Një projekt i dyshimtë ndërtimi në Pogradec ka ngjallur protesta të forta dhe shqetësime për shkeljen e ligjit dhe rrezikimin e një prej perlat e qytetit. Kompania “Kontakt” e drejtuar nga Fatmir Bektashi, biznesmen ky i lidhur ngushtë me familjen Berisha, ka nisur shitjen e apartamenteve për një projekt të paautorizuar në parkun e Drilonit. Ky projekt, që përfshin ndërtimin e kulla deri në 12 kate, është ende në fazën e planifikimit dhe nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Duke shkelur hapur ligjin, “Kontakt” po reklamon dhe shesin hapësira për rezervim me çmimin 1000 euro, edhe pse nuk ka asnjë vendimmarrje formale për këtë projekt.
Sipas Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nuk ka ende një leje ndërtimi dhe aplikimi për leje është ende në shqyrtim. Edhe pse ka disa kushtet ligjore që mund ta ndalojnë, kompania vazhdon të veprojë si të kishte të drejtë të ndërtonte pa pengesa. Por projekti është kundërshtuar fort nga qytetarët e Pogradecit, ekspertët dhe aktivistët, që shprehin shqetësime për dëmin që mund të shkaktohet për mjedisin dhe turizmin në këtë zonë të mbrojtur. Ndërsa këshilltarët lokalë kanë kërkuar që autoritetet të ndalojnë ndërtimin e këtyre kulla, duke e quajtur atë një shkelje të drejtësisë dhe ligjit që mund të dëmtojë rëndë parkun natyror të Drilonit. Ndërkohë edhe vetë PD e Sali Berishës ka mbajtur qëndrim të heshtur ndaj këtij zhvillimi të dyshimtë, duke e thelluar më tej këtë skandal.
Detajet
Konkretisht Firma “Kontakt” e Fatmir Bektashit, vijon prej javësh të reklamojë dhe të shesë hapësira me çmimin 1000 euro, vetëm për rezervim, në projektin vetëm në letër për betonizimin e zonës së Drilonit në Pogradec, ndërsa në Këshillin Kombëtar të Territorit nuk ka asnjë vendimmarrje për projektin e quajtur “Pyjet e Drilonit”. Një përgjigje për “Report Tv” nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmon se Bektashi, i marrë i pandehur për korrupsion së bashku me Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin në aferën Partizani, jo vetëm që nuk e ka një leje ndërtimi por as leje zhvillimi apo çdo vendimmarrje tjetër. “Në sistemin elektronik e-leje është depozituar aplikimi për Leje Ndërtimi me Nr. 1282 Protokolli, datë 08.02.2025 për objektin: “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”.
Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim”, thotë AZHT. Po ashtu, AZHT thotë se aplikimi mund të refuzohet nëse kompania nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 15 i VKM-së për dhënien e lejes së ndërtimit. “Theksojmë se në rast se zhvilluesi nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në VKM-në e sipërcituar si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, aplikimi refuzohet”, thotë AZHT. Pra, për këtë hapësirë toke, dhe që Bektashi i ka vendosur një tabelë identifikuese, “Kontakt” vijon të shesë pa leje, ndërsa askush në Pogradec nuk di asgjë për këtë projekt. Në Parlamentin lokal të Pogradecit debatet kanë qenë të forta për këtë zhvillim që rrezikon perlën e qytetit juglindor. Këshilltarë, aktivistë por edhe ekspert kanë kundërshtuar ndërtimin e pallateve.
Është kërkuar që këshilli bashkiak i Pogradecit të kërkojë informacion nga institucionet përgjegjëse dhe të ndikojë që vendimmarrja të mos realizohet. Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, ortak i dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezi, ka projektuar një kompleks me pallate deri 12-katëshe në parkun e Drilonit në Pogradec. Ndërkohë projekti ndërtimor nuk ka marrë asnjë kritikë as nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Nga ana tjetër, kujtojmë se SPAK po heton biznesmenin Fatmir Bektashi në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. -

LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri
LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri
Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, foli për angazhimin e Criss LaCivita strategut amerikan në fushatën e opozitës. Ai tha se Criss LaCivita është çdo ditë në kontakt të ngushtë me shtabin elektoral të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Mediu theksoi se pesë përfaqësues të përhershëm nga SHBA ndodhen në zyrat e PD-së dhe ndihmojnë në menaxhimin e fushatës. Sipas tij, fokusi kryesor i fushat se PD është bashkëbisedimi me qytetarët dhe jo debati me Edi Ramën. Mediu akuzoi Ramën për fyerje, mashtrime dhe sjellje arrogante. Ai u shpreh se qeveria aktuale ka larguar mbi një milion shqiptarë gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Mediut, mazhoranca po tenton të manipulojë procesin zgjedhor përmes presionit, korrupsionit dhe grupeve kriminale.
Mediu: Para se të fillonim emisionin këtu, edhe në prani të miqve që janë këtu në studio, ne folëm me Cris LaCivitan. Criss LaCivita është më shumë se tre herë në ditë në kontakt me të gjithë stafin dhe shtabin drejtues elektoral të koalicionit Parti Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Ka 5 përfaqësues permanent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë në zyrat e Partisë Demokratike me shtabin, si nga pikëpamja e mesazheve, organizimit të takimeve…Pra është non stop i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Dhe besoj se i gjithë fokusi i kësaj fushate nuk është debat me Edi Ramën, por është bashkëbisedimi me qytetarët shqiptarë.
Të gjithë e njohin se çfarë është Edi Rama, nëse doni t’i vendosim epitete, mund ta gjejmë fare kollaj: mashtrimi është e para, në një lloj mënyre delirant e dyta, dhe një njeri i cili shan dhe fyen këdo që i del përpara, e treta.
Ne duam të merremi me çështjet e qytetarëve në mënyrë që t’ju tregojmë atyre që me një program, me një qëllim serioz, me një mission të cilin e ka marrë përsipër zoti Berisha, ne të përpiqemi që të sjellim Shqipërinë edhe shqiptarët në një standard tjetër, ku qeveria është shërbëtore e tyre dhe nuk i mbivendoset mbi shpatulla për t’iu marrë frymën dhe për t’iu cenuar dinjitetin dhe lirinë, siç ka ndodhur në këto 12 vite.
Edi Rama, duke mos pasur asnjë rekord pozitiv në 12 vite të qeverisjes së vet, padyshim që është i interesuar ta devijojë fushatën në sharje, në fyerje, në largimin e njerëzve nga qendrat e votimit, ashtu siç i ka larguar nga Shqipëria më shumë se 1 milion shqiptarë në këto 12 vite.
Pra, qartësisht kërkon që debati të jetë sa më bajat, sa më pak interes qytetar në procesin e votimit, dhe pastaj nëpërmjet grupeve kriminale, parave të korrupsionit, patronazhistëve, të blejë dhe të intimidojë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë ka fakte dhe prova të cilat janë evidente, janë përcjellë edhe në media dhe në opinionin publik.