Tag: kontakt

  • Fatmir Bektashi nën akuzë nga SPAK, “Kontakt” ndërton 142 vila në Farkë

    Fatmir Bektashi nën akuzë nga SPAK, “Kontakt” ndërton 142 vila në Farkë

    Kompleksi Ballada

    TIRANË- Një tjetër “kompleks” është planifikuar që po ngrihet në Farkë. Bëhet fjalë për kompleksin rezidencial “Ballada”, i cili përfshin 142 vila, që do të ndërtohet nga kompania “Kontakt Sh.p.k”, nga ndërtuesi Fatmir Bektashi. Pas ndërtimeve në Tiranë dhe në Pogradec, në Farkë duket se është vendndodhja e radhës ku edhe do të ndërtohet nga kompania, pronari i të cilës është nën akuzë nga SPAK. “Kontakt, aktualisht ka ndërtuar e po ndërton komplekset me pallate e vila në Tiranë, siç janë komplekset “Mangalem 21”, “Marga”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA”, “SiRi”, “Nokia” e tashmë edhe kompleksin “Ballada” me 142 vila pranë liqenit e unazës në Farkën e Madhe.
    PAMJET E KOMPLEKSIT:

     
     

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po montonte skelat për një koncert, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin

    Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po montonte skelat për një koncert, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin

    Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Shëngjin. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
    Sipas policisë, Zef Lorenci, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, është rrëzuar nga skela ku po punonte, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. I riu ishte duke montuar skelat për një koncert që do të mbahej mbrëmjen e sotme.
    Sakaq, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    “Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

    Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
    Sipas uniformave blu mësohet se i riu ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga lartësia e një skele.
    Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.
    “Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

  • E rëndë në Shëngjin, ra në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 32-vjeçari

    E rëndë në Shëngjin, ra në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 32-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën [asi ka qenë duke punuar.

    Sipas policisë Z.L, banues në fshatin Mërqi të Lezhës, ka rënë nga një lartësi në një skelet ndërtimi, dyshohet pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Përplasja me tokën ka rezultuar fatale për të riun, i cili humbi jetën në vend.
    Njoftimi:

    Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

    Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

    Një 32-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, pranë bustit “Willson”.
    Pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, 32-vjeçari ra nga lartësia e një skele dhe për pasojë, ndërroi jetë.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • E rëndë në Korçë! 64-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike

    E rëndë në Korçë! 64-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike

    Foto ilustruese

    KORÇË- Një incident ka ndodhur në fshatin Neviçisht të Korçë. Një grua, 64-vjeç e identifikuar me inicialet I.D., ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. 
    E moshuara është transportuar në spitalin e Korçës dhe raportohet se aktualisht është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

  • E rëndë në Korçë! Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, detajet e para

    E rëndë në Korçë! Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, detajet e para

    Ngjarje e rëndë në fshatin Neviçisht të Korçë.
    Sipas burimeve, një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ambulanca dhe policia drejt vendit të ngjarjes.
    Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personit.
    Priten detaje të tjera në vijim.

    Top Channel

  • E rëndë në Korçë, një person bie në kontakt me energjinë elektrike

    E rëndë në Korçë, një person bie në kontakt me energjinë elektrike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Neviçisht, në Korçë, ku një shtetas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sipas burimeve lokale.

    Në vendngjarje janë nisur menjëherë ambulanca dhe forcat e policisë për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat.

    Gjendja shëndetësore e personit nuk dihet ende, ndërsa autoritetet do të sigurojnë më shumë detaje në vijim. Policia po vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e incidentit.

  • E rëndë në Korçë! Një person bie në kontakt me energjinë elektrike

    E rëndë në Korçë! Një person bie në kontakt me energjinë elektrike

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Ambasadorja Kumbe: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në Izrael në gjendje të mirë shëndetësore! Emigrantët e tjerë s’duan të largohen

    Ambasadorja Kumbe: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në Izrael në gjendje të mirë shëndetësore! Emigrantët e tjerë s’duan të largohen

    Pesë shqiptarët që ndodhen në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe për Report Tv thotë se është në kontakt me ta çdo ditë dhe thekson se shqiptarët ndodheshin në Izrael për arsye pune ose turistike. Sa u takon emigrantëve shqiptarë me jetojnë atje prej vitesh, Kumbe shprehet se nuk kanë asnjë pretendim për t’u larguar, pasi janë mësuar me këto situata.
    “Sa herë ka sulme, jemi në kontakt sidomos me ata shtetas që nuk janë me qëndrim të përhershëm në Izrael. 5 qytetarë janë ndodhur rastësisht për obligime profesional edhe arsye turistike, janë të akomoduar në hotel ose ata që janë për punë në strukturat ku i kanë akomoduar institucione që po punojnë. Me ta jemi në kontakt disa herë gjatë ditës. Qytetarët shqiptarë që i përkasin komunitetit shqiptaro-hebraike, ose emigrantët shqiptarë që jetojnë prej vitesh, janë të qetë, janë mirë janë më të mësuar me këto situata dhe kjo bën që menaxhimi i përditshmërisë në këto kushte janë më të kollajshme. Nuk kanë shfaqur asnjë pretendim për t’u larguar nga vendi”, shprehet Kumbe për Report Tv.
    Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Kumbe tregoi s egjatë natës janë përballur me 3 valë sulmesh me raketa nga Irani. I gjithë stafi diplomatik është në banesa dhe aktualisht të japura janë vetëm shërbimet bazike, si supermarkete, farmaci dhe furrat e bukës.
    “Jemi nëpër banesa, ky ka qenë udhëzimi i sigurisë për të gjithë trupin diplomatik, zyrat dhe shkollat nuk funksionojnë. Ata që po punojnë janë nga shtëpia. Strukturat që ofrojnë shërbime bazike si supermarkete, farmacitë dhe furrat e bukës janë të vetmet të hapura gjatë këtyre ditëve. Jemi në dispozicion të çdo qytetari që na kontakton përmes celularit dhe përmes email. Dita paraqitet e qetë, deri tani. Mbrëmë kemi pasur tre sulme nga ora 11 e natës deri rreth orës 5 të mëngjesit, me raketa balistike dhe shpërthimet kanë qenë goxha të forta”, thekson Kumbe.
    Kumbe tregon edhe si strehohen qytetarët në dhomat e sigurisë pas alarmit për sulme.
    “Ka disa lloje dhomash, nëpër banesa tek pallatet që janë ndërtime të 10-15 viteve të fundit, ndërtimet më të vjetra e kanë dhomën e sigurisë poshtë pallatit. Janë strukturat e sigurisë së bashkisë të vendosura në hapësira të ndryshme publike. Nëse dikush ndodhet në rrugë ka gjasa që në afërsi të vet të ketë një ose më shumë struktura sigurie publike që janë të hapura dhe njerëzit mund të vrapojnë dhe të futen. Dalim nga dhoma nëse na vjen njoftimi që mund të dilni”, tha Kumbe.
    Një prej pallateve ku janë të vendosura ambasadat ka pësuar dëme, por të gjithë diplomatët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
    “Ka pallate relativisht të larta, ose ato që ne i quajmë rëndomë kulla. Janë shumë ambasadave dhe si rrjedhojë shumë diplomatë, përfshirë edhe ne jemi të akomoduar. Një prej godinave është dëmtuar, por diplomatë gëzojnë shëndet të plotë. Kanë pasur zëra të vogla, por jashtë rrezikut. Të gjitha zyrat janë të mbyllura, ne jemi në kontakt me njëri-tjetrin, kolegë diplomatë në përpjekje për të ndihmuar qytetarët dhe koordinuar procese që mund të jenë të përbashkëta. Jemi të gjithë duke punuar remote praktikisht.
    Në fund, Kumbe ka edhe një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët.
    “Kam pak më pak se dy vite. Njeri mësohet me të gjitha, kemi luksin dhe fatin e madh të lindim në Shqipëri, të kemi një vend të bukur dhe të paqtë. Kjo është vlerë e jashtëzakonshme që kur jemi aty se kuptojmë sa duhet, por kur vijmë në realitete si këto tani është ai momenti i reflektimit dhe themi sa me fat që jemi”, thekson ajo.