DURRES– Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, kapitenin dhe inxhinierin e anijes pas ngjarjes së fundit, ku një marinar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi jetën.
I riu që humbi jetën ishte nga Azerbajxhani, ndërsa dy të tjerët që u prangosën janë nga Azerbajxhani dhe nga Gjeorgjia.
Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Tag: kontakt
-

Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes
-

Aksident tragjik në anijen panameze që ndodhej në Durrës, 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.
Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Top Channel
-

Tragjedi: : 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në bordin e “Kybele”
Një aksident tragjik ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, që lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet aktualisht në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.
Sipas informacioneve paraprake, Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij.Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe stafi mjekësor bëri përpjekje të shumta për ta shpëtuar, por për fat të keq i riu nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në port dhe brenda ekuipazhit të anijes. Autoritetet portuale dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përfshijnë inspektime të sigurisë elektrike në bord dhe intervistimin e ekuipazhit.
Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi janë rritur shqetësimet për sigurinë në portet shqiptare dhe nevojën për standarde më të larta sigurie për punonjësit e ekuipazheve dhe operatorët portualë.
Autoritetet lokale kanë bërë apel për kujdes dhe respektimin strikt të protokolleve të sigurisë në të gjithë aktivitetet në portet e vendit, për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. -

Durrës/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari, ishte pjesë e ekuipazhit në anijen “Kyebele”
DURRËS- Një shtetas nga Azerbajzhani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Avaz Yafarov 24-vjeç, elektriçist, ishte pjesë ekuipazhit në anijen “Kyebele”, me flamurin e Panamasë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarja, por fatkeqësisht i riu nuk ia doli.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Nëna ngre alarmin: Nuk kam kontakt me djalin 24-vjeçar në Gjermani
Një grua në Vlorë ka denoncuar të zhdukur djalin e saj, i cili prej disa kohësh jetonte në Gjermani.
Sipas denoncimit, i riu nuk ka komunikuar me familjen në asnjë formë gjatë kësaj periudhe, çka ka shtyrë nënën të kërkojë ndihmën e autoriteteve.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 24-vjeçarit dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për lokalizimin e tij në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
“Më datë 01.12.2025, në Policinë e Vlorës është paraqitur shtetasja E. Sh., 55 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej rreth një muaji ka humbur çdo kontakt me djalin e saj, shtetasin I. Sh., 24 vjeç, i cili prej dy vitesh jeton në Gjermani”, njofton policia e qytetit bregdetar. -

43-vjeçari iku para 3 muajsh në Kroaci, familja në alarm denoncon zhdukjen e tij: Nuk kemi asnjë kontakt
Një 43-vjeçar nga Fieri është larguar para 3 muajsh për në Kroaci.
Gjatë kësaj kohe, burri nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij.
Të alarmuar, nëna e tij ka bërë denoncim në polici.“Në Komisariatin e Policisë Fier kallëzoi shtetasi M. A., se kishte humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. A., 43 vjeç, i cili ishte larguar në Kroaci, 3 muaj më parë. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv
-

Valbona Mhilli zbulon se ka pasur kontakt me Gjestin: Uroj të rikthehet shumë shpejt
Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka realizuar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur edhe për këngëtarin e njohur dhe fituesin e edicionit të fundit të BBVA, Gjestin. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur kontakt me të dhe si është gjendja e tij aktuale. Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive, duke thënë:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Kjo përgjigje ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes tek fansat, pasi Gjestit i është shmangur totalisht vëmendjes mediatike në muajt e fundit. Kujtojmë se pak kohë më parë, ai u përball me një humbje të rëndë familjare, pas një aksidenti tragjik në Pejë, ku vëllai i tij i vetëm humbi jetën. Prej asaj dite, artisti është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje publike.
Deklarata e Valbonës shihet nga fansat si një shenjë e mirë dhe një sinjal se GJesti mund të jetë duke u rikuperuar emocionalisht dhe ndoshta po përgatit rikthimin e tij artistik.
Publiku vazhdon të shprehë mbështetje për këngëtarin dhe shpreson që ai të kthehet sa më shpejt me projekte të reja muzikore. -

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë. -

FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë
Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Top Channel
