Tag: konsumoni

  • Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

    Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

    Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron  konsumi i një fruti të plotë.

    Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

    Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

    Mund të rritet sheqeri në gjak

    Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

    Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ka nivel të lartë glicemie

    Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

    Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

    Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

    Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

    Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

    Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

    Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

    Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

    Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

    Sipas studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

     Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

    Mund të shtoni në peshë

    Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

    Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

    Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

    Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

    Përfundimi

    Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet.

    Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

    Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre.

  • Ushqimet më të mira për një gjumë më të lehtë

    Ushqimet më të mira për një gjumë më të lehtë

    Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj.
    Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria.
    Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

    Konsumimi i ushqimit para se të flini, mund të prishë gjumin veçanërisht tek ata që nuk hanë zakonisht para se të flenë.
    Kjo për shkak të aktivitetit të stomakut për të tretur ushqimin gjatë natës.
    Ndërsa individët që hanë zakonisht para gjumit, duhet të ushqehen në mënyrë të moderuar dhe të përpiqen të shmangin vaktet e mëdha.
    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni një vakt të pasur me proteina 1-2 orë para gjumit, si gjizë ose kos me arra.
    Pini një gotë me ujë
    Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit.
    Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet.
    Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.
    Kokoshkat
    Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje
    Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.
    Qumështi
    Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve.
    Një studim i Universitetit të Pensilvanisë në të cilin AgroËeb.org u bazua, tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit.
    Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.
    Gjalpi i kikirikut
    Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi.
    Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut.
    Ju mund t’a shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku.

  • 5 Ushqime të Lehta që Mund t’i Konsumoni Para Gjumit

    5 Ushqime të Lehta që Mund t’i Konsumoni Para Gjumit

    Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj.

    Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria.

    Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

    Konsumimi i ushqimit para se të flini, mund të prishë gjumin veçanërisht tek ata që nuk hanë zakonisht para se të flenë.

    Kjo për shkak të aktivitetit të stomakut për të tretur ushqimin gjatë natës.

    Ndërsa individët që hanë zakonisht para gjumit, duhet të ushqehen në mënyrë të moderuar dhe të përpiqen të shmangin vaktet e mëdha.

    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni një vakt të pasur me proteina 1-2 orë para gjumit, si gjizë ose kos me arra.

    AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me pesë ushqime që ekspertët e shëndetit rekomandojë të konsumoni para se të flini.

    Pini një gotë me ujë

    Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit.

    Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet.

    Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.

    Kokoshkat

    Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje.

    Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.

    Qumështi

    Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve.

    Një studim i Universitetit të Pensilvanisë në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit. 

    Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.

    Gjalpi i kikirikut

    Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi.

    Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut.

    Ju mund t’a shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku./AgroWeb.org

  • Si të Merrni Lëndët Ushqyese Kur Nuk Konsumoni Vaktet e Rëndësishme

    Si të Merrni Lëndët Ushqyese Kur Nuk Konsumoni Vaktet e Rëndësishme

    Ju mund të gjendeni në një periudhë të jetës ku jeni shumë të zënë dhe të stresuar saqë harroni edhe të hani.

    Por kur anashkaloni vaktet, ju humbisni lëndët ushqyese thelbësore që i nevojiten trupit tuaj.

    AgroWeb.org ju jep më poshtë disa këshilla se si mund të zëvendësoni lëndët ushqyese dhe disa këshilla rreth konsumit të vakteve.

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni një vakt?

    Anashkalimi i një vakti herë pas here nuk është shkak për shqetësim por nëse e keni zakon, kjo mund të shkaktojë efekte negative në trupin tuaj, të tilla si:

    Keni më pak energji

    Karbohidratet janë si karburant për trupin. Në mënyrë të veçantë, karbohidratet komplekse, të cilat treten ngadalë dhe ofrojnë energji gjatë gjithë ditës.

    Ato gjithashtu kanë vitamina B, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të çlirojë energji nga ushqimi dhe mbështesin shëndetin e trurit.

    Keni më shumë gjasa të hani më tepër ushqim

    Nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra, sheqeri në gjak do të rritet dhe ulet, duke shkaktuar më shumë uri.

    Kjo uri e shtuar mund të çojë në mbingrënie, duke rrezikuar peshën tuaj.

    Trupi juaj nuk mund të riparojë veten

    Kur ju kaloni një vakt dhe privoni trupin tuaj nga proteinat, muskujt nuk mund të riparohen, rindërtohen dhe rikuperohen siç duhet.

    Gjithashtu trupi mund të shpërbëjë muskujt tuaj për të përftuar energji.

    Si të kompensoni një vakt të humbur?

    Për të kompensuar një vakt të humbur, duhet të konsumoni një vakt të ekuilibruar të paktën dy herë në ditë.

    Si të ndërtoni një vakt të ekuilibruar?

    Këto lëndë ushqyese do të kompensojnë atë që ju mungon.

    Burimet e proteinave të tilla si:

    Vezët
    Fasulet
    Pula
    Tofu
    Kosi
    Arrorët dhe farat
    Burime të mira të karbohidrateve komplekse të pasura me fibra, të tilla si:
    Orizi kaf
    Kinoa
    Tërshëra
    Patatet e ëmbëla
    Makarona me drithëra të plota
    Fasulet

    AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni 20 deri në 30 gram proteina për vakt për të kompensuar atë që keni humbur më herët gjatë ditës.

    Një vakt i ngjashëm mund të jetë një pjatë me makarona me drithëra të plota + perime + djathë + një burim tjetër proteinash si mishi i pulës ose 1/2 filxhan me bishtajore

    Ju gjithashtu duhet të konsumoni meze midis vakteve tuaja, të cilat duhet të jenë të pasura me lëndë ushqyese.

    I tillë mund të jetë 1 filxhan kos + 1/2 filxhan granola + një grusht arra/fara + 1 filxhan fruta

    Këshilla si të mos anashkaloni vaktet

    Nëse harroni mëngjesin ose drekën, vendosja e alarmit në telefonin tuaj mund t’ju nxisë të bëni një pushim për të ngrënë.

    Nëse nuk keni kohë të konsumoni mëngjes, konsumoni diçka të lehtë ndërsa vraponi duke dalë nga dera. Diçka e vogël është më mirë se asgjë./AgroWeb.org

  • Parandalimi i Diabetit me Anë të Ushqimeve – Dieta e Saktë që ju Duhet

    Parandalimi i Diabetit me Anë të Ushqimeve – Dieta e Saktë që ju Duhet

    Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin.

    Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja.
    Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.
    Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen.
    Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit.
    Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.
    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga rekomandimet më të reja dhe të vlefshme të mjekëve rreth diabetit.
    Përse dieta me bazë perimet
    Siç dihet diabeti i tipit 2 apo paradiabeti janë më të lehtë për tu trajtuar dhe kuruar edhe nga gjithsecili me fare pak përpjekje.
    Nëse nuk doni t’a përkeqësoni sëmundjen, mjekët rekomandojnë që të fokusoheni tek stili i shëndetëshëm i jetesës.
    Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit.
    Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin.
    Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë.
    Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit.
    Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm.
    Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.
    Çfarë të konsumoni
    Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta.
    Kini kujdes me porcionet e pjatave që konsumoni, nëse keni vendosur të shijoni ndonjë pjatë mishi atëherë alternojeni me një sasi të madhe perimesh.
    Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatrat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë.
    Teprimi me ushqimin, qofshin këto fruta apo perime sërisht nuk është i rekomandueshëm pasi shkaktojnë një sërë problemesh serioze.
    Gjithësesi tek e ngrëna shëndetëshëm me bazë perimet, është vështirë të teprohet me sasitë.
    Kjo pasi perimet duke qënë të pasura me fibra kanë fuqinë të ngopin dhe mbushin shpejt stomakun./AgroWeb.org