Tag: konsumoni

  • Nëse e shihni këtë shenjë në shalqirin tuaj, mos e konsumoni

    Nëse e shihni këtë shenjë në shalqirin tuaj, mos e konsumoni

    Shalqiri është padyshim fruti i verës dhe është në krye të preferencave të shumicës së njerëzve.

    Megjithatë, kur blini shalqi, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje disa elementeve për t’u siguruar që fruti që konsumoni është në gjendjen më të mirë të mundshme dhe i sigurt për shëndetin tuaj.

    Ashtu si shumë ushqime të tjera, edhe shalqiri mund të përbëjë rrezik për helmim. Raste të tilla janë raportuar ndër vite, ku shkaktarët kanë qenë përmbajtja e lartë e nitrateve, përdorimi i pesticideve, apo kontaminimi me salmonelë.

    Në fakt, shpërthimi më i madh i raportuar i sëmundjeve të shkaktuara nga pesticidet në SHBA ka qenë për shkak të shalqinjve të kontaminuar me aldicarb. Në Oregon, ku u raportuan rastet e para të toksicitetit, u morën 264 raportime dhe u konfirmuan 61 raste.

    Raste të helmimit nga salmonela të përhapura përmes shalqinjve janë raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Një total prej 30 personash janë sëmurë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, të moshës midis gjashtë muajsh dhe 85 vjeç; një person ka ndërruar jetë. Ekspertët arritën në përfundimin se kontaminimi kishte ardhur nga bakteret në sipërfaqen e frutit, të bartura nga toka ose nga uji i ndotur, të cilat janë transferuar në tul gjatë prerjes.

    Në vitin 2021, shalqinjtë dhe pjeprat e importuar nga një vend evropian shkaktuan shpërthime të sëmundjeve gastrointestinale në Mbretërinë e Bashkuar.

    Një tjetër shqetësim është përmbajtja e lartë e nitrateve në shalqi, që ka ngritur frikën se ato nuk janë gjithmonë të shëndetshëm. Nitratet dhe nitritet janë përbërje të azotit që përdoren për të stimuluar rritjen më të shpejtë të bimëve. Por kur konsumohen në sasi të tepërt, mund të shndërrohen në substanca helmuese brenda trupit të njeriut dhe të shkaktojnë helmim. Simptomat më të zakonshme përfshijnë marramendje, të përziera dhe dhimbje stomaku.

    Si ta dalloni nëse një shalqi ka nitrate?

    Ekziston një truk i thjeshtë për të përcaktuar nëse një shalqi ka përmbajtje të lartë nitratesh dhe është potencialisht i rrezikshëm për konsum:
    Prijeni një copë shalqi dhe vendoseni në një gotë me ujë në temperaturë ambienti. Lëreni për rreth 10 minuta. Nëse uji merr ngjyrë rozë, atëherë ka gjasa që shalqiri përmban nitrate në nivele të larta. Nëse uji mbetet i kthjellët ose nëse copa noton dhe nuk fundoset, shalqiri është i sigurt për konsum.

    Gjithashtu, nëse gjatë prerjes së shalqirit vini re që ai fillon të bëjë shkumë, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për helmim ushqimor nëse konsumohet.

    Përdoruesi i TikTok-ut, @idksterling, këshillon që nëse vini re ndonjërën nga këto shenja, më e mira që mund të bëni është të mos e konsumoni dhe ta hidhni menjëherë.

    “Kjo shkumëzim është rezultat i ruajtjes së frutit në një vend shumë të nxehtë dhe jo të përshtatshëm. Në thelb, është rezultat i akumulimit të gazrave dhe presionit brenda shalqirit, të cilët çlirohen në formë shkumë kur ai pritet,” – shpjegon ai në videon e tij. Ai paralajmëron se këto baktere mund të shkaktojnë helmim serioz ushqimor.

    Në komente, një grua rrëfen përvojën e saj me një shalqi të tillë, i cili e çoi në spital për shkak të helmimit.

  • Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin

    Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin

    Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi.
    Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë.
    Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet.

    Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi.
    E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin tuaj me ushqimet e duhura.
    Mënyra e duhur e ngrenies ju ushqen trurin dhe mbush trupin me vitamina e pozitivitet. Ekspertët i ndajnë në katër grupe të mëdha të cilat do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull.
    Ushqime të tilla si peshku apo apo arroët janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurt. Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor.
    Kjo vërtetohet edhe në një analizë të 26 studimeve të kryera në botë me rreth 150 mijë pjesmarrës. Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit.
    Kjo yndyrë e shëndetëshme mborn membranat që transportojnë nutrientët tek qelizat e trurit, ulin inflamacionin dhe rrisin nivelet e serotoninës që është hormone i lumturisë.
    Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.
    Perimet jeshile
    Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund. Spinaq, brokoli, lakra, lepjeta, pazi apo cikore llojin zgjidhni ju, por është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme.
    Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.
    Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin, u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje. Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories.
    Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.
    Probiotikët
    Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës. Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq.
    Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar. Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh.
    Kësthu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë. Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.
    Drithërat
    Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin. Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura.
    Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi kaf apo buka. Alternativa të tjera me kosnum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji.
    Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes. Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori. Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë.

  • Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin, ja çfarë duhet të konsumoni

    Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin, ja çfarë duhet të konsumoni

    Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi.
    Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë. Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet.
    Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi.

    E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin tuaj me ushqimet e duhura. Mënyra e duhur e ngrenies ju ushqen trurin dhe mbush trupin me vitamina e pozitivitet. Ekspertët i ndajnë në katër grupe të mëdha.
    Ushqimet me omega-3
    Ushqime të tilla si peshku apo apo arrët janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor. Kjo vërtetohet edhe në një analizë të 26 studimeve të kryera në botë me rreth 150 mijë pjesmarrës. Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit. Kjo yndyrë e shëndetëshme mborn membranat që transportojnë nutrientët tek qelizat e trurit, ulin inflamacionin dhe rrisin nivelet e serotoninës që është hormone i lumturisë. Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.
    Perimet jeshile
    Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund. Spinaq, brokoli, lakra, lepjeta, pazi apo cikore llojin zgjidhni ju, por është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme. Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.
    Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin, u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje. Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories. Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.
    Probiotikët
    Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës. Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq. Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar. Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh. Kësthu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë. Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.
    Drithërat
    Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin. Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura. Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi kaf apo buka. Alternativa të tjera me kosnum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji. Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes. Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori. Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë.

  • Asnjëherë mos konsumoni një ushqimin pa paketim që ka më shumë se një ditë në frigorifer

    Asnjëherë mos konsumoni një ushqimin pa paketim që ka më shumë se një ditë në frigorifer

    Nëse keni ndonjëherë një kuti me ullinj të hapur që rri ditë të tëra në frigorifer, nuk jeni të vetëm.

    Nga domatet për salcë, tek perimet e konservuara në kanaçe, të gjitha këto produkte janë të zakonshme në kuzhinat tona. Por ajo që shpesh harrojmë është se, pas hapjes, këto ushqime humbasin një pjesë të madhe të qëndrueshmërisë së tyre.

    Ekspertët paralajmërojnë: edhe pse frigoriferi ndihmon në ruajtjen e freskisë, ai nuk është një zgjidhje magjike që e ndalon prishjen. Në fakt, ruajtja e dobët e ushqimeve të hapura jo vetëm që ndikon në cilësinë e tyre duke ndryshuar aromën, shijen apo ngjyrën, por mund të kthehet në rrezik të vërtetë për shëndetin.

    Brenda frigoriferit mund të ndodhin shumë procese që nuk i shohim me sy. Aroma e një ushqimi të hapur mund të përhapet dhe të kontaminojë produkte të tjera, ndërsa prania e lagështirës mund të nxisë formimin e baktereve ose kërpudhave.

    Rreziku më i madh lidhet me bakterin Clostridium botulinum, përgjegjës për botulizmin – një sëmundje e rrallë por potencialisht fatale, që mund të zhvillohet në ushqime të konservuara në mënyrë të gabuar.

    Për më tepër, vetë përbërësit e paketimit, veçanërisht në kanaçet metalike, mund të lëshojnë substanca të dëmshme kur hapen dhe bien në kontakt me ajrin. Ky është rasti i oksidimit të metalit dhe i bisfenolit A (BPA) që përdoret në veshjet plastike të brendshme të disa paketimeve.

    Çelësi është transferimi. Sapo të hapni një pako me domate, misër apo ullinj, rekomandohet që përmbajtjen ta zhvendosni menjëherë në një enë qelqi ose plastike, me mbyllje hermetike.

    Sipas Organizatës Italiane të Konsumatorëve dhe Përdoruesve (OCU), është e rëndësishme që ushqimi të ruhet me lëngun e vet konservues. Kjo ndihmon në mbrojtjen e shijes dhe vetive të produktit. Produkti duhet të jetë i zhytur plotësisht në këtë lëng.

    Në rast se e dini që do ta konsumoni brenda ditës, mund të përdorni një qese plastike për mbulim, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë, pasi nuk ofron izolim të plotë.

    Edhe në kushte të përshtatshme, ushqimet e konservuara të hapura nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 3-4 ditë në frigorifer. Më pas, rreziku i prishjes dhe kontaminimit rritet ndjeshëm. Nëse vini re ndonjë ndryshim në ngjyrë, erë apo shije mos e konsumoni. Syri.net-iefimerida

  • Zbuloni Këshillat më të Mira nga Njerëzit që Humbën 10 Kilogramë në një Muaj!

    Zbuloni Këshillat më të Mira nga Njerëzit që Humbën 10 Kilogramë në një Muaj!

    Kur po përpiqeni të humbisni peshë, një burim frymëzimi është edhe njohja me historitë e suksesit dhe sekretet e individëve të tjerë që tashmë i kanë hequr kilogramët e padëshiruar. Sigurisht, trupi i secilit është i ndryshëm dhe ajo që funksionon për një person mund të mos funksionojë për dikë tjetër.

    Humbja e peshës është një udhëtim unik për të gjithë. Por vetëm përmes regjimit ushqimor dhe stërvitjes fizike, ju mund të arrini qëllimet tuaja për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
    Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa metoda që ndihmuan individë të caktuar të humbasin 10 kilogramë në një muaj.
    Konsumoni më shumë ushqime të plota dhe më pak ushqime të përpunuara
    Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilogramët e padëshiruar, sepse do të ngopeni me ushqime të shëndetshme që janë plot me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që sigurojnë lëndë djegëse për metabolizmin tuaj. Për më tepër, ato nuk do t’ju japin yndyrna dhe sheqerna të shtuara të cilat kanë shumë kalori, e as kripë të shtuar dhe konservues, që rrisin inflamacionin duke e bërë më të vështirë humbjen e peshës.
    Përgatitja paraprake e ushqimeve të shëndetshme në shtëpi
    Një tjetër këshillë e provuar dhe e vërtetë është që të gatuani vetë vaktet që do të konsumoni gjatë ditës. Kur hani në një restorant, ju vërtetë mund të porosisni një pjatë që në pamje të parë duke si e shëndetshme, por në fakt ajo mund të përmbajë një sasi të madhe gjalpi,  vaj ulliri ose salca të pasura me kalori. E nëse i përgatisni vetë ushqimet tuaja ju mund të kontrolloni më lehtë sasitë e përbërësve që përdorni.
    Stërvitja me pesha
    Nëse po kërkoni të humbisnii peshë, ngritja e peshave është një zgjedhje e shkëlqyer! Kështu do të hiqni yndyrën e tepërt dhe do të ndërtoni muskuj të cilët përshpejtojnë shkallën metabolike, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori edhe kur flini. Muskujt mund të djegin tre herë më shumë kalori kur janë duke pushuar.
    Gjurmoni ushqimin që konsumoni
    Gjurmimi i ushqimit që konsumoni fuksionon vërtetë, sepse ju bën më të përgjegjshëm për zgjedhjet tuaja ushqimore. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që gjurmojnë atë që hanë humbasin dy herë më shumë peshë sesa ata që nuk e bëjnë këtë.
    Kyeni aktivitein fizik që iu përshatet më së miri
    Nëse nuk ju pëlqen një ushtrim i caktuar, por e detyroni veten ta bëni atë, nuk ka gjasa që t’i përmbaheni atij regjimi stërvitor për një kohë të gjatë. Këtë mund ta vëreni shpesh me ata që nuk e pëlqejnë vrapin. Megjithëse vrapi mund të djegë shumë kalori, kur njerëzit që nuk e pëlqejnë atë priren të heqin dorë plotësisht.
    Ecni 5 km në ditë
    Ecja është e shëndetshme për mendjen, trupin dhe shpirtin. Një individ prej 150 kilogramësh do të djegë rreth 300 kalori duke ecur 5km në ditë. Edhe pse kjo është e barabartë me një humbje peshe nën tre kilogramë gjatë muajit, zakonisht kur njerëzit fillojnë të ushtrohen, ata mund të adoptojnë sjellje të të shëndetshme në mënyrë të pandërgjegjshme. Kështu që mund të humbasin edhe më shumë peshë. /AgroËeb.org

  • Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër! Sasia që duhet të konsumoni

    Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër! Sasia që duhet të konsumoni

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.
     
    Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.
     
    Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.
    Çfarë tregon studimi?
    Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha. Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm. Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.
    Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?
    Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin. Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm. Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat. Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.
    Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë. Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.

  • Fruti që Ul Rrezikun e Sulmit në Zemër – Sasia që Duhet të Konsumoni

    Fruti që Ul Rrezikun e Sulmit në Zemër – Sasia që Duhet të Konsumoni

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.

    Sipas një studimi të ri ku AgroWeb.org mbështet, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër.

    Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.

    Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.

    Çfarë tregon studimi?

    Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet.

    Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.

    Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm.

    Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.

    Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?

    Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin.

    Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm.

    Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.

    Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.

    Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.

    Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

    Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat./AgroWeb.org

  • Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë

    Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë

    A e keni vërejtur se çdo ditë e më shumë njerëz, duke përfshirë të rinjtë, janë duke u bërë viktima të sëmundjeve kronike, kancerit ose sëmundjeve autoimune?

    Trupi jonë i ka dobësitë e veta dhe nuk është i përsosur. Prandaj, ekspozimi në toksina mund t’i ndryshojë gjenet tona dhe të shpie në çrregullime fizike.

    Veç kësaj, çrregullimet gjenetike ndodhin edhe si pasojë e stresit, luhatjes së hormoneve, parazitëve, viruseve, baktereve. Sheqeri, karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e ndryshme janë po ashtu të dëmshme.

    Sistemi jonë i imunitetit është i ndërtuar në mënyrë brilante për të qenë i aftë t’i largojë toksinat përmes diarresë, gripave dhe vjelljes.

    Por, nëse një toksinë e heshtur është vazhdimisht e ekspozuar në sistem, ajo mund të shpie në sëmundje të ndryshme autoimune.

    Sëmundjet autoimune janë çrregullime kur imunitetit vepron keq, duke e shkaktuar trupin ta dëmtojë veten.

    Shumë sëmundje autoimune nxiten nga ushqimi, më saktësisht nga sheqeri, pesticidet, metalet e rënda dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht që mund të shkaktojnë ndryshime eventuale të pH-së apo fryrje.

    Sidoqoftë, ka shumë mënyra dhe metoda krejtësisht natyrale të cilat ju ndihmojnë ta pastroni tërë trupin dhe ta forconi sistemin e imunitetit për t’i parandaluar sëmundjet e çfarëdo lloji.

    Pastrimi i mëlçisë

    Në mënyrë që t’i largoni toksinat nga mëlçia, hudhra, shafrani dhe rrepa ju ndihmojnë shumë për shkak të vetive shëruese që i kanë. Edhe vaji i ullirit është i mirë për procesin e detoksikimit të mëlçisë.

    Pastrimi i veshkave

    Xhenxhefili dhe vitamina B6 janë të mahnitshme për pastrimin e veshkave. Edhe uji me limon, magnezi dhe uthulla e mollës janë shumë të mira për t’i pastruar veshkat.

    Pastrimi i zorrëve

    Konsumoni shumë ujë, hani ushqime të bazuara në bimë, magnez, hudhër, xhenxhefil dhe konsumoni vitaminë C për t’i pastruar zorrët.

    Parazitët

    Për t’i larguar parazitët nga trupi, sigurohuni të pini kafe organike, ujë të distiluar dhe të konsumoni kanellë, hudhër dhe vaj kokosi.

  • Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash…

    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash…

    Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

    Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron konsumi i një fruti të plotë.

    Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

    Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

    Mund të rritet sheqeri në gjak

    Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

    Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ka nivel të lartë glicemie

    Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

    Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

    Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

    Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

    Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

    Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

    Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

    Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

    Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

    Sipas studimeve, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

    Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

    Mund të shtoni në peshë

    Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

    Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

    Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

    Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

    Përfundimi

    Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet. Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

    Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre.

     

     

  • Shenjat në trup që tregojnë se keni mungesë proteinash

    Shenjat në trup që tregojnë se keni mungesë proteinash

    Proteina është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe na jep energji, ndihmon në humbjen e peshës dhe në përgjithësi është një element i vlefshëm për trupin tonë.
    Pse është kaq e rëndësishme proteina?
    Proteina është një bllok ndërtimi i trupit, i muskujve, përmirëson metabolizmin dhe aftësinë për të djegur dhjamin. Është me të vërtetë karburanti që aktivizon dhe mbështet trupin në ndërtimin e indeve dhe qelizave të shëndetshme.

    Këto janë shenjat më të zakonshme që tregojnë se trupi juaj po ju paralajmëron se ndoshta nuk po konsumoni mjaftueshëm proteina.
    Disa nga shenjat që do t’ju paralajmërojnë se ndoshta nuk po konsumoni mjaftueshëm proteina përfshijnë:
    Shërimi i ngadalshëm i plagëve
    Proteina është e nevojshme për shërimin e plagëve dhe kur ajo mungon, shërimi i plagëve bëhet më i ngadalshëm, formimi i kolagjenit zvogëlohet dhe plagët gjithashtu mund të përkeqësohen.
    Infeksione të shpeshta, sistem imunitar i dobët
    Dihet se marrja e reduktuar e proteinave ndikon në funksionin e sistemit imunitar. Mekanizmi ka të bëjë me rolet që luajnë aminoacidet në formimin e antitrupave – të njohur si proteina – dhe në rregullimin e përgjigjeve imune.
    Kockat e dobësuara
    Kjo mund të çojë në më shumë fraktura, veçanërisht te të moshuarit. Formimi, mbështetja dhe riparimi i kolagjenit në faza të ndryshme të jetës ndikohen nga mungesa e proteinave, siç është masa muskulore, pasi të dyja punojnë së bashku.
    Rënia e flokëve
    Kjo mund të lidhet me statusin e hekurit, i cili është një mungesë e zakonshme e mikronutrientëve që rezulton nga mungesa e ushqimeve proteinike në dietë, veçanërisht mishit dhe bishtajoreve.
    Rritja e urisë dhe dëshirave për ushqime rehati
    Kur nuk konsumoni mjaftueshëm proteina, është e zakonshme të ndjeni uri të fortë, pasi trupi aktivizon mekanizmin e oreksit për të marrë atë që i nevojitet.