Tag: konsumi

  • Çaj apo kafe? Studimet zbulojnë cila është pija që mund t’ju zgjasë jetën

    Çaj apo kafe? Studimet zbulojnë cila është pija që mund t’ju zgjasë jetën

    Kafeja dhe çaji janë ndoshta pijet më të njohura në botë. Duke filluar me këtë të fundit, një studim i madh që shqyrtoi rreth 1.3 milion pjesëmarrës tregoi se konsumi i moderuar i çajit (1.5 deri në 2 gota në ditë) shoqërohet me ulje të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe me ulje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.
    Një studim tjetër nga viti 2025 raportoi se konsumi i çajit të zi shoqërohet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve koronare të zemrës. Këto përfitime mbrojtëse nuk rriten nëse pimë më shumë se 2 gota në ditë, me fjalë të tjera, mos prisni të pini 10 gota çaj çdo ditë dhe të jetoni përgjithmonë…
    Kafeja, nga ana tjetër, është e pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë kancer në trup. Duke zvogëluar stresin oksidativ, këta antioksidantë ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike. Studimet tregojnë se ata që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative, të tilla si Alzheimeri dhe Parkinson.
    Një studim që shqyrtoi 201 meta-analiza arriti në përfundimin se pirja e 3 deri në 4 filxhanëve kafe në ditë shoqërohej me një rrezik afërsisht 17% më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe një rrezik 19% më të ulët të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare. Konsumi i moderuar (2 deri në 4 filxhanë në ditë) shoqërohej me ulje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe një kalim më të ngadaltë nga prediabeti në diabet. Një përmbledhje e kohëve të fundit pohon se pirja e deri në 3 filxhanëve kafe në ditë mund ta zgjasë jetën me rreth dy vjet.
    Pra, çaj apo kafe?
    Të dyja pijet shoqërohen me rezultate pozitive shëndetësore në fusha të ndryshme, por njerëzit me refluks, takikardi, çrregullime paniku ose hipertension të kontrolluar dobët mund ta tolerojnë çajin më mirë sesa kafenë.
    Në fund të fundit, zgjedhja më e mirë varet nga individi, por disa studime sugjerojnë se një kombinim i të dyjave mund të ofrojë mbrojtje më të gjerë kundër sëmundjeve të ndryshme. Sidoqoftë, çelësi është, si gjithmonë, një: moderimi!

  • Shqiptarët braktisin SMS-të, konsumi i internetit celular arrin shifra rekord, ja çfarë po ndodh

    Shqiptarët braktisin SMS-të, konsumi i internetit celular arrin shifra rekord, ja çfarë po ndodh

    Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se përdorimi i mesazheve SMS është në rënie, ndërsa trafiku i internetit dhe i thirrjeve po rritet ndjeshëm.
    Gjatë muajve prill-qershor, janë realizuar rreth 1 miliardë minuta thirrje dalëse nga rrjetet celulare, një rritje e dukshme krahasuar me periudhat e mëparshme. Ndërkohë, numri i SMS-ve të dërguara ka rënë ndjeshëm në krahasim me prill-qershor të vitit të kaluar, duke zbritur në 98 milionë mesazhe.
    Në të kundërt, trafiku i internetit në rrjetet celulare ka shënuar rritje të vazhdueshme. Konsumi total ka arritur në rreth 62 milionë gigabyte, ndërsa përdorimi mesatar mujor për pajtimtar ka kapur shifrën 9.84 GB. Rritja lidhet kryesisht me përdorimin intensiv të aplikacioneve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, të cilat kërkojnë gjithnjë e më shumë internet.
    Ndërkohë, edhe tregu i kartave SIM po tkurret. Në fund të tremujorit të dytë, në Shqipëri qarkullonin rreth 3.27 milion karta SIM, ndërsa numri i përdoruesve aktiv ishte 2.42 milion. Të dy treguesit kanë shënuar ulje krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar një konsolidim të përdorimit dhe kalimin drejt një modeli më të përqendruar të komunikimit.
    Ky transformim është i lidhur ngushtë me zhvillimin teknologjik dhe me ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve, të cilët sot preferojnë më shumë komunikimin përmes internetit sesa thirrjet tradicionale apo mesazhet tekstuale.
    Në këtë kontekst, operatorët e telefonisë celulare pritet të përqendrohen gjithnjë e më shumë në përmirësimin e cilësisë së internetit dhe ofrimin e paketave të përshtatura për nevojat digjitale të përdoruesve.

  • Rritje rekord të të ardhurave doganore, karburanti dhe cigaret ‘mbajnë’ arkën e shtetit

    Rritje rekord të të ardhurave doganore, karburanti dhe cigaret ‘mbajnë’ arkën e shtetit

    Doganat shqiptare kanë arritur një nivel rekord të të ardhurave për 10-mujorin që arritën në 199,7 miliardë lekë, ose rreth 2.06 miliardë euro.
    Ne krahasim me 10-mujorin 2024 janë realizuar rreth +9,2 miliardë lekë më shumë (104,9%) ose 95 milionë euro më shumë, sipas burimeve zyrtare të Doganave.
    Pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit në rreth 7,8 miliardë lekë, për shkak të mbiçmimit të Lekut ndaj Euros me 3% dhe Dollarit amerikan me 5%, si valutat kryesore që realizohen importet, performanca e të ardhurave nga Doganat ka shënuar rekord mbështetur në mirëmenaxhimin, lehtësimin dhe digjitalizimin e procedurave doganore të shoqëruar me rritjen e kontrollit aposterior, si dhe analizave më efikase të riskut, njoftuan Doganat.
    Nga të dhënat operative, rezulton se 10-mujori 2025 ka rezultatin më të lartë në historinë e doganave shqiptare.
    Doganat kanë dhënë informacion dhe për faktorët që kanë ndikuar te çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë, një vit më parë.
    Taksa Doganore, +460 Milionë lekë një shumë e ndikuar nga ndryshimi origjinës së importit të artikullit;  Mallrat e konsumit të pergjithshëm +185 Milionë Lekë, Konstruksione Metalike me +123 Milionë lekë, dhe Frutat +48 Milionë lekë dhe Ushqimet e përgatitura me +35 Milionë Lekë etj…
    Akciza, në total +5,8 Miliardë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit te Karburantit me rreth +3,1 Miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 71,000 tonë), Cigare me +2 Miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 232 ton), Vaj lubrifikant +84 Milionë lekë dhe Pije alkoolike vendi me +70 Milionë lekë.
    TVSH në import, krahasuar me 9-mujorin 2024 ka dhënë rreth +3,7 Miliardë lekë më shumë të ardhura nga doganat, e ndikuar kryesisht nga:  +2 Miliardë lekë nga Energjia elektrike, +648 Milionë lekë nga rritja importit te Cigaret, +500 Milionë lekë nga rritja e importit të karburantit, +391 Milionë lekë nga rritja e importit të konstruksioneve Metalike, +349 Milionë lekë nga rritja e konsumit të produktit Kafe si dhe +360 Milionë nga rritja e importit të produkteve të tjera,
    Si vijon konsumi i mallrave kryesore të akcizës për periudhën 10 Mujore 2018-2025
    Për 10-mujorin, mallrat e akcizës, me përjashtim të birrës kanë shënuar një rritje të lartë konsumi, të nxitura dhe nga numri i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin tonë.
    Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave të doganave arriti në një rekord prej 639.8 mijë tonë, me një rritje prej 12.5% për 10-mujorin 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë tendencë ka ndikuar rritja e fortë e numrit të makinave në qarkullim dy vitet e fundit si dhe transporti i shtuar nga turistët.
    Me rritje ka qenë dhe konsumi i cigareve, që arriti në 2.8 mijë tonë, me rritje gati 9% për 10-mujorin.
    Në rritje ka qenë dhe konsumi i kafesë në vend, ku edhe në këtë tendencë një ndikim të lartë vlerësohet të kenë dhënë turistët. Për 10-mujorin, konsumi arriti në 6.7 mijë tonë, me rritje prej 3.5%.
    Më dobët ka qenë konsumi i birrës, në rreth 82 mijë hektolitra, pothuajse në të njëjtat nivele të 10-mujorit të një viti më parë. Sipas operatorëve, konsumi nuk ka qenë aq i lartë sa pritej për shkak të dominimit të turistëve me kosto të ulët./Monitor

  • Kërkesa e brendshme në rritje, konsumi final i popullatës rritet me 3,88%

    Kërkesa e brendshme në rritje, konsumi final i popullatës rritet me 3,88%

    Konsumi final i popullatës, një nga treguesit kryesorë të gjallërisë ekonomike dhe mirëqenies së familjeve, shënoi një rritje prej 3,88% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se ekonomia shqiptare po mbështetet në mënyrë të qëndrueshme te kërkesa e brendshme, me konsumin familjar që zë peshën më të madhe në strukturën e shpenzimeve totale.
    Rritja e konsumit të popullatës është nxitur nga disa elementë të ndërthurur, si rritja e të ardhurave disponibël për familjet, falë politikave të rritjes së pagave në sektorin publik dhe privat, stabiliteti i çmimeve, që ka kontribuar në ruajtjen e fuqisë blerëse për një pjesë të konsiderueshme të mallrave dhe shërbimeve bazë, si dhe rritja e besimit të konsumatorëve në ekonomi.
    Në të njëjtën periudhë, konsumi final i qeverisë regjistroi një rritje të ndjeshme prej 12,44%, ndërsa formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 4,33%, çka tregon për investime në rritje nga sektori publik dhe privat.
    Në tremujorin e dytë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës, ndërkohë që importet shënuan një rritje prej 3,26%.
    Konsumi final i familjeve përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet e përdorura nga familjet rezidente për të përmbushur nevojat e tyre individuale, si ushqime, energji, transport, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera të domosdoshme.
    Një rritje e qëndrueshme në këtë tregues konsiderohet një sinjal pozitiv për ecurinë e ekonomisë, pasi nxit aktivitetin në sektorët kryesorë të prodhimit dhe shërbimeve.
    Tendenca pozitive në konsumin final të popullatës mbetet një komponent kyç për gjenerimin e rritjes së mëtejshme ekonomike në vend.

  • Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

    Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

    Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.
    Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.
    Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.
    Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.
    Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.
    Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.
    Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.
    Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.
    Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë.

    /Monitor.al/ 

  • Turistët nuk e ‘zëvendësojnë’ ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

    Turistët nuk e ‘zëvendësojnë’ ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

    Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.

    Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.

    Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.

    Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.

    Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.

    Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.

    Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.

    Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.

    Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë./ Monitor

  • Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

    Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

    Konsumi final i popullatës në 6-mujorin e parë të vitit 2025 u rrit me ritme më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 konsumi final i popullatës u rrit me 3.8%, nga 5.1% që ishte në të njëjtën periudhë të 2024. Në tremujorin e parë 2025, konsumi u rrit me 2.5%, ndërsa një vit më parë 4.6%.Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se konsumi po mban një ritëm pozitiv, me rritje prej rreth 3% në dy tremujorët e parë, duke reflektuar një balancë mes ndikimit të faktorëve të jashtëm si kursi i këmbimit dhe çmimet e importit dhe faktorëve të brendshëm si rritja e pagave dhe aktiviteti turistik.Tabloja e konsumit në këto vite reflekton efektin e krizave të njëpasnjëshme, si pandemia, lufta në Ukrainë me inflacionin e lartë, por edhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u përshtatur dhe për të ruajtur rritjen ekonomike në një nivel të qëndrueshëm vitet e fundit.Pas një rritjeje të fortë në fillim të periudhës 2019, me kulme mbi 6% në T2, konsumi pësoi një tkurrje të ndjeshme gjatë vitit 2020, sidomos në T2 kur pandemia e COVID-19 solli rënie me mbi 14%. Kjo periudhë reflekton kufizimet e lëvizjes, pasigurinë ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të familjeve.Në vijim, gjatë 2021 dhe 2022, konsumi final u rimëkëmb me ritme të forta, duke regjistruar norma rritjeje që në disa tremujorë kapën mbi 7%. Rimëkëmbja erdhi me rritjen e remitancave, si dhe me një rritje të fortë të turizmit dhe shpenzimeve të brendshme pas kufizimeve të pandemisë.Në vitin 2023, ritmet e rritjes filluan të zbehen ndjeshëm. Pavarësisht një performance pozitive, norma e rritjes zbriti nën 1% në disa tremujorë si pasojë e rënies së fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve bazë.Gjatë vitit 2024 u vu re një stabilizim me rritje 4%. Rritja e konsumit u mbajt nga rritja e pagave dhe remitancat.Vitin e fundit, konsumi i popullatës është ndikuar më së shumti nga rritja e pagave si në sektorin privat dhe më shumë në atë publik. Biznesi dhe qeveria rritën pagat me ritme më të larta nën presionin e mungesës së kapitalit human, teksa produktiviteti nuk po ndjek të njëjtin ritëm.Burimet e rritjes së konsumit gjithsesi janë në rrezik nga rritja e çmimeve dhe luhatjet e fluksit të turistëve, të cilët kanë qenë promotorë të rritjes pas pandemisë./ B.HoxhaEkonomia po rritet vetëm nga shteti (pagat), industria e bujqësia me rënie, dobët ndërtimi e turizmiBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nafta, rritet tregu e konsumi

    Nafta, rritet tregu e konsumi

    Konsumi i karburanteve është përmirësuar dukshëm në 2024-n, i ndikuar nga dy faktorë. Së pari, numri i mjeteve në qarkullim është rritur ndjeshëm.Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se numri i mjeteve aktive në qarkullim, në fund të vitit 2024, arriti në gati 960 mijë, nga 676 mijë në vitin 2020.Vetëm në 2024-n u regjistruan një numër rekord prej gati 100 mijë m…

  • Pija “magjike” që ndihmon në humbjen e peshës

    Pija “magjike” që ndihmon në humbjen e peshës

    Çaji jeshil, një nga pijet më të vjetra me veti të njohura antioksiduese dhe terapeutike , është studiuar gjerësisht për kontributin e tij të mundshëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve metabolike, të tilla si mbipesha e diabeti i tipit 2.
    Hulumtimet e fundit tregojnë se konsumi i rregullt i çajit jeshil mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe tolerancën ndaj glukozës tek minjtë obezë.
    Pikat kryesore të hulumtimit të botuar në revistën Cell Biochemistry & Function:

    Kafshët që morën ekstrakt çaji jeshil përjetuan humbje peshe, ndjeshmëri të përmirësuar ndaj insulinës dhe rregullim më të mirë të glukozës.
    Ekstrakti mbrojti fibrat muskulore nga atrofia dhe ruajti vëllimin e tyre normal.
    Gjenet e përfshira në metabolizmin e glukozës u aktivizuan dhe aktiviteti i enzimës LDH u rivendos.
    Në të njëjtën kohë, ekipi i hulumtimit zbuloi se çaji jeshil nuk shkakton humbje peshe te kafshët e dobëta, duke sugjeruar që veprimi i tij është selektiv për dhjamin e tepërt.
    Mekanizmat e veprimi
    Çaji jeshil përmban përbërës të shumtë bioaktivë që punojnë së bashku për të arritur rezultate pozitive. Disa mekanizma kritikë:
    Mbrojtja e strukturës së fibrave muskulore dhe mirëmbajtja e funksionalitetit.
    Aktivizimi i gjeneve Insr, Irs1, Glut4, Hk1, Pi3k për të përmirësuar glukozën.
    Veprimi duket se varet nga adiponektina, një proteinë e prodhuar nga qelizat yndyrore që rregullon metabolizmin dhe inflamacionin. Për të kuptuar se si funksionon çaji jeshil, studiuesit përdorën minj që nuk prodhojnë proteinën adiponektinë.
    Tek këto kafshë, çaji jeshil nuk pati efekt, duke treguar se adiponektina është e nevojshme për efektin e çajit në metabolizëm.
    Studiuesi thekson se përbërja totale e ekstraktit është më efektive sesa përbërësit individualë, për shkak të veprimit sinergjik të flavonoideve.
    Aplikimet dhe kufizimet në botën
    Pavarësisht rezultateve inkurajuese te minjtë:
    Një dozë e sigurt dhe efektive për njerëzit ende nuk është përcaktuar.
    Efektiviteti varet nga cilësia dhe qëndrueshmëria e ekstrakteve.
    Zbatimi i rezultateve te njerëzit kërkon kujdes klinik: konsumi i përditshëm afatgjatë, siç bëhet tradicionalisht në Japoni, shoqërohet me shkallë të ulët të obezitetit, ndërsa konsumi afatshkurtër nuk ka efekte të menjëhershme.
    Çaji jeshil, si një burim i pasur i flavonoideve dhe antioksidantëve, po shfaqet si një aleat premtues kundër obezitetit dhe çrregullimeve metabolike . Hulumtimet në kafshë eksperimentale ofrojnë prova të rëndësishme për mekanizmat e veprimit, ndërsa përkthimi klinik kërkon studime të mëtejshme. Pavarësisht kufizimeve, çaji jeshil mbetet një produkt natyror i dokumentuar shkencërisht me potencial të konsiderueshëm terapeutik.

  • Pija ‘magjike’ që ndihmon në humbjen e peshës dhe rregullimin e glukozës

    Pija ‘magjike’ që ndihmon në humbjen e peshës dhe rregullimin e glukozës

    Çaji jeshil, një nga pijet më të vjetra me veti të njohura antioksiduese dhe terapeutike , është studiuar gjerësisht për kontributin e tij të mundshëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve metabolike, të tilla si mbipesha e diabeti i tipit 2.

    Hulumtimet e fundit tregojnë se konsumi i rregullt i çajit jeshil mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe tolerancën ndaj glukozës tek minjtë obezë.

    Pikat kryesore të hulumtimit të botuar në revistën Cell Biochemistry & Function: 

    Kafshët që morën ekstrakt çaji jeshil përjetuan humbje peshe, ndjeshmëri të përmirësuar ndaj insulinës dhe rregullim më të mirë të glukozës.
    Ekstrakti mbrojti fibrat muskulore nga atrofia dhe ruajti vëllimin e tyre normal.
    Gjenet e përfshira në metabolizmin e glukozës u aktivizuan dhe aktiviteti i enzimës LDH u rivendos.

    Në të njëjtën kohë, ekipi i hulumtimit zbuloi se çaji jeshil nuk shkakton humbje peshe te kafshët e dobëta, duke sugjeruar që veprimi i tij është selektiv për dhjamin e tepërt.

    Mekanizmat e veprimit