Tag: konsumatorët

  • BE-ja vendos ndalimin e etiketave ‘burger vegjetarian’ dhe ‘salsiçe’

    BE-ja vendos ndalimin e etiketave ‘burger vegjetarian’ dhe ‘salsiçe’

    Shtetet anëtare dhe ligjvënësit e Bashkimit Evropian pritet të debatojnë ashpër të mërkurën mbi kufizimin e përdorimit të termave si “burger vegjetarian” dhe “salsiçe” me bazë bimore. Ky është një debat i gjatë, ku fermerët e blegtorisë argumentojnë se një gjuhë e tillë ka ngatërruar konsumatorët dhe ka dëmtuar sektorin e tyre tradicional.
    Parlamenti Evropian e ringjalli polemikën në tetor, kur mbështeti një propozim për të rezervuar etiketat si biftek, salsiçe dhe hamburger vetëm për ushqimet që përmbajnë mish. Mbështetësit e kësaj mase theksojnë se rregulli do të ndihmonte në mbrojtjen e vlerës së produkteve tradicionale të mishit dhe do të shmangte konfuzionin e konsumatorëve. Masa u prezantua nga ligjvënësja konservatore franceze Celine Imart, e cila argumentoi se do të parandalonte ngatërrimin me produktet tradicionale të mishit. Imart theksoi se qëllimi nuk ishte ndalimi i vetë ushqimeve me bazë bimore, por mbrojtja e “kuptimit të vërtetë” të termave të gjatë kulinarë.

    Megjithatë, disa shtete anëtare, veçanërisht Gjermania, tregu më i madh i Evropës për produktet vegjetariane dhe vegane, kanë shprehur rezerva. Zinxhirët gjermanë të supermarketeve me çmime të ulëta, Lidl dhe Aldi, kundërshtojnë ndalimin, duke paralajmëruar se shitjet mund të bien pasi konsumatorët janë tashmë të njohur me emrat ekzistues. Polemika ka tërhequr mbështetje të papritur edhe nga jashtë BE-së; ish-ylli i Beatles, Paul McCartney, iu bashkua një grupi ligjvënësish britanikë duke i kërkuar BE-së të ruajë rregullat aktuale. Grupi argumentoi se vendimet e bllokut ende ndikojnë në tregjet më të gjera dhe se konsumatorët zgjedhin qëllimisht produkte me bazë bimore, pa i ngatërruar ato me mishin.

    Prodhuesit e mishit nuk pajtohen. Organizata franceze e industrisë, Interbev, pretendon se produktet me bazë bimore turbullojnë kufijtë midis kategorive dhe shfrytëzojnë terminologjinë e mishit për qëllime marketingu, duke dëmtuar njohjen e produkteve “natyrale, të papërpunuara”. Franca u përpoq të impononte kufizime të tilla emërtimi në vitin 2024, por rregullat u anuluan nga Këshilli i Shtetit i vendit në fillim të vitit 2025, pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

    Parlamenti Evropian më parë refuzoi legjislacion të ngjashëm në vitin 2020, por balanca politike ndryshoi pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024. Fitimet e konservatorëve dhe të ekstremit të djathtë, të cilët janë pozicionuar pranë interesave bujqësore, ndihmuan në ringjalljen e propozimit. Megjithatë, ndarjet vazhdojnë edhe brenda këtyre grupeve. Udhëheqësi i grupit konservator të Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, e hodhi poshtë idenë si “jo prioritet”, duke këmbëngulur se konsumatorët “nuk janë budallenj”.

  • SYRI TV/ Buxheti 2026, barra mbi konsumatorët, barra fiskale te punonjësit e konsumatorët

    SYRI TV/ Buxheti 2026, barra mbi konsumatorët, barra fiskale te punonjësit e konsumatorët

    SYRI TV

    Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat, por barrën kryesore fiskale e mbajnë punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset më pak. Rritja e buxhetit parashikohet të bazohet mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat personale dhe akcizat.

    Nga buxheti i vitit 2026 më i fituari del shteti, pasi barrën më të madhe e mbartin punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset e mëdha do të mbajnë vetëm një pjesë të vogël të kësaj shtese.

    Tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) arrin 88.3 miliardë lekë, me rritje 4.9%, falë shtimit të numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave. Edhe në këtë rast, ndikimi kryesor vjen nga individët e punësuar, jo nga bizneset. Tatimi mbi fitimin pritet të rritet në 7.8%.

    Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbetet burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Për projektbuxhetin e vitit 2026, TVSH-ja neto pritet të arrijë në 242.5 miliardë lekë, me rritje 7% krahasuar me vitin 2025. Ky zë mbulohet kryesisht nga konsumi i brendshëm, ndaj çdo rritje çmimesh apo zgjerim i shpenzimeve familjare përkthehet menjëherë në më shumë të ardhura për shtetin.

    Rritja e inflacionit (3%) dhe rritja ekonomike (4%) përllogariten të shtojnë mbi 20 miliardë lekë në arkëtime. Edhe në këtë kategori, konsumatorët janë kontribuuesit kryesorë të rritjes së të ardhurave, përmes taksave në çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

    Akcizat, që përfshijnë karburantet, cigaret dhe pijet, do të sjellin 74.7 miliardë lekë, rreth 3.7 miliardë më shumë se një vit më parë. Rritja vjen nga zbatimi i kalendarit të ri për duhanin, indeksimi i periodik i niveleve të akcizës dhe efektet e rritjes së konsumit të karburanteve. Këtu, barrën e shtuar fiskale e mbartin sërish konsumatorët, përmes çmimeve më të larta të produkteve bazë të shportës.

  • Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi. 

    “Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha për A2 CNN, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore. 

    Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria. 

    “Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve. Pa transparencë në kontrolle, protokolle të qarta dhe masa të ndëshkimit për shkelësit, edhe përpjekjet më të mira do të dështojnë konsumatori duhet të dijë se ai produkt që blen është i sigurt. Kjo kërkon vullnet politik, investim dhe bashkëpunim të ngushtë midis sektorit shtetëror, prodhuesve dhe palëve akterë ndërkombëtare.” 

    Për tregtarët vendas, produktet janë të sigurta. “Gjithçka që ne kemi është e sigurt për konsum. Qytetarët të blejnë”, tha për A2 CNN, një tregtar mishi. 

    Megjithatë nga çdokush pranohet se forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët. 

    “Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, tha për A2 CNN, Hasan Stafa nga zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. 

    Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Kjo në një kohë që nga mandarinat, specat, domatet e pjeshkët e prodhuara në vend rezultojnë me pesticide në pikat kufitare të shteteve të tjera. 

    “Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses.” 

    Në pritje të publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, burime për A2CNN pohojnë se Shqipëria ka marrë një notë “jo kaluese” në kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare. 

    Sipas raportit, “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje politikash në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Por, nuk është bërë progres gjatë periudhës raportuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin me ‘acquis’ të BE-së dhe t’a zbatojë atë. 

     

  • “Marksizëm-Trumpizëm?” Përpjekja e Trump për një ekonomi të planifikuar është thjesht socializëm…

    “Marksizëm-Trumpizëm?” Përpjekja e Trump për një ekonomi të planifikuar është thjesht socializëm…

    Në një kthesë që do ta bënte Karl Marx-in të buzëqeshte dhe Adam Smith-in të rrotullohej në varr, lëvizjet e fundit ekonomike të Presidentit Trump kanë krijuar pikërisht atë sistem socialist që mbështetësit e tij pretendojnë se e përbuzin. Përmes një sërë ndërhyrjesh që do ta bënin çdo planifikues qendror krenar, kampioni i sipërmarrjes së lirë është bërë udhëheqësi më efektiv socialist i Amerikës.
    Dëshmitë janë të qarta
    Kur Trump kërkoi që kompanitë AMD dhe NVIDIA të paguanin një taksë eksporti prej 15 për qind për çipat e shitur në Kinë, ai nuk vendosi thjesht një taksë — ai krijoi një sistem ku qeveria përcakton se cilat kompani mund t’i shesin cilëve klientë dhe me çfarë çmimi.
    Kjo nuk është “dora e padukshme” e tregut — është grushti shumë i dukshëm i kontrollit shtetëror.
    Kërkesa e Trump që drejtori ekzekutiv i Intel të japë dorëheqjen na çon edhe më tej në rrugën socialiste. Kur ka bërë vaki që lideri i një shteti kapitalist të emërojë e shkarkojw drejtuesit e kompanive private? Kjo është një faqe e marrë drejtpërdrejt nga manuali i ekonomive të kontrolluara nga shteti, ku udhëheqësit e biznesit u shërbejnë autoriteteve politike dhe jo aksionerëve.
    Kryevepra e socializmit aksidental vjen nga qasja e Trump ndaj çmimeve për konsumatorët. Duke vendosur tarifa doganore të larta mbi mallrat e importuara — kosto që konsumatorët amerikanë duhet t’i paguajnë — ndërkohë që u thotë Amazon-it dhe Walmart-it se me çfarw çmimesh u lejohet t’i shesin produktet e importuara, Trump ka krijuar një skenar klasik të ekonomisë së komanduar. Qeveria rrit kostot përmes tarifave doganore, pastaj kontrollon çmimet për të fshehur ndikimin. Pikërisht kështu funksiononin ekonomitë socialiste: kontrolle artificiale çmimesh që shpërfillin realitetin e tregut.
    Ekonomisti i famshëm Friedrich Hayek, kritik i socializmit, na paralajmëroi pikërisht për këtë. Ai shkroi: “Detyra e çuditshme e ekonomisë është t’u tregojë njerëzve sa pak dinë për atë që imagjinojnë se mund të projektojnë.” Trump imagjinon se mund të projektojë një ekonomi ku tarifat doganore mbrojnë punëtorët amerikanë, taksat e eksportit ndëshkojnë Kinën dhe kontrollet e çmimeve mbrojnë konsumatorët — të gjitha njëkohësisht. Hayek do ta njihte këtë si “mendjemadhësinë fatale” të planifikimit qendror.
    Ironia më e madhe është se kjo po ndodh nën një administratë republikane. Prej dekadash, konservatorët kanë argumentuar (me të drejtë) se kontrollet e çmimeve sjellin mungesa, se qeveria nuk duhet të zgjedhë fitues e humbës në biznes, dhe se nga tregtia e lirë përfitojnë konsumatorët. E megjithatë, ja ku jemi, me një president republikan që zbaton politika që ua kalojnw socialistëve evropianë.
    Pasojat janë të parashikueshme
    Kur u thua kompanive se nuk mund të rrisin çmimet pavarësisht kostove më të larta nga tarifat doganore, ato do të gjejnë mënyra të tjera për t’u përshtatur — duke ulur cilësinë, duke kufizuar gamën e produkteve ose thjesht duke ndalur shitjet e artikujve të prekur. Kur ndërhyn te drejtuesit e korporatave, i tregon çdo CEO-je se besnikëria politike vlen më shumë se performanca e biznesit.
    Ky socializëm aksidental nxjerr gjithashtu në pah diçka të rëndësishme për pushtetin qeveritar. Pasi të pranosh që Uashingtoni mund të vendosë tarifa doganore “për sigurinë kombëtare,” është vetëm një hap deri te taksat e eksportit “për drejtësi.” Pasi të besosh se presidenti duhet të ndikojë te drejtuesit e korporatave, pse të mos kontrollojë edhe çmimet? Çdo ndërhyrje justifikon tjetrën, derisa tregu i lirë ekziston vetëm në kujtime.
    Forca e ekonomisë amerikane gjithmonë ka ardhur nga liria e saj — aftësia e bizneseve për t’u shërbyer klientëve, për të vendosur çmime dhe për të zgjedhur drejtues pa ndërhyrje politike. Duke braktisur këto parime, edhe kur ka qëllime të mira, Trump ka krijuar një sistem që nuk duket si Amerika e Reagan-it, por si ekonomitë e kontrolluara që konservatorët dikur kundërshtonin.
    Ndoshta ironia më e madhe është se mbështetësit e Trump, shumë prej të cilëve bërtasin kundër “socializmit,” i duartrokasin këto veprime. Ata nuk e njohin kontrollin e çmimeve kur quhet “luftë kundër inflacionit,” ose planifikimin ekonomik shtetëror kur etiketohet “America First.” Socializmi që ata i trembeshin nga e majta ka ardhur nga e djathta, i mbështjellë me flamur dhe me premtimin për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.
    Ashtu siç e dinte Hayek, rruga drejt kontrollit ekonomik është e shtruar me qëllime të mira. Trump mund të besojë se po mbron punëtorët dhe konsumatorët amerikanë, por në fakt po ndërton pikërisht atë sistem kontrolli shtetëror që e bën të pamundur begatinë e vërtetë. Mirë se vini në parajsën socialiste të Amerikës — vetëm se nuk e prisnit të vinte me një kapele të kuqe MAGA.

    Top Channel

  • Tendencë, teknologjia dhe AI po bëhen “nikoqirët” e shtëpive shqiptare

    Tendencë, teknologjia dhe AI po bëhen “nikoqirët” e shtëpive shqiptare

    Teksa ju jeni në zyrë punët tuaja të shtëpisë “bëhen vetë”. Kjo nuk ndodh figurativisht. Me një klik ju mund të kontrolloni pajisjet përmes aplikacioneve dhe të vendosni në punë lavatricen, sistemin e kondicionimit, robotin që pastron dyshemenë apo të nisni gatimin tuaj të radhës.Gjithmonë e më shumë shqiptarët po investojë tek pajisjet “e zgjuara”. Edhe pse kjo nuk është ende masive, është një tendencë që po vihet re gjithmonë e më shumë ndër blerjet që bëjnë konsumatorët pohuan operatorë të tregut për “Monitor”.Synimi i pajisjeve të avancuara është që të ofrojnë komoditet më të lartë për konsumatorët, të jenë më efikase por edhe më miqësore me mjedisin.Alexandros Kosenas, CEO Neptun tregon se pajisjet smart dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale po merr gjithmonë e më shumë peshë në totalin e blerjeve që bëjnë konsumatorët.“Pajisjet smart të integruara me IoT (Internet of Things), veçoritë e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale dhe aftësitë për monitorimin e energjisë po transformojnë industrinë. Përveç opsioneve të survejimit të shtëpisë, interesi për të cilat ka shënuar rritje të shpejtë në kërkesë, sot kemi frigoriferë që menaxhojnë inventarin dhe lavatriçe që optimizojnë ciklet e larjes bazuar në ngarkesën dhe llojin e rrobave, pra tashmë teknologjia po rishkruan komoditetin. Kontrolli zanor, përdorimi në distancë nëpërmjet telefonit dhe integrimi në ekosistemet e shtëpive smart janë gjithnjë e më të rëndësishme, shumë prej tyre tashmë kërkohen dhe përdoren edhe në tregun shqiptar” nënvizon z.Kosenas.Pajisjet elektroshtëpiake nuk po shihen më si pjesë të ndara në një shtëpi, por si një ekosistem inteligjent që lidhet ngushtë me jetën e përditshme të konsumatorit. Të paktën kështu shprehet Albi Avdiu, CEO Electromagic.“Një nga risitë më të mëdha që po transformon tregun e pajisjeve elektroshtëpiake është padyshim teknologjia smart. Pajisjet e sotme nuk janë më thjesht funksionale, por janë të integruara me sisteme inteligjente që i lejojnë përdoruesit t’i kontrollojnë në distancë, përmes aplikacioneve mobile ose asistentëve virtualë. Kjo do të thotë që konsumatori mund të ndezë lavastoviljen ose lavatriçen edhe kur nuk është në shtëpi, të kontrollojë frigoriferin për sasinë e produkteve ose të programojë kondicionerin sipas orareve të nevojshme” nënvizon ai.Markat kudo në botë po investojë gjithmonë e më shumë në aspektin inovativ në një garë agresive të një tregu që evolon shpejt./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Familjet konsumuan 10,2% më shumë energji elektrike në 3-mujorin e dytë

    Familjet konsumuan 10,2% më shumë energji elektrike në 3-mujorin e dytë

    Konsumatorët familjarë rritën përdorimin e energjisë elektrike gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.
    Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, familjet kanë konsumuar 10,2% më shumë energji elektrike, një rritje që ka ndikuar dukshëm në totalin e energjisë së përdorur në vend.
    Në total, përdorimi i energjisë elektrike nga të gjithë konsumatorët ka arritur në 1.525 GWh, me një rritje prej 3,3% krahasuar me 1.475 GWh të regjistruar një vit më parë.Ndërsa konsumatorët familjarë kanë shënuar një rritje të fortë të konsumit, kategoria e konsumatorëve jo familjarë ka pësuar një ulje me 3%.
    Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike u ul me 4,6%, duke arritur vlerën 1.757 GWh nga 1.841 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024.
    Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5% , nga hidrocentralet publike në masën 40,1% dhe nga të tjerë prodhues në masën 16,4% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

  • Nga Gucci tek Diori i rremë: Shqipëria u thotë stop produkteve fallco

    Nga Gucci tek Diori i rremë: Shqipëria u thotë stop produkteve fallco

    Për vite me radhë, konsumatorët shqiptarë janë mashtruar nga produkte të prezantuara si “luksoze”, por që në realitet ishin thjesht imitime. Çanta, këpucë e rroba me logot e Gucci-t, Louis Vuitton-it apo Dior-it, janë shitur me çmime “të leverdishme”, por pa garanci dhe pa asnjë vlerë të vërtetë. Kjo ka kthyer tregun shqiptar, sidomos atë online, në një hapësirë të mbushur me reklama dhe produkte të falsifikuara.

    Më 16 gusht hyn në fuqi ligji i ri për markat tregtare, i cili synon t’i japë fund këtij fenomeni. Sipas tij, çdo produkt që shkel të drejtat e pronësisë intelektuale do të ndalohet në dogana, duke parandaluar importin dhe eksportin e mallrave të falsifikuara.

    Rregullat e reja prekin edhe udhëtarët: produktet e blera jashtë vendit që rezultojnë imitime të markave të njohura do të konfiskohen në pikat doganore. Në këtë mënyrë, synohet të garantohet që vetëm mallrat origjinale dhe brenda kufijve ligjorë të futen në Shqipëri.

    Një tjetër risi ka të bëjë me mbrojtjen e markave ndërkombëtare. Pronari i një marke jo vetëm që mund të ngrejë padi kundër atyre që shesin imitime, por edhe të kërkojë dëmshpërblim. Neni 87 i ligjit parashikon qartë sanksione për përdorim të paautorizuar të markave dhe mundësi që pronarët të kërkojnë nisjen e hetimeve zyrtare nga Drejtoria e Pronësisë Industriale.

    Vetëm në vitin 2024, Dogana shqiptare bllokoi mbi 40 mijë produkte të falsifikuara, shifër që tregon vetëm “majën e ajsbergut”. Pasojat e këtij tregu janë të mëdha: biznese të ndershme pësojnë humbje, ndërsa konsumatorët përballen me produkte të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht në fushën e kozmetikës dhe këpucëve me materiale toksike.

    Një Shqipëri pa mallra “fake” do të thotë një treg më transparent, më i sigurt dhe më i drejtë për konsumatorët. Por sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit: pa një kontroll të rreptë nga doganat, policia dhe Drejtoria e Pronësisë Industriale, rrugët alternative të kontrabandës nuk përjashtohen.

    Megjithatë, hyrja në fuqi e këtij ligji përbën një goditje të fortë ndaj atyre që kanë përfituar për vite nga mashtrimi me logot e markave të njohura dhe një hap të rëndësishëm drejt pastrimit të tregut shqiptar./KultPlus.com

  • “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët

    “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët

    Në një takim me fermerët sot, kreu i qeverisë Edi Rama tha se qeveria brenda vitit do të krijojë një proces të ri ku do të ndërhyjë në skemën e naftës.

    Rama tha se do duhet të vendoset një çmim i ri për konsumatorët, teksa shtoi se për aktorët e naftës qeveria do t’ua lehtësojë jetës pasi do te jetë garantuese për import dhe eksport të saj.
    “Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet subvencione dhe kërkesa nga buxheti.
    Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa.
    Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës.
    Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda viti do jemi pjesë në import dhe shpërndarje naftë në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, se do të kenë qeverinë garant”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim çmim të ri për konsumatorët

    “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re: Duhet të vendosim çmim të ri për konsumatorët

    Në një takim me fermerët sot, kreu i qeverisë Edi Rama tha se qeveria brenda vitit do të krijojë një proces të ri ku do të ndërhyjë në skemën e naftës.

    Rama tha se do duhet të vendoset një çmim i ri për konsumatorët, teksa shtoi se për aktorët e naftës qeveria do t’ua lehtësojë jetës pasi do te jetë garantuese për import dhe eksport të saj.
    “Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet subvencione dhe kërkesa nga buxheti.
    Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa.
    Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës.
    Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda viti do jemi pjesë në import dhe shpërndarje naftë në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, se do të kenë qeverinë garant”, tha Rama.

    Top Channel