Tag: konstituive

  • Kosovë, për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

    Kosovë, për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e shtatë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton KosovaPress.
    Vazhdimi i seancës nga ora 10:00 është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari në vazhdimin e gjashtë të seancës për formimin e përbërjes së re të legjislativit.

    Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
    Në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, më 25 prill, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit. Kjo ishte hera e katërt që partia e Albin Kurtit dështoi të merr 61 votat e nevojshme për të parin e legjislativit.
    LVV ka theksuar se bllokimi i Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur afatet ligjore që përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi. Pikërisht, ky 30 ditësh është sot më 27 prill, pasi më 27 mars KQZ bëri certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
    Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme.
    Albulena Haxhiu shihet nga opozita figurë përçarëse, por Vetëvendosje këmbëngulë se ajo është kandidate meritore pasi është gruaja më e votuar në zgjedhjet e shkurtit. Në tentimet e deritanishme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ish-ministrja e Drejtësisë ka marrë 57 vota më së shumti.
    PDK dhe AAK kanë thënë se partia e parë fituese duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për kryetar Kuvendi, derisa LDK ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.
    Partitë politike nuk kanë përjashtuar shkuarjen në zgjedhje të reja, por për një gjë të tillë, së pari, duhet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë, pas së cilës ajo do të shpërbëhej dhe presidentja e Kosovës do të caktonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Vjosa Osmani ka potencuar se është e rëndësishme që sa më parë të konstituohet legjislatura e nëntë, teksa për çështjen e koalicioneve eventuale ka theksuar se është temë e partive politike dhe se ajo qëndron jashtë këtij diskutimi.
    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV ka fituar 48 mandate, PDK 24, LDK 20 dhe koalicioni AAK-NISMA 8 mandate.
    Kujtojmë, në zgjedhjet 2011, KQZ-ja certifikoi rezultatet më 7 shkurt, ndërsa legjislacioni i atëhershëm u konstituua në seancën e parë konstituive më 21 shkurt. Në zgjedhjet 2014, certifikimi kishte ndodhur më 8 qershor, seanca e parë konstituive më 17 korrik, ndërsa legjislatura e asokohe u konstituua më 8 dhjetor.
    Në zgjedhjet 2017, rezultatet u certifikuan më 8 korrik, seanca e parë konstituive u mbajt më 3 gusht, ndërsa legjislatura e atëhershme u konstituua më 7 shtator.
    Dy vjet, më vonë, certifikimi i rezultateve u bë më 27 nëntor 2019, seanca e parë konstituive më 24 dhjetor, ndërsa legjislatura e atëhershme u konstituua dy ditë më vonë – më 26 dhjetor.
    Në zgjedhjet e 2021-së, KQZ-ja certifikoi rezultatet më 13 mars, ndërsa 9 ditë më vonë – më 22 mars u mbajt seanca konstituive, ku edhe u konstituua legjislatura e tetë.

  • LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

    LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

    Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
    “Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
    Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.

    “Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari.
    Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por në këtë takim nuk ishte arritur një marrëveshje politike se si të zhbllokohet procesi për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan.
    PDK-ja dhe AAK-ja po i kërkojnë LVV-së ta ndërrojë kandidaten duke e konsideruar Haxhiun si figurë jounifikuese.
    Të premten është tentimi i gjashtë për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit, që nisi më 15 prill.
    Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.
    Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët./REL

  • Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës/  VV nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare…

    Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës/ VV nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare…

    aktualisht me ftesë të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, përfaqësuesit e partive janë në takim konsultativ. Këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës.
    Para se të hyjë në Kuvend, Albulena Haxhiu ka thënë shkurt se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim. Ndërkohë, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë që nuk e votojnë Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit. Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse këto ditë nuk ka pasur marrëveshje politike, seanca do të jetë e kotë.
    “Është e pakuptimtë që një parti që ka 48 deputetë nuk mund të sigurojë votat”, ka thënë ai.
    “Për LDK-në është e qartë se me këtë gjuhë nuk ka kompromis. Jemi të qartë, për më tepër bindjet tona se partia e parë duhet të ofrojë një kandidat konsensual jo një që lexon skriptat partiake. Ne nuk kemi kandidat konsensual sepse nuk jemi në tavolinë të diskutimit. Ata që janë të gatshëm për kompromis, le të ulën të diskutojnë” ka thënë Abdixhiku.

  • Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Është shtyrë për herë të pestë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në seancën e sotme një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
    Seanca e sotme ishte vijim i asaj të ditës së shtunë e cila u ndërpre pasi palët nuk arritën dakordësinë për miratimin e kandidturës së Albulena Haxhiut të propozuar nga VV për kryetare Kuvendi.
    Në seancën e sotme deputeti i VV, Glauk Konjufca tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

    Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.
    Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.

  • Shtyhet për herë të pestë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

    Shtyhet për herë të pestë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë këtë të hënë, pasi Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kërkoi një marrëveshje politike para se të hidhej në votim kandidatura për kryetar të Kuvendit. Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, deklaroi se nuk do të rikandidohet Albulena Haxhiu për këtë post pa dakordësi të mëparshme, pasi partitë e tjera parlamentare nuk e mbështesin kandidaturën e saj.
    Pas kësaj kërkese, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi të ndërpresë seancën, duke paralajmëruar se ajo do të vazhdojë pas 48 orësh.
    Seanca e parë konstituive ishte mbajtur më 15 prill dhe u ndërpre, ashtu si vazhdimi më 17 prill, për shkak të mospajtimeve procedurale që penguan miratimin e Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve. Në seancën e tretë, më 19 prill, ky Komision u miratua njëzëri dhe deputetët e legjislaturës së nëntë u betuan zyrtarisht, duke hapur rrugën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
    Megjithatë, tentativat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit dështuan, pasi ajo mori vetëm 57 vota në dy raunde votimi, duke mos arritur pragun e nevojshëm prej 61 votash. Vetëvendosje tani përpiqet të arrijë një marrëveshje me partitë e tjera për të zgjidhur ngërçin institucional.

  • Kosovë/ Shtyhet sërish seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

    Kosovë/ Shtyhet sërish seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.
    Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
    Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.
    Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.

  • Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se pati përfaqësues të partive politike që braktisën konsultimet dhe si pasojë nuk pati kompromis.Lexo edhe :Related Posts
    “Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, më 19 prill në orën 12:00 me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.

    Pas dështimit të seancës, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka shkruar një letër presidentes Vjosa Osmani, ku e njoftoi për zhvillimet e ndodhura në seancë dhe kërkoi sugjerime se si të vazhdohet  më tej.
    Pas letrës, presidentja citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve.
    Ndërkohë subjetket politike kanë reaguar pas ndërprerjes së seancës.
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
    Abdixhiku e quajti shkelje të rendë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.
    Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është “as afër” arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë “kohë për pazare politike”.
    “Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi.
    Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.
    Nga ana tjetër, Albulena Haxhiu nga LVV tha se partia e saj dëshiron që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend.
    Ajo tha se edhe presidentja Osmani i ka kërkuar deputetëve që të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë, sipas saj, “duhen konsultime”.
    “Ne duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, por duhet të shohim se si është mënyra për ta korrigjuar atë vendim”, tha ajo duke iu referuar mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
    “Kemi vullnet që të propozojmë mënyra se si duhet shkuar tutje. A do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri… Mund të ketë dhe propozime të tjera”, tha Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive.

  • Kuvendi i Kosovës sot e vazhdon seancën konstituive

    Kuvendi i Kosovës sot e vazhdon seancën konstituive

    Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
    Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.
    Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Përballë krizës politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të dytë

    Përballë krizës politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të dytë

    Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot, në orën 12:00, seancën konstituive të ndërprerë të martën. Njoftimi vjen pas një letërpërgjigjeje nga presidentja Vjosa Osmani drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, në të cilën theksohet se Kuvendi është i obliguar të gjejë mënyra për të funksionuar, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të pritur në takim kryesuesin Dehari dhe liderët e partive politike nëse ata e shohin të nevojshme një konsultim të tillë.
    Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerja e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë. Seanca e parë u ndërpre pas kundërshtimeve nga opozita, e cila pretendon se Albin Kurti dhe disa ministra nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në ekzekutiv, siç kërkohet para konstituimit të legjislaturës së re.

  • Kosova në krizë/ Sot mblidhet për herë të dytë Kuvendi

    Kosova në krizë/ Sot mblidhet për herë të dytë Kuvendi

    Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën konstituive sot nga ora 12:00. Njoftimi është bërë pak kohë pasi presidenca shprehu qëndrimin se Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e ndërprerë të martën, në letërpërgjigjen ndaj kryesuesit Avni Dehari, i cili kërkoi udhëzime nga kreu i shtetit.
    Në këtë përgjigjen drejtuar Avni Deharit, si kryesues i seancës, presidentja Vjosa Osmani ka cituar aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, me të cilat thotë se ai dhe të gjithë deputetët janë të obliguar të gjejnë vetë mënyra për ta bërë Kuvendin funksional.
    Presidentja ka shprehur gatishmërinë edhe që t’i mirëpresë Deharin dhe kryetarët e partive politike në rast se e kanë të nevojshme. Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
    Seanca e pare u bllokua nga opozita me pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat nuk kishin dhene doreheqjen nga kabineti.