Tag: konstituive

  • 4 muaj pa parlament! Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    4 muaj pa parlament! Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit. Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.
    Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
    Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.
    Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje. Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.
    Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.
    PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post. LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë. Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota. Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

  • Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Për të 26-n herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
    Që nga 1 maji, për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët kanë refuzuar të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit.
    Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës.
    Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
    Saranda Bogujevci nga LVV-ja tha se partia e saj është në pritje të vendimit të Kushtetueses, ndërkaq shtoi se kanë informacione se disa deputetë janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentarin pas vendimit të gjykatës.
    Faton Peci, pjesë e koalicionit me LVV-në, tha se në ditët e fundit ka pasur takim mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke thënë se Limaj shihet si partner i mundshëm për qeverisje.
    Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse në Kuvend, deklaroi se vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, duke shprehur bindjen se Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet e reja.
    Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, më 5 qershor. Kjo është hera e parë që nga nisja e seancës konstituive më 15 prill, që vazhdimi i seancës bëhet pas 24 orësh, pasi deri më tani vazhdimet janë bërë çdo 48 orë. Ky vendim u mor nga kryesuesi Avni Dehari, në konsultim me përfaqësuesit e partive, me qëllim që seanca të mos vazhdonte të premten, kur është festa e Bajramit.
    PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jounifikuese, duke kërkuar nga LVV-ja ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për këtë post.
    LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kjo parti ka thënë se nuk do ta ndryshojë kandidatin, duke theksuar se Haxhiu e meriton të zgjidhet në këtë pozitë.
    Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.
    Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. REL/

  • Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

    Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje deputetëve që të votojnë për krijimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të merrej me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, propozimi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kaluar.
    Seanca e ardhshme është paraparë të vazhdojë të shtunën, rreth orës 10:00. Ky zhvillim është pjesë e një krize politike që po zvarritet që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke penguar formimin e institucioneve të reja. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të mbledhë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 57 vota – katër më pak se minimumi i kërkuar prej 61 votash.

  • Dështon për herë të 13-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Dështon për herë të 13-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të.Kryesuesi i seancës Avni Dehati mori fjalën e tij pasi u mblodhën 113 deputetët. Dehari ka propozuar votim të fshehtë por partitë e tjera nuk ranë dakord, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
    PDK, LDK, AAK dhe Lista edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër.
    56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim. Seanca konstituive tjetër e radhës do të jetë të dielën në orën 10:00.

    /vizionplus.tv

  • Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

    Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Pas plot 11 përpjekjesh të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot, në tentativën e 12-të për t’u konstituuar. Kriza politike ka hyrë në javën e katërt, ndërsa ende nuk janë hedhur hapa konkretë drejt formimit të institucioneve. Seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill, por deri më tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës. Bllokimi ka ndodhur te pika e tretë – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit – çështje që po mban peng gjithë procesin.
    Ndërkohë, është kundërshtuar propozimi i Abdixhikut për qeveri teknike.
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me idenë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzitore. Ai u shpreh se nuk sheh asnjë problem në zhvillimin e konsultimeve ndërmjet partive opozitare, por ka kundërshtuar kategorikisht që në këto diskutime të përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje.
    Sipas Haradinajt, diskutimet për një qeveri të përkohshme mund të jenë të dobishme, por jo në bashkëpunim me subjektin që aktualisht mban pushtetin.
    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën për herë të 12-të të mërkurën, dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas dy ditëve.
    Seanca dështoi përsëri pasi propozimi i kryesuesit, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme për të formuar një komision për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit./REL

  • Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.
    Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.Lexo edhe :Related Posts
    Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

    Pas seancës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë. Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po tenton që të “mbajë pushtetin me çdo kusht”, duke e akuzuar sërish se ka një mentalitet “të diktatit”.
    “[Kreu i LVV-së, Albin] Kurti nuk ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja kryesore që po e mban peng shtetin, po e mban peng Kuvendin”, tha ai, duke përsëritur thirrjen që LVV-ja të ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare pasi tha se Albulena Haxhiu as në herën “e 100-të nuk do të kalojë”.
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në seancën paraprake se ndryshimi i mënyrës së votimit, kur veçse Kuvendi ka qenë në proces të votimit për kryeparlamentarin është jokushtetuese.
    “Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiu. Kryetari i Parlamentit duhet të zgjidhet me marrëveshje politike dhe kështu do të vazhdojmë derisa ata nuk reflektojnë”, tha ai.
    Edhe Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”.
    Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar.
    Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.
    Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.
    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.
    Pse po kundërshtohet Haxhiu?
    Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja ta ndryshojë emrin për kryeparlamentar dhe madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra – Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi- nga partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat ka thënë se do t’i votonte.
    LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozua
    Por, LVV-ja ka argumentuar se Haxhiu është kandidate meritore dhe ka refuzuar thirrjet për të vendosur dikë tjetër në emër të saj.
    Partitë, që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po synon që të imponojë votimin e Haxhiut dhe me “qëllim po bllokon procesin”, pasi kanë argumentuar se kjo parti nuk i ka as votat për Qeverinë e re të Kosovë – proces që pason konstituimin e Kuvendit – për formimin e së cilës po ashtu kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash.
    Por, LVV-ja ka thënë se nuk po i detyron partitë që ta mbështesin kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Kjo parti, ka thënë se nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por është e gatshme për një cikël të ri zgjedhor, si opsionin e fundit për dalje nga situata e krijuar.
    LVV-ja më herët ka propozuar që së bashku me PDK-në dhe LDK-në të pajtohen që të votohen në paketë Haxhiu dhe tre nënkryetarët e Kuvendit – teksa dy nënkryetarë të tjerë i takojnë komuniteteve pakicë.
    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme.
    Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.
    Ndërkaq, më 30 prill ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në krijimin e institucioneve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë shpejt në këtë drejtim dhe t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.
    Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.
    Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.
    Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja./rel

  • Ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 10-të konstituimi i Kuvendit

    Ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 10-të konstituimi i Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.
    Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.
    Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
    Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.
    Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.
    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

  • Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e tetë të konstituimit

    Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e tetë të konstituimit

    Kosova E Martë, 29 Prill 2025 09:43
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të tetën herë radhazi, në tentim që të konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë se kjo tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.
    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre. Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur. Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri. LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

  • Tentativa e tetë për konstituimin e kuvendit të Kosovës

    Tentativa e tetë për konstituimin e kuvendit të Kosovës

    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e tetë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Vazhdimi i seancës nis në orën 10:00 dhe është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari.
    Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
    Në pesë tentime, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit.
    Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme.
    Albulena Haxhiu shihet nga opozita figurë përçarëse, por Vetëvendosje këmbëngulë se ajo është kandidate meritore pasi është gruaja më e votuar në zgjedhjet e shkurtit. Në tentimet e deritanishme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ish-ministrja e Drejtësisë ka marrë 57 vota më së shumti.
    PDK dhe AAK kanë thënë se partia e parë fituese duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për kryetar Kuvendi, derisa LDK ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.
    Partitë politike nuk kanë përjashtuar shkuarjen në zgjedhje të reja, por për një gjë të tillë, së pari, duhet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë, pas së cilës ajo do të shpërbëhej dhe presidentja e Kosovës do të caktonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV ka fituar 48 mandate, PDK 24, LDK 20 dhe koalicioni AAK-NISMA 8 mandate.
    Kujtojmë, në zgjedhjet 2011, KQZ-ja certifikoi rezultatet më 7 shkurt, ndërsa legjislacioni i atëhershëm u konstituua në seancën e parë konstituive më 21 shkurt. Në zgjedhjet 2014, certifikimi kishte ndodhur më 8 qershor, seanca e parë konstituive më 17 korrik, ndërsa legjislatura e asokohe u konstituua më 8 dhjetor.
    Në zgjedhjet 2017, rezultatet u certifikuan më 8 korrik, seanca e parë konstituive u mbajt më 3 gusht, ndërsa legjislatura e atëhershme u konstituua më 7 shtator.
    Dy vjet, më vonë, certifikimi i rezultateve u bë më 27 nëntor 2019, seanca e parë konstituive më 24 dhjetor, ndërsa legjislatura e atëhershme u konstituua dy ditë më vonë – më 26 dhjetor.
    Në zgjedhjet e 2021-së, KQZ-ja certifikoi rezultatet më 13 mars, ndërsa 9 ditë më vonë – më 22 mars u mbajt seanca konstituive, ku edhe u konstituua legjislatura e tetë. Kosovapress.

  • A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e tetë për konstituimin e Kuvendit

    A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e tetë për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të tetën herë radhazi, në tentim që të konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë se kjo tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.
    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.
    Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.
    Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri.
    LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.
    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
    AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit./rel