Dje, janë bërë plot një javë prej kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryekuvendarin përmes votimit të hapur. Vendimi u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, e u mirëprit nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende vendimin e plotë. Ajo pritet të publikohet pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe administrative. Në momentin që e njëjta publikohet e plotë atëherë fillon të rrjedhë edhe afati i dytë 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas publikimit të vendimit, kryesuesi i seancës konstituive është i detyruar të thërras çdo 48 orë seancën konstituive të Kuvendit.
Kushtetuesja vlerësoi se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke vendosur që të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik “të shpallen të pavlefshme”. “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendim. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë kohë edhe 30 ditë të tjera për ta konstituar Kuvendin.
Tag: konstituive
-

Një javë nga vendimi i Kushtetueses në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë
-

“A do ta respektojë Vetëvendosja aktgjykimin e Kushtetueses”/ Vendimi për seancës konstituive, ja si përgjigjet Kurti
Deklaratën e shkurtër e duke mos u ndalur para mediave, Kurti e ka dhënë pas ceremonisë së 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e seancës konstituive.
A do ta respektojë Vetëvendosje aktgjykimin e Kushtetueses?
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.
Në njoftimin e publikuar të premten e shkuar thuhet se Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.
Vendimi i Kushtetueses është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje. Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës konstituive, por dështuan.
Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.
Kjo u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision. -

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Gjykata Kushtetuese merr vendim: Duhet votim i hapur deri në 3 herë për të njëjtin emër
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.
Në vendimin e Kushtetueses konstatohet se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.
Po ashtu, në vendim thuhet se Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimi i votimit të kryeparlamentarit.
“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendim.
Gjykata ka urdhëruar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancën e ardhshme konstituive, si edhe në votim.
ENDIMI I PLOTE
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 7 gusht 2025 vendosi lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”, të parashtruar nga KO193/25, Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO196/25, Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, vendosi:
TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;
TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;
TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;
TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;
TË VAZHDOJË, njëzëri, masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve.
-

Sot prova e fundit! Parlamenti do të mblidhet dy orë para skadimit të afatit në mesnatë
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt kanë dështuar edhe një herë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, këtë të shtunë.
Skenari i njëjtë u përsërit për të 53-tën herë, ku Lëvizja Vetëvendosje insistoi në votimin e fshehtë e kjo nuk u përkrah nga partitë që deri tani ishin në opozitë.
Seanca konstituive u ndërpre e për të shfrytëzuar maksimalisht pak orët e mbetura në afatin 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, deputetë do të mblidhen mbrëmjen e 26 korrikut edhe një herë.
“Në kuadër të përpjekjeve për themelimin e Kuvendit të Kosovës, takohemi sonte në orën 22:00. Pas ndërprerjes së këtij vazhdimi, partitë e tjera, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, vazhduan “seancën protestë”, nën drejtimin e Sala Jasharit, deputetes më të re të Kuvendit e partitë shprehën pakënaqësitë me situatën”, tha Avni Dehari-kryesues i seancës konstituive.
“Mentaliteti autoritar dhe i diktatit që Albin Kurti po tentoj ta instalojë edhe në këtë Kuvend të Kosovës ka marrë fund dhe nuk do ta lejojmë që të kalojë”, u shpreh Memli Krasniqi-deputet, PDK.
“Nga dje e kemi ditur se do të takohemi sot dhe e keni parë që është raportuar se nuk ka asnjë lloj përpjekje, as sot nuk ka asnjë lloj përpjekje, është hipokrizi që të ftohemi në orën 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin”, tha Hykmete Bajrami-deputete, LDK.
“Shihet qartë se Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut, jo pse ndoshta insiston se ajo është zgjidhje por mendoj që e ka qëllim me e çu deri në pafundësi këtë situatë. Shihet qartë se nuk i ka numrat”, u shpreh Daut Haradinaj-deputet, AAK.
Pritej që para skadimit të afatit 30 ditor, Lëvizja Vetëvendosje e NISMA Socialdemokrate të lidhnin marrëveshje politike për të zgjidhur ngërçin, porse duket se një gjë e tillë nuk ndodhi as në seancën e parë të së shtunës.
“Kjo gjendje ka mujt mos me ardhë ku ka ardhë tash e sa muaj u bënë. Besoj që ndoshta është mirë që të gjithë deputetët të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Fatmir Limaj-deputet, NISMA.
Deputetët e zgjedhur nuk do të mund të mblidhen në seancë konstituive pas 26 korrikut, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosë masë të përkohshme ku e pezullon çdo veprim a vendim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Masa do zgjasë nga 27 korriku deri më 8 gusht, kur pritet që Kushtetuesja të dalë me vendim përfundimtar që i jep zgjidhje bllokadës së krijuar nga 15 prilli. -

Dështon edhe përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duke dështuar edhe në përpjekjen e 53-të për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e tij. Seanca konstituive, e nisur më 15 prill, mbetet e papërfunduar, pasi mungesa e marrëveshjes politike e ka bërë të pamundur mbylljen e saj.
Përpjekja e fundit u zhvillua të premten, më 26 korrik, por nuk solli rezultate. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u përball me kritika për qasjen e tij, të cilën partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK e cilësuan si zbatim të skenarëve partiakë. Ata e akuzuan atë për refuzim të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton procedurën për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Dehari gjithashtu ua ndërpreu fjalën disa deputetëve opozitarë që kërkonin kthimin në rendin e ditës.Në votimin e radhës për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 56 vota, duke dështuar kështu për të kaluar. Pas kësaj, Dehari njoftoi për një takim të mbrëmjes në ora 22:00, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ndalojë çdo aktivitet të Kuvendit lidhur me seancën konstituive nga data 27 korrik deri më 8 gusht 2025. Kjo masë e përkohshme është vendosur ex officio në kuadër të rasteve KO193/25 dhe KO196/25, të iniciuara nga deputetët Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami dhe të tjerë.
Sipas vendimit të datës 24 korrik, gjykata ka ndaluar çdo vendim apo veprim të deputetëve të Kuvendit lidhur me seancën konstituive përtej afatit 30-ditor të përcaktuar në Aktgjykimin KO124/25. Ky vendim hyn në fuqi më 27 korrik dhe qëndron në fuqi deri më 8 gusht 2025, duke i detyruar palët të respektojnë pezullimin e çdo veprimi parlamentar për këtë periudhë.
Vendimi është bërë publik dhe do të botohet në Gazetën Zyrtare, siç kërkohet nga neni 20.4 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. -

Sot seanca e fundit në Kosovë! Në rast dështimi Kushtetuesja ngrin çdo veprim, vendi hyn në rrugë të panjohur
Deputetët e zgjedhur të kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të shtunë për herë të fundit në kuadër të seancave të shumta konstituive, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nëse dështon, kjo do të jetë seanca e 53të edeputetëve, numër record në historinë e vendit.
Në vendimin e një muaji më parë Gjykata Kushtetuese urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi.Në të kundërt, pas kësaj date, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit pasi gjykata ka vendosur një masë të përkohshme deri më 8 gusht.
Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikë.
Që nga 15 prilli, kur nisi seanca konstituive, organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që të formojnë institucionet e reja.
Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive.
/vizionplus.tv -

Vazhdon “saga” e konstituimit të Kuvendit në Kosovë, si i zhgënjeu Prishtina sërish ndërkombëtarët
Marsela SHYTIA
Pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e legjislaturës së nëntë, nuk kanë arritur ta konstituojë Kuvendin e Kosovës, as në përpjekjen e 52-të. Dje, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka përmbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit, meqë vetëm 54 deputetë votuan për që të ndryshojë metoda e votimit nga e hapur në atë të fshehtë për kryekuvendar. Dehari propozoi që edhe në përpjekjen e 52-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës të vazhdohet me votim të fshehtë për të zgjedhur kryekuvendarin. Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.
Zhgënjimi i ambasadorëve
Ambasadorët e akredituar në Kosovë, të cilët morën pjesë në përpjekjen e 52-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila dështoi të prodhonte rezultat sërish, janë shprehur të zhgënjyer. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re. “Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish”, tha ai para mediave. Sipas tij është e domosdoshme krijimi i institucioneve sa më parë. Në anën tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se politikanët po e zhgënjejnë popullin. “Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, ka thënë ai në Kuvend. Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar që politikanët në Kosovë të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund ngërçit para se të përfundojë afati i përcaktuar 30 ditor nga Gjykata Kushtetuese.
Ngërçi politik
Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së. LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja. Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.
Vendimi i Gjykatës
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, e cila ndalon çdo vendim dhe veprim të ndërmarrë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në lidhje me seancën konstituive, nga 27 korriku deri më 8 gusht. Ky vendim është marrë pas kërkesës nga deputetët Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami dhe 22 deputetë të tjerë, të cilët ngritën shqetësimin se veprimet e deputetëve të zgjedhur mund të shkelin aktgjykimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht dispozitat që përcaktojnë afatin për organizimin e seancës konstituive. I njëjti do të lejojë që Kuvendi të shfrytëzojë ditët e mbetura të afatit 30 ditor, por nuk do të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar të martën dy lëndë në Gjykatën Kushtetuese njërën për masë të përkohshme që pezullon rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe tjetrën për konfliktin e kompetencave. -

Një ditë para skadimit të afatit, dështon seanca e 52-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe në tentimin e 52-të që u mbajt këtë të premte, 25 korrik.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi sërish partitë e ish-opozitës për të propozuar kandidatë për formimin e komisionit të votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
PDK, LDK dhe AAK sërish nuk patën propozim për kandidatë për komision, teksa votimi i këtij komisioni nuk kaloi. Komisioni mori 54 vota për, teksa PDK, AAK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë votim.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e nesërme, 26 korrik, në orën 14:00. -

Vijon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 44-të që të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.
Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL -

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.
Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.
Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk shpjegoi se çfarë mund të ndodhë në rast të mosrespektimit të aktgjykimit të saj. Partitë politike vazhdojnë ta interpretojnë ndryshe-ndryshe atë.
Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza. Ajo e përmendi edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë. REL/