Tag: konstituimit

  • Ambasadori i BE dhe ai britanik takohen me Dimal Bashën, diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

    Ambasadori i BE dhe ai britanik takohen me Dimal Bashën, diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin, mes tjerash, kanë biseduar edhe lidhur me çështjen e konstituimit të organit ligjvënës të vendit, i cili ka nxitur polemika.
    Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, tha se e uroi Bashën për postin e tij dhe se me të u “pajtuan” se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht sa më parë, megjithëse as Kuvendi e as Basha nuk folën për pajtueshmëri të tillë në komunikatat e publikuara pas takimit.
    “U pajtuam mbi rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Hargreaves në Facebook.

    Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb – për çfarë u kritikua nga partitë e tjera parlamentare.
    Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.
    Kuvendi i Kosovës nuk dha shumë hollësi në njoftimin e tij për takimin e Bashës me ambasadorin Hargreaves dhe bisedën e tyre në lidhje me seancën konstituive, përveç asaj se kryetari e njoftoi ambasadorin “për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit”.
    Ndërkohë, më vonë, Basha shkroi në Facebook se me ambasadorin “diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit”.
    Hargreaves tha se shpreson që ngërçi politik të zgjidhet shpejt në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
    Ai tha se bisedoi me Bashën edhe për rëndësinë e konsultimit të mirëfilltë me komunitetin serb të Kosovës, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.
    Kuvendi theksoi se Basha e siguroi ambasadorin se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.
    Më vonë Basha e priti në zyrën
    “Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE”, thuhet në një njoftim të Kuvendit në Facebook.
    Oravo, në anën tjetër, shkroi në X se me Bashën bisedoi për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.
    Ai shtoi se “BE-ja është këtu për të mbështetur Kosovën”, dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare është kyç për avancimin e Planit të Rritjes. Bllokada politike pas zgjedhjeve të shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
    Ndërkohë, me gjithë dyshimet lidhur me konstituimin e Kuvendit, partia e Bashës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka ndër mend të vazhdojë përpjekjet për formimin e Qeverisë së re, pasi ajo pritet ta rikonfirmojë liderin e vet dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeministër të vendit.
    Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se një mbledhje e partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.
    Pas asaj mbledhje, LVV-ja do ta dërgojë te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, emrin e Kurtit për të provuar formimin e Qeverisë së re.
    Megjithatë, nuk është e qartë nëse presidentja Osmani do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.
    Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon procesin e konstituimit të Kuvendit pasi Basha e shpalli atë të përfunduar.
    Ajo nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin.
    Për këtë çështje, Osmani i priti në takime Hargreavesin dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
    Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.
    I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.
    Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë./REL/

  • Situata në Kuvend, Osmani bisedon për konstituimin e institucioneve me ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë

    Situata në Kuvend, Osmani bisedon për konstituimin e institucioneve me ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë

    Kosova E Martë, 2 Shtator 2025 21:18
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sa i përket procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 gushtit, ajo do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë takimeve të ndara që ka zhvilluar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
    “Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.

    Njoftim i ngjashëm u lëshua edhe për takimin me ambasadorin gjerman. Një ditë më herët, Presidenca e Kosovës tha se po analizon procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i ri i organit ligjvënës, Dimal Basha, e shpalli të përmbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit.
    Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit. Ky vlerësim i Bashës është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.
    Pse nuk u zgjodh kryetari i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb?
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar gjatë fundjavës se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë.
    Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit. Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
    Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiç nuk i mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar. Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.
    Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”. Njohësit e Kushtetutës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët. Pas konstituimit të Kuvendit, sipas ligjeve në fuqi, presidentja duhet t’i kërkojë partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, emrin e mandatarit për qeverinë e re. Mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të sigurojë 61 votat e nevojshme për ekzekutivin e ri. Nëse ai dështon, atëherë është në diskrecionin e presidentes se kë të mandatojë për formimin e Qeverisë së re. /REL/

  • Osmani bisedon për konstituimin e institucioneve, me ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë

    Osmani bisedon për konstituimin e institucioneve, me ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sa i përket procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 gushtit, ajo do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional.
    Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë takimeve të ndara që ka zhvilluar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
    “Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.
    Njoftim i ngjashëm u lëshua edhe për takimin me ambasadorin gjerman.
    Një ditë më herët, Presidenca e Kosovës tha se po analizon procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i ri i organit ligjvënës, Dimal Basha, e shpalli të përmbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nuk u zgjodh nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
    Më 1 shtator, Osmani priti në takim Bashën me të cilin diskutoi për çështjen e Kuvendit.
    “Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, tha Presidenca pas takimit.
    Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit.

    Ky vlerësim i Bashës është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.
    Pse nuk u zgjodh kryetari i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb?
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar gjatë fundjavës se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë.
    Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
    Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
    Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
    Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.
    Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.
    Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.
    Njohësit e Kushtetutës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.
    Pas konstituimit të Kuvendit, sipas ligjeve në fuqi, presidentja duhet t’i kërkojë partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, emrin e mandatarit për qeverinë e re. Mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të sigurojë 61 votat e nevojshme për ekzekutivin e ri. Nëse ai dështon, atëherë është në diskrecionin e presidentes se kë të mandatojë për formimin e Qeverisë së re. REL/

  • Osmani diskuton me Prattipatin për hapat drejt konstituimit të plotë të Kuvendit

    Osmani diskuton me Prattipatin për hapat drejt konstituimit të plotë të Kuvendit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për hapat drejt përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Seanca konstituive për legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e shkurtit ka nisur më 15 prill, por edhe nuk është përmbyllur.
    “Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

    Në të kaluarën, Prattipati ka thënë se ngërçi politik po i shkakton humbje të mundësive për Kosovën, ndërkaq Osmani e ka vlerësuar si “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit.
    Pas muajsh bllokadë, më 26 gusht deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryetarit të Kuvendit.
    Më pas, përmes një votimi në pako u zgjodhën edhe tre nënkryetarët nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
    Por, votimi për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë, me kërkesë të deputetit Elbert Krasniqi, u bë i ndarë – e jo në pako, siç ishte bërë në të kaluarën.
    Kështu, nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilija Rexhepi u zgjodh në postin e nënkryetares. Por, çështja ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit të pestë, nga radhët e komunitetit serb.
    Lista Serbe – partia e serbëve që ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb – propozoi Sllavko Simiqin për postin e nënkryetarit. Më 26 gusht, ai nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme.
    Pas kësaj, kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, tha se emri i Simiqit nuk mund të hidhej në votim, duke u thirrur në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
    Më pas ai, i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
    As Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit më 26 gusht dhe më pas më 28 gusht, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.
    Seanca konstituive do të vazhdojë paraditen e 30 gushtit.
    Njohësit e ligjeve në Kosovë kanë ngritur pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij veprimi, derisa Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shortit.
    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit do të hapej rruga për zgjedhjen e ekzekutivit të ri të Kosovës./REL

  • Analiza/ “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

    Analiza/ “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

    Për disa analistë të rrethanave politike në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po e përdor procesin e konstituimit të Kuvendit si një lojë strategjike për të zgjatur jetën e Qeverisë në detyrë dhe për të fituar avantazh politik.
    Sipas Agon Maliqit, një shembull i qartë ishte seanca konstituive e 26 gushtit, ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, por nuk u zgjodhën nënkryetarët e nevojshëm, përkatësisht përfaqësuesi i komunitetit serb.
    Ai thotë se partitë ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK, ranë në “grackën” e Vetëvendosjes.
    Ato nuk e votuan nënkryetarin e propozuar nga Lista Serbe, duke e mbajtur të bllokuar procesin e konstituimit, për shkak të, siç thotë Maliqi, frikës nga reagimi i opinionit publik dhe nga narrativi i Vetëvendosjes që e paraqet këtë parti si “dorë të zgjatur” të Serbisë.
    Pa këtë votim, Kuvendi mbeti i papërfunduar, dhe kështu Vetëvendosje “arriti të ruante komoditetin e Qeverisë në detyrë”.
    “Partitë opozitare po e pranojnë këtë lloj ‘loje’ më shumë nga frika elektorale”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.
    Në vazhdimin e 58-të të seancës konstituive, më 26 gusht, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh kryetar me 73 vota – përfshirë ato të partive ish-opozitare, PDK dhe AAK.
    Po të njëjtën ditë, u zgjodhën edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare, një nënkryetare nga pakicat joserbe, por jo edhe nënkryetari serb.
    Deputetët refuzuan të votonin kandidatin e propozuar nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, e ngjashëm nuk kaluan as kandidatët e tjerë që Basha i hodhi në votim përmes shortit.
    Politologu Dritëro Arifi thotë se që nga nisja e konstituimit të Kuvendit, më 15 prill, partitë politike i kanë ngritur kurthe njëra-tjetrës.
    Sipas tij, ish-opozita, duke refuzuar të votojë emra që ishin pjesë e Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Vetëvendosja, i dha kësaj të fundit mundësinë të imponojë kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, Dimal Basha.
    Basha – i njohur për gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve, sistemit të drejtësisë dhe mediave – ishte deputet në legjislaturat e kaluara.
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij e votoi Bashën për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit, por shtoi se nuk beson se edhe deputetët e Vetëvendosjes janë plotësisht të kënaqur me këtë zgjedhje, duke lënë të kuptohet se emërimi i tij ishte një kompromis i detyruar nga situata politike.
    Një ditë pas konfirmimit të Bashës në krye institucionit ligjvënës, bashkëpartiaku i tij, Liburn Aliu, dha dorëheqje nga pozita e ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
    Por, edhe sipas Arifit, ish-opozita ra në “grackën” e Vetëvendosjes.
    Duke refuzuar të votojë nënkryetarin serb, ajo i mundësoi Vetëvendosjes të vendosë ritmin e bllokadës, thotë ai.
    “…sepse nuk ka sens që një pakicë ta vonojë Kuvendin e shumicës. Nëse kanë problem me Listën serbe, kjo duhet të shqyrtohet gjithmonë në mënyrë ligjore. Nëse ata deputetë [të Listës Serbe) janë certifikuar dhe i kanë kaluar filtrat, është absurde që tash të tentosh – në mënyrë primitive – t’i largosh nga Kuvendi i Kosovës”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.
    Ai shton se partitë ish-opozitare, mbase, nuk do të kishin arritur të zgjidhnin nënkryetarin serb pa votat e Vetëvendosjes.
    Por, sipas tij, ato rrezikuan të futen në “lojën joligjore dhe jokushtetuese” të Vetëvendosjes, e cila, si partia me më së shumti deputetë në Kuvend, tregoi se nuk dëshiron të ketë një nënkryetar nga Lista Serbe.
    “Duket se Vetëvendosje dëshiron ta pengojë konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe formimin e Qeverisë. Dhe kjo na shpie te limiti kohor që ka vënë Gjykata Kushtetuese, kur pas 17 shtatorit skadon 30-ditëshi [për konstituimin e Kuvendit]. Çka pastaj?”, pyet Arifi.
    Një skenar, sipas tij, do të ishte që mënyra e votimit të nënkryetarëve nga partitë joshumicë – ndaras dhe jo në pako siç kërkohet – të përdorej si justifikim nga deputetë të caktuar për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
    Ky proces do të zgjaste edhe më tej kohën e konstituimit të plotë të Kuvendit, duke i shkuar për shtati Vetëvendosjes, thotë Arifi.
    Në rast se kjo ndodh, “ekziston rreziku që, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar dhe të një Qeverie të re, të mos mund të votohet as buxheti i vendit – gjë që do ta çonte vendin drejt bankrotit”, shton ai.
    Maliqi pret që afati 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese më 18 gusht, të respektohet.
    “Kjo [bllokadë e konstituimit të Kuvendit] do të kalohet në një moment, në një mënyrë apo tjetër, qoftë me votat në Kuvend, qoftë me vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi procedurën [e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë]. Por, edhe kur të tejkalohet, vështirë se ka interesim për Qeveri [të re] me këtë përbërje të Kuvendit”, thekson Maliqi.
    Sipas tij, asnjëra parti nuk i ka votat e mjaftueshme për të krijuar një Qeveri të qëndrueshme dhe afatgjate. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosja me partnerët e saj fitoi 48 ulëse nga 120; PDK 24; LDK 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.
    Pa një partner qeverisës, Vetëvendosja nuk mund të sigurojë shumicën, dhe sipas disa analistëve, synimi i saj është të shkojë në zgjedhje të reja ose të zvarrisë formimin e Qeverisë për të shmangur procese të vështira, si zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
    Megjithatë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është zotuar se Vetëvendosja e tij do t’i formojë institucionet e reja./REL

  • “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

    “Gracka” për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Për disa analistë të rrethanave politike në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po e përdor procesin e konstituimit të Kuvendit si një lojë strategjike për të zgjatur jetën e Qeverisë në detyrë dhe për të fituar avantazh politik.

    Sipas Agon Maliqit, një shembull i qartë ishte seanca konstituive e 26 gushtit, ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, por nuk u zgjodhën nënkryetarët e nevojshëm, përkatësisht përfaqësuesi i komunitetit serb.
    Ai thotë se partitë ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK, ranë në “grackën” e Vetëvendosjes.
    Ato nuk e votuan nënkryetarin e propozuar nga Lista Serbe, duke e mbajtur të bllokuar procesin e konstituimit, për shkak të, siç thotë Maliqi, frikës nga reagimi i opinionit publik dhe nga narrativi i Vetëvendosjes që e paraqet këtë parti si “dorë të zgjatur” të Serbisë.
    Pa këtë votim, Kuvendi mbeti i papërfunduar, dhe kështu Vetëvendosje “arriti të ruante komoditetin e Qeverisë në detyrë”.
    “Partitë opozitare po e pranojnë këtë lloj ‘loje’ më shumë nga frika elektorale”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.
    Në vazhdimin e 58-të të seancës konstituive, më 26 gusht, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh kryetar me 73 vota – përfshirë ato të partive ish-opozitare, PDK dhe AAK.
    Po të njëjtën ditë, u zgjodhën edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare, një nënkryetare nga pakicat joserbe, por jo edhe nënkryetari serb.
    Deputetët refuzuan të votonin kandidatin e propozuar nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, e ngjashëm nuk kaluan as kandidatët e tjerë që Basha i hodhi në votim përmes shortit.
    Pse nuk e votuan nënkryetarin serb?
    Radio Evropa e Lirë tentoi të kontaktonte disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës për të sqaruar arsyet e mosvotimit të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, por pa sukses.
    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, u shpreh për Televizionin T7 të martën se partia e tij nuk e voton deputetin Sllavko Simiq, i propozuar nga Lista Serbe, por nuk e përjashton mundësinë e mbështetjes për një kandidat tjetër nga e njëjta parti.
    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit, duke respektuar një zotim të mëhershëm për të mos mbështetur asnjë kandidat të Vetëvendosjes, e as të kandidatit serb për nënkryetar.
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i tha Radios Evropa e Lirë se qëndrim i AAK-së ishte dhe mbetet që të mos votojë për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
    “Nuk e kemi votuar, sepse nuk kemi dashur. Thjesht, është qëndrim i deputetëve që kemi qenë aty”, tha Kadrijaj.
    “Tash, a duhet ne t’ia kryejmë të gjitha detyrat Lëvizjes Vetëvendosje? Albin [Kurti] të rrijë në karrigen e parë aty dhe ne t’ia zgjidhim problemin edhe të konstituimit të Kuvendit, e ndoshta edhe të formimit të Qeverisë? Mos po gaboheni që po na e vendosni një barrë që nuk na takon?”, u shpreh ajo.
    Simiq, përndryshe, është nën hetime për sulmet ndaj gazetarëve në veri.
    Politologu Dritëro Arifi thotë se që nga nisja e konstituimit të Kuvendit, më 15 prill, partitë politike i kanë ngritur kurthe njëra-tjetrës.
    Sipas tij, ish-opozita, duke refuzuar të votojë emra që ishin pjesë e Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Vetëvendosja, i dha kësaj të fundit mundësinë të imponojë kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, Dimal Basha.
    Basha – i njohur për gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve, sistemit të drejtësisë dhe mediave – ishte deputet në legjislaturat e kaluara.
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij e votoi Bashën për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit, por shtoi se nuk beson se edhe deputetët e Vetëvendosjes janë plotësisht të kënaqur me këtë zgjedhje, duke lënë të kuptohet se emërimi i tij ishte një kompromis i detyruar nga situata politike.
    Një ditë pas konfirmimit të Bashës në krye institucionit ligjvënës, bashkëpartiaku i tij, Liburn Aliu, dha dorëheqje nga pozita e ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
    Por, edhe sipas Arifit, ish-opozita ra në “grackën” e Vetëvendosjes.
    Duke refuzuar të votojë nënkryetarin serb, ajo i mundësoi Vetëvendosjes të vendosë ritmin e bllokadës, thotë ai.
    “…sepse nuk ka sens që një pakicë ta vonojë Kuvendin e shumicës. Nëse kanë problem me Listën serbe, kjo duhet të shqyrtohet gjithmonë në mënyrë ligjore. Nëse ata deputetë [të Listës Serbe) janë certifikuar dhe i kanë kaluar filtrat, është absurde që tash të tentosh – në mënyrë primitive – t’i largosh nga Kuvendi i Kosovës”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.
    Ai shton se partitë ish-opozitare, mbase, nuk do të kishin arritur të zgjidhnin nënkryetarin serb pa votat e Vetëvendosjes.
    Por, sipas tij, ato rrezikuan të futen në “lojën joligjore dhe jokushtetuese” të Vetëvendosjes, e cila, si partia me më së shumti deputetë në Kuvend, tregoi se nuk dëshiron të ketë një nënkryetar nga Lista Serbe.
    “Duket se Vetëvendosje dëshiron ta pengojë konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe formimin e Qeverisë. Dhe kjo na shpie te limiti kohor që ka vënë Gjykata Kushtetuese, kur pas 17 shtatorit skadon 30-ditëshi [për konstituimin e Kuvendit]. Çka pastaj?”, pyet Arifi.
    Një skenar, sipas tij, do të ishte që mënyra e votimit të nënkryetarëve nga partitë joshumicë – ndaras dhe jo në pako siç kërkohet – të përdorej si justifikim nga deputetë të caktuar për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
    Ky proces do të zgjaste edhe më tej kohën e konstituimit të plotë të Kuvendit, duke i shkuar për shtati Vetëvendosjes, thotë Arifi.
    Në rast se kjo ndodh, “ekziston rreziku që, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar dhe të një Qeverie të re, të mos mund të votohet as buxheti i vendit – gjë që do ta çonte vendin drejt bankrotit”, shton ai.
    Maliqi pret që afati 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese më 18 gusht, të respektohet.
    “Kjo [bllokadë e konstituimit të Kuvendit] do të kalohet në një moment, në një mënyrë apo tjetër, qoftë me votat në Kuvend, qoftë me vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi procedurën [e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë]. Por, edhe kur të tejkalohet, vështirë se ka interesim për Qeveri [të re] me këtë përbërje të Kuvendit”, thekson Maliqi.
    Sipas tij, asnjëra parti nuk i ka votat e mjaftueshme për të krijuar një Qeveri të qëndrueshme dhe afatgjate.
    Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosja me partnerët e saj fitoi 48 ulëse nga 120; PDK 24; LDK 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.
    Pa një partner qeverisës, Vetëvendosja nuk mund të sigurojë shumicën, dhe sipas disa analistëve, synimi i saj është të shkojë në zgjedhje të reja ose të zvarrisë formimin e Qeverisë për të shmangur procese të vështira, si zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
    Megjithatë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është zotuar se Vetëvendosja e tij do t’i formojë institucionet e reja.
    Bekim Bislimi

  • Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës

    Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

    Në një deklaratë për media, Osmani ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

    Presidentja ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë, sa më parë, me votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
    “Respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe përmbushja e detyrimeve kushtetuese janë thelbësore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit,” thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.

  • Presidentja Osmani: Procesi i konstituimit të Kuvendit po zhbllokohet, shpresoj për votimin e Qeverisë së re sa më parë

    Presidentja Osmani: Procesi i konstituimit të Kuvendit po zhbllokohet, shpresoj për votimin e Qeverisë së re sa më parë

    Presidentja e Republikës së Kosovës ka mirëpritur zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se ky hap po shënon një zhbllokim të situatës institucionale në vend.

    Ajo ka uruar punë të mbarë dhe në interes të Kosovës kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi, përcjellë KultPlus.

    Në reagimin e saj, Presidentja theksoi se pret që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se pret që Kuvendi të procedojë me votimin e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

    Ky zhvillim vjen pas javësh diskutimesh dhe bllokadash politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pritet që hapat e radhës të përqendrohen në formimin e Qeverisë së re, si një proces i domosdoshëm për ecjen përpara të vendit./KultPlus.com

  • Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seanca në orën 22:00

    Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seanca në orën 22:00

    Kuvendi i Kosovës

    KOSOVË- Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë sërish sot në orën 22:00, për një tentativë të fundit, të 54-t.
    Në vendimin e saj më 26 qershor, Kushtetuesja urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Ky afat përfundon sot në mesnatë.
    107 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por konstituimi dështoi pasi që sërish nuk pati propozime dhe kuorum për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
    56 deputetë votuan për, ndërsa të tjerët.
    Pas mesnatës, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
    Kjo pasi që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në orët e vona të 24 korrikut, vendosi ex officio masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.
    Organizatat joqeveritare në Kosovë, pak orë para nisjes së seancës, u bënë thirrje deputetëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit për ta konstituuar Kuvendin.
    “Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit”, thuhet në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
    Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.
    Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
    Që nga fillimi më 15 prill e deri të premten, Kuvendi është mbledhur në 52 përpjekje për ta zgjedhur kryetarin, pa arritur shumicën prej së paku 61 votave.
    Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve – e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike.
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së.
    LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin.
    PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.
    Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.
    Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.
    Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.
    Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që t’i formojnë institucionet e reja.
    Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive.
    Marrë nga REL

  • ‘Shansi i fundit’… i humbur/ Dështon seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, thirret seancë në orën…

    ‘Shansi i fundit’… i humbur/ Dështon seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, thirret seancë në orën…

    Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë sërish sot në orën 22:00, për një tentativë të fundit, të 54-t. Në vendimin e saj më 26 qershor, Kushtetuesja urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Ky afat përfundon sot në mesnatë.
    107 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por konstituimi dështoi pasi që sërish nuk pati propozime dhe kuorum për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. 56 deputetë votuan për, ndërsa të tjerët. Pas mesnatës, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
    Kjo pasi që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në orët e vona të 24 korrikut, vendosi ex officio masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht. Organizatat joqeveritare në Kosovë, pak orë para nisjes së seancës, u bënë thirrje deputetëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit për ta konstituuar Kuvendin.
    “Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit”, thuhet në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
    Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.
    Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Që nga fillimi më 15 prill e deri të premten, Kuvendi është mbledhur në 52 përpjekje për ta zgjedhur kryetarin, pa arritur shumicën prej së paku 61 votave.
    Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve – e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së.
    LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.
    Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.
    Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.
    Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit. Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që t’i formojnë institucionet e reja. Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive./REL