Tag: konstatuar

  • Blushi publikon konkluzionet e Av. të Popullit/ Kufizimet ndaj Metës alogjike dhe në kundërshtim me ligjin

    Blushi publikon konkluzionet e Av. të Popullit/ Kufizimet ndaj Metës alogjike dhe në kundërshtim me ligjin

    Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar konkluzionet e hetimit të Institucionit të Av. të Popullit në lidhje me trajtimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e IEPV ” Jordan Misja”.
    Blushi thotë se pas hetimit administrativ të kryer nga Av. i Popullit, është konstatuar se kufizimi i takimeve të Z. Meta në vetëm katër takime në muaj, pa marrë parasysh rrethanat individuale, statusin e tij shoqëror dhe politik përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të së drejtës për tu organizuar politikisht.
    Avokati i Popullit, ka konstatuar se ndalimi i vizitave për takim me Z. Meta, të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Eurodeputetëve, duke kërkuar gjoja një miratim paraprak formal nga prokurori, është në kundërshtim me ligjin dhe me standardet ndërkombëtare, përfshi dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
    Gjithashtu avokati i Popullit, ka konstatuar se kufizimi i telefonatave të Z. Meta me drejtuesit e partisë, nuk është kryer sipas kritereve të parashikuara në ligj dhe gjithashtu është konstatuar se pengesat e vendosura ndaj Z. Meta për komunikimin e tij me median, janë një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës dhe e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të gjitha konstatime të denoncuara dhe që i japin të drejtë gjithë shqetësimeve të bëra publike nga Partia e Lirisë dhe nga vetë Z. Meta.

    Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.
    Përshëndetje!
    Jemi sot në këtë komunikim me publikun, për të bërë të ditur konkluzionet e hetimit të Institucionit të Av. të Popullit në lidhje me trajtimin kriminal të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në ambientet e IEPV ” Jordan Misja”.
    Sot do publikojmë gjetjet e raportit më të fundit të Av. të Popullit, që konfirmon shkeljen flagrante të Konventës Europiane për Drejtave të Njeriut, të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, sa i përket mënyrës të trajtimit çnjerëzor të Z. Meta në IEPV-në “Jordan Misja”, ku ai ndodhet i burgosur politik pa fakte dhe pa prova penale, prej më shumë se një viti.
    Një tjetër ky akt zyrtar shumë i rëndë që trondit themelet e Shtetit të së Drejtës dhe ekspozon në dritë të diellit fytyrën kriminale të shtetit represiv të Edi Ramës dhe keqpërdorimit prej tij të Institucioneve të Drejtësisë dhe vuajtjes së dënimit, thjesht dhe vetëm në funksion të ndërtimit të një regjimi arbitrar, represiv dhe policor.
    Konkretisht, pas hetimit administrativ të kryer nga Av. i Popullit, në lidhje me ankesën që unë, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, kam bërë ndaj këtij institucioni, në lidhje me trajtimin e Z. Meta në IEPV “Jordan Misja “, Av. i Popullit ka konstatuar se kufizimi i takimeve të Z. Meta në vetëm katër takime në muaj, pa marrë parasysh rrethanat individuale, statusin e tij shoqëror dhe politik përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të së drejtës për tu organizuar politikisht.
    Avokati i Popullit, ka konstatuar se ndalimi i vizitave për takim me Z. Meta, të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Eurodeputetëve, duke kërkuar gjoja një miratim paraprak formal nga prokurori, është në kundërshtim me ligjin dhe me standardet ndërkombëtare, përfshi dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
    Avokati i Popullit, ka konstatuar se kufizimi i telefonatave të Z. Meta me drejtuesit e partisë, nuk është kryer sipas kritereve të parashikuara në ligj dhe gjithashtu është konstatuar se pengesat e vendosura ndaj Z. Meta për komunikimin e tij me median, janë një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës dhe e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të gjitha konstatime të denoncuara dhe që i japin të drejtë gjithë shqetësimeve të bëra publike nga Partia e Lirisë dhe nga vetë Z. Meta, sa i përket mënyrës çnjerëzore të trajtimit të tij në burgun politik të Edi Ramës.
    Konkretisht po ndalem në të katërta çështjet.
    Së pari, në konkluzionet e Av. të Popullit lidhur me ankesën, që unë si Sekretar i Përgjithshëm kam bërë pranë këtij institucioni, sa i përket moslejimit të vizitave të lejuara për takim me Z. Meta, Av. i Popullit konstaton se, lexoj raportin:
    Legjislacioni ka parashikuar një minimum të garantuar takimesh mujore me familjarë ose me persona të ndryshëm nga anëtarët e familjes, por ky minimum takimesh, thuhet në raportin e Av. të Popullit, nuk duhet të kthehet në një standard të ngurtë dhe të zbatueshëm për IEPV-në dhe ç’është më e rëndë akoma, Av. i Popullit, konstaton se refuzimi dhe moszbatimi i të drejtës së Z. Meta për të zhvilluar më shumë se katër takime në muaj, thuhet në raportin e Av. të Popullit, nuk gjen mbështetje në ligj.
    Gjithashtu, dua të saktësoj, referuar gjithmonë konstatimeve shumë tronditëse të Av. të Popullit, se si rregull, thuhet pra në këtë raport, të paraburgosurit duhet të kenë një regjim më të lirë dhe më të gjerë për gëzimin e të drejtave edhe për shkak të aplikimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.
    Gjithashtu, ky interpretim, pra interpretimi se nuk lejohen më shumë se katër takime në muaj, thuhet shprehimisht në raportin e Av. të Popullit, është qartazi alogjik dhe i kundërt me vet ligjin dhe i kundërt me standardet ndërkombëtare.
    Av. i Popullit, për këtë çështje, sjell në vëmendje dhe rrjedhimisht citon nenin 46, pika 1, ku parashikohet se kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo lloj qëllimi të ligjshëm, i sjellë në këtë raport pikërisht si një nga nenet e Kushtetutës të shkelur në mënyrë arbitrare nga IEPV ” Jordan Misja” Dhe po ashtu sjell në vëmendje nenin 11 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që parashikon se çdo kush ka të drejtën e tubimit paqësor si dhe të drejtën themelimit me të tjerë të Sindikatave dhe pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
    Ndaj, konkluzion në raportin e Av. të Popullit, kufizimi i takimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, gjoja mbështetur në legjislacion, në fakt përbën, e cilëson vet raporti i Avokatit të Popullit, kufizim të pajustifikuar në ligj të ushtrimit të së drejtës së tij politike të organizimit.
    Në lidhje me çështjen e dytë, sa ju përket vizitave pa autorizim të gjithë atyre të cilët duan dhe kanë shprehur interes të takohen me Z. Meta në ambientet e paraburgimit te IEPV “Jordan Misja”, veçanërisht të deputetëve dhe eurodeputetëve, që siç e kemi denoncuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë autorizim paraprak nga prokurori, por sikundër konstaton edhe Av. i Popullit, referuar gjithmonë ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kjo është një e drejtë që deputetëve veçanërisht, por edhe Eurodeputetëve nuk duhet tu mohohet.
    Av. i Popullit konstaton se neni 5 i ligjit për të drejtat e të paraburgosurve, parashikon se disa zyrtarë dhe persona që mund ti shoqërojnë ata, të listuar sipas pikës 1 dhe 2 të këtij neni, mund të vizitojnë në IEPV pa autorizimin e prokurorit dhe sipas nenit 45 të po këtij ligji, IEPV duhet tu mundësojë deputetëve dhe eurodeputetëve takime konfidenciale me të burgosurit.
    Avokati i Popullit, konstaton se deputetët, pra të përfshirë shprehimisht në nenin 51 të ligjit për të drejtat e të paraburgosurve, mund të marrin takim me të paraburgosurit pa autorizim me shkrim të prokurorit.
    Avokati i Popullit, përcakton se ky detyrim buron rrjedhimisht nga neni 3 dhe 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nga protokolli opsional i Konventës kundër torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër çnjerëzor ose poshtërues si dhe nga rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

  • Ekzekutimi i Danit! Policia në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë

    Ekzekutimi i Danit! Policia në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 17:06
    Atentati ndaj Gilmando Danit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës. Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale.
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikov dhe një pistoletë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

  • Atentati, policia reagim zyrtar: Mjeti i djegur në fshatin Halil tip “Toyota”, dyshohet se u përdor për ngjarjen në Rinas. U gjetën 4 armë..

    Atentati, policia reagim zyrtar: Mjeti i djegur në fshatin Halil tip “Toyota”, dyshohet se u përdor për ngjarjen në Rinas. U gjetën 4 armë..

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. 
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë 
    Krujë
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
     

  • “Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

    “Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

    Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”.
    Në një reagim, policia thotë se nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, sipas policisë, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.Lexo edhe :Related Posts
    Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

    Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
    Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.
    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces./vizionplus.tv

  • Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

    Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

    Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme serioze me listat e votuesve, duke shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion te qytetarët që kanë shkuar për të votuar në orët e para të ditës.
    Raportohet se në qendrën e votimit nr. 0930/30, disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara, megjithëse aty kanë votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme.
    Pas verifikimeve, është konstatuar se emrat e tyre janë transferuar në një qendër tjetër votimi, konkretisht në Muzhak, Komsi – QV nr. 0945/00, pa asnjë njoftim paraprak.

  • Institucionet janë zhytur në afera dhe i kanë shkaktuar 16 mld lekë dëme shtetit, KLSH denoncon skandalin e madh…

    Institucionet janë zhytur në afera dhe i kanë shkaktuar 16 mld lekë dëme shtetit, KLSH denoncon skandalin e madh…

    Abuzimet në administratën publike duket se kanë kapur majat. Edhe pse shumë funksionarë janë nën hetim nga SPAK, në ministri, bashki apo organe të tjera ka pa fund abuzime me tenderët. I vetmi organ i cili ka kurajon të flasë drejt për abuzimin që bëhet në rangjet më të larta të kësaj qeverie është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dje kreu i KLSH, Arben Shehu ka raportuar në Kuvend për punën gjatë vitit që lamë pas. Për hir të së vërtetës, KLSH është i vetmi institucion që ka mbetur pa u kapur nga mazhoranca. Rama përdori të gjitha mënyrat për të goditur si organ. Një vit më parë ishte Eduard Shalsi që nisi presionet ndaj kreut të KLSH dhe madje u hodh ideja për ta shkrirë. Po ashtu të gjithë i mbajnë mend skenat në Komisionin e Financave.
    Megjithatë Arben Shehu ka vijuar me korrektësi punën dhe sipas auditimeve që ka bërë KLSH gjatë viti që lamë pas, në buxhetin e shtetit ka pasur 16 miliardë lekë dëm ekonomik. Z. Arben Shehu theksoi dje në Kuvend se gjatë vitit 2024 janë kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto auditime, theksoi ai, janë kryer në 205 subjekte, 97 prej të cilave njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore ndërsa janë 13 institucione të pavarura. Për këto auditime, janë dhënë 194 opinione, shoqëruar me 4378 rekomandime dhe masa organizative e administrative. Shehu theksoi gjithashtu se niveli i pranueshmërisë të këtyre rekomandimeve ka arritur në masën 90%, nga të cilat 70% janë pranuar plotësisht, pjesërisht ose në proces.
    Sipas tij, gjatë 2024, kanë bërë 13 kallëzime penale, që përfshijnë rastet kur auditimi ka konstatuar veprime apo mosveprime në shkelje të ligjit. Po ashtu, kanë vënë në dispozicion të Prokurorive edhe 35 materiale për hetime. “Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes. Sipas llojit, 45 auditime janë financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë”, theksoi Shehu. Duke u ndalur te prokurimet publike, ai theksoi se ka pasur shkelje në vlerësimin e projekteve, parregullsi në kontrata, kufizim të konkurrencës si dhe mungesë të kontrollit të brendshëm. Shehu konfirmoi se janë në proces auditimi edhe për Bankers Petroleum, rrugën Thumanë-Kashar dhe anijet energjetike në Vlorë. I pyetur se përse vazhdon pagesa për kontratat PPP të Check up Sterilizimit dhe dializës, ku vetë KLSH ka evidentuar pagesa të tepërta për raste që nuk janë kryer
    Detaje nga raporti
    Sipas raportit, në auditimet financiare dhe të kombinuara, janë konstatuar një sërë problematikash që prekin cilësinë e raportimit financiar dhe përputhjen me parimet dhe standardet e kontabilitetit. Një ndër fenomenet më të përhapura lidhet me keqklasifikimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, çka çon në deformimin e pasqyrës financiare të institucioneve dhe cenon besueshmërinë e tyre. Kështu, janë konstatuar raste të regjistrimit të shpenzimeve të investimeve si shpenzime operative, apo të ardhurave të realizuara që nuk janë njohur në pasqyra në kohën e duhur, si në disa institucione qendrore dhe vendore. Këto probleme burojnë nga mungesa e dokumentacionit mbështetës dhe dobësia e kontrolleve të brendshme. Gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer disa auditime të përputhshmërisë dhe të kombinuara, me qëllim vlerësimin e respektimit të legjislacionit dhe kuadrit rregullator në fuqi, nga institucionet publike.
    Në tërësi, auditimet e përputhshmërisë kanë evidentuar një përhapje të gjerë të mosrespektimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, në prokurime, raportimin fiskal, zbatimin e kontratave, etj. Këto problematika janë sistemike dhe të pranishme në disa nivele të qeverisjes. Një nga fenomenet më të përhapura është mungesa e disiplinës buxhetore në të gjitha hallkat e ciklit financiar, duke përfshirë planifikimin, miratimin, ekzekutimin dhe raportimin. Në disa raste janë vërejtur rialokime të fondeve drejt projekteve që nuk kanë kaluar procesin e plotë të vlerësimit, e shoqëruar kjo edhe me përdorim joefikas të fondeve në dispozicion.
    Janë konstatuar mangësi në planifikimin buxhetor bazuar në vonesat dhe pasaktësitë në përgatitjen e kërkesave buxhetore nga ministritë e linjës, duke dorëzuar dokumentacion jo të plotë dhe kërkesa shtesë përtej tavaneve të miratuara, për të cilat KLSH rekomandoi forcimin e disiplinës buxhetore dhe respektimin strikt të afateve, formateve dhe argumentimit të projekteve të reja gjatë hartimit të projektbuxhetit vjetor dhe atij afatmesëm (PBA). Shkelje të përsëritura janë konstatuar në drejtim të respektimit të afateve ligjore të regjistrimit të urdhrave të prokurimit, të kontratave dhe të likuidimit të faturave në SIFQ. Ky fenomen është përhapur në mënyrë të gjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, por është i pranishëm edhe në institucionet qendrore dhe shoqëritë publike.
    Kontratat e PPP
    Në fushën e administrimit të kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) dhe koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në. Auditimet e realizuara gjatë vitit 2024, konstatuan problematika në fushën e prokurimeve, të përhapura në institucione të administratës qendrore dhe vendore, universitete, spitale dhe ndërmarrje publike. Ato lidhen kryesisht me planifikimin joefektiv të prokurimeve, kufizimin e konkurrencës, parregullsitë në hartimin dhe zbatimin e kontratave, si dhe me mungesën e kontrollit të brendshëm.
    Në bashkitë e audituara, planet vjetore të prokurimit shpesh nuk ishin të harmonizuara me buxhetet apo nevojat reale. Në disa raste, kriteret e kualifikimit janë vendosur në mënyrë të tillë që kufizonin garën, ndërsa në të tjera mungonte dokumentacioni mbështetës për vlerësimin dhe përzgjedhjen e operatorëve. Gjithashtu janë konstatuar procedura me vetëm një operator konkurrues, dokumente të tenderit me kritere të pajustifikuara ose të njëanshme, si dhe përcaktim i paargumentuar i fondit limit. Në disa raste, është përdorur prokurimi për shërbime që mbuloheshin nga kontrata ekzistuese, duke çuar në dublim të kostove.
    Ndërkohë janë konstatuar vonesa në zbatimin e kontratave, mungesë aplikimi penalitetesh, pagesa për punime të pakryera apo të realizuara në mënyrë të pa plotë. Struktura e mbikëqyrjes teknike dhe e administrimit të kontratave shpesh mungon ose nuk funksionon siç duhet. Gjithashtu u identifikuan problematika në administrimin e burimeve njerëzore në institucione të ndryshme publike. Një nga gjetjet më të përsëritura lidhej me largimet e padrejta nga puna dhe mungesën e dokumentacionit mbështetës për vendimmarrjet përkatëse. Janë evidentuar raste kur largimi nga puna është bërë në kundërshtim me Kodin e Punës dhe ligjet specifike të shërbimit civil, pa një proces të rregullt disiplinor apo pa dhënë mundësi për ankimim. Këto praktika kanë sjellë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, për vendimet e gjyqfituesve.
    Reagon PS
    Por zbulimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se kanë alarmuar kryeministrin Edi Ramën. KLSH është i vetmi organ që nuk po ndalet para presioneve dhe kjo ka bërë që Rama të hedhë në sulm gjithë tarafin e tij, duke tentuar të shantazhojë kryetarin bashkë me audituesit. Z. Shehu tregoi dje në Kuvend se ka abuzime kudo. Mirëpo kjo nuk u kapërdi nga socialistët dhe Edi Rama hodhi në sulm deputetin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafën. Edhe pse KLSH i ka shkeljet e zeza mbi të bardhë, për Fatmir Xhafajn problemi është vetë ky institucion. Duke folur dje nga foltorja e Kuvendit, ai u mundua të gjente probleme në KLSH, teksa kërcënoi se duhet të ketë kontroll mbi këtë organ. “Me të drejtë në projekt-rezolutën e paraqitur për miratim, është kërkuar në mënyrë të përsëritur përkufizimi i qartë i konceptit të dëmit efektiv financiar, e theksoj, dëmit efektiv financiar, dhe përfundimi i integrimit të metodologjisë për vlerësimin e dëmeve në përputhje me parimet e Intosait. Kjo është e domosdoshme, sidomos në kushtet e keqpërdorimit të shifrave të përdorura nga auditet e KLSH-së, siç ndodhi edhe sot këtu në këtë sallë.
    Nëse kërkojmë një institucion shumë më efiçent në ushtrimin e përgjegjësive të tij, është po aq e rëndësishme të jemi po aq të vëmendshëm edhe ndaj performancës së vetë institucionit. Mbeten shqetësues për institucionin e KLSH-së pretendimet e ngritura lidhur me afatet kohore që zbatohen mbi dërgimin e projekt-raporteve në subjektet e audituara dhe ato që lidhen me miratimin dhe dërgimin e projekt-vendimeve dhe dërgimin e raportit përfundimtar te subjekti i audituar, në kushtet kur ka disa raportime për zgjatje të pajustifikuara tej afateve ligjore të auditeve të caktuara dhe të zgjatjes së kohës së miratuar të raporteve përfundimtare”, u shpreh Xhafaj. Edhe pse pa asnjë lloj kompetence, Fatmir Xhafaj shkoi deri aty sa të vërë në dyshim integritetin e audituesve të KLSH. Vetë Fatmiri duhet ta dijë se në këtë organ punojnë ekspertët më të mirë të fushave. Por fakti që ata po gjejnë pa fund shkelje, duket se për Xhafajn janë të paaftë.
    “Gjithashtu, në gjykimin tim, mbeten prioritet çështjet e integritetit dhe etikës së punonjësve, dhe veçanërisht të audituesve në ushtrimin e detyrës, si dhe për më shumë efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në rolin kontrollues të KLSH-së. Sot u abuzua këtu me shembullin e një punonjësi të KLSH-së, gjë që nuk është fare e vërtetë”, tha ai. Dhe kërcënimi final erdhi në fund. Fatmir Xhafajt i është dhënë drejtimi i komisionit, i cili për hir të së vërtetës nuk merret vesh çfarë roli ka. Por Xhafaj duket se po i jep kompetenca vetes që të shkojë deri aty sa të auditojë vetë KLSH. “Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk auditon personat, as funksionet, por institucionet.  Dhe kjo është parimore. Kuvendi ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë kushtetuese dhe ligjore për mbikëqyrjen e këtij institucioni.
    Ngritja e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë do të jetë një mekanizëm i domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH-së dhe për t’iu përgjigjur pozitivisht pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli: kush kontrollon kontrollorin? Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale gjithashtu do ta konsiderojë prioritet monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që kjo seancë do të miratojë për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me qëllim për të rritur efektshmërinë në llogaridhënie, por dhe në mirëqeverisjen e fondeve publike”, nënvizoi Xhafaj. Pra duket se mazhoranca vijon të shantazhojë kreun e KLSH, duke u munduar ta mbajë nën presion. Vetë Shehu gjatë raportimit në Komisionin e Financave e bëri të qartë se ai nuk ka frikë dhe madje kërkoi kompetenca të auditojë vetë kryeministrin

  • Kundërshtoi dhe goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Kundërshtoi dhe goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    -L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;
    -një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:-S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;-F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

    Njoftimi i policisë Lezhë:
    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:-L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;-një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:-S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;-F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • ‘Ndalo!’/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

    ‘Ndalo!’/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

    -L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë.

    Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;
    -një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

    -S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
    -F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksioni i IMT, pallati i bllokuar e pa leje në Yzberisht do të shembet! Ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj

    Aksioni i IMT, pallati i bllokuar e pa leje në Yzberisht do të shembet! Ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj

    Një pallat në ndërtim pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit. 
    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër aksionin në Astir, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë.  Ai bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë. 
    “Nëse Tirana sot është më e çliruar nga ata të cilët kishin zënë hapësira pa leje është merita e madhe e IMT, e drejtuar nga Rigers Sheqeri, dhe Policisë Bashkiake e drejtuar nga Elona. Ne nuk do të mbarojmë derisa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe këto hapësira të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët. Në foto jemi në një pallat në zonën e Astirit ku i është konstatuar mbi 4000m2 pa leje.”, thotë Sulaj. 
    Policia njoftoi se ka ndaluar ndërtuesin Llanaj pasi ka kryer punimet pa leje por edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit.  
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”, njofton policia.  
    Llanaj është edhe ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën, por konflikti mes tyre ka lënë në qiell të hapur 120 familje. Dy ndërtuesit u konfliktuan më 13 janar 2021, sherr që përfundoi në plagosjen e Llanajt. Familjet që kanë blerë apartamentet kanë protestuar para ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk kanë mundur që të futen në banesa prej më shumë se 10 vitesh. 
    Ndërhyrja vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe të ndërtimeve pa leje. Më 3 tetor, kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja për mbrojtjen e pronës dhe territorit, të cilat kanë hyrë në fuqi nëpërmjet një akti normativ. Paketa përfshin një listë të zezë për ndërtuesit pa leje dhe 5 vite përjashtim nga marrja e lejes. Në ndërtimet që tejkalohet leja në masën 2-10%, shtesa e bërë pa leje do konfiskohet për interes publik, ndërsa kur tejkalohet me 10%, do konfiskohet i gjithë ndërtimi./ Shqiptarja.com