Pas 7 muajsh në kërkim, ka rënë në prangat e policisë 49-vjeçari, i cili në nëntor 2024, bashkëpunoi për vjedhjen në një banesë, të 30 000 eurove dhe sendeve me vlerë të konsiderueshme në Tiranë
Në pranga ka rënë shtetasi A. Ç., 49 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “November”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda
Në nëntor 2024, bashkëpunoi për vjedhjen në një banesë, të 30 000 eurove dhe sendeve me vlerë të konsiderueshme, kapet 49-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në
bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: konsiderueshme
-

Vodhi 30 mijë euro dhe sende me vlerë në një banesë, 49-vjeçari arrestohet pas 7 muash në kërkim
-

Aksident i rëndë/ Përplasja e dy automjeteve shkakton dëme të konsiderueshme, raportohen të plagosur
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës.
Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë. -

Konflikti në Lindjen e Mesme, OKB: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë penguar
Sulmet izraelite i kanë ndaluar “në mënyrë të konsiderueshme”, por jo plotësisht, aftësitë e pasurimit bërthamor të Iranit, tha për CNN kreu i organit mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i tha gazetares Christiane Amanpour të CNN se sulmet kanë dëmtuar disa impiante bërthamore, ku Natanzi është goditur më rëndë.
Impiantet e saj mbitokësore të pasurimit u “shkatërruan plotësisht”, ndërsa impiantet elektrike u “shkatërruan gjithashtu”, duke shkaktuar mosfunksionim të centrifugave nëntokësore.
Rreth tre ose katër ndërtesa në termocentralin bërthamor të Isfahanit pësuan gjithashtu dëme “të konsiderueshme”, por objektet e tij nëntokësore duket se nuk janë prekur.
Ndërkohë, vendi i pasurimit në Fordow nuk duket se ka pasur dëme të konsiderueshme përveç “ndikimeve perimetrale”, tha Grossi.
I pyetur se sa kohë do t’i duhej Iranit për të zhvilluar teorikisht një armë bërthamore, Grossi vlerësoi se nuk ishte çështje ditësh, por as vitesh.Top Channel
-

Dyshohet se do blinte vota, pranga 27-vjeçarit në Kukës, i gjendet një sasi e konsiderueshme parash
Arrestohet 27-vjeçari Kalosh Peposhi, njëri nga dy kushërinjtë e shpallur në kërkim nga policia e Kukësit për blerje votash për PSD. Sipas policisë, të riut iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit në zgjedhje.
Ndaj tij dhe kushëririt Gazmend Peposhi, ende në kërkim, rëndon akuza “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Mbrëmjen e së shtunës SPAK dhe policia ushtroi kontrolle në banesat e tyre.
Policia thotë se materialet proceduriale do t’i kalojnë SPAK, e cila ka ngritur edhe një Task Forcë për krimet zgjedhore. -

SHBA nën pushtetin e tornadove
Më 3 prill 2025, një seri tornadosh goditën disa shtete në jug dhe perëndim të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.
Në Tennessee, qyteti Selmer u godit drejtpërdrejt nga një tornado e fuqishme në orët e para të mëngjesit. Në Arkansas, një tornado me shumë vorbulla kaloi nëpër qytetin Lake City, duke çuar në shpalljen e një emergjence tornadoje. Në Missouri, komunitetet Advance dhe Delta pësuan dëme të konsiderueshme, ku pati edhe raportime për viktima. Ndërkohë në Mississippi, një tornado pranë zonës Slayden shkaktoi një tjetër emergjencë tornadoje.Të paktën 7 persona janë deklaruar të vdekur deri tani nga tornado EF-3.
Disa biznese dhe shtëpi kanë marrë dëme të konsiderueshme, të tjera janë zhdukur.
Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur një strehë në Qendrën Komunitare Selmer dhe po ofron ushqime të ngrohta për ata që kanë nevojë.
Agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë Selmerit po ndihmojnë me përpjekjet e rimëkëmbjes emergjente, duke përfshirë Departamentin e Policisë Selmer, Patrullën e Autostradës së Tenesit dhe të tjerë.
Kërcënimi i motit të keq nuk ka përfunduar ende. Zyrtarët e urgjencës po u bëjnë thirrje banorëve të jenë vigjilentë pasi priten reshje shiu dhe përmbytje të mundshme gjatë gjithë javës. -

Mish pule me salmonelë, AKU zbulon gjashtë raste të reja në Vlorë, dyshohet se…
6 subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët pulë me Sarmonelë.
Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Sarmonelë kanë qenë edhe disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Sarmonelë të evidentuar deri më tani. Por edhe fast food të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.
Sipas burimeve ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për ti shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin” duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.
Ndërkohë konfirmohet se kontrollet vijojnë teksa çdo ditë dhe më tepër që kalon evidentohen të tjera subjekte private dhe tërhiqen nga Vlora të tjera sasi të konsiderueshme pule me sarmonelë.
Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht se për 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me Sarmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.