Mario Mitaj ka mësuar emrin e trajnerit të ri. Al Itihadi ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes deri në vitin 2027 me Serxho Konseisaon. Klubi ka ka shpërndarë një video përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ku përmes një loje shahu, trajneri protugez prezanton veten dhe filozofinë e tij. Konseisao më parë ka drejtuar Porton, ndërsa së fundmi ka qenë trajneri i Milanit në Serinë A.
“Fitorja nuk është një zgjedhje. Ajo na përkufizon ne. Kundërshtarët mund të ndryshojnë, aleatët bien, por kampioni mbetet. Ai e zotëron lojën. Jam Serxho Konseisao erdha për të ndërtuar lavdinë me Al Itihadin”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/
Tag: konseisao
-

ZYRTARE/ Mario Mitaj mëson emrin e trajnerit të ri, ish-kreu i pankinës së Milanit merr drejtimin e Al Itihadit: Erdha të ndërtoj lavdinë
-
Gjermania nuk bind, Portugalia në finale të Nations League
Gjysmëfinale e Ligës së Kombëve në Mynih: Gjermani- Portugali 1-2 (Virc 48′ / Konseisao 63′, Ronaldo 68′)
Gjemania nuk është gati. Kjo u vertetua mbrëmjen e sotme teksa në gjysmëfinale me Portugalinë për Ligën e Kombëve, edicioni i 4, u mund 1-2 nga luzitanët.
Ishte Florian Virc ai që kaloi përpara vendasit ndërsa reagimi i Portugalisë sihte asfiksues. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Roberto Martinez arriti të përmbysë në pak minuta.
Fillimisht ishte Konseisao i sapoherdhur në fushë me një supergol në të 63′ që barazoi më pas kristiano Ronaldo në të 68′ shtyu nga pranë një top të ardhur nga anajta për 1-2 final.
Nesër po në orën 21:00 në Shtutgart, gjysmëfinalja tjetër Spanjë- Francë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

“E ardhmja ime”? Konseisao: Do të shkoj të ha me familjen, nesër do të dërgoj djalin në shkollë
Milani ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 3-1 kundër Bolonjës. Të dyja skuadrat do të përballen sërish të mërkurën e ardhshme, por këtë herë në finalen e Kupës së Italisë. Konseisao ka vënë theksin te vështirësia e kësaj finaleje që e pret në mesjavë, duke shmangur pyetjen rreth të ardhsmes së tij në krye të Milanit. Trajneri i kuqezinjve ka thënë për “DAZN”-in se nuk është tani koha për të diskutuar për të ardhmen e tij.
“Këtu është djali im i vogël, i cili duhet të shkojë në shkollë nesër. Unë duhet të shkoj në shtëpi dhe dua të ha diçka me familjen. Konseisao nuk është i rëndësishëm, e ardhmja ime është nesër dhe të përgatitem në mënyrën më të mirë për një sfidë të vështirë kundër një ekipi që po luan shumë mirë në kampionat dhe që ka luajtur mirë në Ligën e Kampionëve. Italiano i krijon shumë vështirësi skuadrave kundërshtare. Nuk dua t’i shpëtoj pyetjes, por nuk është koha për të folur për këtë”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/ -

“S’keni respekt! Flisni për trajnerin e ri kur unë jam këtu”, Konseisao bën llogaritë: Sa kohë ka Milani pa fituar dy tituj? Duket sikur nuk ka njeri këtu
Serxho Konseisao ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë sjellë mediat gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Milanit. Pas humbjes me Atalantën ai është shprehur se ka vënë re një mungesë respketi. Kjo për faktin se flitet për trajnerin e ri të kuqezinjve, në një kohë që ai është ende në krye të pankinës. Sa i përket ecurisë negative të Milanit, Konseisao ngre pyetje për gazetarët: “Sa kohë ka ekipi ka fituar dy trofe në një sezon”? Një pyetje që mori vetëm heshtjen e gazetarëve të pranishëm.
“Presioni më motivon, por mungesa e respektit jo. Në fund, le të bëjmë llogaritë dhe të shohim se sa kohë ka kaluar që kur Milani ka fituar dy titull. Duket sikur nuk ka asnjë këtu. Nuk është se unë erdhë nga një planet tjetër. Si një trajner prej 14 vitesh, kam fituar diçka.
Që kur kam arritur dhe fitova Superkupën, nisën të flisnin për të ardhmen time. Lojtarët i lexojnë lajmet dhe kjo nuk sjell qendrueshmëri në grup. Nuk ka as respekt, sepse njerëzit janë duke folur për trajnerin e sezonit të ardhshëm, kur unë jam ende këtu”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/ -

Barazimi Inter- Milan, menaxheri Serxho Konseisao: I drejtë, të fokusohemi tek sfida e radhës
Menaxheri i Milanit, Serxho Konseisao, e ka cilësuar rezultatin e barabartë në ndeshjen kundër Interit si të drejtë, duke theksuar se ekipi kishte mundësitë për të shënuar, por tashmë duhet të përqendrohen tek sfidat e ardhshme.
“Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe e drejtë. Kishim raste të mira për të shënuar, por tani është momenti për të menduar për ndeshjen e ardhshme. E duam shumë këtë finale dhe sigurisht që do të vazhdojmë të luftojmë,” tha ai, duke shtuar se ishte një sfidë me një rival të njohur, ku ishte e nevojshme që të bëhej një ndeshje inteligjente, dhe që Milan arriti ta bënte atë.
Konseisao shprehu krenarinë për qasjen dhe angazhimin e skuadrës dhe falënderoi tifozët për mbështetje. Ai vuri në dukje se Interi kishte bërë një ndeshje të ekuilibruar, por gjithashtu theksoi se skuadra e tij nuk ra në grackën e kundërshtarit dhe mbeti e përqendruar. “Jemi të kënaqur me këtë performancë dhe tani duhet të shohim përpara,” përfundoi ai. -

“Duam finalen dhe ta fitojmë atë”, Konseisao largohet i kënaqur nga derbi: Bëmë lojë inteligjente
Serxho Konseisao ka mbetur i kënaqur me rezultatin e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë kundër Interit. Trajneri i Milanit e ka konsideruar barazimin 1-1 si të drejtë, teksa ndeshja ishte e balancuar për të dyja skuadrat. Portugezi i pankinës kuqezi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të derbit se në ndeshjen e kthimit synon kualifikimin për në finale dhe më pas fitimin e trofeut.
“Një ndeshje e balancuar. Rezultat i drejtë. Jam i kënaqur, kishim shanset tona. Duam finalen dhe ta fitojmë atë. Tani mund të punojmë më mirë. Agresioni stërvitet. Ekipi ishte më kompakt sot. Jemi në gjysmë të rrugës. Tani do të presim për ndeshjen e kthimit, ku ka një mundësi për të shkuar në Romë për të luajtur finalen që ne e duam kaq shumë. I falenderoj tifozët, ishin fantastikë. Kishim nevojë për një ndeshje inteligjente dhe e bëmë këtë”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/ -

“Jemi të acaruar, nuk meritonim humbjen ndaj Napolit”, Konseisao shprehet hapur: Duam Kupën e Italisë
Serxho Konseisao nuk pajtohet me humbjen kundër Napolit. Trajneri i Milanit ka deklaruar pas ndeshjes se është i acaruar për rezultatin, por më pas ka shtuar se në mëngjesin e ditës së ndeshjes është njoftuar se nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë të rëndësishëm për skuadrën. Koseisao ka folur edhe për derbin me Interin në Kupën e Italisë, duke u shprehur hapur se ky trofe është një objektiv i klubit.
“Jemi të vetëdijshëm që duhet të kishim bërë shumë më mirë në 25 minutat e para. Jemi shumë të acaruar, sepse nuk e meritonim ta humbnim këtë ndeshje. Sot, sinqerisht, gjithçka ndodhi. U zgjova në 7:30 dhe Loftus Çiku nuk ishte mirë dhe i duhej të shkonte në spital. Më pas më thanë që Tiau nuk mund të luante, sepse kishte vjellë dhe kishte probleme me stomakun e me tretjen. Pak më vonë më thanë se Leao po ndjente lodhje në kofshën e tij.
Por, nuk po gjej justifikime, duhet të kishim bërë shumë më shumë. Ndeshja kundër Interit është e rëndësishme, pasi Kupa e Italisë është një objektiv i klubit. Jemi përballur dy herë, janë sfida të bukura, si kjo e sotmja”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/