Tag: konkuruese

  • Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

    Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

    Osmani ishte krejt në rregull, spo keqinterpretonte asgjë, sepse statuti ashtu thotë; nëse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili po manipulonte. Mundej ta kishte shkruar në statut “kur zgjedhjet janë farsë, kryetari nuk largohet” dhe ishim të qartë. Mirëpo ka dashur t’i mashtrojë njerëzit; meqenëse shumë vetë në seli e kanë ditur mirë që zgjedhjet do të humben, ai ka shkruar në statut se do të largohet, gjoja si garanci demokratike. Ndërsa tani nuk e zbaton garancinë që ka dhënë dhe, askush ska guxim tia kërkojë, sepse i shpall tradhëtarë. Po qëndron aty përmes kërcënimit se po guxuat të flisni, mund tiu linçoj e diskretitoj.
    Farsa
    Farsa është mbulesa për të mbuluar paaftësinë për të fituar në secilat palë zgjedhje, sido që ato të bëhet, edhe sikur të kemi zgjedhje me standarde të Danimarkës, ai dhe ajo strukturë nuk munden të fitojnë. Farsa mbulon mungesën e organizimit që ata e dinë se e kanë, kur flet me ta privatisht ta pranojnë se kanë kaos, jo organizim. Farsa është për të mbuluar përfaqësimin mediatik skandaloz me personazhe antipatike dhe komike, ku njëra thotë do iu vëmë tritolin, tjetri thotë do iu hamë të gjallë, të tjerët gjuajnë me shishe e hedhin kapsolla, të tjerët flasin budalliqe. Nga parti e mendimit dhe besueshmërisë njerëzore që duhej të ishte, janë kthyer në grup parapolitik si ai i Ramazan Kadirov në Çeçeni ku në themel kanë “bërjen si të fortë”. Shqiptarët nuk shohin te ata, politikanët e të nesërmes, shohin politikanë vegjetues të së shkuarës; askush nuk i sheh dhe nuk projekton siguri që me ata politikanë, nesër do të kemi njëlloj ardhmërie politike si parti e si vend.
    Mbi të gjitha, farsa është për të mbuluar të vërtetën se pëlqyeshmëria e Sali Berishës është në kuota turpëruese. Si rrjedhojë e gjithë struktura vuan mungesën e pëlqyeshmërisë popullore e nuk arrin ta bashkojë rreth vetes “popullin opozitar”. Nuk është në parametra konkuruese politikisht. Nuk plotëson kushtet për të qenë konkuruese.
    Pse merreni me Berishën, nuk merreni me Ramën?
    Me ketë fjali mendojnë se i kapin “mat” kritikuesit, pra iu duket vetja të zgjuar, sikur kanë prodhuar diçka gozhduese për kritikët. Në fakt kjo fjali përfaqëson pikërisht mentalitetin mjeran i cili pamundëson të jenë të pëlqyer e simpatikë në popull. Në vend që të përballej me kritikën, ta sfidonte kritikën dhe ta mposhtte me epërsi argumenti, duke mos pasur epërsi argumenti, çdo kritikë e shpall sikur prodhohet nga shërbëtorët e armikut. Rrjedhimisht, duke pranuar se çdo kritikë prodhohet nga armiku, damkos partinë e vet si parti mjeranësh e gojkyçurish të cilët nuk kanë kapacitet për të prodhuar mendim kritik. Në çdo shoqëri demokratike edhe partia në pushtet edhe partia në opozitë i nënshtrohen gjykimit, kritikës, opinionit, kontestimit.
    Ata që merren me Sali Berishën dhe i kërkojnë dorëheqje janë pikërisht ata që duan të largojnë Edi Ramën, janë ata që duan të ndërtohet një alternativë opozitare konkuruese, janë ata që duan të ndërtojnë një “armë” politike kundër Edi Ramës. Dhe Berisha është bërë bllokues dhe pengesë për ndërtimin e “armës opozitare”. Sepse ai ka personalizuar një parti e cila ka lindur në Tiranë si lëvizje anti-komuniste e demokratike, ka futur në oborrin e saj një korpus jeniçerësh të gatshëm për të vrarë cilindo që kërkon ndryshim.
    Kushdo që është socialist dhe me Edi Ramën, ska asnjë arsye për të kërkuar largimin e Sali Berishës, sepse duke personalizuar partinë e duke e kthyer në pronë private, duke dëbuar qindra e mijëra demokratë, duke pamundësuar përfaqësimin e mijëra opozitarëve, duke e mbajtur partinë vegjetuese e jo konkuruese, Berisha është kthyer në garanci dhe siguri për Edi Ramën. Ky është fakt, fakt i cili po vërtetohet e do të vërtetohet sa herë të mbahen zgjedhje.
    Sytë përtokë
    Isuf Kalo, mjeku i Enver Hoxhës, shprehet në një intervistë se Ramizi me Nexhmijen ishin njerëz pa vizion, ata nuk mundeshin të kishin vizion politik, pasi ata gjatë gjithë rrugëtimit të tyre i kishin mbajtur sytë përtokë duke u kujdesur të mos shkelnin në dërrasë të kalbur. Duke mbajtur sytë përtokë ata nuk mundeshin të shikonin horizontin e të krijonin vizion.
    Ata deputetë të cilët me 5 shtator 2023 shkuan e iu bashkuan Sali Berishës, shkuan e morën nga ilegal dhe e legalizuan, shkuan e nxorrën nga gropa ku ra në zgjedhjet e 2023, a kishin vizion për të parë se çfarë do të ndodhte pas zgjedhjeve të 2025, apo shkuan me sy përtokë? A kishin hallin për ta bërë PD-në konkuruese apo kishin hallin e mandateve vetjake?
    Nëse kishin hallin e ruajtjes së PD-së dhe mosshkatërrimin e saj, po sot, a kanë të njejtin hall? Si mendojnë ata, duke e çimentuar dhe pronësuar partinë tek një individ, Berisha, a kanë PD më konkuruese apo kanë PD e cila shkon drejt shkatërrimit? Nëse e kanë më konkuruese, shumë mirë, mbyllet këtu diskutimi. Por nëse mendojnë se PD e personalizuar dhe në ketë gjendje që është ka gjasa të shkojë drejt shkatërrimit, a do të ngrihen për ta shpëtuar si në 2023 kur iu bashkuan Berishës për të mos lejuar shkatërrimin e PD?
    Apo sytë përtokë si Nexhi me Ramizin?

  • Zgjedhjet e 11 majit, misioni Monitorues i OSBE/ODIHR: Ishin konkuruese, KQZ organizoi proces transparent

    Zgjedhjet e 11 majit, misioni Monitorues i OSBE/ODIHR: Ishin konkuruese, KQZ organizoi proces transparent

    Misioni i OSBE-ODHIR i ardhur për të ndjekur procesin zgjedhor që u mbajt të dielën e 11 majit, fillimisht u tha se KQZ-ja organizoi një proces transparent dhe se si zgjedhje ishin konkuruese.
    ”Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të paralizuar. Ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet. Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik.

    Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve. Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim”- u tha.

  • Raporti i PE për Shqipërinë. Me rëndësi pavarësia e SPAK dhe një opozitë konkuruese

    Raporti i PE për Shqipërinë. Me rëndësi pavarësia e SPAK dhe një opozitë konkuruese

    Parlamenti Europian mirëpret hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me përmbylljen me sukses të procesit screening, por edhe me hapjen e kapitujve të negociatave në vitin 2024.
    Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian sheh pozitivisht ambicien e Shqipërisë për të mbyllur shpejt negociatat, ndonëse tërheq vëmendjen në mangësitë e evidentuara sa i përket shtetit të së drejtës.

    “Parlamenti Europian nënvizon nevojën për të përforcuar më tej reformat me qëllim adresimin e mangësive që vijojnë sa i përket kapitujve themelorë, veçanërisht shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”.
    Në pak rreshtat dedikuar Shqipërisë, vëmendje e posaçme i kushtohet edhe jetës politike në vend si dhe rolit të opozitës në të.
    “Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e një pluralizmi politik të qëndrueshëm dhe një opozite konkuruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer polarizimin e fortë politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike që respektojnë të gjitha palët, duke përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.