Tag: konkurrues

  • “Kemi probleme, por mbetemi në nivel konkurrues”, Conte: Fokusi te ndeshja ndaj Frankurt në Champions

    “Kemi probleme, por mbetemi në nivel konkurrues”, Conte: Fokusi te ndeshja ndaj Frankurt në Champions

    Napoli synon rezultat pozitiv, në ndeshjen ndaj Franfurt në Champions League. Trajneri i ekipit italian, Antonio Conte tha se skuadra, pavarësisht problemeve, mbetet në nivel konkurrues.
    Në ligë, dy gola më pak se vitin e kaluar. A prisni më shumë nga sulmuesit?

    “Para së gjithash, dikush duhet të ketë shënuar, sepse jemi në krye të tabelës. Gjithmonë e shikon gotën gjysmë bosh, po kemi probleme si me integrimin e lojtarëve të rinj ashtu edhe me dëmtimet. Që nga fillimi i vitit, kam dëgjuar kritika të vazhdueshme, pastaj shikoj tabelën dhe jemi në krye të tabelës. Kemi kompensuar shumë mungesa, dhe pastaj shoh Napolin në krye të tabelës. Bëjini vetes këto pyetje? A duhet të fitojmë? Sa gola të tjerë ka shënuar Anguissa? Tre? Jepini ato gola sulmuesve. Le të bëjmë një analizë serioze”.
    Napoli-Eintracht si Itali-Gjermani. Serie A mbetet prapa Bundesligës?
    “Sinqerisht, nuk mendoj se liga italiane është prapa Bundesligës, niveli është i njëjtë. Mendoj se Premier League është e paarritshme tani, duke pasur parasysh fuqinë e tyre ekonomike dhe rritjen që kanë përjetuar. Mund ta kemi zili Gjermaninë që luan më pak ndeshje, ky është një avantazh. Ata mund të pushojnë për Krishtlindje, dhe ky është një avantazh. Bayerni bën një kampionat më vete, dhe pastaj ka ekipe të forta si Leverkusen, Eintracht, Stuttgart dhe Borussia Dortmund në nivelin tonë”.

  • “Jemi konkurrues me skema lehtësuese, peizazhe unike dhe talente vendase”

    “Jemi konkurrues me skema lehtësuese, peizazhe unike dhe talente vendase”

    Flet Jonid Jorgji, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqipëria po hyn me hapa të sigurt në hartën ndërkombëtare të industrisë së filmit.Nga peizazhet e saj të pazëvendësueshme që shtrihen nga deti në male, deri te kostoja konkurruese e prodhimit dhe mbështetja institucionale që po konsolidohet, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion tërheqës për produksionet e huaja.Në n…

  • Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    28 Gusht 2025

    11:42

    Telesport

    “Mendoj se Ferrari do të jetë pretendent për fitore në pjesën tjetër të sezonit. Sigurisht që do të duhet ta marrim parasysh këtë fakt, si në kualifikime ashtu edhe në garë. Do të duhet të konkurrojmë me ta çdo herë“.
    Ky është parashikimi i Andrea Stella, inxhinierit italian që e udhëhoqi McLaren përsëri drejt suksesit, pasi dominoi në vitin 2025. Këtë fundjavë rikthehet botërori i Formula 1 me garën e Zandvoort (Holandë).
    “Nuk jam i befasuar sepse Ferrari ka qenë konkurrues në garat e fundit. Ata ishin konkurrues në pistë të thatë në Silverstone, ishin konkurrues në Belgjikë. Në një farë mënyre, shpresoja që kjo të mos materializohej plotësisht“, tha Stella.
    “Do të na duhet të përballemi edhe me Mercedes dhe në Hungari, Max Verstappen ishte pak jashtë garës, por jam i sigurt se ai do të gjejë një mënyrë për të luftuar për fitoren. Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë në këtë sport”, tha Stella.