Tag: konkurrencës

  • Konkurrenca në fokus monitorimin e tregjeve me ndikim në mirëqenien e konsumatorit

    Konkurrenca në fokus monitorimin e tregjeve me ndikim në mirëqenien e konsumatorit

    Autoriteti i Konkurrencës në përputhje me qëllimin e ligjit për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, do të vazhdojë monitorimet, hetimet dhe analizat në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar. Referuar Raportit vjetor për vitin 2024, që AK ka depozituar në Kuvend, gjatë këtij viti në fokus të AK, do të jenë: Tregu i telefonisë celulare; Tregu i hidrokarbureve; Tregu i prokurimeve; Tregu bankar; Tregu i sigurimeve; Tregu farmaceutik; Tregu i grumbullimit të produkteve bujqësore; Tregu i produkteve të shportës ushqimore; Tregu i punës. Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se do të vlerësojë rast pas rasti sjelljen e ndërmarrjeve të cilat gëzojnë pozitë dominuese nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare, ndërsa vë theksin në përafrimin institucional me standardet dhe praktikat e BE. Në katërmujorin e dytë të vitit 2025 AK ka parashikuar miratimin nga ana e Autoritetit të Konkurrencës të aktrregullores “Për përjashtimin e disa kategorive të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit”’, në përputhje me acquis e BE, “Rregullorja e Komisionit për disa kategori të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit (C/2023/3443)”.
    “Autoriteti i Konkurrencës si përfitues i projektit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për asistencë teknike dhe suport për zbatimin e strategjisë së advokacisë do të mbështesë në realizimin e trajnimit të gjyqtarëve, trajnimin e stafit, organizimin e forumit të përbashkët me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe organizimit të seminareve me komunitetin e biznesit për advokacinë e konkurrencës”, thuhet në raportin vjetor të AK.