Tag: konkurrencës

  • AI në WhatsApp, Italia nis hetime ndaj Meta-s për shkelje të rregullave evropiane

    AI në WhatsApp, Italia nis hetime ndaj Meta-s për shkelje të rregullave evropiane

    Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton se kjo veprimtari mund të përbëjë shkelje të rregullave evropiane të konkurrencës.

    Sipas autoriteteve, në mars 2025, Meta vendosi të integronte shërbimin e saj të inteligjencës artificiale në WhatsApp, duke krijuar shqetësime se kombinimi i dy shërbimeve mund të ndikojë negativisht në tregun konkurrues.

    Sipas hetuesve, ky veprim mund të zhvendosë klientelën drejt një tregu të kontrolluar nga Meta, jo përmes garës së lirë, por përmes dominimit të platformës.

    Autoriteti italian thekson se ofrimi i dy shërbimeve në një paketë të vetme mund të dëmtojë konkurrentët e tjerë në treg. Nga ana e saj, Meta deklaroi se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe se inteligjenca artificiale në WhatsApp i jep miliona përdoruesve italianë mundësinë për të përdorur teknologjinë në një ambient të njohur dhe të besueshëm.

    Roma po kryen hetimet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, për të verifikuar nëse Meta ka shkelur ligjet evropiane të konkurrencës. Autoritetet italiane paralajmërojnë se përdoruesit mund të bëhen funksionalisht të varur nga AI-ja e Meta-s, pasi shërbimi përmirësohet me kalimin e kohës duke përdorur të dhënat personale, duke rritur kështu ndikimin dhe përfitimet ekskluzive të kompanisë.

  • Tarifat që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrencës i kërkon BSH të ndërhyjë

    Tarifat që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrencës i kërkon BSH të ndërhyjë

    Komisioni i Konkurrencës ka monitoruar tarifat për tërheqjet në bankomatet në bashkinë Sarandë, ku ka konstatuar disa problematika si mungesë transparence, tarifim jo të harmonizuar për kartëmbajtësit e huaj dhe probleme me rrjetet e nënkontraktuara të bankomateve, që shpesh rezultojnë me tarifa më të larta dhe pa informacion të mjaftueshëm për konsumatorin.
    Për këtë arsye, Komisioni i kërkon Bankës së Shqipërisë të kontrollojë mënyrën e përllogaritjes së tarifave, të sigurojë publikim të unifikuar dhe të rregullt të tyre, si dhe të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore për të parandaluar tarifat e padrejta.
    Njoftimi i plotë:
    Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë.
    Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.
    Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:
    – një nivel i ulët transparence mbi tarifat;– mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;– problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
    Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
    1. Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);
    2. Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;
    3. Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.

  • Tarifat që marrin bankat nga bankomatet në Sarandë/ Komisioni i konkurrencës i kërkon ndërhyrje BSH-së

    Tarifat që marrin bankat nga bankomatet në Sarandë/ Komisioni i konkurrencës i kërkon ndërhyrje BSH-së

  • Bankat u marrin qytetarëve komision kur tërheqin para në ATM/ ‘Konkurrenca’ i kërkon BSH të ndërhyjë

    Bankat u marrin qytetarëve komision kur tërheqin para në ATM/ ‘Konkurrenca’ i kërkon BSH të ndërhyjë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka bërë një monitorim të të gjithë Bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Në përfundim në kontrollit në Terren, “AK” i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për komisionet që të gjitha bankat u mbajnë qytetarëve sa herë që tërheqin para nga bankomatet. Por cilat janë problemet që u pikasën gjatë kontrolleve? Sipas Autoritetit të Konkurrencës, bankat e nivelit të dytë kishin pak transparencë mbi tarifat, kishte mungesë e harmonizimi për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, por edhe hasën problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
    Përmes një vendimi të posaçëm, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
    -Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës ;-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.
    NJOFTIMI I PLOTË I ‘KONKURRENCËS’:
    Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë. Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.
    Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:
    -një nivel i ulët transparence mbi tarifat;-mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;-problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.
    Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:
    -Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);-Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;-Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale./ZËRI

  • Autoriteti i Konkurrencës reagon për ngritjet e çmimeve

    Autoriteti i Konkurrencës reagon për ngritjet e çmimeve

    Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar lidhur me paralajmërimet për ngritjen e çmimeve.
    AK-ja thotë se nuk ka mandat për të përcaktuar ose ulur çmimet, por ndërhyn kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar ose artificiale, nga ndërmarrje konkurrente.
    “Fushëveprimi i Autoritetit përfshin parandalimin dhe ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, keqpërdorimit të pozitës dominuese, si dhe kontrollin e përqendrimeve ekonomike, në rastet kur ato cenojnë konkurrencën në treg” thuhet në njoftim.
    Autoriteti thotë se, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe raportimeve të shumta në media, janë intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregut.
    “Aktualisht, është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve bazë për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës.
    Gjithashtu, ka filluar monitorimi i tregut të bukës, dhe Autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e fundit të çmimeve në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për konkurrencën” thuhet tutje në njoftim.
    Nga Autoriteti deklarojnë se sektori i gastronomisë, me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë, është nën vëzhgim.
    “Inspektorët e Autoritetit janë duke zhvilluar vizita në terren në qytete të ndryshme të Kosovës, duke mbledhur të dhëna dhe informata direkte nga operatorët e tregut.
    Pas përfundimit të fazës së analizës dhe grumbullimit të informatave, nëse identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me kompetencat e tij” thuhet në njoftim.
    Autoriteti i Konkurrencës deklaron se mund të ndërmarrë masa të përkohshme, përmes të cilave fillon procedurën dhe merr vendim për vendosjen e këtyre masave ndaj ndërmarrjeve, kur ekziston rreziku i dëmtimit të pariparueshëm të konkurrencës në treg, veçanërisht kur veprimet e caktuara e çrregullojnë tregun.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Pozitë monopoli në tregun spitalor, Autoriteti i Konkurrencës vë nën hetimin Spitalin Amerikan…

    Pozitë monopoli në tregun spitalor, Autoriteti i Konkurrencës vë nën hetimin Spitalin Amerikan…

    Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim parapak American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor.
    Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.
    Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024. /Njoftim për mediat i Autoritetit të Konkurrencës/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të biznesmenit Klodian Allajbeu! Zbardhet arsyeja

    Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të biznesmenit Klodian Allajbeu! Zbardhet arsyeja

    Spitali Amerikan, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, është vënë nën hetim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës
    Nën hetim është vënë edhe International Hospital SHA. Autoriteti i Konkurrencës ka marrë këtë vendim me argumentin se këto ndërmarrje janë konstatuar në pozita dominuese.
    Po ashtu, Konkurrenca thekson se me disa shërbime të caktuara është konstatuar abuzim me pozitën dominuese, duke vendosur çmime të padrejta të blerjes apo shitjes.
    “Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.
    Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024”.

  • Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të biznesmenit Klodian Allajbeu

    Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim Spitalin Amerikan të biznesmenit Klodian Allajbeu

    Spitali Amerikan, në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, është vënë nën hetim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës

    Nën hetim është vënë edhe International Hospital SHA. Autoriteti i Konkurrencës ka marrë këtë vendim me argumentin se këto ndërmarrje janë konstatuar në pozita dominuese.
    Po ashtu, Konkurrenca thekson se me disa shërbime të caktuara është konstatuar abuzim me pozitën dominuese, duke vendosur çmime të padrejta të blerjes apo shitjes.
    “Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.04.2025, mori në shqyrtim raportin e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor.
    Në kuadër të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës realizoi procedurën e monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Gjatë procedurës së monitorimit, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Gjithashtu, nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.
    Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1173, datë 09.04.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024”.

    Top Channel

  • Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare, Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për…

    Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare, Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për…

    Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet. Para pak muajsh, Autoriteti Konkurrencës nisi një hetim paraprak që përfshinte hapjen e procedurave hetimore për të shmangur pengimet, kufizimet, shtrembërimet e konkurrencës në tregun e sigurimeve të jetës për kredi. Në vlerësim të të dhënave të marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi, Autoriteti konkludoi se sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë shkelje të nenit 4 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës që përfshin marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që  caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit, dhe të tjera.
    Ndërkohë, sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë dhe shkelje të nenit 9 për abuzim me pozitën dominuese në treg. Për këto arsye, u vendos hapja e procedurës së hetimit. Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga nëntori i vitit 2021 deri në mars të 2025. Nga hetimi paraprak, pothuajse të gjitha bankat janë të licensuara si “Broker” në sigurime nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare. Megjithatë jo të gjitha aplikojnë sigurimin e detyrueshëm të jetës në rast huamarrje. Gjatë monitorimit u vu re se, bankat e licensuara si “Broker” paraqesin portofolin e shoqërive të sigurimit me të cilat kanë kontrata aktive, dhe më pas lejojnë klientët të bëjnë përzgjedhjen e tyre pasi u janë shpjeguar kushtet e ndërmjetësimit për sa i përket produktit të sigurimit të jetës. Pavarësisht shpjegimit të sjellë në mënyrë shkresore nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se përqindja e tregut total të sigurimit të jetës sipas raportit statistikor të AMF për vitin 2023, nuk reflektohet tek ndarja e portofolit të sigurimit të jetës për hua. Nisur nga fakti që një përqindje e tillë tregu për një produkt të vetëm, nuk reflekton ndarjen totale të tregut të sigurimit të jetës, mund të vijë si pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter anti-konkurrues, duke bërë që klientët mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata.
     
  • Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.
    Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës.
    Këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
    Sipas këtij vendimi, përcaktohet:

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

    Po ashtu, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

    Po ashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
    Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh