Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të paraqesin ankesat e tyre ndaj kompanive të shërbimeve celulare në vend që ti adresohen këtij institucioni.
Në një njoftim për mediat Autoriteti ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për periudhën nga 1 janari 2022 deri në 25 korrik 2025.
“Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Ndërkohë që bëhet e ditur se hetimi përfshin edhe dy kompani, ai është ende në fazën paraprake dhe kjo nuk nënkupton se dy kompanitë janë kapur në shkelje të ligjit.
Tag: konkurrencës
-

Nis hetimi, Autoriteti i Konkurrencës: Qytetarët që kanë ankesa ndaj kompanive celulare të na drejtohen ne
-

Autoriteti i Konkurrencës konstaton situatë monopol në favor të Sigal Life tek Raiffeisen Bank
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një konsultim publik me qytetarët kredimarrës, rreth mënyrës se si bankat e nivelit të dytë bëjnë përzgjedhjen se ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021–2025.
Shqetësimet pasojnë një hetim të Autoritetit të Konkurrencës ku rezulton se për kreditë konsumatore, banka Raiffeisen ka lidhur kontratë monopol me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
Autoriteti i Konkurrencës është në një fazë të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë. Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht ofertën më të mirë.
Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:1. Nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;2. Vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.
Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.
Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se sjellja e Raiffeisen Bank SHA ka kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe ka ndikuar në konkurrencën e tregut. -

Thuajse 3 miliardë euro! Bashkimi Europian i vë gjobën e majme Google
Rregullatorët e Bashkimit Europian kanë gjobitur Google me 2,95 miliardë euro për shkeljen e ligjeve të konkurrencës së bllokut duke favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital, çka shënon penalitetin e katërt për gjigantin teknologjik dhe një tërheqje nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e kompanisë.
Komisioni Europian e ka urdhëruar kompaninën amerikane që t’u japë fund “praktikave të vetë-favorizimit” dhe të ndërmarrë hapa për të ndaluar “konfliktin e interesit” në zinxhirin e teknologjisë së reklamimit, raporton The Guardian.
Hetimi i komisionit zbuloi se Google “kishte abuzuar” me pozitat e tij në ekosistemin e teknologjisë së reklamave.
Google tha se vendimi ishte “i gabuar” dhe do ta apelojë.
“Vendos një gjobë të pajustifikuar dhe kërkon ndryshjime që do të dëmtojnë mijëra biznese europiane duke e bërë më të vështirë që ata të prodhojnë para”, tha drejtoresha e marrëdhënieve rregullatore të kompanisë, Lee-Anne Mulholland.
Vendimi vjen dy vite pas njoftimit të akuzave të anti-besimit nga Komisioni Europian. Asokohe, komisioni kishte thënë se e vetmja mënyrë që Google të sheshonte shqetësimet ishte të shiste pjesë të biznesit. Por ky vendim shënon një tërheqje nga qëndrimi i mëparshëm dhe në kontekst janë tensionet mes Brukselit dhe administratës Trump lidhur me tregtinë, tarifat dhe teknologjinë.
Disa zyrtarë të lartë europianë thanë se komisioni po kërkon shitje të detyruar për shkak të çështjeve të mëparshme që kanë përfunduar me gjoba dhe kërkesa që Google të ndalojë praktikat kundër konkurrencës, të cilat nuk kanë funksionuar dhe kanë lejuar që kompania të vazhdojë me të njëjtën sjellje, në një formë tjetër.
Gjoba vjen pas një hetimi formal të hapur në qershor 2021. -

“Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL-in” e Avni Ponarit dhe zhvati qytetarët
Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për sigurimin e jetës, duke dëmtuar interesat e klientëve.
Kjo është konstatuar nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës mbi mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin shoqëritë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sipas rregullave, në këto raste sigurimi i jetës është i detyrueshëm.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se sjellja e Raiffeisen Bank SHA mund të përbëjë shkelje të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për kreditë konsumatore, banka ka lidhur kontratë me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.
Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se sjellja e Raiffeisen Bank SHA ka kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe ka ndikuar në konkurrencën e tregut.
Autoriteti u bën thirrje të gjithë kredimarrësve që kanë paguar sigurimin e jetës pranë bankës të japin dëshmi dhe informacion mbi eksperiencën e tyre, veçanërisht nëse:• nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, ose• kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga banka lidhur me këtë zgjedhje.
/Replika.al/ -

Konkurrenca thellon hetimin për sigurimin e kredive, fton qytetarët të japin informacion
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore.
Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës:
Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.
Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.
Autoriteti i Konkurrencës është në një faze të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë.
Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht, ofertën më të mirë
Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:
1. nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;
2.vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.
Kontributi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për të mundësuar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg. -

BE i kërkon “Shein” të respektojë ligjin për konsumatorin
Autoriteti italian i konkurrencës (AGCM) i vendosi sot një gjobë prej 1 milion eurosh (1,16 milion dollarë) një nga kompanive më të mëdha të modës, (fast fashion), “Shein” – të themeluar në Kinë – për mashtrimin e klientëve në lidhje me ndikimin mjedisor të produkteve të tij, sipas “Reuters”.
Ky është sanksioni i dytë financiar ndaj “Shein” nga një autoritet evropian i konkurrencës në pak më shumë se një muaj, pasi Franca gjobiti kompaninë me 40 milionë euro më 3 korrik për zbritje të rreme dhe pretendime mashtruese mjedisore.
Gjoba italiane iu vu “Infinite Styles Services Co. Limited”, një kompani me qendër në Dublin – që operon faqen e internetit të “Shein” në Evropë, pas një hetimi të AGCM të nisur shtatorin e kaluar.
Në një deklaratë, “Shein” tha se kishte bashkëpunuar plotësisht me AGCM dhe kishte ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar shqetësimet e ngritura.
AGCM tha se mesazhet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale në faqen e internetit të “Shein” ndonjëherë ishin të paqarta, të përgjithshme dhe/ose tepër emfatike, dhe në disa raste të tjera mashtruese.
“Pretendimet e “Shein” mbi dizajnin e sistemit rrethor dhe riciklueshmërinë e produktit u raportuan si të rreme ose të paktën konfuze dhe kredencialet e gjelbra të koleksionit të saj “evoluSHEIN by design” – ishin të ekzagjeruara”, tha rregullatori.
“Shein” promovon koleksionin “evoluSHEIN by design” – si rroba të bëra duke përdorur prodhim më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
AGCM tha se konsumatorët mund të mashtrohen duke menduar se koleksioni është bërë me materiale që janë plotësisht të riciklueshme, një fakt që, duke marrë parasysh fibrat e përdorura dhe sistemet ekzistuese të riciklimit, është i pavërtetë./KultPlus.com
-

Inteligjenca Artificiale në WhatsApp, Italia nis hetimet
Mark Zuckerberg
ITALI-Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton se kjo veprimtari mund të përbëjë shkelje të rregullave evropiane të konkurrencës, raportojnë mediat vendase.
Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale ‘Meta AI’ me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit. Kjo mund të pengojë konkurrencën, sepse përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparatet e tyre, në rast se nuk duan ta përdorin ‘Meta AI’.
Një zëdhënës i Meta-s u përgjigj në një deklaratë se kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetin italian të konkurrencës dhe argumentoi se ofrimi i aksesit në veçoritë e IA-së në WhatsApp u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin Inteligjencën Artificiale në një mjedis që ata tashmë e njohin, i besojnë dhe e kuptojnë.
Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte një goditje e fortë ekonomike për Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjoba me deri në dhjetë për qind të xhiros vjetore mbarëbotërore./ZËRI


