Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë “Rama” gjatë bashkëbisedimit me shoqatat e turizmit.Teksa theksoi se programi i PD parashikon lehtësime për këtë sektor, Berisha akuzoi ministrat dhe kryeministrin Edi Rama se po shkatërrojnë konkurrencën në sektorin e turizmit.
Krahas akuzave për korrupsion, kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se duke përdorur ndikimin e tij, po grabit tokë në jug të vendit.Pjesë nga fjala e Berishës
Industria turistike përballet me shumë vështirësi.
Nuk ka një mbështetje.
Mbështetje kanë disa si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike.
Nuk i ka të ardhura nga puna e tij.
Narkoeuro është një monedhë toksike për industrinë turistike, për eksportet, për ekonominë shqiptare.
Mirëpo në një narkoshtet, nuk ka narkoshtet pa monedhën e vet dhe narkodiktatori, i cili i ka shndërruar këto titujt strategjikë në bixhozin më të madh jo në Shqipëri, por në Europë.
Se një titull i tillë shpërblehet me miliona narkoeuro.
Plus angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtëzakonisht i dëmshëm.
Tani kur Olta Xhaçka shkon dhe vjedh me bashkëshortin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e paraqet si tokë të veten të trashëguar, a mund të më thoni ju se çfarë i mbetet këtij operatori, këtij investitori që e blen tokën 150 euro apo 100 euro për të ndërtuar?
Edi Rama vetë shkon dhe merr 225 mijë metër katrorë tokë me emrin e nënës së vet dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral.
Tokë pa asnjë dokument që të faktojë se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist.
Tokë, e cila kujtdo mund t’i përkiste, por jo Kolekëve, pasi vetë Spiro Koleka thotë se nuk kishin tokë. Ai thotë nuk kishim tokë, nipi i tij bëhet me 24 hektarë se u bë kryeministër.
Mirëpo kjo e vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare.
Vilma Nushi. Nushët më të varfrit aty. Shkon dhe ndërton fshatin turistik pa leje, pa asgjë.
Në këtë aspekt, këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.
Kudo industria është delikate.
Kudo hoteleria është delikate.
Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme.
Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.
Tag: konkurrencën
-

“Rama dhe ministrat e tij po vrasin konkurrencën në turizëm”, Berisha: Grabiti 24 hektarë tokë
-

Oppo Find X8 Ultra ndez konkurrencën me flagshipët e Xiaomi dhe Vivo
Smartfoni më i fundit Find X8 Ultra nga Oppo është produkti i radhës që ndez më tutje konkurrencën mes Oppo, Xiaomi dhe Vivo për të prodhuar smartfonin me kamerën më të mirë në botë.
Por ndryshe nga rivalët Oppo ka vendosur se një smartfon i madh jo medoemos është më i mirë. Për të qenë të qartë, Find X8 Ultra nuk është smartfon i vogël nisur nga ekrani i tij 6.82-inç dhe pesha prej 225 gram.
Por me trashësi prej 8.78mm është më i hollë sesa dy rivalët Xiaomi 15 Ultra dhe Vivo X100 Ultra. Këta janë një nga një klasë e re e telefonave me kamera kineze që funksionojnë pothuajse në mënyrë komike të mëdha, të gjithë të mbushur me bateri të mëdha dhe module rrethore kamerash që shtrydhin sa më shumë lente dhe sensorë që të jetë e mundur.Me katër sensorë 50-megapiksel modifikuar nga Hasselblad, ku përfshihen dy sensorë 3x dhe 6x periskop, X8 Ultra vjen me pretendime të forta në fotografi. Ka një buton të dedikuar haptik për fotografitë me të cilin përdoruesit kontrollojnë zmadhimin.
Pavarësisht hollësisë që e karakterizon, smartfoni ka një bateri masive prej 6,100 mAh dhe shpejtësi karikimi 100W me kabëll ose 50W me wireless. Në zemër të smartfonit është çipi Snapdragon 8 Elite me 16GB RAM dhe 1TB hapësirë. Njësoj si flagshipët e tjerë Kinezë, certifikimi IP68 dhe IP69 sigurojnë mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit.
Oppo lançoi Find X8 Ultra krahas Find X8s dhe X8s Plus duke i pajisur me çipin MediaTek Dimensity 9400. X8s është një smartfon më kompakt me ekran 6.3-inç ndërsa X8s Plus ka ekran 6.59-inç. Lajmi i keq është se kompania nuk do të lançojë asnjë prej telefonëve jashtë Kinës. /PCWorld Albanian