Tag: konjufcën

  • Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për dy seanca të jashtëzakonshme plenare: fillimisht për miratimin e buxhetit dhe më pas për votimin e zgjedhjes së qeverisë së re.
    Seanca e parë për buxhetin dhe komisionet parlamentare nisi në orën 11, vetëm me prezencën e deputetëve të Vetëvendosjes, pasi partitë e tjera e bojkotuan.
    Deputetët do të mblidhen sërish në mesditë për të votuar për qeverinë e re me mandatar Glauk Konjufcën. Nëse edhe kjo seancë dështon, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    /vizionplus.tv

  • VV pa aleatë? AAK thyen çdo mundësi bashkëpunimi

    VV pa aleatë? AAK thyen çdo mundësi bashkëpunimi

    Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:52
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për formimin e qeverisë së re, si dhe njofton se nuk do të votojë për Glauk Konjufcën si kryeministër.
    Vetëvendosja dështoi të sigurojë shumicën më 26 tetor, kur Albin Kurti nuk mori mjaftueshëm vota në Kuvend për të formuar qeverinë.

    Presidentja Vjosa Osmani i ka besuar mandatin Glauk Konjufcës, i propozuar nga Vetëvendosje, ndërsa afati për dorëzimin e listës së qeverisë pritet të skadojë së shpejti.

    Megjithë ftesën për bashkëpunim nga Vetëvendosje, në takimin e sotëm AAK ka mbajtur qëndrim të prerë: nuk pranon koalicion dhe insiston që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike.

    Sipas zëdhënësit të AAK-së, Kushtrim Xhemaili, partia refuzon jo vetëm koalicionin, por edhe çdo votë pro për Glauk Konjufcën apo një kandidat tjetër nga Vetëvendosja.
    Në rast që Konjufca dështon edhe në tentimin e dytë për të siguruar 61 vota, Kushtetuta parashikon që brenda 40 ditëve të shpallen zgjedhje të reja.

  • Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

    Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatarin e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Megjithëse emri është ndryshuar nga kjo lëvizje, ish-opozita ka bërë të ditur se nuk do ta votojë as Konjufcën për formimin e qeverisë. Vetë Konjufca deklaroi para gazetarëve se, në rast të formimit të qeverisë së re, ajo do të jetë afatshkurtër, pasi sipas tij, Kosova duhet t’i miratojë disa projektligje të rëndësishme, si ai për buxhetin dhe ai për Planin e Rritjes nga Bashkimi Evropian. “Ideja është të krijojmë një qeveri të re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme dhe për të bashkëpunuar me partitë parlamentare, në mënyrë që Kosova ta ketë buxhetin për vitin 2026”, deklaroi Konjufca.
    Megjithatë, edhe Konjufca po refuzohet nga ish-opozita për të pranuar pozitën e kryeministrit të vendit. Këto parti po kërkojnë që sa më shpejt të merret vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV, ndërsa mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij ngërçi. Kështu do t’u kthehej qytetarëve të Kosovës e drejta për të vendosur për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’u dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, thuhej në komunikatën e PDK-së të lëshuar të mërkurën. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, duhet të konstatojë sa më parë se nuk ka shumicën. “LDK-ja bën thirrje për përgjegjshmëri. Sot, fatkeqësisht, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Konjufca duhet të jetë më i sinqertë se kryetari i tij”, u shpreh Abdixhiku.
     

  • Shansi i dytë i LVV, PDK: S’kemi votë për Konjufcën, duan të shtyjnë zgjedhjet

    Shansi i dytë i LVV, PDK: S’kemi votë për Konjufcën, duan të shtyjnë zgjedhjet

    Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të pakuptimtë mandatimin e një kandidati të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së Kosovës.
    Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu Kodra deklaroi për A2 CNN se qëllimi i vërtetë i partisë së Albin Kurtit është që të shtyjë zgjedhjet parlamentare.
    “Është vetëm një përpjekje e re për të zvarritur një proces për të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën. Këtë shumicë nuk ka arritur ta bëjë për 9 muaj me radhë, prandaj edhe përpjekjet për të bërë ose të nominuar një mandatar të ri janë përpjekje për të zvarritur këtë proces, për të shtyrë procesin e zgjedhjeve të parakohshme sepse epilogu tashmë dihet”, tha Blerta Deliu Kodra deputete, pdk.
    Deliu-Kodra tha se PDK nuk ka votë për Konjufcën dhe se tashmë është e pamundur të ketë një Qeveri nga kjo legjislaturë.
    “Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë asnjë kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që nominohet për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Nga kjo legjislaturë është e pamundur që të krijohet një shumicë dhe tashmë është bërë e ditur edhe në takim me krerët e partive politike të ftuar nga presidentja”.
    Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Konjufcën duke pasur parasysh interesin qytetar dhe funksionimin qytetar.
    PDK konsideron se Osmani është dashur të interesohet më herët për të pasur institucione funksionale meqë vendi është pothuajse prej një viti.
    “Aq e rëndësishme është që të evitohen zgjedhjet sipas asaj që e tha presidentja po aq e rëndësishme që të ketë funksionim kushtetutes të institucioneve të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht për 9 muaj ne kemi pa mungesë të këtij funskionimi, presidentja ka qenë e heshtur gjatë kësaj faze, edhe në të kaluarën, edhe gjatë kohës të keqqeverisjes së Albin Kurtit”
    Partia Demokratike e Kosovës gjithashtu nuk është e gatshme për të votuar buxhetin e miratuar nga Qeveria në detyrë duke thënë se Kurti ka uzurpuar zyrat e shtetit dhe silelt si kryeministër edhe pas betimit si deputet i Kuvendit.

  • Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat

    Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat

    Kosova E Martë, 4 Nëntor 2025 20:29
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mandatoi këtë të martë Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
    Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend.
    “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani. Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme.

  • Votat në Parlament/ Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, reagon Presidentja Osmani: Vetëvendosja më bindi

    Votat në Parlament/ Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, reagon Presidentja Osmani: Vetëvendosja më bindi

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend.
    “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani.
    Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme.
    “VV dhe Glauk Konjufca kanë besim të plotë që mund t’i arrijnë votat e nevojshme, por kjo i takon atyre. Mua më takon të bindem që kanë gjasa, dhe ata më kanë bindur se kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim, do të kishim një situatë krejt tjetër,” përfundoi presidentja.
    Ky vendim hap rrugën për tentativën e dytë për formimin e Qeverisë së re në Kosovë.

  • Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

    Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media të martën mbrëma ka thënë se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë, në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese. 
    Osmani ka thënë se pas dështimit të parë, ka zhvilluar konsultime me partitë politike për të caktuar mandatarin e ri, ndërsa vetëm partia e parë ka shprehur gatishmërinë për të sjellë emrin. 
    Presidentja sqaroi se veprimi i saj për ta mandatuar Konjufcën bazohet në nenin 95, paragrafi 4 të Kushtetutës, që përcakton detyrimin e presidentes për të emëruar kandidatin tjetër për kryeministër brenda 10 ditësh nga dështimi i tentimit të parë. 
    “Pra, Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetua nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë”, ka thënë ajo. 
    Vijon